Remzi Salihu: Vetënjohja e ekskomunikimit letrarë
| E merkure, 16.12.2009, 10:32 PM |
VETËNJOHJA E EKSKOMUNIKIMIT LETRARË Nga REMZI SALIHUFenomeni i komunikimit tërësorë i letërsisë shqipe nuk vjen, tani më si kërkesë e vetme e kohës sonë, por ajo është një detyrë e posaçme e shkencës së letërsisë, që ka zgjuar interesim të madh nëpër etapa të ndryshme kohore. Edhe pse në vetëdijen tonë gjithnjë ka gjakuar një letërsi kombëtare, prapë se prapë, ajo është soditur e studiuar si letërsi e këtij apo atij krahu. Një mënyrë e tillë studimi ka qenë e pranishme, ngase tërësia e tokës shqiptare ka qenë dhe është e ndarë nëpër shumë shtete të ndryshme. Një ndarje e tillë ka lënë zbrazëti të mosnjohjes dhe të moskomunikimit letrarë. Injorimi, apo anashkalimi i cilës do pjesë të krijimtarisë letrare do të thotë veprim i ngathët i injorimit të vetvetes. Për fat të keq, vendosja e mureve politik midis qenies shqiptare e ka sjellë gjykimin e tërthortë deri te mosnjohja e letërsisë kombëtare si brumë i përgjithshëm i ngjeshjes tërësore të kulturës shqiptare. Provincializmi intolerant është një bindje e dëmshme në gjykimin dhe vlerësimin e drejtë të letërsisë në përgjithësi. Do të thotë: je i madh në Tetovë, të mos jesh nga Tetova, je i madh në Shkup, të mos jesh nga Shkupi, je i madh në Prishtinë, të mos jesh nga Prishtina, je i madh në Tiranë, të mos jesh nga Tirana, etj. Një smirë, apo moslejim provincial afirmativ, ngushton komunikimin dhe afirmim real të autorit me lexuesin. Në të shumtën e rasteve ka ndodhur që mjaft vepra të mira dhe autorë të mirëfilltë të mbeten në oazën e harresës nëpër sirtarë e podrume të mbyllura të kujtesës diktatoriale. Por ndodh edhe e kundërta kur vet imponimi i një sërë klanesh dhe veprash të pa vlera të dala në sheshin letrar, që në të shumtën e rasteve janë vetëm përsëritëse apo amputime të vrazhdët dhe të tejkaluara nga koha. Të tillë autorë duan si me bërryla të dalin në krye të letërsisë. Një gjykim i drejtë do të ishte kur shkencëtari i letërsisë (Literaturwisenschaftler), të dispononte një standard t? lartë shkencorë të letërsisë evropiane dhe asaj botërore, i cili do të bënte një punë t? kooperuar për botimet e librave, duke vënë konkurrencë midis vete, nëpër vlerat baras peshë, të standardit të letërsisë kombëtare me atë të huaj. Bindjen tonë e qëndisim dhe plotësojmë me idenë se kemi të bëjmë me një letërsi të zhvilluar dhe shumë dimenzionale, këtë nuk mund ta ngushtojë as fakti i një populli më të vjetër në Evropë dhe, për ta forcuar këtë mendim të argumentuar nga shkenca e letërsisë, nuk është bindje romantike të pretendojmë se një popull me traditë të lashtë, me folklor dhe legjenda mjaftë të pasura, duhet të ishte në kulmin e letërsisë evropiane. Të paktë janë ata autorë, të cilët i kanë thyer dyert e mbylljes kombëtare, në krye me Ismail Kadarenë. Nëse duam të shpalojmë me kujdes tërë letërsinë shqiptare pa dallim rajoni, krahine apo shteti, atëherë, gjithsesi, se duhet të jemi të përgatitur dhe kompetent në gjykimin dhe përfshirjen e një autori në një antologji, apo përkthim i një vepre në gjuhë të huaj. Standardi i përfshirjes i cilit çdo autor të mos bëhet sipas kriterit, shijes dhe gjykimit rajonal, e klanor, apo të nivelit të kriterit të ulët vet kombëtar, por të jetë bindje e përgjithësuar që në këtë mënyr? në botë të plasohet, me thelbin e mirëfilltë të të arriturave të letërsisë shqiptare, me të cilën mundësi, më lehtë do t’i plasohej, si vlerë kultura jonë botës, por kjo, me çdo kusht, të bëhet nga studiues që e njohin mirë letërsinë perëndimore dhe atë botërore, që në këtë mënyrë, me këtë standard të shijes dhe dijes veprat e përkthyera të autorëve shqiptarë do t’i përmbushin kriteret e letërsisë evropiane e botërore. Skematizmi i klisheve letrare Është e vërtetë dhe e verifikuar bindja ime se në perëndim kërkohet dhe shqyrtohet një vepër letrare me mjaft kriter të lartë, për të qenë në krye të opinionit lexues, bestseller, gjithsesi se vepra duhet të jetë e atij niveli të lartë, si për nga arti i të shkruarit, ashtu edhe për nga trajtimi i temës që trajton. Qoftë ajo të jetë një vepër poetike apo prozaike. Sa për ilustrim në përmendim, veprat e shkrimtarit amerikan Noah Gordon, i cili përgjërohet në romanin trivial dhe del nga skematizmi i klisheve letrare. Njohja e fakteve luan një rol të rëndësishëm në recetën e suksesit të veprave të autorit Gordon. Të dy vëllimet e para të Noah Gordons “Medikusi” 1987, “Shamane” 1992, u bënë vepra botërore. Që t? dyja veprat në Gjermani janë shitur 5.3 milion ekzemplarë, kurse ky autor me veprën më të re “Trashëgimi i Medikusit” është shitur mbi 400.000 ekzemplarë. Në romanet e këtij autori bestseller lexuesi njihet me fakte historike më mirë se sa një libër historik. Tek “Shamane” lexuesi kupton mjaft për luftën secioniste dhe zhdukjes së kulturës indiane në Amerikë. Njohuri të mëdha paraqet “Medikusi”, të një udhëtimi të rrezikshëm nga Londra deri në Persi, duke paraqitur detaje të botës së kulturës islame për njerëzit, sidomos të mjekut Ibn Sina. Edhe pse ky autor që qëndron në krye të ranglistës gjithnjë pohon: “Unë e di se nuk mund të shkruaj një vepër botërore”. Unë jam një shkrimtar komercial.”. Por edhe për kundër kësaj bindje modeste të autorit, ai qëndron në krye të listës nga lexuesit. Këtë na e dëshmon vetë numri i shitjes së librave. Në këtë drejtim të marrjes së emrit të famshëm të krijuesve botëror, unë bëj përjashtim nga autorët me vepra skandaloze, të cilët afirmohen nga shkaku i mohimit të kulturës ose kritikës vetjake, duke bërë sensacione politike nëpër kuluaret kulturore siç ka vepruar Sallman Ruzhdi në veprën e tij të njohur “Vargjet satanike”, apo shkrimtari gjerman Gynter Gras, apo tani më shkrimtari turk Ohran Pamuk, të cilët, këto dy të fundit, kanë marrë edhe çmimin më të lartë botëror Nobel, Grasi me veprën e tij të fundit “Ein Weites Feld”(Një fushë e gjerë) bëri aferë skandaloze në kritikën gjermane. Autori flet për bashkimin e gjermanëve dhe pasojave të saj. Për të pasur një komunikim më të plotë letërsia shqiptare në civilizimin e sotëm botëror, një rol të rëndësishëm duhet të luajnë mjetet e informacionit, radioja, televizori, interneti, gazetat dhe revistat e ndryshme. Ato duhet të afirmojnë veprat më të mira dhe më të përsosura. Promovimi i librave duhet të ndërroj mënyrën e vet të afirmimit. Ka ndodhur që shkrimtar? dhe studiues? të dalin para publikut të pa përgatitur, bile edhe pa i lexuar veprat dhe japin vlerësime paushallë. Kjo mënyrë e të vlerësuarit shabllonik i sjellë krizë letërsisë kombëtare. Më ka ndodhur rasti të dëgjoj vlerësime qesharake nga krijues? të afirmuar në promovimin e ndonjë vëllimi poetik, duke e shpallur autorin fillestar edhe ‘’nobelist’’, që përkundrazi vepra mund të ishte një shtërzim i ngathët dhe i mjerë. Apo në vend që të bëhet promovimi i librit, situata e qasjes kthehet në komemoracion. Nga liria e botimeve private ndodh të lexoj parathënie, apo pasthënie të çuditshme, e ngandonjëherë s’ka fare të bëj me atë libër që i dedikohet. Të dish zanatin e interpretimit, në këtë kuptim të fjalës, është shumë domethënës. Jam i mendimit se kjo mënyrë e qasjes, sa për sy e faqe, të gjykuarit e të vepruarit duhet të ndërpritet. E kuptoj që kemi nevojë për treg të lirë, por jo të këtij lloji si të çarshisë sonë me mall të skaduar vlerash. Do të ishte kënaqësi të dëgjosh debate vlerësimesh nga autorë të ndryshëm, ku do të kishte kundërthënie mendimesh, e polemika lidhur me një vepër letrare apo shkencore. Në atmosferë të këtillë duhet të përcjell edhe televizori. Kështu në këtë mënyrë ekzistenca e librit, vlera dhe jo vlera do të marrin kahen e drejtë e që në esencë të kuptimit të fjalës paraqesin kulturën tonë. E keqja e kësaj mënyre të të punuarit është se njeriu i mesit tonë nuk mund të duroj kritikën dhe ai gjithnjë është mësuar para syve me lëvdata e pas shpine me shpifje e përgojime. T? kesh ose t? jesh n? nj? shoq?ri Eri Fromi duke u marrë me çështjen e ekzistencës së njeriut dhe mënyrës së të jetuarit në civilizimin e sotëm, në librin e tij “Haben oder Sein”(Të kesh ose të jesh), ai kërkon një fuqi të tretë te njeriu me humanizëm duke u bazuar në tolerancë, ndihmë, durim dhe paqe, ashtu siç do të kishin menduar bashkëmendimtarët e tij Mahatma Gandi, Martin Luteri, Albert Shfeiceri. Fromi në mënyrë analitike nga aspekti imperik dhe psikologjik i qaset një analize shoqërore të të ekzistuarit të njeriut dhe shoqërisë. Ai nga Shlagvorti “Diktatura e proletariatit”, ose “Elita intelektuale” zbërthen në mënyrën mjaft të thuktë veprimet socialiste dhe komuniste prej Marksit deri te Lenini. Pikëpamjet e Fromit kanë rëndësi edhe për shqiptarët posa të dalë nga socializmi e komunizmi (nga periudha transitore). Sipas këtij studiuesi Marksi dhe Lenini nuk kanë pasur ndonjë plan konkret për një shoqëri socialiste apo komuniste dhe pikërisht këtu qëndron dobësia e tyre. Ata kanë qenë nebuloz në rrugën e ndjekur të socializmit. Ata nuk kanë qenë për tregun e lirë e as për “lirinë e popujve”. Zhvillimi i shoqërisë është i lidhur me burimin e ekzistencës të kesh,, ose të jesh. Në këtë aspekt të kesh ose të jesh në një shoqëri të sotme do të thotë me çfarë karakteri shoqërorë e kulturor është zhvilluar një popull. Për fat të keq edhe shumë shkrimtarë shqiptarë e kanë ngushtuar vetëdijen duke trajtuar tema me bindje socialiste e komuniste, social realiste edhe sot e kësaj dite. Tani shtrohet pyetja, pse krijuesit dhe studiuesit e letërsisë kufizohen dhe bëhen gojëkyçur për budallallëqet e përditshme, për marritë e kohës sonë, për Talk-showet me orë e ditë të tëra në mjetet e informacionit. Këtu duhet ata të ngrenë zërin e gjykimit për anulimin e kiçit, për shundin që sjellë kakofoni në veshin e kulturës sonë. Një pjesë e krijuesve tanë bëjnë jetë asketike për t’i realizuar detyrat dhe obligimet ndaj çështjes, kauzës sonë kombëtare. Nga aspekti moral, fetar qarkullojnë mendime alternative midis jetës asketike dhe asaj jo asketike, e këto janë të lidhura ngushtë me aktivitetin e pasivitetin e krijuesit dhe rrethit ku jeton. Ne kemi bërë përpjekje për zhvillimin e letërsisë, por në një mënyrë të njëanshme. Asnjëherë nuk jemi thelluar në thelbin e rëndësisë kombëtare. Duke u bazuar në ideologji dhe parti, kemi bërë lëshime të mëdha të vlerësimit korrekt të letërsisë. Vetëm pas rrënimit të një ideologjie komuniste e staliniste, na u shpaluan edhe mjaft autor? të mëdhenj të ekskomunikit, që totalitarizmi ideologjik i kishte mbuluar me pluhurin e harresës me vite të tëra. Sot ka ardhur koha që të krijohen dhe vlerësohen vepra sa më të mira dhe të dëshmojmë para botës për kulturën tonë të lashtë, jo duke treguar e defiluar vetëm për ne, por thjesht mënyra e të shkruarit le të jetë e përmbushur me të gjitha kriteret që kërkojnë standardet artistike etj, që vepra të jetë e niveleve të larta botërore. T’i shmangemi jo vlerave, shundit dhe emetimeve të bastarduara. Të shpërblehen veprat artistikisht të realizuara e të mos lëmë që pozita e krijuesit shqiptarë të jetë në gjendje të vështirë materiale e sociale, siç ndodh tek ne sot, nëse një shkrimtarë është i pavarur apo nuk pranon politikat provinciale. Të organizohet mirë shitja e veprave, sepse me sa di unë të paktë janë ata autorë që mund të përballojnë ekzistencën e tyre me krijimtari. Shkrimtari shqiptarë më së paku ka lexues. Librat e tyre edhe pse janë shumë lirë, qëndrojnë me vite të tëra nëpër vitrina të pa prekura e të pa shitura. Kjo vjen nga mos organizimi i mirë i afirmimit të veprës. Gjendjes së këtillë të vështirë i ndihmon edhe vet situata e pazgjidhur shqiptare si çështje kyçe në Ballkan. Mendoj se letërsia jonë bashkëkohore marrë në përgjithësi, pos këtyre kërkesave të standardeve, që na imponon koha, është zhvilluar në një frymë trekëndëshe të shtimungut artistik. Derisa njëra palë ka trajtuar dhimbjen, tjetra frymën e apelit dhe parullës, tjetra nga aspekti kritik i së keqes tregon metastazën e shëmtuar të shoqërisë, si problem në vete. Ky trekëndësh i qasjes së autorit është gërshetuar me elementin romantik dhe të atij realist kritik e simbolist. E në këtë bosht të qasjes krijuese kanë dal autor? mjaftë të suksesshëm. Me veprat e tyre mund të konkurojnë, pa dyshim edhe në vlerat konkuruese të letërsisë botërore. E ata autorë janë atje diku, pas atyre deteve, kodrave e lëndinave, lagjeve, provincave, qyteteve e shteteve . Dhe, gjithsesi ekziston njëri më i mirë se tjetri. Mendimin e këtyre theksimeve të mia po e përfundoj me atë përrallën e njohur të “Borëbardhës me shtatë shkurtabiqët”, kur mbretëresha do të dijë se kush është më e bukur në botë i drejtohet pasqyrës; por pasqyra ia kthen: Ti je e bukur, por pas atyre shtatë kodrave e maleve është edhe një më e bukur se ti...
P?r ZSH: Kalosh Çeliku
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.