Halit Bogaj: Muri i Berlinit
| E merkure, 09.12.2009, 07:48 PM |
Halit Bogaj
MURI I BERLINIT
Me rastin e 10 vjetorit të rënies së tij
Në Berlin ra një mur
Dhe u ngrit një flamur
Ra një mur që dhjetra vjet
E kish ndarë të njejtin shtet
2
Atje ndodhi mrekullia
Që e pa e tërë njerëzia
Dhe sërish u bë bashkimi
Që buronte nga premtimi
3
Që kish dhënë Amerika
Që nuk dinte çka është frika
Prandaj Bushi plot nxitim
E plotësoi atë premtim
4
I bashkoi dy Gjermanitë
Ua solli prapë liritë
Ua solli prapë liritë
Dhe i bëri afërsitë
5
Prandaj sot Gjermania
Fort e di çka është mirësia
Amerikën e uron
Çdo të mirë i dëshiron
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.