Halit Bogaj: Nënë Terezës
| E premte, 18.12.2009, 10:18 PM |
Halit Bogaj
NËNË TEREZËS
Engjull drite n’përjetësi
Për ne ishe përherë TI
I tregove botës mbarë
Trungun tënd të lashtë shqiptar
2
Në Kalkutë atë ditë kur shkove
Bujarinë shpejt e tregove
Për të varfër nga çdo anë
TI qëndroje gjithnjë pranë
3
U mahnit mbarë Vatikani
Se sa larg të shkonte zani
Se si jetën e flijove
Për të varfër kur punove
4
Për të varfër kur punove
Nëpër rrugë me ta qëndrove
Prandaj hyre në çdo zemër
Nënë Terezë i shenjti emër
5
Gjuhën shqipe s’e harrove
Disa letra TI i shkrove
Dhe kërkove pak mëshirë
Nga sistemi egërsirë
6
Në atdhe që të shkoje
Nënën tënde ta takoje
Për t’u çmallur nënë e bi
Në atë tokë në Shqipëri
7
Kishin frikë ata të mjerë
Siç vepronin kurdoherë
Dhe nga frika që jetonin
Shumë bunkera i ndërtonin
8
Kishin frikë nga madhështia
Që e lindi Shqipëria
Që mbarë bota e nderonte
Në çdo vend ku ajo shkonte
9
Në çdo vend ku ajo shkonte
Veç atdheu ia ndalonte!
Prandaj shpirti përpëlitej
Edhe vetë Zoti çuditej
10
Se çka bënte një regjim
Që prodhonte aq trishtim
Kurse ajo duke qarë
Lutej fort për çdo shqiptar
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.