Faik Krasniqi: ''Bac u kry''
| E diele, 06.12.2009, 08:55 PM |
''BAC U KRY''Nga Faik Krasniqi Pas
ketij sllogani i cili po shihet dita dites se me te vertete eshte nje
genjeshter e pa menduar mire( ose nje deshire e tyre, por deshirat dhe
endrrat kombetare nuk realizohen kur punohet vetem per perfitime
personale), sepse me ngecjet e Kosoves ne tere aspektet po e turperojne
edhe figuren e BACES, nga ish pjesetaret e UCK-se, nga miqte e Baces,
te gjitha keto te ngjajne si ne libra te ilustruara me ngjyrat bardhe e
zi, si foto e viteve te Komunizmit. Ja sa kemi ece rruges per ta
permbushur vertete amanetin e BACES. Ne Komunat ku udheheq PDK-ja, kemi
investime me te dukshme, por pa as nje peshe per mireqenien ekonomike
sociale te qytetarve, pa dallime se a jane familje te deshmorve apo jo.
Dhjetori ka filluar dhe ende nuk kemi hasur ne probleme me ore te tera
te energjise elektrike, duke pasur parasysh se te ne eshte Feste kur
mbahen zgjedhjet,e sidomos tash qe jane zgjedhjet per balotazh ne 21
Komuna te Kosoves,por Feste tek ne nuk eshte kur jane Festat
kombetare apo fetare qe i kalojm ne erresire, sepse kete muaj do te
ri-fitojne Horrat pushtetin qe po e katandisin Kosoven si nje fole e
krimit organizuar dhe korrupsionit, e duke u zotuar se keto dukuri
negative jane duke u luftuar,e fakt kete e deshmoje ''Rasti
Bllaca'',se si po luftohen dukurite negative ne vendin tone! Keta jane
qe e njollosen rrugen e Baces dhe te gjithe Deshmorve te Luftes se
fundit, keta jane ata qe po njollosin politiken duke pare cdo dite
fakte qe manipulojne me taksat e qytetarve, me donacionet nga jashte
per Kosoven, dhe zedhensat e tyre dalin arsyetojne cdo dite se nuk jane
te verteta ato fakte qe shohim, keta jane ata qe mundohen te na bindin
se e Zeza eshte e Bardhe, dhe nuk duhet diskutuar! Jemi i vetmi vende
ne bote pas Kubes, qe analfabetat ne krye na udheheqin shtetin! E
gezojme nje pavaresi e cila u be pa deshiren e popullit, por populli me
vlera njerezore festoje duke u besuar ketyre qe thone ''BAC U KRY''.
Kemi nje kushtetute ku nuk na prezanton kombesine, thjeshte jemi
qytetar te nje SHTETI, ku ne fakt me ate kushtetute duhet te quhemi
Shtetez. Nuk jane ata qe nuk kane njohuri mbi protokolet qe do na i
servire edhe ne te ardhmen EULEX-i, por, si gjithmone popullit
liridashes dhe pro paqes ja servirin pjeset ku duket kopsht me lule! Te
gjitha keto ndodhin, perderi sa ne Shqiptaret ane e mbane trojeve
shqiptare nuk krijojme Keshillin Kombetar, sepse sikur te kishim nje
keshille, per konsultim para se te nenshkruajme pako e dhurata
antishqiptare nuk do ishim te kanosur siq jemi sot.
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.