Murat Gecaj: Mbyllet Gazeta “Mësuesi” - Nderim për gjithë drejtuesit, redaktorët dhe bashkëpunëtorët
| E merkure, 16.12.2009, 10:58 PM |
Më 1 janar 2010, pas një jete mbi 48-vjeçare, mbyllet Gazeta “Mësuesi”, botim i MASHNDERIM PËR GJITHË DREJTUESIT, REDAKTORËT DHE BASHKËPUNËTORËT E SAJ TË PANUMËRTNga: Prof.as.Dr. MURAT GECAJpublicist e studiue-TiranëVitet ikin shpejt, si pa u ndjerë, ashtu si rrjedhat e ujërave të lumenjëve të kulluar malorë. Po ato dhe lënë gjurmë të pashlyëra në kujtesën e secilit. Ka data e ngjarje historike, që pëmenden shpesh nga brezat pasardhës. Kjo sepse ato lidhen me jetën dhe fatin e tyre, i kanë shoqëruar në çdo hap të zhvillimit e përparimit.Si për shumëkush tek ne, në kujtesën time do të mbetet e paharruar data 1 shtator e vitit 1961. Isha student i vitit të tretë, për gjuhë-letërsi shqip, në Fakultetin Histori-Filologji të Universitetit të Tiranës. Aty, lëndën e psikologjisë na e jepte pedagogu ynë i dashur dhe i paharruar, Bedri Dedja. Një ditë, ai solli në auditor numrin e parë të një gazete të re, me emerin domethënës “Mësuesi”, ku ishte caktuar kryeredaktor. Më parë, kisha nisur të shkruaja ndonjë artikull në gazetat e kohës, si “Zëri i Rinisë” e “Pionieri”. Duke e ditur këtë gjë, Prof.Bedriu më nxiti që të shkuaja dhe në gazetën e re të arsimit tonë kombëtar. Kështu, që në numrat e parë të “Mësuesit” nisa të shkruaja e të botoja. Më pas, sigurisht, “muret ndarës” pedagog-student me atë sikur u prishën, pra ne u bëmë miq e bashkëpunëtorë. Ishin faqet e një organi pedagogjik e didaktik, që na lidhnin dhe që do të bënte emër të mirë në të gjithë jetën e arsimit tonë kombëtar, por dhe më gjerë.Nuk dua ta lodh lexuesin me ecurinë e bashkëpunimit tim me gazetën “Mësuesi”. Por vetëm shënoj se në faqet e saj kam shkruar mbi 48 vjet, pandërprerje. Ndërsa, që nga 15 maji 1981 dhe deri më 15 nëntor 2002, punova aty redaktor, deri sa dola në pension. Por dhe në këta mbi 7 vjejte ndjeva veten kurdoherë pjesë të kolektivit të kësaj gazete, ku gjeta dashuri e ngrohtësi. |
Shtator, 1961 (nga e djathta): Prof.Bedri Dedja, Mark Gurakuqi e Sofokli Afezolli |
Janë të shumtë drejtuesit, redaktorët dhe punonjësit tjerë të këtij organi të shtypit arsimor, gjithnjë botim zyrtar i Ministrisë së Arsimit e Shkencës. Për arsyet, që përmenda më sipër, jam njohur nga afër me të gjithë ata dhe prej tyre ruaj kujtimet më të mira. Por janë dhe sa e sa bashkëpunëtorë, mësues e drejtues të arsimit në rrethe, që kanë qenë deri sot, në këtë radaksi dhe në këtë gazetë, si “të shtëpisë”. Prandaj, tani për të gjithë shpresim nderim e resepkt të thellë dhe u drejtojmë atyre mirënjohjen e mësuesve dhe brezave të mësuesve e pedagogëve, nxënësve e studentëve e prindërve të tyre, si dhe mbarë shoqërisë shqiptare. Kjo sepse ndër vite, përmes faqeve të kësaj gazete, sigurisht duke kaluar edhe vështirësi e pengesa, janë pasqyruar me profesionalizëm jeta dhe zhvillimi arsimor, kulturor e shkencor i vendit tone.Në shenjë nderimi për kryeredaktorin e parë të “Mësuesit”, Prof.Bedri Dedja-Akademik, po përmendim pak radhë, që ai i drejtoi kësaj gazete, në 40-vjetorin e çeljes: “Kur doli numri yt I parë, e shtrenjta Gazeta “Mësuesi”, une sapo I kasha mbushur 30 vjet. Nuk isha bërë ende baba me fëmijë. “Fëmija” i parë ishe ti, që sot po shënojmë 40-vjetorin tënd…Në kata 40 vjet, ti dhe unë,përgjithësisht, nuk e ndiejmë veten keq dhe, sa më duket mua, nuk kemi ndonjë pishmanllek, pra nuk i kemi mbetur borxh asakujt…”.Pa u zgjatur, dëshirojmë që përmes këtyre pak radhëve, në pragun e festave të fundvitit dhe të Vitit të Ri 2010, të njoftojmë se Gazeta e dashur shumëvjeçare “Mësuesi” do ta përfundojë misionin mbi 48-vjeçar të funksionimit të saj.  |
Dhjetor, 2009: Në redaksinë e Gazetës “Mësuesi” (nga e majta): Andon Andoni, Vjollca Spaho, Murat Gecaj e Viron Kona |
Me këtë rast jo aq të dëshiruar për ne, gjejmë rastin të shprehim nderimin dhe respektin tonë të thellë për të gjithë ata drejtues, redaktorë e punonjës të tjerë dhe bashkëpunëtorët e panumërt të saj, të cilët shërbyen me përkushtim dhe nuk kursyen djersën as dijet e tyre, që ajo të mbijetonte e të pëparonte, të bëhej tribunë e dashur për mësues e pedagogë, nxënës e studentë, si dhe prindër e mbarë popullin tonë.Vitet do të rrjedhin përsëri, por ne do t’u drejtohemi prapë faqeve të Gazetës sonë “Mësuesi”, tashmë në koleksion, nëpër shtëpitë e shkollat tona, në biblioteka ose arkiva. Aty përsëri do të kërkojmë përvojë e ndihmë për udhëzgjidhje, për sa e sa çështje të rënëdësishme të zhvillimit arsimor, kulturor e shkencor të Shqipërisë sonë të dashur, e cila po ecën e sigurtë në rrjedhat e zhvillimeve europiane e më gjerë .NGA HISTORIKU I GAZETËS “MËSUESI”Duke shprehur edhe një herë nderimin e thellë dhe respektin për të gjithë drejtuesit e redaktorët dhe punonjësit e tjerë, që shërbyen me përkushtim në redaksinë e Gazetës sonë “Mësuesi”, në historinë e saj mbi 48-vjeçare, më poshtë po përmendim emra të tyre.Punonjësit ndër viteI.Kryeredaktorë:1.Bedri Dedja2.Mustafa Gërcalliu3.Jakup Mato4.Sofokli Afezolli5.Thama Qendro6.Agim Xhafka7.Ilir Kanini8.Sejdo Harka9.Andon AndoniII.Sekretarë kolegjiumi:1.Sofokli Afezolli2.Kozma Grillo3.Bardhyl Xhama4.Vedat Demiraj5.Dhimitër GjikaIII.Redaktorë:1.Myzafer Bejleri2.Sami Xhango3.Bekim Çomo4.Dhurata Xoxa5.Sadije Agolli6.Nako Bezhani7.Ramadan Pasmaçiu8.Muhamet Ndrita9.Shefik Osmani10.Miti Koçi11.Viktor Sharra12.Adelina Gina13.Avzi Zeqo14.Arian Kadiu15.Sali Hamzaj16.Kiço Kosta17.Murat Gecaj18.Ilir Kanini19.Irma Kurti20.Zenel Anxhaku21.Vjollaca Spaho22.Viron Kona23. Anesti Furxhi
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.