Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sami Islami: Nëna ime

| E shtune, 19.12.2009, 09:34 PM |


NËNA IME

(Këtë poezi ia kushtoj nënës Nexhmije,
e cila i rriti 10 fëmijë)

Ajo që më rriti me lumturi
Me bukë e fasule e dashuri
Me përralla të bukura kur i vogli ngadhnjen
Kalon pengesat dhe me punë shpërthen
Është nëna ime

Ajo kur për shkollë çdo herë më zgjonte
Me zërin e butë sikur më ledhatonte
„Zgjohu, bir, se koha nuk pret,
të presin shumë sfida në punë e ne jetë“
Është nëna ime

Ajo që më përcillte dhe më priste në derë
Që më bekonte të jem i mirë përherë
Ajo që më edukoi të mos urreja njeri
Ajo që më mësoi si të jepja dashuri
Është nëna ime

Ajo që për ne si kandil u tret
Siç flijohet nositi për zogjët e vet
Ajo që na gatuante lakëror me spinaq
Që na kënaqte aroma e flijave me saç
Është nëna ime

Ajo që nuk pati tjetër lumturi
Që nuk i lakmoi shumë pasurisë,
Se , siç thoshte vetë: pasuria mbi pasuri
Është rrita, edukata dhe suksesi i fëmisë
Kjo është nëna ime

Sami ISLAMI
Londër, 19.12.2009