Albina Idrizi: Sa shumë ngjajmë
| E premte, 18.12.2009, 08:39 PM |
Albina IDRIZI
SA SHUME NGJAJME
Thonë se sonte do bie borë
ndaj do rri zgjuar dhe ta pres,
me ëndrrat pezull në ajër ngrirë
fjollën e bardhë nga qielli kur resh`.
Dhe ja tek valëvitet si në hulajë
tingujve të qetë të natës serenate,
stolisur qiellit si nur tokës i zbret
gjithçka ndriçohet bëhet e bardhë.
Tokë e ngrohtë nga afshi djersirë
pajtuar fatit qiellit i jepet,
dashuruar, mbarsur e vjelur nëpër stinë
tekeve te te dashurit as kete here s`i trembet.
E ndjej mire si vrushkuj avulli thithë
burimit që i vlon thellë në gji,
shkrirë puthjesh të bardha për sytha të rij
dalë e ngadalë mbulohet në dashuri.
Magjepsem para kësaj mrekullie
zbukuruar në makiazh të ri,
dhe papritur kujtohem, në vete qeshem-
sa shume ngjajmë o tokë, unë edhe ti.
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.