Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Naser Aliu: Jeta e tretë

| E diele, 13.12.2009, 01:10 PM |


Naser Aliu

Jeta e tretë


Jeta e parë:

e gjatë
mahnitëse, e trishtë
sfilitëse, e këndshme
shumë e brishtë!


Jeta e dytë,
tepër e shkurtër
Prej këtu, deri atje
Ky kërcim
Kjo urë
Kur fryma del
E nuk kthehet kurrë!


Jeta tretë
Jeta tretë është:

Rekapitullim!

Përimtim e së parës,
shpjegim-përligjje e së dytës!
Dhe, vetëdijesim në të tretën!