Cikël poetik nga Ismet Tahiraj
| E diele, 13.12.2009, 08:30 PM |
Ismet TAHIRAJ
KUR UJNAJAT NA MARRIN
(vjeshtë 2009)
ju i njehni mirë udhët
tërthorazi hyni në beteja,
andej ku s'është bre mideja.
për të shëmbur koka
në arenat e paqëna,
të pragjeve të sakatosura
ngjyrë more në marrëzi.
dhe dilni ju, do të dëshironi
të thoni:- i pastër si xhami
se vet bëni spirra
pjatave të stërndryshkura,
që moti - i moçëm ,e keni
për hire ,belanë,ungurimën.
e kënaqëni kur ujnajat
të na i përlajnë shpirtërat...
FLOKET MË JANË ZVERDHUR
po hyj udhëve urtë- urtë
po hyj udhëve butë- butë.
që vloj e përvëloj
një kazan katran,
që ndritë lulebliri
i luledredhëzës.
Floket më janë zverdhur .
2.
dhe s' ka kthim prapa
veç udhë tepër e ngushtë
e jetës shpata.
dhe një ditë do të vijë dita
në mesin e kërcellëve
do të më herrinë.
(PS: po i lashë këngëpoezi
lëngë i ëmbël- për mbarësi)
po zverdhën floket
oh ,po që tani..
BORITË
boritë po bien
në të mykurit e veshëve,
ditë për ditë
po rritet
govatë e përsheshit.
aq unshëm jam unë
po aq unshëm mbetët mbreti.
sa tehe thike vezullijnë
e ulkonjat ulërijnë.
ta bëjmi botën zap
të shenjtit kasap....
ESËLL KAFSHIM
(Mitrovicë-veri -2009)
Hasa në parmak të urës çelik
gëlonin rrëshqanorë e zvarranikë.
të dilet ngha ky rreth
dot s'mundja,
ëndërra hante veten
esëll....
të vazhdoja përpara
ishte më shumë së marrëzi
e fare e pa mundurë.
rrëshqanorë rreth meje
me drita verbuese,
e unë i përhumburi.
esëll kafshimin
ma gatunin....
FYTYRA QENQE
qenqe fytyrën
ja kanë vënë.
dhe e mori
një bar ,për dhentë
i tha:- berret e mija
t' ruhën nga armiku
i pa qën-bre.
as bari frymën
mos t'i brenë.
dhe mbi gishta
shajkaçkën ka vënë.
2.
ëndërroi lumturshëm
më fytyrë qenqe,
i lehu hënës
qehre e verdhë
kishte vënë.
e kamxhiku e përmendi.
dhe fytyrë qenqe
angulliu tmërshëm.
ORËN E VET
zgjohej nga shtrati
e shikonte orën.
se shikonte dot orën e vet
exheli vinte
ta mblidhte në sepet.
në mbrëmje
ra nështrat,
jetës ia mati
brrylin e gjatë....
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.