| E enjte, 17.12.2009, 10:58 PM |
1998-1999
Nga Prof. Hilmi
Saraçi
Lodhja,
frika dhe trishtimi kishin përthekuar tërë qenien e banorëve. Memzi lëshonin
zërin e shterur. Pritnin çdo moment se çka do të ndodhë me ta. Armiku
serbo-çetnik kishte arritur dhe kishte përthekuar turmën e madhe të banorëve.
Policia dhe paramilitarët kishin ardhur nga disa drejtime dhe pritnin momentin
e fillimit të vrasjeve dhe të masakrimeve të banorëve të grumbulluar…
Si të mos rrëqethet trupi i
njeriut? Kur vijnë lajmet se serbo-çetnikët, jo vetëm Melenicën, që e kishin
djegur dhe shkatërruar pas luftës me
UÇK-në, por kishin djegur dhe shkatërruar edhe shumë fshatra të Shalës dhe
kishin vrarë, kishin masakruar, kishin përzënë banorët nga shtëpitë e tyre, nga
vendlindja e tyre. Lufta e ashpër në Melenicë
dhe tërheqja e UÇK-së popullatën e arratisur nga vatrat e tyre e kishte frikuar për së
tepërmi. Paramilitarët çetnikë dhe ushtarët serbë do të vijnë shpejt, do të na
vrasin të gjithëve – thonin pa nda njerëzit. Prandaj, detyrohen të marrin
rrugën tjetër, të mësyjnë në drejtim të Studimes së Epërme në fillim, e më vonë
në drejtim të Vushtrrisë, më shpjegon
Bel Gërgjaliu. Në këtë rast ishin tubuar dhe bisedonin shumë njerëz nga
kjo turmë e madhe. Si të veprojnë? Sa është e mençur të qëndrojnë nëpër male,
nëpër këto kreshta që ishin shkallmuar dhe varfëruar? Si të lëshohen për në qytet, në Vushtrri? Të dorëzohen ?!…
Ishte data 1.5. 1999,
tregon bashkëbiseduesi im, Bel Gërxhaliu, që edhe ai me masën e gjërë kishte mësyrë dhe kishte
ardhur në Studime të Epërme – ishte kthyer nga Sllakofci (Gryka). Në këtë fshat
veç kishin vërshuar grupe të tjera të
banorëve nga të gjitha anët: nga Artakolli, Drenica, Llapi, Shala etj., të
cilët kishin marrë rrugën e arratisë dhe
përpiqeshin të gjejnë shpëtim, si të gjithë bashkëkombasit e tjerë…
Ishte mbrëmje.
Natyra kishte filluar ta ndërrojë, ta ndryshojë pamjen e vet. Terri kishte
lëshuar krahët dhe kishte përthekuar këtë hapësirë. Ishte data 2.5.1999. Çdo
gjë duket e errët. E zymët. Edhe natyra. Edhe njerëzit ishin errësuar, ishin
kacavjerrë në fytyrë, ishin molisur: në trup, në shpirt, në mëndje – memzi
qëndronin në këmbë. Lodhja, frika dhe trishtimi kishin përthekuar tërë qenien e
tyre. Memzi lëshonin zërin e shterrur. Pritnin çdo moment se çka do të ndodhë
me ta. Disa të dalluar nga turma që u shkonte fjala edhe më herët në qytet dhe
rrethinë, kishin propozuar që turma e njerëzve të lëshohet për Vushtrri me një
flamur të bardhë…Këtë iniciativë nuk e kishin pëlqyer disa burra të pranishëm,
por mëgjithatë kishin vepruar ashtu siç kishin propozuar “disa të dalluar”…
Armiku serbo-çetnik veç
kishte arritur dhe kishte përthekuar dhe shtrënguar këtë turmë të madhe të
banorëve, këtë hapësirë… Policia serbo-çetnike kishte ardhur edhe nga drejtimi
i Gojëbules. Më parë kishte djegur dhe shkatërruar fshatrat Sllakofc, Ceceli,
Skoçnë, Kurullovë, Tërllabuq… Ishte nisur dhe kishte rrethuar fshatin Studime e
Epërme, ku ishin të përqendruar turma e madhe e banorëve, duke përthekuar me
rrethojë të hekurt të gjithë banorët e grumbulluar në këtë hapësirë. (UÇK-ja
nuk ishte e pranishme. Kishin shkuar në pozicione të tjera. Sigurisht në mesin
e kësaj turme të madhe ishte e pamençur të zhvillojnë aksionet e tyre luftarake).
Dikur policia serbo-çetnike hynë
në turmën e njerëzve dhe fillon aksionin
e tyre…
Me
automatik të drejtuar në turmën e banorëve duarthatë çirreshin, britnin,
shanin- ulurinin si bishat e çartura dhe urdhëronin që të radhiten në kolonë,
të mësyjnë drejt qytetit të Vushtrrisë. Turma e madhe e banorëve kishin
përthekuar natyrën e mbushur me
errësirën e vdekjes… Memzi lëshonin zërin e shterur. Pritnin në çdo moment se
çka do të ndodhë me fatin e tyre…
Me automatik të drejtuar në turmën
e banorëve çirreshin, bërtitnin, shanin – ulurinin si bishat e çartura dhe
urdhëronin që të radhiten në kolonë, të mësyjnë drejt qytetit të Vushtrrisë.
Qerret me kuaj, traktorët, njerëzit, vargisen në kolonë për në Studime të
Poshtme, në drejtim të qytetit – Vushtrrisë. Forcat policore serbe më parë
vrasin disa kuaj, praptojnë disa traktorë në përrua, i qëllojnë me plumba gomat
e tyre. Turma e madhe e banorëve (ishin
më tepër se pesëdhjetë mijë) që kishin ardhur nga të gjitha pjesët e kësaj
hapësire dhe kishin përthekuar natyrën e
mbushur me errësirën e vdekjes…Nuk dinë çka do të ndodhë me ta në këto
çaste. Ishin të humbur dhe të shkatërruar…
Banorët gjithnjë
vërshonin si lumi i gjatë, i pafund. Sa tmerr ishte për të parë këtë lumë, këtë
det të madh njerëzish! Dëgjohen: klithma, britma, vaji dhe zëri i fëmijëve,
lutjet, gjëma e të sëmurëve që memzi kishin zënë një vend në qerren me kuaj, në
traktorin me goma të shpuara nga plumbat. Këmbë duke ecur si të vdekur në
kolonë…
Por, si të shkojnë? Si të
qëndrojnë?...
Hapësira e mbuluar me errësirën e vdekjes
Retë e zeza kishin shtrënguar hapësirën,
qiellin mbi fshat. Filloi të pikojë shiu, që nëpër këtë errësirë nuk dallohej a
janë pika shiu, apo pika lotësh që rrokulliseshin në fytyrat e njerëzve,
fëmijëve, të rinjve, grave, pleqve, plakave, të sëmurëve… Ky shi ishte i
ftohtë, akull si vdekja që të ngrin trupin… Tani vdekja kishte filluar të
trokiste në kraharorin e tyre…
Mbrëmje. Në të dy anët e fshatit Studime e Poshtme (Martiraj ) lëshohet
terri i zi, terri i vdekjes. Ngadalë vinte duke përthekuar tërë hapësirën:
luginën dhe përroin që rënkonte,
gjëmonte së bashku me rrënkimin, gjëmën e njerëzve. Retë e zeza kishin
shtrënguar hapësirën, qiellin mbi fshat. Filloi të pikojë shiu, që nëpër këtë
terr nuk dallohej: a janë pika shiu apo pika lotësh që rrokulliseshin në
fytyrat e njerëzve, fëmijëve, të rinjve, grave, pleqve, plakave, të sëmurëve…
Ky shi ishte i ftohtë, akull. Ishte si vdekja që të ngrinë trupin. Ajo (vdekja)
trokiste, tingëllonte zëshëm në këtë hapësirë, në këto momente, në zemrat e
njerëzve…
Edhe bashkëbiseduesi im, Bel
Gërxhaliu, me traktor, me familje ishte nisur në këtë drejtim: Studime e
Poshtme – Vushtrri dhe vazhdon rrëfimin
e tij tmerues për masakrën që ishte bërë në fshatin e tij – Studime e
Poshtme (Martiraj), ku nga dora kriminale serbo-çetnike vriten dhe masakrohen:
fëmijë, të rinj, burra, gra, plaka, pleq të sëmurë, të cilët me qerre kuajsh,
traktorë (treqind deri katërqind
traktorë të cilët armiku i djeg, i shkatërron në fund) kishin marrë rrugën dhe lëshoheshin për
Vushtrri. Në krah të tyre paralel me turmën e banorëve, policia serboetnike
qëndronte dhe urdhëronte që të mos e lakojnë, që të mos e lëshojnë kolonën. Me
drita – bateri, afrohen te secili dhe shikojnë fytyrat e tyre që ishin zbehur,
kishin humbur gjakun, dukeshin si fytyra të vdekura. Ishin strukur në traktor,
në qerre kuajsh. Ecnin në kolonë. Nxinin në thua. Rrëzoheshin, memzi ngriteshin
dhe vazhdonin rrugën e vdekjes… Forcat policore serbe, paramilitarët lokalë
serbë, çirreshin si bishat duke urdhëruar që të ecin sa më shpejt për Vushtrri…
Bashkëbiseduesi im – Bel Gërxhaliu, kishte zbritur nga traktori familjen:
gruan, fëmijët dhe vajzën e rritur, Gëzimën, që të shkojnë më shpejt në kolonë
për Vushtrri. Kishte mënduar se më mirë është të ecin në kolonë, këmbë, bashkë
me turmën e njerëzve, ndoshta do të shpëtojnë më lehtë, kishte menduar Beli,
duke mbetur me dy bashkudhëtarë nga Breznica, që kishin hypur në traktorin e
tij gjatë udhëtimit.
Fillimi i vrasjeve dhe masakrimeve
Përroi i fshatit, si
gjarpri, me zikzaket e veta kishte lëkundur shtratin me dhunë, me dhunë e
kishte lëkundur dhe ngarkuar tmerri: njerëzit kishin hyrë për t’u fshehur.
Ishin plagosur, ishin të sakatosur… Kishte të vrarë e të masakruar që kishin
zënë rrjedhën e ujit, rrjedhën e përroit. Kishin hyrë në brendinë e përroit dhe
përpiqeshin të shpëtojnë: në mes të drunjve të rrëzuar dhe gurëve të thepisur -
kishin vdekur herët për së gjalli…
Mirëpo, derisa ishte në traktor, së bashku me dy bashkudhëtarët e tij, i
afrohen serbo-çetnikët, paramilitarët
lokalë dhe pyesin: kush ishin, nga ishin? Mos janë UÇK, dhe fillon
maltretimi. Vërsulen, shajnë, i rrahin dhe në fund i vrasin, i qëllojnë në kokë
bashkudhëtarët e tij, i lënë të vdekur afër traktorit. Pastaj serbo-çetnikët
urdhërojnë që t’i shkelin me traktor. Këta vrasës, si duket, thotë Beli, ishin
paramilitarë çetnikë lokalë nga Gojbula. Ata edhe njihnin mirë njerëzit dhe
terrenin. Më vonë i drejtohen edhe Belit: i kërkojnë deviza (i a marrin 3300
DM) e më vonë e rrahin e shajnë, e maltretojnë dhe në fund e qëllojnë me plumba
pas shpinës dhe e lënë për të vdekur… Mirëpo për çudi mbetet gjallë, u qëndron
plagëve dhe nëpër terr, i përgjakur niset teposhtë fshatit Studime e Poshtme,
duke u përpjekur të gjejnë shpëtim.
Gjaku i shkonte si shokëz e kuqe
pas. Memzi lëvizte hapat e përgjakur. Rrugës, për fat të mirë, kishte takuar
familjen, gruan me fëmijët dhe vajzën Gëzimen, e cila e tmerruar kur sheh baban
e plagosur me gjak, gati të vdekur, i bie të fikët… Mirëpo dikur e kap për
krahësh dhe e dërgon në shtëpinë e Xhemail Gërxhaliut…Dr. Faik Bllata i kishte
lidhur varret e Belit dhe e kishte shpëtuar nga vdekja… Faik Bllata kishte
ndihmuar edhe të plagosur të tjerë gjatë luftës dhe masakres me kujdes,
profesionalizëm dhe me trimëri, duke kryer
kështu obligimin e humanitar dhe patriotik në ditët më të vështira…
Gëzime Gërxhaliu tregon se
duke ecur në kolonë kishte dëgjuar policinë serboçetnike që thonin se kanë
vrarë, deri në këto çaste 50 veta dhe se urdhëri ishte të vazhdojnë me vrasje
edhe më tutje… Në të katër anët dëgjohen krismat. Ishte terr. Skëterrë. Natë e
tmerrshme. Krahët e zezë të natës kishin mbuluar në tërësi fshatin Studime e
Poshtme (Martiraj). Nëpër terr njerëzit lëvizin si hijet e vdekjes. Vallë, a do
të ketë ndonjë rrugë, ndonjë shpresë, për të shpëtuar nga kjo barbari e
kriminelëve serbo-çetnikë?... Përroi i fshatit, si gjarpri, me zikzaket e veta,
kishte lëkundur shtratin, me dhunë, me dhunë e kishte lëkundur dhe ngarkuar
tmerri: njerëzit kishin hyrë për t’u fshehur. Ishin të plagosur, ishin të
sakatosur…kishte të vrarë e të masakruar që kishin zënë rrjedhën e ujit,
rrjedhën e përroit. Kishin hyrë në mbrendinë e përroit dhe përpiqeshin të
shpëtojnë: në mes të drunjve të rrëzuar dhe gurëve të thepisur – kishin vdekur,
herët, për së gjalli… Njerëzit edhe nuk dinë si të veprojnë. Kudo klithma dhe
britma për të shpëtuar nga dora e zezë serboçetnike, që në këtë natë të kobshme
kishte marrë turr si bisha e çartur duke vrarë dhe duke masakruar banorët
duarthatë, të pambrojtur e të pafajshëm…
Pamjet dhe rrëfimet tronditëse
Ahmet
Gërxhaliu përpëlitej në këtë kazan të vdekjes me familjen: me të birin Haki
Gërxhaliun dhe me nipin, Xhevdet Gërxhaliun. Serbët çetnikë gjurmonin, shanin,
pshtynin… E hetojnë paramilitarët lokalë Hakiun, ekonomist i diplomuar, që në
mesin ku punonte, në “Ekstra” gëzonte respekt dhe autoritet. E ndajnë nga
familja, nga fëmijët dhe e qëllojnë në kokë, në trup, kudo- e plandosin për
vdekje…
Më lart në një kaçubë, në afërsi të përroit dëgjohet një britmë që të
therr në zemër, që të trondit shpirtin. Ishte kjo Mehreme Bunjaku, gruaja e
Izet Bunjakut. Ishte e plagosur, kërkonte ndihmë. Kërkonte pak ujë…e kishte
kallur etja prej dhembjes. Por kurrkush nuk kishhte mundësi, nuk kishte guxim
t’i afrojë ndihmën e kërkuar… Si t’i ndihmohet dhe si t’i afrohet ndihmë, kur
forcat policore serbe ishin pranë, kudo dhe gjuanin dhe vrisnin pa u ndalë…
Dikur vonë kishte shpëtuar çuditërisht nga plagët e marra, me vuajtje e mundime
të mëdha- tregon Beli. Hasan Gërxhaliu me të shoqen Hatiqen dhe me tre djemtë
ishte në kolonë. Serbo-çetnikët i ndalojnë furishëm, i kontrollojnë dhe para
syve të tyre i vrasin dy djemtë: Kadriun
dhe Sejdiun, tregon Beli. Kadri Gërxhaliu ishte inxhinier i diplomuar i
bujqësisë, ndërsa Sejdi Gërxhaliu ishte stomatolog. Ishin vëllezër të dashur,
të vyeshëm dhe punëtorë të mirë. Kishin respekt në mesin ku jetonin dhe
punonin. Nëna Hatiqja memzi e kishte shpëtuar djalin, Bajramin, të cilin e
kishte mbuluar me tesha dhe me trupin e vet… Memzi flet, i dridhet tërë trupi…
Edhe Ahmet Gërxhaliu përpëlitej në këtë
kazan të vdekjes me familjen: me të birin Haki Gerxhaliun dhe me nipin
Xhevdet Gerxhaliun. Serbo-çetnikët gjurmonin, shanin, pshtynin… E hetojnë
paramilitarët lokalë Hakiun, ekonomist i diplomuar, që në mesin ku punonte, në
“Ekstra” gëzonte respekt dhe autoritet – ishte ndër më të mirët. E ndajnë nga
familja, nga fëmijët. E qëllojnë në kokë, në trup, kudo – e plondosin për
vdekje. Xhevdeti kur sheh vëllain e vrarë, përpiqet të shpëtojë. Kërcen prej
traktorit, mirëpo serbo-çetnikët e vrasin duke u përpjekur për të shpëtuar…
Shaban H. Gërxhaliu me djalin, gruan dhe vajzën, gjithashtu kishte pasur fatin
e zi dhe kishte qëlluar në këtë turmë të njerëzve, në këtë rrugë të tmerrit dhe
të vdekjes. Përpiqej, si të tjerët, të
shpëtojë. Policia serbo-çetnike,
paramilitarët lokalë i nxjerrin nga kolona babë e bir: Shabanin, 54-vjeçar dhe
Nuhiun, 25-vjeçar. (Sa vështirë ishte
për të parë këtë skenë, kur nëna, Metija, e kishte përthekuar djalin, Nuhiun
dhe nuk e lëshonte, e shtrëngonte, i luste serbo-çetnikët që të mos ia vrasin
Nuhiun – birin e saj të dashur). Nuhiu kishte kryer Fakultetin e Bujqësisë dhe priste që një ditë ta ushtrojë
këtë profesion që e donte dhe e adhuronte. Babai i tij shpeshherë fliste për të birin që e kishte kryer fakultetin.
Policia serbo-çetnike, paramilitarët lokalë: Aca Kompiroviq (Bukosh), Vojko
Periq (Gojbulë) Lubinko Miladinoviq (Miraqë), Vuçina Janiçijeviq (Bajskë,
kryepolic i stacionit të policisë në Vushtrri ), i vrasin
babë e bir përnjëherë. I qëllojnë në kokë dhe i lënë të vdekur. Babë e
bir kishin mbetur njëri pranë tjetrit, të përqafuar- rrëfen gruaja e Shabanit,
Metija, e cila nga tmerri kishte mbetur një kohë mbi trupin e tyre dhe tani duke treguar lotët i shkonin si
shiu fytyrës… Ejup Gërxhaliu kishte mbetur i shtangur, kur pas një kontrolli në
traktorin e tij i zbresin vëllain Zenë
Gërxhaliun dhe djalin Fatmir Gërxhaliun, të cilët i rrahin, i torturojnë e në fund i vrasin. Zenën e
kishte vrarë Zoran Periçi (djali i Dragishës)- tregon Ejup Gërxhaliu. Në këtë moment e vrasin edhe
Shaban Krasniqin nga Svaraqaku, baballak i Fatmirit, i cili bashkë me dhëndrin
dhe miqtë ishte në traktor dhe përpiqej të shpëtojë…
Me sytë e mi e pashë kur një plakë e
masakruan me thika,
Imer Gërxhaliu kishte mbetur
gjallë një kohë të gjatë. Dikur pas shumë vuajtjeve dhe mundimeve kishte
vdekur. Kishte gjashtë fëmijë që kanë mbetur pa babanë e tyre. Ishte natë, nuk
e njihja askend. Më zbriten prej traktorit e ma morën vëllain dhe e pushkatuan
paramilitarët dhe policët lokalë. Me sytë e mi e pashë kur një plakë e
masakruan me thika dhe e pren në fyt,- tregon i mbijetuari i masakres në
Martiraj, Zeqir Gërxhaliu…
Sa e dhembshme ishte edhe vrasja e Nexhip Gërxhaliut, 23-vjeçar, të cilin
e kishte qëlluar policia në befasi, pas shpine. (Kishte mëshehur fytyrën që të
mos diktohet, ishte bërë tevdil). Ndërsa babanë e tij, Hajrullah Gërxhaliun,
pasi kishte pëshpëritur diçka, e kishin plagosur për vdekje. (Hajrullahi kishte
mbetur tërë natën i plagosur… kishte vdekur pas një muaji në shtëpinë e Vesel
Pasomës. Avdyl Gërxhaliun, 39-vjeçar, babë i pesë fëmijëve, e vrasin para
nënës, para gruas, para fëmijëve. E kotë ishte lutja e nënës, e gruas dhe vaji
i fëmijëve që të mos e vrasin. Ata
(serboçetnikët) më parë e kishin
tërhequr nga kolona dhe kishin pyetur: kush ishte, nga ishte? Mos është
luftëtar i UÇK-së, tregon Beli dhe e kishin qëlluar në kokë, e pastaj e kishin
rrotulluar në përrua. Skënder Gërxhaliu, ekonomist i diplomuar, ishte i varfër,
memzi mbante familjen, duke punuar në treg,
sepse e kishin larguar herët nga
puna. Në këtë ditë të kobshme – tregon gruaja e tij, Habibja, mësuese, edhe ajo
me të shoqin dhe fëmijët ishin në këtë kolonë të vdekjes. I afrohet
serbo-çetniku, si duket, ishte Periqi,
paramilitar lokal nga Gojbula, që e njihte Skenderin dhe i drejtohet Skënderit: a po më njeh kush
jam?... E vret para fëmijëve, para gruas. Gruaja pisket, i hedhet përmbi.
Mundohet t’i ndihmojë dhe alivanoset nga dhembja dhe tmerri – tregon Habibja, e
lotët i shkojnë teposhtë, faqeve si
shiu…Pas dy-tre minutash e vrasin edhe vëllain e Skënderit, Imer Gërxhaliun.
Imeri kishte mbetur gjallë një kohë të gjatë. Dikur pas vuajtjeve të mëdha
kishte vdekur. Kishte gjashtë fëmijë që kanë mbetur pa babanë e tyre. Ishte një
masakër e rendë, ishte natë, nuk e njihja askend. Më zbriten nga traktori e ma
morën vëllain dhe e pushkatuan para meje policë, paramilitarë, me njolla në
fytyrë. Me sytë e mi e pashë kur një plak e masakruan me thika, e pren në fyt”-
tregon i mbijetuari i masakrës, në Martiraj, Zeqir Gërxhaliu…
Jetish Xhafa, pas 48 orëve me plumb në kokë,
Jetish Xhafën e ndajnë
kriminelët serbë, e qëllojnë me plumba automatiku në kokë dhe e lënë për të
vdekur. Babai i tij, Mirani, kishte ndërhyrë për ta mbrojtur djalin, mirëpo
kriminelët e vrasin dhe e shtrijnë të vdekur… Jetishi me plumb në kokë kishte
qëndruar 48 orë. Kur e kishin konstatuar se është i gjallë, e kishin dërguar në
spitalin fushor në Sllakovc (Grykë) dhe kishte shpëtuar nga vdekja…
Zeqir Konjuhi nga
Gllavotini me të birin Rexhepin dhe me
nipin Afrimin ishin në këtë skëterrë, në këtë rrugë të vdekjes. I afrohen
serbo-çetnikët traktorit të tyre. I shohin Rexhepin dhe Afrimin, dy të rinj,
ishin të maskuar dhe të mbuluar me
tesha, për të mos u diktuar. I zbresin prej traktorit. Më parë i rrahin, i
maltretojnë, e më vonë i vrasin. Zeqiri përpiqet të flasë diçka, mirëpo
serbo-çetnikët e qëllojnë edhe atë në bark, e lënë për të vdekur. Për çudi
Zeqiri kishte mbetur gjallë… E kishin nxjerrë më vonë të mbuluar, nën trupin e
të birit, Rexhepit dhe të nipit, Afrimit. Në
këto çaste, pas traktorit të Zeqirit, vinin djemtë e motrës: Ali Rashica
dhe Deli Rashica. E ndalojnë edhe traktorin e tyre dhe i vrasin. Policia serbo-çetnike
urdhëron që traktorët të kalojnë mbi trupin e tyre… Musa Abazi nga Cecelia, me
vendbanim në Vushtrri – profesor i edukatës fizike, edhe pse ishte i sëmurë,
nuk kishte pranuar të lëshojë vendin dhe të shkojë jashtë, siç kishin shkuar
gruaja e tij dhe fëmijët. Kishte mbetur vetëm… Këtë ditë të kobshme, duke ecur
në kolonë serbo-çetnikët lokalë e kishin njohur profesorin dhe e kishin ndalur,
e kishin maltretuar, e kishin rrahur e
në fund e kishin vrarë. Musa Abazi ishte profesor i dashur dhe i respektuar te
nxënësit dhe të kolegët e tij, ku punoi dhe ku tërë jetën e shkriu në lëmin e
edukimit dhe të arsimit. Ishte aktivist
i dalluar për kulturë dhe sport në
komunën e Vushtrrisë. Jetish Xhava nga Sfaraçaku (Manza) ishte
gjithashtu në kolonë me familje. Kriminelët serbë e ndajnë dhe e qëllojnë me
pluma automatiku në kokë dhe e lënë për të vdekur. Baba i tij, Mirani, kishte
ndërhyrë dhe ishte përpjekur për ta
mbrojtur, mirëpo serbo-çetnikët e vrasin dhe e lënë të vdekur. Jetishi kishte
qëndrua i plagosur afër 48 orë, deri sa e kishin konstatua se ende është i
gjallë dhe e kishin dërgua në spitalin fushor të UÇK-së në Sllakofc, ku mjeket
në krye me dr. Shukri Gërxhaliun i kishin nxjerrë plumbin nga koka dhe e kishin
shpëtua nga vdekja…
Dr. Shukri Gërxhaliu është
njëri ndër mjekët më të njohur gjatë luftës çlirimtare në këtë hapësirë. Ai më
tërë qenien e tij ishte gjithmonë prezent pranë të sëmurëve dhe të plagosurve, duke
ndihmuar, shëruar dhe shpëtuar jetën e tyre. Gjatë masakrave serbe në komunën e
Vushtrrisë kontributi i tij si mjek ishte i madh. Ishte i kyçur prej fillimit
të luftës në radhët e UÇK-së dhe deri në mbarim mbeti me përkushtim në radhët e
saj. Dr. Gërxhaliu shpjegon shumë momente të vështira dhe rrëqethëse të
përjetuara gjatë punës dhe misionit të tij të lartë humanitar dhe patriotik.
?shtë njëri ndër dëshmitarët e gjallë të
masakrës në Studime të Poshtme. Mirëpo fal fatit, kishte shpëtuar… Ai më
mirë se shumë të tjerë që përjetuan masakrën në Studime të Poshtme, ka njohuri të
rrëfejë për ngjarjet trishtuese dhe tragjike të popullatës shqiptare gjatë
kësaj përiudhe të masakrimeve, sepse ai gjatë kësaj periudhe të rendë kishte
dhënë kontribut të vaçantë duke shëruar dhe shpëtuar shumë të sëmurë dhe të
plagosur. Për këto ngjarje dhe përjetime trishtuese ishte ftuar dëshmitar në
Hagë kundër kriminelit, Sllobodan Millosheviq. Dëshmia e tij ishte e qartë, me
argumente, autentike për zbardhjen e
ngjarjeve tragjike në fshatin e tij, Studime e Poshtme ( Martiraj ) dhe më
gjerë. Prandaj dëshmia e tij në Gjykatën
e Hagës ishte me rëndësi të vaçantë…
E kishin zbritur Adnanin
duke e fyer dhe duke e sharë. Babai i tij, Sherif Bunjaku, kur e sheh të birin
në këto momente kritike, përpiqet ta shpëtojë, duke i lutur serbët çetnikë që
ta falin, të mos e vrasin, pasiqë mbrëmë ishte martuar. Serbët çetnikë i kishin
thënë: “Pasi qenka martuar, do ta martojmë edhe një here” dhe e vrasin duke e
qëlluar në kokë me breshëri plumbash të automatikut…
Adnan Bunjaku nga Studimja e Epërme një ditë më parë ishte martuar. Pasi
që ishte i fejuar më parë, prindërit e vajzës ishin pajtuar dhe kishin
insistuar që të martohet, ta marrë vajzën në shtëpinë e vet, pasi që në këto
ditë të vështira, të liga, më mirë nusja të jetë pranë burrit të saj. Kështu
edhe kishin vepruar. Ishin martuar pa ndonjë tubim, pa ndonjë dasmë të
rëndomtë…Në këtë natë të kobshmë, si të gjithë banorët e tjerë edhe Adnani me
të shoqen dhe prindërit kishin marrë këtë rrugë tragjike – në drejtim të
Studimes së Poshtme – Vushtrri. Serbo-çetnikët, paramilitarët lokalë i ndalin
dhe i kontrollojnë në traktorin në të cilin gjendej edhe Adnani, tregon Qerim Beqiri nga
Sllakofci. E kishin zbritur Adnanin, duke e fyer dhe duke e sharë. Baba i tij,
Sherif Bunjaku, kur e sheh se i marrin të birin, përpiqet ta shpëtojë, duke i
lutur serbo-çetnikët që ta falin, mos ta vrasin, pasi që mbrëmë ishte martuar.
Serboç-çetnikët i kishin thënë: “Pasi qenka martuar, do ta martojmë edhe një
herë” dhe e vrasin duke e qëlluar në kokë me breshëri plumbash të automatikut
dhe e lënë të vdekur pranë traktorit, para prindërve, para gruas, që vetëm një
natë dhe atë në kohë të vështirë, në kohë të lig, kishte kaluar me burrin e
saj, Adnanin…
Bislim Ferizi, Mihrije
Ferizi, Ruzhdi Ferizi, të gjithë nga Pasoma dhe Ilaz Maksuti, mik i tyre, me
traktor të Latif Pllanes – tregon Beli,
kishin kaluar rrugën e Studimes së
Poshtme dhe kishin mbërri të rruga magjistrale, në hyrje të Vushtrrisë.
Ishin gëzuar shumë duke menduar se do të shpëtojnë, më në fund nuk do të vriten
nga dora e zezë serbo-çetnike. Mirëpo prej gëzimit dhe habisë, u rrëshqet traktori në kanalin e afërt të rrugës.
Përpjeken ta nxjerrin dhe të vazhdojnë rrugën, mirëpo serbo-çetnikët që ishin
në afërsi, afrohen, i shikojnë duke u përmeqatur dhe pa bërë fjalë i vrasin të
gjithë, duke i grumbulluar në një kanal, njërin mbi tjetrin… Këtë natë të
tmerrshme ishin në kolonë edhe i riu Hamdi Shala nga Akrashtica, së bashku me vëllain Ganiun. Afrohet serbo-çetniku Zoran
Vukotiq dhe me vrazhdësi e zbret prej traktorit Hamdiun dhe e vret. Pas dy-tre
minutash Zorani vret edhe katër të tjerë. Për vrasjen e Hamdiut dhe për katër
të tjerë më shpjegon Fadil Beqiri, kryetar për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive
të njeriut në Vushtrri. Ai (Fadili) me deklaraten e vet të datës 25.4.2000
përveq këtij krimineli përmend edhe
Lubishën nga Sllakofci, Ilija
Elezoviqin nga Nedakovci, Vuqinën nga Bajska, Periqin nga Gojbula,
Kompiroviqin nga Bukoshi, Milladinoviqin
nga Miraqa…
Këto krime, këto vrasje dhe
këto masakrime mund t’i bëjnë vetëm kriminelët e mëdhenj, siç ishin
serbo-çetnikët, të cilët u vërsulen si bishat e çartura, me metoda çnjerëzore u
përpoqen ta shfarosin qenien tonë kombëtare… Këta kriminelë ishin më tepër
paramilitarë serbë lokalë që njihnin terrenin dhe shqiptarët në këtë hapësirë…
Rrëfimet për vrasjet dhe masakrimet nuk kishin të ndalur. Çdo rrëfim kishte ngjyrën e vet
tronditëse, trishtuese dhe tmerruese. Vështirë ishte edhe për mua të dëgjoj dhe
të shënoj për të gjitha këto vrasje, për të gjitha këto masakrime, për të
gjitha këto tmerre. Vështirë ishte edhe për bashkëbiseduesit e mi, të cilët të
shtangur dhe me lot në sy memzi rrëfenin për këto vrasje dhe masakrime të papara në historinë e
njerëzimit. Këto krime, këto vrasje, këto masakrime mund t’bëjnë vetëm
kriminelët e mëdhenj, siç ishin serbo-çetnikët, të cilët u vërsulën si bishat e
çartura, duke u përpjekur me metodat më çnjerëzore ta shfarosnin qenien tonë
kombëtare shqiptare.
Këtë natë të kobshme
(2.5.1999) u vranë dhe u masakruan:
Në lapidarin e ngritur në Martiraj janë të
skalitur 116 emra të martirëve të vrarë dhe të masakruar nga forcat kriminele
serbe. Në këtë lapidar janë përfshirë edhe martirët të tjerë që ishin vrarë dhe
masakruar pas datës 2 maj 1999
Oborri i
Kooperativës Bujqësore në Vushtrri ishte i ngushtë për t’i zënë të gjithë të
grumbulluarit. Policia dhe paramilitarët serbë menjëherë kishin filluar
keqtrajtimet dhe vrasjet e disa të dalluarve. Ali Mërnicën e kishin nxjerrë nga
turma. Më parë e kishin lidhur, e më vonë te fabrika e “Ekstrës” e kishin vrarë
dhe masakruar…
Në këtë rrëmujë të vrasjeve dhe masakrimeve, popullata e tmerruar kishte
mbërrijtur, me gjysmë shpirti në oborrin e Kooperativës Bujqësore, që ishte i
ngushtë t’i përthekojë të gjithë…Në këtë grumbull të madh policia kishte
filluar maltretimet dhe keqtrajtimet ndaj disa personave që mendonin se gjatë
periudhës së luftës e më herët kishin dhënë kontribut të dalluar. Prandaj
kishte filluar nxjerrja nga ky grumbull i disa të dalluarve. Kështu në këto
momente kishin ndarë Ali Shaban Mërnicën sepse vëllezërit e tij kishin dhënë
kontribut të vaçantë gjatë mësimit nëpër shkolla shtëpi. Shtëpia shkollë e
vëllezërve (kushërirëve) të tij në veçanti e Halim Mërnicës, ishte e hapur
kurdoherë për nxënësit shqiptarë të përzën nga shkolla e tyre nga pushteti
diskriminues serb. Kështu angazhimi atdhetar i tij ishte ra në sy armikut serb. Ali Mërnica
gjithashtu e kishte vëlla Isë Mërnicën, komandant i UÇK-së, i vrarë në
ofensivën e dytë në fshatin Sumë, më 24 mars 1999, prandaj kur e kishin hasur
në këtë grumbull, e kishin ndarë barbarisht, i kishin lidhur duart prapa dhe
afër fabrikës së “Ekstrës” e kishin vrarë dhe masakruar… Ndërsa të tjerët prej
moshës 18-vjeçare i kishin dërguar në burgun e Smrekovnicës, më parë i kishin
plaçkitur, i kishin rrahur dhe pastaj i kishin deportuar me dhunë për Shqipëri
dhe Maqedoni…
Të vrarët dhe të masakruarit kishin mbetur rrugëve të fshatit, buzë
përroit, në përrua nëpër therra dhe kurkush nuk kishte guxim, nuk kishte
mundësi të kujdeset, t’i marrë, t’i largojë, t’i përgatisë për varrim – deri të
nesërmen kur bëhet identifikimi dhe varrimi i tyre nga UÇK-ja. Përkundër
përcjelljes rigoroze të policisë serbo-çetnike, shumë banorë muarën pjesë duke
u ndarë prej tyre me respekt të lartë dhe dhembje të madhe…
Më tepër e deshën vdekjen, se çnjerëzimin
Pas
vrasjeve e masakrimeve të 2 majit 1999, popullata që ishte në Kooperativën Bujqësore në Vushtrri shpërndahet, me dhunë
depërtohet për Shqipëri dhe Maqedoni. Ndërsa shumë burra e të rinj, pas një
maltretimi të paparë, i kishin dërguar në burgun e Smrekovnicës. Pleq, gra,
plaka e fëmijë i kishin “lejuar” të
kthehen nëpër shtëpitë e tyre. Edhe disa nga familja Gërxhaliu dhe
Gërguri nga Studimja (Martiraj) ishin kthyer në shtëpitë e tyre, duke menduar
se pas këtyre vrasjeve të papara kanë shpëtuar, nuk do të vriten më. Kishin
filluar të lëvizin nga pak nëpër oborr, nëpër kopsht dhe rreth përroit që
gurgullonte dhembshëm. Një ditë të kobshme kishin marrë rrugën për Studime të
Epërme edhe vajzat Gërguri dhe Krasniqi. Kishin mësyrë që për së afërmi të
shikojnë ç’mund të bëjnë? Çfarë ndihme
duhet
afruar banorëve të kthyer: të pastrojnë, të lajnë, të
gatuajnë,
të përgatisin ushqim për banorët e kthyer që kishin mbetur në mëshirën e kohës.
Mirëpo deri sa shkonin për në fshat përpjet përroit, pikërisht më 24.5.1999
papritmas u dalin përpara policë, paramilitarë lokalë dhe i ndalin vajzat. Më
parë i kishin fyer, i kishin sharë, i kishin provokuar se ato po shkojnë për
t’i furnizuar “terroristët”, për UÇK-në po përgatisin bukë etj. Në fund i kishin vrarë, tregon Gëzimja, duke
i lënë buzë përroit të gjitha njëra pranë tjetrës. Ato ishin frikësuar kur i
kishin parë policët serbë afër tyre dhe nuk dinin si të gjenden, prandaj ishin
afruar njëra pranë tjetrës, ishin shtanguar dhe nuk kishin bërë zë, kishin
heshtur, kishin shikuar njëra-tjetrën
para vdekjes dhe kishin pëshpëritur: “Më mirë të na vrasin sa më shpejt, sa më
parë, se të na marrin fytyrën. Vdekja është më e mirë, më e pastër, më e
shenjtë”. Vajzat kishin përqafuar njëra-tjetrën dhe kishin vdekur, tregon
Gëzime Gërxhaliu. Sa vështirë ishte për
Fejzë Krasniqin nga Zhilivoda, kur dy vajzat e tij, Raza e Nazmia, i
gjen të vrara e të masakruara. Ato tërë
kohën kishin qëndruar si burrëresha gjatë luftës heroike në fshatin e tyre rrëzë
Çiçavicës, në Zhilivodë. Kishin ndihmuar luftëtarët e lirisë me respekt e
dashuri. Kishin përgatitur ushqim për familjet e zhvendosura drenicare. Baba i
tyre, Fejza, një ditë ishte frikësuar, në kohën e operacioneve të NATO-s për
vajzat, prandaj prej Qyqavicës i kishte sjellë në Studime të Epërme, te dajat e
tyre: mos vallë do të shpëtojnë pa ndonjë të ligë – kishte thënë Fejza…
Vështirë ishte edhe për prindërit dhe të afërmit e vajzave Gërguri, që me
dhembje të madhe e lot në sy qanin mbi trupin e njomë të vajzave të tyre. Ishin
këto lule të kuqe të rinisë që dora e zezë serbe i vrau dhe i masakroi. Nëna e
Shemsisë, Shukrija, duke qajtur tregon se gjatë kësaj kohe të kobshme kishte
qenë në fshat. Mirëpo kishte njohuri se vajzat kishin mësyrë për të ardhur në
fshat, kishin me vete disa çanta me ushqim… Dronte në çdo moment në më të
keqen, në më të ligën, sepse ende në këtë hapësirë qarkullonin policia serbe… Papritmas kishte dëgjuar krismat që
kishin jehuar lugut të fshatit Studime e Poshtme. E kishte kapur frika.
Kurrkund vend si gjente vetit. Ishte shtanguar dhe dridhej…kishte ardhur lajmi
se vajzat ishin vrarë dhe masakruar. Ishin këto lule të kuqe të rinisë që dora
e zezë ua shou ardhmërinë:
8.Remzije Gërguri
(1972) – Studime e Epërme (Martiraj i Epërm)
Kur i
kishin parë dhe kur i kishin marrë, të gjithë kishin mbetur të tronditur dhe të
tmerruar. Këtë ditë të kobshme edhe
natyra me ngrohtësinë e saj sikur përpiqej të marrë pjesë në këtë pikëllim.
Lulet që kishin çelur në këtë stinë të majit ishin rrëzuar për tokë. Ishte
errësuar natyra. Retë e zeza kishin mbuluar qiellin shllungë, shllungë. Shiu
kishte filluar të bjerë… Njomësinë e tyre e kishte thithur toka e zezë…
Fëmijët kishin mbetur njëri mbi tjetrin. Gjaku e
kishte mbuluar trupin e tyre të njomë. Muberaja dhe Safeti kishin mbetur nën
jorgan të vrarë. Ishin përpjekur ta fshehin trupin e tyre të vogël. Ndërsa në
qoshen e dhomës, afër derës, ishin të masakruar Muharremi dhe Mexhidi. Dera e
thyer dhe muri i dhomës i shtëpisë ishin stërpikur me gjak. Lodrat dhe çanta me
libra të fëmijëve, shkollarëve të vegjël ishin coptuar, ishin ngjyrosur me
gjakun e tyre. Nën kraharorin e nënës Sabahudini i vogël ishte afruar, kishte
kërkuar ndihmë, mbështetje, e kishte shtrënguar me duar të vogla nënën…
Terrori
serb nuk ka të ndalur. Në çdo vend, në çdo skutë përpiqet të përthekojë
hapësirën dhe të maltretojë, të shkatërrojë dhe të vrasë. Policia serbe ende
nuk di të ngopet, nuk ndalin veprën e tyre barbare dhe kriminele. Kështu, më
31.V. 1999 kriminelët serbë, një grup i tyre, në mëngjesin e hershëm të kësaj dite të kobshme kishin
filluar të lëshohen, të qarkullojnë
rreth familjeve që pas masakrës së madhe të 2 majit 1999 kishin shpëtuar, ishin
kthyer në shtëpitë e tyre. Kishin qëndruar disa ditë, disa javë me frikë e
pasiguri, sepse policia serbe vendqendrimin e tyre e kishin te magazina e
“Çiçavicës” në Studime të Poshtme, te Gërxhalitë. Ky grup policësh dhe
paramilitarësh serbë kishin mësyrë përsëri në familjet Gërxhaliu. Pasi shtëpitë
e tyre nuk ishin në një rrugë të njëjtë të hyrjes, policët serbë kishin shkuar
në rrugën që shpie për në shtëpinë e Selatin Gërxhaliut, të cilin e kërkonin.
Selatini ishte në oborr duke rregulluar dhe menduar diçka. Policia hyjnë në
oborrin ku gjendej Selatini, me vrazhdësi e marrin dhe drejtohen për në
shtëpinë, ku flinin fëmijët në dhomën e tyre. Një polic deri sa ishte në oborr,
sheh afër shtëpisë, përballë Xhemail Gërxhaliun që lidhte lopën, kujdesej për
të. Polici e kishte thirrë që të vijë. Mirëpo Xhemaili sikur nuk e kishte dëgjua
dhe nuk kishte shkuar menjëherë… Djali i Xhemailit dhe vëllezërit e tjerë që ishin në shtëpitë e
tyre, kur i hetojnë policinë serbe dhe paramilitarët çetnikë duke lëvizur dhe
duke kontrolluar shtëpinë e Selatinit, nëpërmes rrugës anësore që ishte e mëshehur,
në drejtim të përroit, e padukshme prej policisë serbe kishin ikur dhe kishin
shpëtuar, tregon Dr. Shukri Gërxhaliu,
që gjithmonë ishte pranë të plagosurve, të sëmurëve në këto kohë të liga të
luftës. Mirëpo Xhemailin pas një kohe e kishin marrë dhe e kishin bashkuar me
Selatinin në shtëpinë e tij. Policët serbë kishin hyrë brenda, në dhomën e
fëmijëve – te fëmijët dhe në prezencën e tyre i kishin vrarë dhe masakruar të
gjithë…(Djalin e Selatinit, Shahinin, e kishin vrarë më 28.III.1999, në ditën e
Festës së Bajramit, duke u kthyer për në shtëpi me gruan e mixhës, Sofinë, te
Ura e Hekurit, te Dallkajt, që në qytet kishin blerë diçka për Festën e
Bajramit. Policia e kishte thirrë Shahinin, i cili e kishte çantën me libra në
krah. Posa afrohet, policët e plagosin për vdekje. Jeton një orë e tridhjetë
minuta, pas dhënies së ndihmës në shtëpinë e Ganimete Mulit, e cila ishte
motër medicinale…)
Selatin Gërxhaliu herët, në kohën më të vështirë
kishte filluar që ta ndihmojë UÇK-në dhe të punojë me zell dhe dashuri deri në
çastet e fundit të jetës. Ai me kalin dhe qerren e tij qarkullonte në hapësirën
ku zhvillohej lufta dhe me një guxim të rrallë depërtonte në zonat ku luftonin
luftëtarët e lirisë dhe bënte furnizimin e tyre me ushqim, armatim dhe
ndihmonte të plagosurit…
Më vonë kishin marrë Selatinin Shabanin
dhe Xhemailin për t’i humbur gjurmët, për të pamundësuar identitetin e tyre
kriminal, sepse këta kriminelë ishin të njohur, paramilitarë lokalë, të
cilët gjatë kësaj periudhe kohore të
luftës kishin vrarë, kishin masakruar shumë shqiptarë të pafajshëm, prandaj i
dërgojnë në kodrën e afërt, te “Hamari i Gumnishtes”. Aty i maltretojnë, i
rrahin dhe në fund i vrasin – tregon
Gëzime Gërxhaliu. (Më 13 maj forcat policore dhe paramilitare të “Hamari i
Gumnishtës” kishin vrarë dhe masakruar gjashtë shqiptarë, të cilët kishin
mësyrë për ushqim në qytet. Forcat policore dhe paramilitare serbe i kishin
hetuar, prandaj i kishin rrethuar, i
kishin vrarë dhe masakruar dhe nuk kishin pasur mundësi të shpëtojnë. Këta të
vrarë dhe të masakruar ishin:
1.Jetulla
Mulliqi -Sllakovc /Grykë/
2.Bedri
Beqiri - Sllakovc /Grykë/
3.Milaim
Muhaxheri – Lum i Madh
4.Ramadan
Zeneli - Tërllabuq
5.Besim
Muhaxheri - Lum i Madh
6.Hamdi
Krasniqi – Zhilivodë (Trimor)
Selatin Gërxhaliu ishte një punëtor
i mirë dhe një aktivist i shquar. Herët
kishte filluar ta ndihmojë UÇK-në dhe të punojë me zell dhe dashuri deri në
çastet e fundit të jetës. Selatini në kohën më të vështirë me kalin dhe qerren
e tij qarkullonte në hapësirën ku zhvillohej lufta dhe me një guxim të rrallë
depërtonte në zonat ku luftonin luftëtarët e lirisë dhe kështu bënte furnizimin
e tyre me ushqim, armatim dhe ndihmonte të plagosurit, duke i bartur në
vendshërimet e veçanta. Kontributi i tij në këtë drejtim ishte i madh…
Kriminelët serbë herët e kishin përcjellë veprimtarinë e tij, prandaj e vrasin
dhe e masakrojnë me tërë familjen… Nëna e Gëzimes, me renë e Xhemailit,
Nexhminë dhe me Salih Gërxhaliun, shkojnë në orën 8,30 në shtëpinë e Selatinit
dhe kuptojnë vrasjen dhe masakrën e
bërë.
Ishte skenë trishtuese, tregojnë
Gëzimja, Nexhmija dhe Sali Gërxhaliu. Dhoma ishte e thyer dhe e shkatërruar.
Fëmijët kishin mbetur njëri mbi tjetrin. Gjaku e kishte mbuluar trupin e tyre
të njomë. Muberaja dhe Safeti kishin mbetur nën jargon të vrarë. Ishin
përpjekur ta mëshehin trupin e tyre të vogël. Ndërsa, në qoshen e dhomës, afër
derës, ishin të masakruar Muharremi dhe Mexhidi. Dera e thyer dhe muri i
dhomës, i shtëpisë, ishin stërpikur me gjak. Lodrat dhe çanta me libra të
fëmijëve, shkollarëve të vegjël ishin coptuar, ishin ngjyrosur me gjakun tyre.
Nën kraharorin e nënës, Sabahudini i
vogël ishte afruar, kishte kërkuar ndihmë, mbështetje, e kishte
shtrënguar, me duar të vogla nënën… Ishte tmerr i paparë. Familja e tërë e
Selatinit ishte vrarë dhe masakruar…
Kishin ardhur për ta “zbuluar” krimin e bërë
Rrugës i
kishte diktuar UÇK-ja që gjendej aty pari. Ata e gjuajnë pizgauerin, duke e
dëmtuar e shpuar gomat e tij. Policët duke parë çka po ndodh, zbresin prej
pizgauerit dhe prej blindit e mundohen për të ikur… Në pizgauer kishin qenë 7
policë në krye me Petroviqin, një epror i stacionit të policisë në Vushtrri…
Pas 5 ditëve kishte ardhur policia dhe disa oficerë
të ushtrisë serbe, duke u përpjekur që të “zbulojnë” se si janë vrarë anëtarët
e familjes së ngushtë Gërxhaliu. Në këtë rast
i marrin: Hyrën, Fatbardhën dhe Selvinë që të tregojnë vendin ku janë vrarë Xhemaili, Selatini dhe Shabani…
Me pizgauer dhe me një blind nisen për në vendin te “Hamari i Gumnishtes”.
Rrugës i kishte diktuar UÇK-ja që gjendej aty pari dhe e gjuajnë pizgauerin duke
e dëmtuar dhe shpuar gomat e tij. Policët duke parë çka po ndodh zbresin prej
pizgauerit dhe prej blindit dhe mundohen për të ikur… Në pizgauer, siç tregon
Gëzimja, kishin qenë 7 veta që u printe Petroviqi, një epror i policisë në
Vushtrri… Pizgauerin më vonë e kishte marrë UÇK-ja. Gratë që kishin qenë në
pizgauer me policinë serbe kishin shpëtuar. Kufomat e Xhemailit, Selatinit dhe
të Shabanit i kishin bartur (marrë) me
kali: Salih Gërxhaliu, Hyra dhe Fixheria dhe kështu ishin varrosur në orën 18
të mbrëmjes. Në këtë ditë të kobshme
ishin vrarë dhe masakruar:
Sa e
vështirë ishte pjesëmarrja, përgatitja, përcjellja dhe varrimi i tyre.
Të gjithë të pranishmit me lot në sy dhe dhembje të
madhe u ndanë prej tyre. Ishte moment që njeriu nuk di si ta përshkruajë…