Demir Krasniqi: Motivi i shantazhimit moral në këngët tona popullore
| E marte, 15.12.2009, 10:55 PM |
Nga folklori ynë:MOTIVI I SHANTAZHIMIT MORAL NË KËNGËT TONA POPULLORENga Demir KRASNIQI Kënga popullore është vet fryma e shpirtit krijues të një populli . Ajo , në mënyrën më besnike dhe në mënyrë kronologjike e përshkruan jetën e njeriut , që nga lindja e tij e deri tek vdekja . Kënga popullore me një virgjëri të natyrshme i ruan gjithmonë në gjirin e saj të gjitha virtytet e jetës, të gjitha të bardhat dhe të zezat që e shoqërojnë njeriun dhe shoqërinë nëpër etapa të ndryshme kohore, duke i kaluar kështu edhe shekujt e historisë së njerëzimit . Folklori muzikor shqiptar është aq i lashtë dhe aq i pasur, sa mendojmë se studiuesit e kësaj shkence oqeanike ende nuk e kanë thënë fjalën e vet sublime. Nuk ka pore të jetës së njeriut që nuk është përfshirë përmes këngës , duke u nisur nga gëzimet, hidhërimet, dështimet, sukseset, vuajtjet, nëpërkëmbjet, varfëritë, sëmundjet, kurbeti, ushtria, luftërat, okupimet, burgjet ,dashuria, martesat, lindjet, vdekjet , motivet e punës, jeta në fshat, jeta në qytet e çka nuk është përfshirë në thesarin e këngëve tona popullore që janë krijuar, kënduar, kultivuar e ruajtur me xhelozi brez pas brezi. Brenda thesarit kaq të pasur të folklorit tonë muzikor , nuk kanë shpëtuar pa zënë vend edhe këngët me motive të shantazhimit moral ndaj femrës shqiptare . Element kryesor për t’ u shantazhuar një femër shqiptare , ka qenë motivi i varfërisë së pa skajshme dhe mungesa e mbrojtjes ligjore nga ana e regjimeve të egra barbare dhe okupatore . Shembulli më i mirë i shanatazhimit moral ndaj femrës shqiptare nga ana e njerëzve të kategorisë më të pasur shoqërore, pa dyshim se është kënga popullore me titull:”Ore mullinxhi”. Kjo këngë i takon një periudhe më të lashtë kohore, kohë kur i vetmi mjet për t’ a siguruar miellin dhe kafshatën e gojës ishte mulliri që bluante drithëra me anë të shtypjes së ujit. Ndonëse , kushtet ekonomike dhe ato gjeografike nuk u jepnin mundësi që të gjithë njerëzit të posedojnë mullinjtë e tyre, atëherë patronët të cilët posedonin mullinj personal , konsideroheshin si pasanikët më të mëdhenj të një rrethi, apo krahine . Pronarët e mullinjve , të cilët populli i quante “mullinxhinj” , jo të gjithë ishin të ndershëm dhe të moralshëm. Ata i shfrytëzonin dhe kushtëzonin në mënyra të ndryshme njerëzit e varfër nevojtar , të cilët mezi e siguronin nga një strajcë me drithë për t’ a bluar dhe për t’ ua siguruar fëmijëve të tyre nga një kafshatë buke, siç thuhej:”sot për nesër”! Njëri nga llojet e këtyre shantazhimeve që i bëhet një femre fshatare e cila në shtëpi kishte vetëm nënën dhe babanë të pa fuqishëm dhe të shtyrë në moshë, të cilët nuk kishin mundësi që të shkonin vet në mulli për t’ a bluar drithin, është shembulli që do të trajtohet në vazhdim përmes vargjeve të kësaj kënge. Një shantazhim i këtillë ndaj një femre të re fshatare, e cila nga varfëria e madhe dhe nga mungesa e vëllezërve në familje, detyrohet që të shkojë vet në mulli për ta bluar një strajcë drithi, është tepër rrëqethëse dhe e dhembshme për fatin e saj. Ky tregim bëhet edhe më i rrëqethshëm , kur kihet para sysh se vajza fshatare, apo malësore , krahas vuajtjeve familjare, varfërisë së madhe, mezi ia del që t’ a sigurojë një strajcë gruri për t’ a bluar dhe për t’ a siguruar një grusht miell gruri për “Natën e Madhe”, që nënkupton festën e “Qirave” dhe për ta shijuar një kafshatë buke të grurit! Por , patroni i quajtur “Mullinxhi”, duke e parë këtë vajzë malësore se është e varfër, e pa krahë, e pa mbrojtur dhe mbi të gjitha: e bukur, e kushtëzon atë me shfrytëzimin moral, si shpërblim për bluarjen e drithit të saj ?! Mullinxhiu i pa turp, i pa moral dhe i pa shpirt , nuk ngopet me kërkesat e tij, ndaj vajzës malësore, duke ia kërkuar çdo pjesë të trupit të saj deri në aktin final të shfrytëzimit total dhe përvetësimit të trupit të saj, si parakusht për bluarjen e drithit të saj! Për më tutje, le të lexojmë me kujdes dhe të analizojmë se çfarë na tregojnë vargjet e kësaj kënge, të cilën para disa dekadash e kemi dëgjuar shumë shpesh edhe përmes valëve të Radio Prishtinës: ORE MULLINXHIVajza:Ore, mullinxhi,Ore, mullinxhi,Synin po ta fali,Sonte Nata e Madhe,Blujma grunin mu .Mullinxhiu: Mejhane , bre,Mejhane, bre,Synin nuk ta due,Gurit s’po i vjen uj-e,Grunin s’ un ta bluj-e .Vajza:Ore, mullinxhi,Ore , mullinxhi,Faqet po t’i fali,Sonte Nata e Madhe,Blujma grunin mu .Mullinxhiu:Mejhane, bre,Mejhane, bre,Faqet nuk t’i due ,Gurit s’po i vjen uj-e,Grunin s’un ta bluj-e .Vajza:Ore, mullinxhi,Ore, mullinxhi,Belin po ta fali,Sonte Nata e Madhe,Blujma grunin mu.Mullinxhiu:Mejhane, bre,Mejhane, bre,Belin nuk ta due ,Gurit s’po i vjen uj-e,Grunin s’un ta bluj-e .Vajza:Ore, mullinxhi,Ore, mullinxhi,Krejt e jotja jam-e,Sonte Nata e Madhe,Blujma grunin mu.Mullinxhiu:Mejhane, bre,Mejhane , bre,Krejt e jemja je,Gurit po i vjen uj-e,Grunin po ta bluj-e. Një variant tjetër i po kësaj kënge , na e përshkruan shantazhimin moral të një vajze të varfër e cila shkon për të bluar drithë në mulli, për të blerë rroba në shitore, për të blerë bukë në furrë, por që të gjithë patronët – shitësit nuk e shërbejnë , duke e kushtëzuar me kërkesa për shfrytëzime morale :Vajza:O, mullinxhi, aman, aman,Ti, o djalë i ri-e,M’ ka çu’ nana, m’ ka çu’ babaPër me blu’ te ti-e !Mullinxhiu:Oj, vash’ e re, aman, aman,Shka po du’ me t’ than-e,Guri nuk ka uj’, aman, aman,Grunin s’ un ta bluj !Vajza:O, dugajxhi, aman, aman,Ti, o djalë i ri-e,M’ ka çu’ nana, m’ ka çu’ babaPër me ble te ti!Dugajxhiu:Oj, vash’ e re, aman, aman,Shka po du me t’ than-e,Tesha t’ bukra, hej, aman, aman,Un’ për ty nuk kam-e !Vajza:O, furraxhi , aman, aman,Ti, o djalë i ri-e,M’ ka çu’ nana, m’ ka çu’ babaBuk’ me ble te ti-e !Furraxhiu:Oj, vash’ e re, aman, aman,Shka po du me t’ than-e,Buk’ të bardh’ , të mirë, aman, aman,Un’ për ty nuk kam-e !MOTIVI I INTERSIT PËRMES LIDHJEVE TË KUMBARIVE NË KËNGËT TONA POPULLORE Varfëria e madhe dhe lakmia për të pa pasurën , shpeshherë i ka shty njerëzit që me dashje të shantazhohen në mënyra të ndryshme , nga ana e shtresave më të pasura shoqërore . Njëra ndër mënyrat më perfide të këtyre shantazhimeve , me qëllime të pasurimit, apo të krijimit të pozicioneve më të avancuara në shoqëri , kanë qenë format e lidhjeve të kumbarive të ndryshme ndër-familjare, të cilat fund e krye e kanë pasur qëllimin e interesave të ngushta dhe përfitimeve të ndryshme . Në shënjestër të lidhjes së këtyre kumbarive kanë qenë kryesisht njerëzit e pasur, njerëzit në pozita të ndryshme zyrtare dhe njerëzit që i kanë pasur gratë e mira. Besimi ndërmjet kumbarive ka qenë aq i madh , sa në shumë raste më tepër i është besuar kumbarës se sa vëllait të lindur prej një barku ! Besimet e këtilla ndërmjet kumbarive janë krijuar me qëllime që të manipulohet më lehtë deri tek kontaktet dhe marrëdhëniet mes dy gjinive të kundërta . Me këto besime mashtruese , është shkuar aq larg, sa kumbara ka pasur të drejtë që të shkojë e ta merr kumbarisën nga dy herë në vit në të parnë nga dy javë ditë, barazi me bijat e shtëpisë ! Një gjë është më se e sigurt , se ata që nuk i kanë pasur gratë e mira për nga bukuria, nuk kanë pasur as shansin më të vogël që të kumbarohen me njerëzit e shtresave më të larta! Kumbaria me njerëzit që kanë pasur pozita të larta në pushtet, është bërë ekskluzivisht për të arritur privilegje në punësim, në pajisje me leje për armë-mbajtje dhe për mbrojtje nga sulmuesit e ndryshëm. Kumbaria me njerëzit e pasur është bërë ekskluzivisht për qëllime të përfitimeve materiale , veshë-mbathjeve dhe pasurive tjera . Edhe kjo dukuri e shantazhimeve të njerëzve të varfër, me qëllime interesash dhe përfitimesh, nuk ka ngelur pa u regjistrua në analet e folklorit tonë muzikor.Njëra prej këngëve më karakteristike të këtij zhanri , është kënga popullore me titull:”Fryni era - pluhun çoj”, e cila për lajtmotiv ka temën e kumbarive me njerëzit e pasur , nga të cilët do të përfitohet në kompletimin e veshmbathjeve për nuset e reja : FRYNI ERA – PLUHUN ÇOJFryni era - pluhun çoj ,Oj syzeza e lalës-o,Na i pluhnoj tasfesat –o,Moj merakja e lalës-o.Tasfesxhinë e kam kumarë,Oj syzeza e lalës-o,Aj na jep tasfesat falë,Oj merakja e lalës-o.Fryni era - pluhun çoj,Oj syzeza e lalës-e,Na i pluhnoj dikollkat –o,Moj merakja e lalës-e.Dikollkxhinë e kam kumarë,Oj syzeza e lalës-o,Aj na jep dikollkat falë,Oj merakja e lalës-o.Fryni era - pluhun çoj,Moj syzeza e lalës-o,Na i pluhnoj mintanat – o,Moj merakja e lalës-o.Mintanxhinë e kam kumarë,Oj syzeza e lalës-o,Aj na i jep mintanat falë,Oj merakja e lalës-o.Fryni era - pluhun çoj,Oj syzeza e lalës-o,Na i pluhnoj dimijat-o,Oj merakja e lalës-o.Dimixhinë e kam kumarë,Oj syzeza e lalës-o,Aj na i jep dimijat falë,Oj merakja e lalës-o.Fryni era - pluhun çoj,Oj syzeza e lalës-o,Na i pluhnoj sandallet – oMoj merakja e lalës-o .Sandallxhinë e kam kumarë,Oj syzeza e lalës-o,Aj na i jep sandallet falë,Moj merakja e lalës-o.
Gjilan, më 15 Dhjetor 2009.
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.