Halit Bogaj: Flamuri dhe Çajupi
| E diele, 13.12.2009, 11:05 AM |
Halit Bogaj

FLAMURI
Mbi shtëpi
Dhe mbi një mur
Lart qëndronte
Një Flamur
2
Një Flamur
Nga historia
Na tregon
Çka është lashtësia
3
Një Flamur
I Skënderbeut
I bën nder
Të madh atdheut
4
Një Flamur
Me shumë kushtrim
Që na thirrte
Për çlirim
5
Një Flamur
Që për çdo ditë
Nëpër shekuj
Bënte dritë
ÇAJUPI
Edhe ai
Në mëgrim
Për atdhe
Kërkoi çlirim
2
Fort e çmonte
Naim Beun
Që këndoi
Për Skënderbeun
3
Fort e donte
Ai lirinë
Çdo të mirë
Për Shqipërinë
4
Dhe kur vdiq
Bardi Naim
Atë e kapi
Një pikëllim
5
Duke thënë
Disa herë
‘’Si Naimi
S’ka të tjerë’’
6
Moj e mjera
Shqipëri
Keq je veshur
Në të zi
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.