Jahë Sadrija: Si u anashkalue mësuesi e martiri i kombit Mehmet Syla
| E enjte, 17.12.2009, 10:45 PM |
Të gjithë mesuesit janë dhe mbeten misionarë të dritës Si u anashkalue mësuesi e martiri i kombit Mehmet SylaNga: Jahë Sadrija Mehmet Syla u lind në fshatin Ponoshec të Gjakovës në vitin 1957.Shkollën fillore dhe atë të mesme i kreu në fshatin e lindjes dhe në Gjakovë. Pasi kreu studimet e larta në Gjakovë për Mesim klasor, emrohet mësues në Shkolln fillore “Ganimete Terbeshi” në Ponoshec. Këtu punon deri në vitin e fundit të jetës së tij. Siq mësuam nga koleget e tij, Mehmet Syla, ishte njëri nder mësuesit me të shquar në këtë shkollë. Këtë e argumentoi edhe unë vetë, sepse një kohë ishim koleg pune. Ishtë i bindur së: Arsimi është arma që do ta vrasë armikun tone. Më këtë moto punoi gjersa ishtë gjallë. Ai ishtë mesues i vertet njëri me zemer të madhe e shpirtë të gjerë.Si mësues punoi me përkushtim e dashuri deri në fund të jetës së tij. Në shkollë njohu varferin dhe krenarin e nxënsëve dhe të fshatarëve, mu për këtë punoi me dashuri e përkushtim. |
Martiri Mehmet Syla (2.10.1957-22.3.2000) |
Kur lufta plasi në Kosovë, rreshtohet në krahun e UÇK-së, me urrejtje ndaj armikut priti dhe kaloi tragjedit e popullit shqiptarë të Kosovës, përball forcave serbe në vitet 98/99 të shekullit të kaluar.Në fillim të luftes jetën e pati të mbushur plotë rreziqe e veshtirsi, së fundi edhe rrahje e tortura 48 orëshe nga sigurimi shtetror serb në Gjakovë. Egërsirat serbe çdo ditë përpiqeshin ta godasin dritën, se egërsirat tmerrohen nga drita. Si fantazmat e shpellave sigurimi serb e torturoi për vdekje, me daten 28 e 29 maj të vitit 1998. Ishtë koha dhe ditet kur dhe unë përsonalisht pata rastin të jem me të 2 netë në burgun e statcionit të policis në Gjakovë. Mehmetin e liruan pas dy ditësh ndersa mua me ndalen për 6 ditë me radhë e pastaj me sollën për në burg. Lirin për një vit pati rastin ta shijoj, por siq rrefen bashkëshortja e tij kohën dhe ditët i kalonte më vështërsi. Torturat e dates 28 e 29 Maj të vitit 1998 e sollën në pavdeksi të hershmë. Jeta e tij u shua, gjersa unë akoma isha në burg me besimin e shpresen e madhe së Kosova pas fitores së lirisë do ta fitoi edhe pavarsinë. Ishtë i bindur së pa u ngritur në luft kunder okupatorit serb nuk do të fitohej dot liria e Kosovës.Me 22 Mars të vitit 2000 në moshen 43 vjeqarë nga torturat që e kishin shkatrruar trupin e tij korbat e zi të sherbimit sekret serb, Mehmet Syla mbyll syt përgjithmonë. Vdekja e ndanë nga shkolla, nga bashkëshortja dhe nga të 3 fëmijet. Kur dëgjova në burgë thash me vetë: Ti e kreve misionin tendë Mehmet e sakrifikove jetën nga torturat për kombë dhe si martirë shkove në jetën e amshusehme.Kolegët, nxënsit dhe qytetarët që e deshën aq shumë e derguan në rrëzë malin, Suk të Ponoshecit dhe e përjetsuan në varr. Edhë sot, kur lulet e shohin varrin e Mehmetit, ulin kokën, kur e shohin Sorkadhet, ndalin vrapin, kur fëmijet aty shkojnë, lotojn deri në fund të shpirtit.E çuditshme, por e vërtetë tash e dhjetë vite pas vdekjës së Mehmetit, statusi i tij mbeti i papërcaktuar dhe familja e ngushtë e pa stimuluar.Thonë së ditën e varrimit asjnë sy nuk mbeti i pa përlotur.I përjetshëm qoftë kujtimi për të!LAVDI TË GJITHË ATYRE QË U SAKRIFIKUAN PËR PAVARSINË E KOSOVËS!Gjakovë, 16.12.
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.