| E diele, 20.12.2009, 08:54 PM |
Nga folklori ynë:
MOTIVI
I ZISË NË KËNGËT TONA POPULLORE
Në thesarin e këngëve tona
popullore, kanë zënë vend një numër i madh i këngëve tragjike, elegji dhe
vajtime popullore . Në mesin e cikleve të këngëve të këtilla, shumë herë e
hasim edhe motivin e zisë ( të mbajturit zi) nga ana e të gjallëve, të cilët me
anë të rrobave të zeza, apo ndonjë shenje të zezë mbi trupin e tyre, tregojnë se malli
për anëtarin e humbur të familjes nuk do të shuhet kurrë .
Njëra
prej këngëve më karakteristike të këtij cikli, madje edhe ndër më të
popullarizuarat , është kënga me titull:”Zo’
, ku krisi pushka pramë?!”
Në
këtë këngë, përveç që është i shprehur në çdo strofë motivi i zisë familjare
duke i testuar të gjithë anëtarët më të ngushtë të familjes: babën, nënën, motrën,
vëllain dhe gruan, për të mësuar për secilin me rend se sa do të mbajnë zi për
djalin, vëllain dhe burrin e vrarë tragjikisht në moshën më të mirë, do të
nxjerrim edhe shumë mesazhe nga realiteti i jetës dhe traditat tona familjare.
Është
karakteristikë e veçantë se vargjet e kësaj kënge janë thurur duke e imagjinuar të vdekurin se
si ai bisedon me të gjallët?!
Viktima
tragjike e kësaj kënge, na paraqitet me emrin Isuf, i cili po ushtronte
profesionin e shitësit në një shitore (dugajë, dyqan ), ku edhe e gjen vdekja
tragjike.
Amaneti
i parë për të gjallët, nga ana e viktimës së quajtur Isuf, është që të tjerët
mos ta ushtrojnë profesionin e shitësit dhe të mos matin peshën me terezi !
Ky mesazh ka të bëjë me
besëtytnitë popullore që njeriu i cili shet mallra në treg, duke i matur ato me
anë të terezive , mund të bëjë mëkate me blerësit, nga se ndonjëherë mund të
mos jetë i saktë dhe do t’iu hyjë në hak blerësve të tij!
Në
bazë të vargjeve të këngës, të cilat i atribuohen viktimës (Isufit), mund të
konkludojmë se shkaku i vrasjes tragjike të Isufit , është pikërisht matja me
terezi, ku ndoshta ndonjëherë mund të ketë gabuar ndaj blerësit të
pamëshirshëm, i cili do t’ i hakmerret
me vrasje fatale !
Në
pyetjen e Isufit, se sa do të mbajë zi
vëllai për vëllain , pos mallit të madh për humbjen e vëllait, zjarrit që do ta
djeg në zemër për sa të jetë jeta , do të kuptojmë mungesën e vëllait në festa,
gëzime, por mbi të gjitha: - humbja e vëllait përjetohet si humbje e një
gjymtyre të trupit, si që është krahu i djathtë !
Humbja e vëllait , që krahasohet
me tharjen e krahut të djathtë, nënkupton vetminë e vëllait në punë, vetminë në
rastet kur ai është i sulmuar nga ndokush tjetër dhe nuk e ka fuqinë
vëllazërore për t’iu rezistuar sulmeve të ndryshme.
Në
përgjigjen e motrës , se sa do të mbajë zi për vëllain, pos të tjerash, do të
mësojmë se motra për vëllain do të digjet nga malli për sa të jetë jeta, por që
ajo sipas traditës dhe zakoneve , duhet të martohet në fis të huaj, ku atje nuk
do ta ketë të drejtën për të mbajtur zinë për vëllain e humbur!
Në
përgjigjen e gruas, se sa do të mbajë zi për humbjen e burrit (Isufit), do të
mësojmë qartë se gruaja nuk do të mbajë shumë zi për burrin e humbur, nga se
ajo shpeshherë ka ambicie për t’u
rimartuar diku tjetër dhe kujtimi për burrin e parë do të zgjas për aq
kohë, sa nusja t’i merr kënatat për të shkuar te kroi dhe atje do ta
shfrytëzojë vendin për të gjetur zgjidhje për rimartesën e saj !
Në
përgjigjen e babait, se sa do të mbajë zi për humbjen e djalit, pos të tjerash,
do të kuptojmë se babai nuk do ta harrojë për asnjë moment deri në frymën e
fundit të jetës, djalin e tij! Por, dhembjen më të madhe babai e shprehë në
mungesën e krahut të punës, ku do të ndihet i vetmuar gjithmonë në punët e fushës:
lavrës , kositjes, korrjes... ku mungesa e ndihmës dhe mungesa e vet djalit , do ta pikëlloj
edhe më tepër në jetë!
Por,
mbi të gjitha, përgjigja e nënës , se sa do të mbajë zi për djalin e humbur, është shumëfish më e
prekshme dhe tragjike.
Nëna do të mbajë zi për djalin për
derisa të kalbet guri në përrua ! Pra, dihet se guri në përrua nuk kalbet
kurrë, ndërsa malli i nënës nuk do të shuhet kurrë!
Malli
i nënës për djalin e humbur, do të bëhet edhe më i madh gjatë kohës së
pranverës, kur çdo gjë në jetë hijeshon, natyra lulëzon, bilbilat këndojnë,
dushku mugullon, ndërsa nëna gjithnjë vajton për djalin e vet.
Bukuritë
natyrore, gjelbërimi, lulëzimi dhe kënga e zogjve shtegtarë , janë motive të
cilat e nxisin nënën që për asnjë moment të mos e harrojë djalin e vet.
Asaj, në çdo moment i
parafytyrohet hija e djalit të saj, ku nuk mund të qetësohet dot nga malli dhe
vaji! Andaj për t’ a shuar mallin, ajo do t’i merr rrobat e djalit të saj dhe
do të shkojë larg në një mal, ku nuk do ta shohë askush duke vajtuar dhe atje
do t’ a gjejë një trung të ri, të cilit
do t’ ia veshi rrobat e djalit (Isufit), do t’ ia vë edhe plisin përmbi, për ta
vëzhguar për karshi dhe duke e imagjinuar trupin e djalit të saj !
Në
momentin kur nëna ia veshë rrobat e djalit të saj, trungut të ri dhe e
imagjinon se po e sheh Isufin, në pyll pos shpendëve tjerë, dëgjohet duke
kënduar edhe qyqja .
Nga kënga e qyqes , nëna mallëngjehet aq
shumë, sa i duket se edhe ajo po vajton për djalin e saj – Isufin ! Atëherë,
edhe nëna i bashkëngjitet këngës së qyqes me vajtimet e saj dhe për këtë,
legjenda popullore thotë:
“Kur këndon qyqja, ajo vajton për Isufin dhe thotë:
Kuku Isuf!
Kuku Isuf!
Kuku,ku!
Kuku, ku!
Nana ty, tu
ka vërbu’!”
Të
dëgjojmë se çfarë na thonë vargjet e kësaj kënge në vazhdim:
ZO’ KU KRISI PUSHKA PRAMË
Hej,
Zo’ , ku krisi pushka pramë ?
-Qatje
poshtë n’ në dugajë ,
Thanë
se e vranë Isufin tan-e,
Kajë,
nane, kajë !
-Amanet,
o , po jav la:
Mos
me çelë tjetër dugajë ,
Mos
me matë me terezi,
Se
nuk kish, more, gja ma zi – e ,
Kajë,
nane , kajë !
-Amanet,
o, more vlla ,
Zi
për mue sa do t’ majsh?
-Dogri,
vlla, me t’ kallxu’
Sa
t’ jetë jeta me jetu’,
Krahin
e djathtë ma ke tha mu’,
Kur
t’ vjen dita n’ Bajram me shku’
S’
ka kush banë Bajram me mu’,
I
shoh shokët Bajram tue ba,
Krah
për krah tuj shkue me vlla,
Loçka
e zemrës mu ka tha !
Kajë,
nane, kajë !
Amanet,
o mori motër –
Sa
do t’ majshë ti zi për mu’?
-Dogri
vlla, ty, me t’ kallxu’
Zemrën
teme e ke shkrumu’,
Sa
t’ kam ymër me jetu’
Motra,
ty, s’ ka me t’ harru’!
Por
, ni femën jam qillu’,
N’
fis të huej m’ duhet me shku’
N’
fis të huej, vlla, n’ fis të ri ,
Atje,
vlla, s’po u majke zi-e,
Kajë
, nane, kajë!
Amanet,
o mori grue –
Sa
do t’ majsh ti, zi për mue?
-Dogri
njeri me t’ kallxue ,
Sa
t’ marr kënatat me shku’ n’ krue,
Nalna
n’ udhe me pushue ,
Vet
me veti ty u kujtue ,
N’
çfarë katuni du me shkue,
Me
i djalë t’ ri, unë, me u martue ,
Kthehna
n’ shpi, ty , t’ kam harrue,
Kajë
, nane, kajë!
Amanet,
o, more babë ,
Zi,
për mue sa do t’ majshë ?
-Dogri
, bir, o, me t’ kallxu’
Sa
t’ kam ymër për me rrnu ‘,
Zijen
tane s’ kam me harru’ !
I
ngjes kijet n’ arë me shku’
I
shoh shokët tuj livru’
Me
djem t’ vet tu ju ndihmu’
S’
mundet baba, me t’ harru-e,
Kajë
nane, kajë !
Amanet,
o mori nanë –
Zi,
o , për mue sa do t’ mbanë?
-Dogri
bir-o, me t’ kallxue ,
Deri
t’ kalbet guri n’ përrue ,
Tybe
nana me t’ harrue!
Vjen
pranvera ty u afrue,
Nisin
lulat me lulue ,
Ja
nisë mali me mugullue,
Do
t’ marr udhën n’ mal me shkue,
Do
të shkoj ne i mal të zi,
Do
ta gjaj ni cung të ri ,
Do
t’ ja veshi tirq e xhurdi,
Do
t’ ja qes kapuqin mi kry’,
Dal
n’ ni stom e këqyri karshi,
Dal
karshi e këqyri n’ stom,
Nashta
ma hjek mallin tan !
Ja
nisë qyqja me këndue ,
Ja
nisë nana me i ndihmue !
Po
knon qyqja rrem me rrem –
Mjera
nana , për Isufin tem-e,
Kajë
, nane, kajë !
Gjilan,
më 20 Dhjetor 2009. Demir
KRASNIQI