Jusuf Zenunaj: Ninulla e sotme
| E enjte, 17.12.2009, 07:17 PM |
NINULA E SOTME
Ninula ndërroi tekstin
ndërroi edhe melodinë,
nëna në djep uron fëmijën,
mos t'i bëhet mësues
se e qeshë çdokush
duart nga xhepat
kurrë nuk do t'i heqë
nga droja mos humb
edhe ata pak lekë
sa për biletë e një gazetë,
tridhjetë vjet të ngas
tê njëjtën biçikletë.
Nëna uron fëmijën
t'i bëhet doktor,
por mos t' mashtrohet
në betimin e "lugatit",
s'i kujtohet emri i Hipokratit.
Urimi pas urimi
vjen të deputeti
sa nuk qanë prej gëzimi
që profesionin ia gjeti.
Jusuf Zenunaj, Dilbeek, 17 nëntor 2009
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.