| E merkure, 16.12.2009, 10:59 PM |
VALLJA E YJEVE DHE VARGJET E LIRA
( L. PORADECI DHE MIGJENI )
(
Ky punim i kushtohet poetit tonë modern Lasgush Poradecit në përkujtim të 110
vjetorit të lindjes së tij, duke e krahasuar po ashtu me poetin tonë tjeter
modern Migjenin, ku të dy këta për shumë çka në letërsinë shqipe janë të
veçantë.)
Vallja e Yjeve dhe Vargjet e lira
Këta dy
libra për shumë çka janë të veçantë në poezinë moderne shqipe, pasi që sjellin
risi të paparë deri atëherë në letërsinë tonë. Tiparet veçuese të veprës Vallja
e Yjeve janë; struktura gjuhësore, forma e përsusur, sistemi i ndërtimit
te veprës, përdorimi i figurave letrare sidomos i metaforës. Shumë më
parë Aristoteli metaforën e quan mbretëreshë e tropeve stilistike, ndërsa e
dimë që poezia është mbretëreshë e arteve, e kritiku dhe studiuesi ynë letrar
S. Hamiti Lasgush Poradecin e vlerëson mbret të saj, mbret të poezisë në
lëtërsinë shqipe.
Ndërsa
me Vargjet e lira të
Migjenit, për herë të parë në letërsinë shqipe kemi vargje të çliruara nga
konvencat e vjershërimit klasik. Pra, kemi thyrjen e vargjeve që nuk i
përmbahet metrit letrar, sidomos rimës. Migjeni me Vargjet e lira është i veçantë edhe në trajtimin e temave.
Derisa, te poetët e kohës së tij temë madhore në vargjet e tyre është tema e
atdhedashurisë dhe ajo kombëtare, te Migjeni ajo preket fare pak. Por motivet
për ndërtimin e poezisë së tij merren nga tablot e përditëshmërisë jetësore, ku
si referues janë lypsat, të papunët, pijanecët, gruaja mjerane që e lind dhe e
rritë fëmijën në skamje, dhe mjerimi bëhet trashëgimi e tyre, (Poema e
mjerimit). Ai e çmitizon malsorin nga vyrtytet e larta etike e morale deri në
thjeshtësi, (Recital i malsorit).
Edhe pse këta dy
libra janë shkruar në një periudhë të afërt kohore, Vallja e Yjeve më
1933 dhe Vargjet e lira më 1936 janë shumë të ndryshëm nga
njëri tjetri. Te Vallja e Yjeve i kushtohet rëndësi të madhe fjalorit
gjuhësor, të shprehurit figurative, strukturës dhe formës së poezisë, te Vargjet
e lira të shprehurit gjuhësor është gati komunikim i përditëshmërisë, jo e
mbuluar me figura stilistike dhe mosrespektim të formës dhe rimës;
Lasgushi:
Parëvera! Parëvera!
Këto kopshte ku fryn era
Muar gjyrën e floririt.
Migjeni:
Vuejta
Dalngadale po shof
Si jeta një nga një
Sejcilën ndjesi
Me tradhti
Ata kanë mendime të ndryshme edhe
për frymëzimin. Lasgushi për tu frymëzuar niset nga sferat e mbrendshme
shpirtërore krijuese, kurse Migjeni frymëzimin e lidhë me fatin e tij, me
shenjat që ja dedikon rrethi dhe me angazhimin shoqëror të krijuesit;
Lasgushi:
Rri mbështetur në tryezë
…s’është gjë: veç ylli vetë
Më s’më ndjek kraharuar
Unë shoh me gas të qetë
Këngëzënë e përvëluar.
Migjeni:
Frumëzim’I pafat
Frymëzim’I em I pafat!
Shporru këtej! Nuk të due!
S’due hovet tueja të nalta
Rrok me njerëzit që rrok nata.
Dhe mendojmë se te Migjeni poezia është produkt i
një frymëzimi që rrjedh nga një rrethanë konkrete, ndërsa te Lasgushi është e
kundërta, sikur poeti është i vetëdijshëm se po të mbështetej në pika referuese
të kohës, apo në momente konkretësie, poezia do të jetë e vlefshme për
bashkëkohësit e tij, por jo edhe për gjeneratat dhe vendet e tjera. Për këtë
Lasgushi ikë nga konkretësia dhe poezia e tij bëhet univerzalizuese, dhe me
gjuhën e bukur, formën e përsosur ajo do t’i mbijetojë të gjiha kohërat.
Vallja e Yjeve
Veprën Vallja e Yjeve Lasgush Poradeci e botoi në Rumani (1933) nën
përkujdesjen
Mitrush Kutelit. Poezitë e kësaj vepre sollën një
ndjeshmëri të re në letërsinë shqipe, një kërkim të thellë gjuhësor e formal
dhe një formë të paparë deri atëherë. Vallja e Yjeve ka këtë strukturë
ciklike:
Pra, te vepra poetike Vallja e Yjeve, ai
krijoi një sistem të njënjëshëm poetik. Poezia e tij, për gjuhën e bukur
shqipe, figurën origjinale, formën e re dhe ndjeshmërinë e re është e
papërsëritshme e letërsinë tonë. Ajo
Këng’ e lasht’ e vjershërisë më pëlqeu aq fare pak…
Do t’j-a marr që sot e tutje si bilbil parëverak,
Që nga fund i vetëvetës do të këndoj një mall të ri:
Që në fillim kjo vjershë paraqet kodin poetik të
tij, duke sjellë tek lexuesi mesazhin se poetit nuk i pëlqen më kënga e vjetër,
por do të këndojë këngën e re dhe mallin e ri duke e nxjerrë nga fund i
vetvetes. Poezia Zog’i Qiejve është një këngë për mënyrën e lindjes së poezisë
dhe të ngritjes së saj deri në nivelin suprem të përjetësisë. Poezi e një
rëndësie tjetër është vjersha Naim Frashërit, e cila
E ku shkruhen në kartë
Fjalët e gjuhës së zjarrtë
Këtu, Lasgushi i këndon poetit tonë të madh, atë e
ngrit në piedestalin më të lartë, deri në adhurim të të shenjtit:
Sepse Hije-e shentëruar nër të gjallët sikur t’ishte…
…Sikur të ishte nër të gjallë, Ti, xhuraja dhembshurishte,
Ti rapsod që pranë shqipes dit’ e nat’ i llodhe ballët,
Për punën që bëri ai në lërimin e gjuhën shqipe, të
cilën e pasuroi në veprat e tij. Në të njëjtën kohë ndjen dhembje për
vdekjen e tij, por edhe për njerëzit që sot e basdardojnë gjuhën, “Ndaj
shëmton fjal’e të folur nga padija, nga nakari” këtë gjuhë: “yll’i
vjershërisë! Verb i Perëndisë!”. Kurse frymëzimin që i vjen për të krijuar
poezinë e përshkruan te vjersha Dremit Liqeri:
Në këtë ças perëndimor
Ndaj po më dehen sytë-e mi,
Kuptoj si shpirtin vjershëtor
M’a frymëzon një malli ri.
Pra, shkallët e përshkrimit janë shkallë të njohjes
e të vetënjohjes.
Lasgushi
përveç motivit patriotik, motivit për gjuhën, frymëzimin, ai i këndon edhe
dashurisë, të cilat vjersha janë përmbledhur sidomos në ciklin Vallja e
Yjeve. Dashuria është jo vetëm një emocion, por edhe fuqi themelore
jetësore. Ai e këndon këtë ndjenjë si fuqi tokësore e qiellore. Por, thellësia
e saj vrehet në botën njerëzore kur e dashura këndohet në nivel të bukurisë
trupore e shpirtërore. Këndimi lasgushian i dashurisë shfaqet sidomos në
lirikat personale. Atëherë tingullon i veçantë zëri i tij, figuracioni
origjinal dhe variantet e ndryshme të ndjenjës së thellë. Titujt e këtyre
lirikave; Syr’i fshehur, Vesë dashyrije, Erë trendeline, ç’dëgjoj me sy të
trembur etj. nuk dalin si emërtime, por vetëm si një figurë e zgjedhur.
Kështu titujt e vjershave të dashurisë në të vërtet janë figura, metafora. Të
gjitha këto lirika marrin karakterin e varianteve të një teme, -dashurisë.
Mendime të rëndësishme të Lasgushit janë edhe ato
mbi krijimin psikofizik të botës dhe të jetës të shprehura në poemin filozofik Vallja
e përjetësisë. Motiv ky i bazuar edhe në librat biblik mbi krijimin e
gjithësisë. Sipas Lasgushit, në këtë poemë, krijimi kalon nëpër pesë faza:
Lënda dhe Jeta, Fryma dhe Qëllimi, Ndjenja dhe Njeriu, Njeriu dhe Zoti dhe
Përjetësia. Kjo tregon se Lasgushi në veprën e tij poetike merret me problemet
e ekzistencës së njeriut duke u ngrit në nivelin e poetit mendimtar shqiptar.
Krejt në fund të veprës është vjersha Kur nuk ndjehesh fare mirë përmes
të cilës, pra në formë te vargjeve Lasgushi shpreh mendimet dhe qëndrimin për
thellësinë e kuptimit të poezive të tij, ku thotë se
‘Kujt
s’j-u dhat’i rrahi mentë
Në shtëpi kush nuk u mbyll…
Nuku mund t’a dijë fare,
As që do të ndjejë dot
Ç’pruri kënga mendimtare
Me çdo varg prej pikash lot;
Këtu Poeti jep idenë se për ta kuptuar e shijuar
poezinë e tij njeriu duhet të mbyllet dhe të lexoi shumë, se kjo është
një poezi e re, poezi mendimtare (filozofike) e krijuar me mund të madh,
‘prej pikash lot’.
Ylli figurë qendrore
Për shumë poetë
qielli ka qenë sinonim i hapësirës, i kosmosit. Edhe pse në qiell lëvizin hëna
dhe dielli, ato sikur janë të afërta me njeriun, poetin. Por trup qiellor për
ta pushtuar, apo figurë për poetët e ëndërrimit kosmik ka qenë dhe mbetet ylli.
Këtë figurë e ndeshim me një funksion shumë të ngarkuar poetik në veprën e L.
Poradecit. Ylli i Lasgushit , si figurë qendrore e tij nuk është vetëm një
symbol, në të përmblidhet një kuptim mbi jetën, ndoshta edhe vetë botëkuptimi i
poetit.
Figura e yllit bartet gati në të gjitha ciklet e
veprës Vallja e Yjeve. Duke e interpretuar figurën e yllit në
vallen e tij të hapësirës së paanë, mund të thuhet se poeti don ta humanizojë
kosmosin, hapësirën, njerëzimin. Pra edhe kështu është një figurë e humanizuar
që zë ‘fill me dashuri’, ‘plotë me jetë-e mall të valë’. Ky yll
duke lëvizur në hapësirën e pakufijshme herë është ‘i lum’ e herë është ‘i
mjerë’, i lum (lumtur) është ylli kur është plotë zjarr të dashurisë, e i mjerë
kur i venitet dashuria, kur lodhet në këtë hapësirë të paanë për t’u afruar te
tjetri.
Dashuria, tema themelore
Në
veprën Vallja e Yjeve tema themelore është dashuria, e cila përveç
figurës së yllit plotësohet edhe me fjalët ( simbolet ) si: zjarr, mall, varr,
flakë etj. Dashuria, kjo temë e përjetëshme njerëzore në veprën e Lasgushit
projektohet në dy rrafshe kuptimi; në një anë si ndjenjë humanizuese, si
frymë lëvizëse e jetës, dhe në anën tjetër dashuria si fuqi e afrimit të Trimit
me Vashën ( djalit me vajzën ). Tek tema e dashurisë, por edhe te temat e tjera
Lasgushi përdor figurat e hapësirës ( largësia pakufi ), figurat e kohës pakufi
(përjetësia). Në temën e dashurisë përveç këtyre përdor edhe figurat e
kontrastit:
Dashuri-Heu! Mall I ri!
Dashuri! Këngë e durimit
Ti liri! Ti robëri!
Kontrasti ‘Ti liri| Ti robëri’ nuk përmbledh
figura me kuptime që kundërshtohen, kemi të bëjmë me një shkrirje, me një
figurë që shpreh një situatë.
Pra, dashuria në
poezinë e L. Poradecit këndohet si një varrë që për të mbetur gjallë
përditë e do nga një lëndim të ri, (dashuror). Është një ‘fshehtësi plot
llaftari|plot ëmbëlsi vërerore!’, ndërsa vasha një qenie dhembshurisht e
ëmbël.
Kjo është një temë e përhershme e tij ashtu siç
është krijimi poetik që nuk lidhet me moshën.
Titulli i veprës ka kuptim të dyfisht, “Vargje
të lira” në vështrimin e ndërtimit formal dhe “Vargje të lira” në vështrimin e lirisë
tematike. Ky titull i kodifikua na
Karakteristikë e
Migjenit në këto vargje është shkëputja e vetëdijshme nga trajtat formale
e tematike të poezisë shqipe të kohës. Gati askund nuk duket tema atdhetare ose
kombëtare. E kaluara preket vetëm si reflektim në aktualen, por jo temë e
veçantë. Temë zotëruese e poezisë së tij bëhet tema shoqërore e kohës. Këtu
trajtohen motivet edhe për fëmijërinë virgjine, djalërinë e vullnetit për të
ndryshuar botën (gjendjen), gratë mjerane, burri mjeran dhe motivin
përfundimtar vdekjen. Në ciklin e Kangëve të mjerimit zotëron një frymë
e thellë e pesimizmit dhe një thirrje për kapërcimin e saj. Duke u nisur nga Poema
e mjerimit, që
Edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin
Të tanë jetën e vet derisa të vdesin,
ku përshkruhen me trajta
Me ftyrë të zbeht dhe me sy
Të zëz si jeta e saj
Me buzë të vyshkuna në val
Me plagë në gjoks e stolisur,
Me veshje e me shpirt e grisur
(Baladë qytetse)
Duke paraqitur me shenja shumë reale pamjen e
jashtme të gruas mjerane shihet qart edhe bota shpirtërore e saj, “me veshje
e shpirt të grisur”. Këngët e këtij cikli përmbajnë një ndjeshmëri të
thellë autoriale, që mbrrin deri në shkallën e bashkëvuajtjes në mjerim. Poeti
i lodhur në provën e vet të mjerimit emocional me të humburit krijon një dalje
të re. Kjo dalje është jashtë reales, pra në krijimi i Trajtave të mbinjeriut
në të ardhmen, një qenie symbol me një grusht granit, një sfinks pa zemër e pa
ndjenja, një rrufe që lufton e fiton, " që s’i duen humbjet prore, duen
ngadhnjim", janë poezi të cilat shprehin sado pak një optimizëm.
Përpos temave
shoqërore të kohës, temë që zë një vend të rëndësishëm është edhe tema e
dhembjes personale:
Q’ende s’keni prekun as një zemër të huej
Vetëm unë me ju po kënaqem si fëmija
Unë-djepi I juej; ndoshta vorri I juej.
(Kangët e pakëndueme)
Këto vargje shprehin qart dhembjen e autorit për
vjershat e tij, duke aluduar në vdekje, pasi që ishte shëndetlig dhe vuante nga
smundja e mushkërive (tuberkulozi), e cila ishte e pashërueshme për kohën.
Që po shof fare mirë
Se si nga vuejtja syt’ po më madhohen,
Nëpër ball dhe ftyrë rrudhat po më shtohen
E si buzëqeshja m’asht e hidhun…
Përmbledhja e poezive Vargjet e lira u botua më 1936, po libri u
ndalua nga qarkullimi dhe për të gjallët e autorit nuk ra në duart e lexuesve.
Kjo u arritë tek në vitin 1944, që iu shtuan edhe poezitë e shkruara në
ditët e fundit të jetës së tij, Kangët e fundit. Migjeni krijimtarinë e
tij e kishte filluar si maturant duke botuar ndonjë vjershë apo shkrim të
përshtypjeve të tija mbi veprat e lexuara në revistat e kohes, dhe mund të
thuhet se ishte një zë i veçantë në letrat shqipe. Ai ishte një krijues i
zhytur tërsisht emocionalisht në kohën e vet. Arti i tij, në fakt është një
reagim i