Halit Bogaj: Ahmet Krasniqit
| E marte, 15.12.2009, 09:42 PM |
Halit Bogaj
AHMET KRASNIQIT

Atë ditë zie n’Shqipëri
Ra Ahmeti në pusi
Por nuk dihet kush e vrau
Ish shqiptari apo shkau
2
Por vërtet ishte një krim
Që na mbushi me trishtim
Na u vra një oficer
I shkolluar burrë me nder
3
E vrau nata plot mister
Si ka ngjarë ndër ne shpeshherë
Armiqtë tanë e dinë më mirë
Si e vranë atë martir
4
Por do vijë prapë një ditë
Ai mister për t’u shëndrrit
Asesi nuk do t’lejohet
Gjaku i tij që të harrohet
5
Se e kemi për detyrë
Në atë vrasje për të hyrë
Se e kemi amanet
Që atë krim ta zbulojmë vetë
6
Se Ahmeti ish për ne
Promethe për këtë atdhe
Ish i lidhur fort me tokën
Për të cilën e la kokën
VRANINA
Krisi pushka në Vraninë
Merrej haku për Avdinë
Oso Kuka po luftonte
Shqipërinë atje e mbronte
2
Fort e mbronte Shqipërinë
Ia shtonte madhështinë
Ca çetnikë dhe një Novica
Me shajkaqe me kapica
3
Avdi Hysën djalë të ri
E rrethuan n’befasi
Pa mëshirë atë e vranë
Pa vëlla motrën e lanë
4
Por e mjera kish vajtuar
Një hakmarrs e kish kërkuar
A del kush tha në Shqipni
Që lufton me Mal të Zi?
5
U nis shpejtë Osë baroti
Ndër shumë trima më i zoti
U çudit bota mbarë
Si luftoi një grusht shqiptarë
6
Edhe qielli u përflak
Krejt Vranina u përgjak
Britnin shkie edhe shkina
Dridhej fort edhe Cetina
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.