Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Isa Berçani: Luftëtari Jahë Sadrija

| E premte, 18.12.2009, 08:48 PM |


Isa Berçani, Tropojë

Luftëtari Jahë Sadrija  
 
Kush aq shumë korri sukses
Kush u tret per popull t’vet
Arsimtari qe kurrë nuk vdes
Lindë dhe rritë në Ponoshec.

Emri i tijë vetë fisnikeria
Mburren pleqtë dhe rinia
Hasi, Reka edhe Malësia
I pamposhtur Jahë Sadrija.

Nip Bytyçi i Zenun Alisë
Burrit t’besës të Malësisë
Idealin e mbajti të gjallë
Për çlirim, bashkim kombëtar.

U betue për ditë t’çlirimit
Pranë varrit të Adem Zeqirit
Si krytar për informim
N’shtabe t’Smolicës për Dukagjin

Me vullnetin e çeliktë
Jepte lajmet i përpiktë
Për Kosovën republikë
I shkon zani në Amerikë.

Pati frymëzim legjendarin
Komandant Adem Jasharin
Bashkë me degët e mëdha t’lisit
Të familjes Ramush Heredinit

Ky luftetar i Ponoshecit
Gazetar në fushë të nderit
Pranë Hoxhës dhe Bardhecit:
Po s’e hoqëm qafe dushmanin
Flakët e luftës marrin ballkanin

Këto janë fjalët e Jahë Sadrisë
Burim shprese drejt lirisë
U tronditën shkiet barbarë
Kur jua tha trimi këto fjalë
Me prezencë e ballë për ballë
Se u shndërrue Reka n’Vukovar.

Gjashtë ditë n’burg e mbajtën trimin
Mbi krye e kishte sigurimin
Përjetoi torturën e radhës
N’burg t’Prizirenit e të Dubravës
Me 22 maj nëntëdhjetëenëntë
Mori Jaha një plagë të randë.

Pa ju shërue plaga e djalit
E dërgojnë n’burg t’Lipjanit
19 ditë me dhembje truprore
Pa u mposhtë ky burrë Kosove
N’Pozhorevc, Leskovc, Çupri
Tuj hjekë burri zi e ma zi.

Dhe nga burgu shkroi ky trim
Në Rilindje për informim
Letër t’hapur për botim
Drejtue popullit me përcaktim
Vota e juaj e sinqertë
M’shëron plagën me jep jetë.

Për ditë t’bardha të pavarsisë
Dhe me vulën e mbarë shqiptarisë.
Korrespondent qe dhe luftëtar
Për progresin mbarëkombëtar

Dhe për ta shporr errësirën e natës
Në trup i lëvizin ciflat e granatës!
Fort i ha shtati dhe duron dhembje
Për shkollim, zhvillim, rimëkëmbje!

Ponoshec, më 14-12-2009