Engjëll Koliqi: Të rilindim në të mirëfilltën dashuri
| E hene, 21.12.2009, 09:58 PM |
TË RILINDIM NË TË MIRËFILLTËN DASHURIShkruan: Engjëll KOLIQITë
rilindim të gjithë në të mirëfilltën dashuri mes njerëzve – thërret
Papa Benedikti, por të njëjtën thirrje na e bën edhe Nënëloke Iliria në
këto festat e fundvitit. Sikur Jezu Krishti që duke provuar edhe
vështirësitë e qenies njeri deri në flijim, zgjodhi një grazhd të
thjeshtë për t’u lindur, edhe ne duhet ta gjejmë një storie sado të
thjeshtë edhe në këtë fazë historike tranzicioni për kombin tonë, që
vërtetë të rilindim në të mirëfilltën dashuri për trojet
iliriko-arbërore dhe për mirëqenien e përgjithshme të racës sonë
njerëzore-kombëtare.Jemi
në prag të kremtes më të madhe të krishterimit – Kërshëndellave.
Kremtes, me të cilën bota e krishterë e përkujton lindjen e Jezu
Krishtit, i paraprin koha e ardhjes, që është periudha përgatitore, për
të mundësuar një kremtim me shpirt të pastër, gjithnjë të mbushur me
dashuri dhe me paqe të vërtetë. Në këtë drejtim, këto ditë, shkojnë
edhe të gjitha paraqitjet publike të Papës Benedikti XVI, në këtë
periudhë para Kërshëndellave, ku fuqishëm po kërkon paqësimin e
tolerancën e zemrave njerëzore dhe mbushjen me dashuri të mirëfilltë.
Papa gjithnjë e më fuqishëm apelon te drejtuesit e vendeve të
zhvilluara dhe të qendrave vendosëse ndërkombëtare, që të kujdesen më
tepër për popujt e vegjël e të vuajtur, që t’u japin shans jete të
gjithëve barabar dhe që të përmbushen intereset dhe aspiratat e të
gjithë popujve, përmes rrugëve paqësore e demokratike, duke respektuar
të drejtat dhe liritë e të gjithëve, pa dallime rancore, kombëtare,
fetare apo rajonale.Në
kuadër të veprimtarisë së tij baritore në këtë kohë të ardhjes, Papa
Benedikti XVI të dielën e 13 dhjetorit i u është drejtuar besimtarëve
të botës mbarë me fjalët: “Në këtë kohë krize globale Kërshëndellat dhe
grazhdi i Betlehemit shpalosin “fshehtësinë e mirëfilltë të gëzimit” që
nuk është në “posedimin e shumë gjërave”, por “që të ndjehemi të dashur
nga Zoti, duke u dhuruar të tjerëve e duke ua dashur të mirën
njerëzve”. Në ceremoninë e bekimit të fëmijëve, që tashmë është bërë
tradicionale në periudhën e para Kërshëndellave në Romë, papa gjerman
ka theksuar se grazhdi i Betlehemit është një shkollë, ku mund t’i
mësojmë fshehtësitë e gëzimit të mirëfilltë të zemrave të thjeshta
njerëzore. Për të hdënë një shpjegim praktik të këtyre fshehtësive të
gëzimitë të vërtetë dhe të dhuratave të dashurisë për zemrat njerëzore,
Papa pastaj ka vizituar një qendër të të pashëruarve në Romë, ku ka
ngushlluar njerëz në fazën përfundimktare të jetës së tyre, me shembuj
të dashurisë dhe të mëshirës hyjnore. Ai, me këtë rast i ka ftuar të
sëmuetit që të mos humbin besimin dhe shpresat, sepse para misterit të
Zotit gjejnë kuptimin e jetës tokësore dhe të asaj të amshuar dhe
gëzimin e brëndshëm të amshimit. Me vuajtjet tuaja – u ka thënë Papa të
sëmuetëve dhe familjarëve të tyre – ju i shërbeni dashurisë universale
dhe u ndihmoni zemrave njerëzore në kultivimin e dashurisë së
mirëfilltë.Duke
e bekuar bredhin e Këshrshëndellave të sivjeme në Sheshin e Shën
Pjetrit në Vatikan, Papa ndër të tjera ka thënë: “Fati i këtij bredhi
është i krahasueshëm me fatin tonë të jetës dhe na jep detyrën
shpirtërore që të dëshmojmë se Zoti është gjithherë në këtë botë, për
ta shpëtuar dhe për ta drejtuar drejt amshimit”. Dëshmimi i
shenjtërimit të dashurisë duhet të bëhet nga të gjithë njerëzit – ka
thënë Papa – edhe nga profanët. Dhuratë e juaja më e vlefshmja për
Kishtlindje – ka thënë Papa – është dëshmimi i dashurisë së mirëfilltë,
me solidaritet konkret me ata që vuajnë. T’u ndihmojmë, së palu
shpirtërisht, të gjithëve barabar – ka porositur Benedikti XVI.Edhe
sivjet, në vigilie të Krishtlindjes Papa do t’i prij kremtimit të
Meshës Solemne të Mesnatës, për herë të parë më herët, duke filluar në
ora 22 të 24 dhjetorit, në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, me
ç’rast do të kërkojë nga besimtarët që me rastin e kremtes kryesore të
krishterimit t’i hapin zemrat dhe me dashuri të mirëfilltë të
kontribuojnë për të fituar kjo botë paqen e vërtetë dhe për ta ruajtur
atë. Ai do të kërkojë një bashkëpunim të ngushtë dhe koknstruktiv, në
shërbim të paqes dhe të dashurisë në mes popujve, duke harruar
urrejtjet dhe duke shikuar vetëm dukuritë pozitive e interesat e
përbashkëta drejt të mirave të përbashkëta.Edhe
Meshën Solemne të mesditës së Kërshëndellave do ta udhëheq Benedikti
XVI, i cili në mesditë, nga balkoni qendror i Bazilikës së Shën
Pjetrit, do t’u drejtohet të pranishmëve në Shesh dhe mbarë botës së
krishterë me Mesazhin e Kërshëndellave “Urbi et Orbi” dhe do të japë
për të gjithë Bekimin Apostullik. Me kërkesë për zbutje zemrash në
dashuri, për tolerancë, për bashkëpunim dhe për bashkëjetesë në paqe e
harmoni, Papa do t’i drejtohet njerëzimit mbarë. Me pamundësi për të
dhruar gjëra materiale, Benedikti XVI do të kërkojë që së paku njerëzve
t’uadhurojmë një buzëqeshje të ngrohtë solidariteti e dashurie të
mirëfilltë njerëzore, sepse kjo shëron zemra e gëzon shpirtëra. Secili
me traditat dhe doket e tyre tradicionale e kombëtare le të shpreh
dashurinë e mirëfilltë njerëzore – ka kërkuar Papa.Në
tryezën festive Papa me bashkëpunëtorët e ngushtë – siç paralajmëron
Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë – do të ketë një menu gjermane, për
të shembëllyer në mbarë njerëzimin edhe atdhedashurinë. Në ditën e dytë
të festës më të madhe të krishterimit, Benedikti XVI do të drejtojë
Lutjen e Engjëllit të Zotit dhe do të vizitojë mensën për të varfërit,
të Bashkësisë “Shën Egjidio” të Romës. Pjesëmarrjen
në Meshët solemne të Kërshëndellave e kanë paralajmëruar qindëra
shqiptarë që nuk kanë mundësi të kremtojnë në Atdhe. Edhe në Ditën e
Kërshëndellave 2009, në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan do të valojnë
flamujt shqiptarë! Kësaj radhe qindëra, mbase mijëra shqiptarë do t’i
kërkojnë Benediktit XVI që të shndris historinë e shqiptarëve, duke e
përkrahur fuqishëm aspiratën e ligjshme të popullit të Kosovës për
marshim në integfrimet ndërkombëtare, sikurse Benedikti XV, që e kishte
ndihmuar jashtëzakonisht kombin tone, në themelimin e shtetit modern
shqiptar.Porosinë
e Papës për mbushjen e zemrave njerëzore me dashuri të mirëfilltë dhe
për fitimin e ruajtjen e paqes me dashuri le ta marrim me shumë
seriozitet dhe le të mundohemi ta realizojmë të gjithë shqiptarët – të
krishterë e jo të ktishterë, sepse është një porosi drejtuar njerëzimit
mbarë dhe pa ngjyrime as aspirata fetare, por thjesht me motive
humanitare e solidare për botën mbarë! Këtë vit është mundësuar që
urimet për Kërshëndella dhe solidarizimet me nevojtarët, Papës të mund
t’i përcillen edhe përmes internetit, në faqet e “facebook-ut”.
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.