Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Shevki Sh. Voca: Vrasja e Kryetarit Kenedi - Atentati i shekullit XX

| E diele, 06.12.2009, 08:50 PM |


VRASJA E KRYETARIT KENEDI - ATENTATI I SHEKULLIT XX

Nga SHEVKI SH. VOCA

Historia e njerëzimit duke filluar qysh nga kohërat më të vjetra, e deri më tani njeh ngjarje të cilat nëpërmes komploteve, tradhëtive apo atentateve, janë mundu që në esence t’i ndërojnë rrjedhat historike. Këto ngjarje ishin të karakterit politik, fetar, social dhe të antagonizmave të tjera.         
Sipas analitikëve dhe njohësve të këtyre rethanave në botë vetëm gjatë shek. XX janë kryer apo ndërmarë mbi shtatëdhjetë atentate. Shumica e këtyre atentateve kishin epilog tragjik, ndonëse kishte edhe raste të cilat nuk pëfundonin tragjikisht. Viktim i këtyre atentateve ishin mbretërit, kryetarët e shteteve, liderët politik e fetarë, ministrat e rangjeve të larta etj.
           Atentate të tilla ndodhën edhe në SHBA, ku gjatë historis së saj ajo humbi katër kryetar. Dy të parët në shekullin e XIX. kurse dy të fundit në shekullin XX.
           Kryetari i parë i SHBA ndaj të cilit u bë atentat ishte Abraham Linkoln, i cili në vitin 1860. u inagurua në postin e kryetarit. Linkolni përsëri u rizgjodh për kryetar por nuk ariti ta kryej  mandatin, sepse në vitin e parë të mandatit të dytë 1865. në te bëri atentat Xhon V. But me qëllim  hakmarrjeje ndaj disfatës së jugut. Buti ishte simpatizues i konfederates.
          I dyti ishte Xhems A. Garfilld i cili në krye të Amerikës erdhë me 1880. Në korrikun e vitit 1881. në te shtiu një ekstravagant i qujtur Sharl Zhito, kurse me 19 shtator kryetari Garfild vdiq nga  pasoja e plagëve të mara.
         I treti  Wiliam Mek Kinley ishte kryetar i njëzetepestë me rradhë në historin e  SHBA. Për kryetar u zgjodh në vitin 1897. Mek Kinlli kishte fillu mandatin e tij të dytë. Kur në shtator të vitit 1901.derisa ishte duke qëndruar në vijën e parë në Ekspozitën Pan Amerikane në Bufallo, ate e qëlloi dy here anarkisti i çmendur Leon Kolgoz. Kryetari Mek Kinli viq tetë ditë më vonë.
        Dhe atentati i katërtë me rradhë u bë ndaj kryetarit Xhon F. Kenedi me rastin e vizitës së tij në Dallas me 22 nëntor 1963. Prej tyre, tre të parët ishin republikan kurse i katërti ishte demokrat
       Xhon F. Kenedi rrjedhë nga një familje e pasur me prejardhje Irlandeze. Familja e Kenedit kishte  traditë politike. Baba i tij Xhozef Kenedi ka qenë ambasador amerikan në Angli dhe ishte përkrahës i madh i politikës Qembërllenit. Kenedi lindi me 29 maj 1917. në Broklin të Masachusets. U shkollua në Universitetin e Harvardit. Gjatë Luftës së Dytë Botërore ai shërbeu në marinë. Me 1943. kur varka e tij u zhyt në ujë nga një destrojer Japonez, Kenedi kishte marrë plagë të rënda , dhe në këtë gjendje  ariti të drejtojë të mbijetuarit, përmes ujit të rezikshëm dhe i shpëtoi jetën.
         Pas kthimit nga lufta , për nji koh shumë të shkurtë punoi si gazetar, pastaj filloi të inkuadrohet në politik, për çka kishte prirje dhe talent. Kështu në vitin 1946. zgjedhet në Dhomën Përfaqsuese të Kongresit, kurse më 1953, në atë të Senatit. Po në këtë vit Kenedi martohet me Zhakllin Bouver. Në vitin 1956.Kenedi nga demokratët u emrua nënpresident, dhe katër vjet më vonë ishte kandidat i parë për kryetar.
        Në luftën zgjedhore presidenciale të vitit 1960. kundërkandidat i tij  ishte Riçard Nikson i cili në fillim ishte shumë më i njohur se Kenedi. Por debatet dhe paraqitjet e tija në ekranet televizive të cilat i ndoçnin me miliona njerëz vënë në pah personalitetin e Kenedit, njohurit e tija të gjëra në politik dhe në përgjithsi. Përveq kësaj Kenedi ishte i ri (kryetari më i ri në historin e SHBA) i pashëm shumë inteligjent, orator, dhe pasanik, posedonte fuqi morale dhe fizike, kishte
një buzëqeshje mbresëdhënse, here, herë ekspononte ndjenja humori, dinte të entuziasmonte nxënës, dhe studentë, gjente fjalët e duhura për të moshuarit etj.                                                                                       

John F. Kennedy
John F. Kennedy
Fitorja e Kenedit ndaj rivalit të tij u arrit me një epërsi minimale të votave. Kenedi nga votuesit kishte marrë 34.221485 vota, kurse prej trupit zgjedhor kishte 303 vota, ndërsa Niksoni fitoi 34.108684vota, kurse nga trupi zgjedhor 219 vota.Përqindja nga numri i tërësishëm i votuesve për Kenedin ishte 49,7%, kurse për Niksonin ishte 49,5%.

           Analistët thonin se ajo që ndihmoi më së shumti për inaugurimin e Kenedit në postin e presidentit të vendit më të fuqishëm në botë ishte plani i tij për zvogëlimin e varfëris dhe diskriminimit racor, si dhe aritja e pozicioneve më të mira në luftë të ftoftë me B.S. Vlenë të ceket se kryetari Kenedi njëherit ishte katoliku i parë që u nominua në krye të Shtëpis së Bardh.
 “Në vitin 1928 Alfred Smith humb në votime për nominim të kryetarit në SHBA vetëm pse ishte i konfesionit katolik”, shkruan historiani anglo-amerikan H. Parks në librin e tij  “Historia e SHBA” botimi i dytë. Fjalimi  inagurues i kryetarit Kenedi paraqiti sugjerimin e tij të pa harueshëm: “Mos kërkoni se çfarë vendi juaj mund të bëjë për  ju, kërkoni se çfarë mund të bëni ju për vendin tuaj.”
           Senatori nga Teksasi, Lindon xhonson u zgjodh nënkryetar. Si udhëheqës i shumicës në senat Xhonsoni kishte kualitete të larta politike, dhe ishte shumë i shkathët. Ai kishte mundësi që në jug ta përforcoj programin e partisë, por liberalët e veriut ishin të zhgënjyer me nominimin e njeriut shikimet e të cilit në problemet ekonomike dhe marrëdhënjet racore dukeshin tejet konzervative.
            Kur demokratët në krye me Kenedin erdhën në pushtet, situata në politikën e brendshme ishte relativisht e qetë. Administrata e Ajzenhauerit shpeshëherë gjendej në shënjestër të kritikës sepse më parë bënte lëshime se sa që zgjidhte problemet e rëndësishme. Situata në marëdhënjet ndërkombëtare, përkundër premtimeve të shumta, bëhej gjithnjë e më e ndërlikuar. Zhvillimi i shteteve të reja dhe fuqia e tyre, si dhe lulëzimi gjithnjë e më i madh i Evropës Perëndimore shpienin andej që as B.S dhe  as SHBA të mos llogarisnin me siguri në udhëheqjen e punëve botërore.
          Në kohën kur Kenedi posa kishte marrë detyrën e kryetarit, në shtyp qarkulloi një shkrim me një titull tejet iritues  “ Kronika e zezë në Shtëpin e Bardhë”, i shkruar nga një astrolog i
njohur amerikan. Në këtë shkrim astrologjik, mes tjerash thuhej: “ Kronika e zezë në Shtëpin e Bardhë është prezente që nga viti 1840.e deri më tani”, SHBA brenda një shekulli çdo njëzetvjet humbi kryetarin pa përfundu mandatin. Prej këtyre, tre kryetar kishin përfundu jetën me atentat kurse dy nga vdekja e natyrshme. Ndaj këtij shkrimi astrologjik kryetari Kenedi u shpreh  me një gjakëftohtësi dhe pa sentimentalizëm, me ç’rast para shumë të pranishmëve me një buzëqeshje karakteristike tha: “Ndaj kësaj mynxyre dhe këtij kobi të zi që e godet Shtëpin e Bardhë unë do të dalë fitues”. Mirëpo siç u bë e ditur më vonë, parashikimi i kryetarit Kenedi nuk u realizu sepse ndodhi që edhe vet ra si viktim i një atentati.

VEPRIMTARIA LEGJISLATIVE        
   
Kryetari Kenedi u angazhua për një regjistër të gjatë reformash, me qëllim që të shpejtohet arritja e standardit më të lartë jetësor, të rritet prodhimi, të përparojë arsimi,  dhe sa më tepër të zgjerohet kujdesi shëndetësor. Ai kujdesej për lagjet e varfëra të qyteteve dhe shfaqte shqetsimin e tij për shkatërimin e pasurive natyrore. Kongresi lejonte mjete të konsideruara për disa nga këto programe, mirëpo nuk ishte i gatshëm t’i kryej ato. Me gjithë popullaritetin personal, Kenedi nuk ishte në gjendje ta bind këtë trup kokëfortë për nevojat e veprimtarisë më të
gjërë legjislative. Andaj urdhëroi që tre resorët kryesorë në pushtet t’i marrin njerëz të njohur kryesisht si përmbarues të aftë e jo si krijues të politikës liberale.Në vendin e ministrit të punëve
të jashtme  emrohet Din Rask, i cili ishte kryetar i korporacionit të Rokfelerit, në detyrën e sekretarit të mbrojtjes vjenë Robert Maknamara , i cili  më parë ishte kryetar i kompanisë automobilistike të Fordit, dhe Dagllas Dillon u emrua si udhëheqës kryesor për qështje financiare, ky më parë ishte bankarier dhe gjatë administratës së kryetarit Ajzenauer  gëzonte  pozita të larta.  
Ndëkaq më i afërti i kryetarit ishte i vëllai, Roberti,minister i drejtësisë, i cili prirjen e vet të jashtëzakonshme politike e vuri në shërbim të administrates.Ndikim të rëndësishëm gjatë veprimtarisë legjislative ka pasur edhe një grup intelektualësh të arsimuar më së shumti në Harvard, këta i gjasonin “trustit të trurëve”të Nju dilit të hershëm. Këta njerëz së bashku me kryetarin, i dhanë administrates së re vulën e vendosmëris dhe subtilitetit intelektual, dhe me freskinë e vet qenësisht dallonin nga para ardhësit imediat. Dukej sikur në tërë shtetin të mbretëronte mirëqenia, shkruante H. Parks autori i librit të cituar më lartë.                Në punët e brendshme ngjarja më dramatike ka qenë në panverën e vitit 1962 kur kryetari Kenedi, i detyroi, kolosët e biznisit të çelikanëve (fabrikat e çelikut) më të mëdhaja të Amerikës të heqin dorë nga ngritja e çmimeve. Marëveshja e aritur për stopimin e ngritjes së çmimeve në zavendësim me rritjen e pagave të punëtorëve kishte marrë kahje të kundërt, pasi që rritjen e pagave të punëtorëve çelikanat e kishin shtyrë. I tërbuar nga ky mashtrim kryetari Kenedi urdhëroi vëllaun e vetë Robert Kenedi i cili ishte në detyrën e prokurorit publik federativ, që të fillojnë hetimet për formimin e çmimeve, dhe u kërcënua se do ta bëjë anulimin e marrëveshjes të cilën e kishte nënshkrur Ministria e mbrojtjes me çelikanët, si dhe do ta njoftoi opinionin amerikan se akti i çelikanëve ishte i pa arësyeshëm dhe i pa përgjegjëshëm. Me këtë rast çelikanet u detyruan që të heqin dorë, cituar sipas Xhim Marz “Të sundosh nga fshehtësia”.
             Duke i shiquar me kujdes akcionet e çelekaneve si një sulm ndaj programeve të tija ekonomike në tërësi, kryetari Kenedi para gazetarëve tha: “Sipas mendimit tim, po të kishte mbetë në fuqi ngritja e çmimeve, atëher jashtëzakonisht kishte qenë vështirë të sigurohet vendosja e masave për ligjet përcjellëse”. Duhet cekur se anëtarët e këshillit drejtues të çelikaneve amerikane, të cilët qysh moti gjenden nën kontrollin e interesave të Morganit, (magnat hebrej) ishin anëtar të CFR-ës për të cilën dot bajmë fjalë më posht dhe, institucioneve tjera me ndikim që vepronin nga hija.
             Mbikëqyrsi dhe kontrolluesi i qarkullimit të parasë në qeverin e Kenedit ishte Xhejms Sakson. Saksoni shpeshë vinte në kundërshtim me Këshillin drejtues të rezervave federative të cilët ishin shumë të fuqishëm, për shkak të dhënjes së autorizimit për deponime nëpër Banka të cilat nuk i takonin rezervave federative. Saksoni gjithashtu vendosi që ato banka mund të nënshkruajnë obligacione shtetërore dhe lokale, me ç,rast u dobsonin bankat shtesë të rezervave federative.
             Masat e fundit kundër rezervave federative kryetari Kenedi i ndëmorri në korrik 1963, kur lejoi shtypjen e më tepër se  katër milliard dollarëve në “obligacione të SHBA-ve”, për Ministrinë e finansave,  dhe, jo për ato të rezervave federative. “Kenedi pa dyshim mendonte se duke iu kthy kushtetutës, e cila parasheh se vetëm Kongresi mund të shtyp dhe rregullon çështjen e parasë, borxhin e madh nacional mund ta zvogloi duke mos iu paguar bankarierëve të Sistemit të rezervave federativ kamatat, të cilët bënin shtypjen e parasë, pastaj ato ua huazonin administrates me kamatë”, vërente nji njohës i teorisë së komplotit.
              Sipas paraqitjeve të ekonomistit të njohur Sejmur Haris, “kryetari Kenedi ishte, kryetari amerikan më i aftë i të gjitha kohërave në fushën ekonomike”. Kjo ishte arësyeja pse ai shumë shpejtë ndërmuer nji varg iniciativash për ngritjen e potencialit njerëzor dhe teknologjik të kombit. “Ai çdo kund, prej investimeve globale deri te tatimet idividuale, mundohej t’i ndëronte ligjet dhe politikën në atë mënyrë që pasuria dhe  kërkimi për profite të mos përfundojë në rrënimin por në krijimin e prosperitetit të vendit”, shkruan, Donald Gibson në librin e tij shumë interesant “Lufta me Vol stritin: dhe mandati i kryetarit Kenedi”.

POLITIKA E JASHTME E KENEDIT

Në politikën e jashtme qëndrimi i Kenedit ka qenë më i vendosur dhe më i pasur me ngjarje. Ndërimet që bëheshin në afarizmin botëror kërkonin jo vetëm metoda të reja por edhe revalorizimin thelbësor të qëllimeve të politikës amerikane.Ekspanzionizmi agresiv i politikës  sovjetike pas Luftës së  Dytë Botërore frenohet me sukses me anë të doktrines së Trumanit, me
planin e Marshalit dhe me politik të përmbajtur.Politika amerikane në Azi ishte më pak e suksesëshme, por zgjerimi i komunizmit ishte i përcjellur me nacionalizëm i cili i rezistonte dominimit sovjetik.  
           Kina komuniste, të cilën amerikanët e konsideronin vetëm si kukull sovjetike, fillon t’i sulmoi sovjetët me fjalë të ashpra duke i konsideruar si tradhtarë të revolucionit.
           Nikita Hrushqovi që udhëhoqi politikën sovjetike prej vitit 1957-1964,gjatë diskutimeve të tija të drejtuara kundër SHBA  nuk i humbte gjasat për të mos fituar dobi ,edhe pse në vjeshtën e vitit 1962. bota u gjend shumë afër një lufte bërthamore me raketa ndërkontinentale gati si asnjiher më parë. Kur në tetorin e vitit 1962 zbulimi ajror amerikan zbuloi praninë e raketave sovjetike në Kubë, kryetari Kenedi muar një qëndrim të prerë dhe kërkoi që raketat sovjetike gjithsesi të kthehen prapa duke e paralajmëruar mundësin e një lufte  atomike. Në përplasjen që pasoi, bota dridhej në prag të një lufte të mundshme bërthamore. Përfundimisht raketat u tërheqën në një marrëveshje, që si kompensim për tërheqjen e raketave nga Kuba, edhe   SHBA-ne u detytuan  t’i largojnë raketat e tyre nga Turqia,( që nuk ishin aq me rëndësi) dhe të obligohen se nuk do ta sulmojnë Kubën. Kjo u quajtë kriza e raketave Kubane dhe ishte një prej shumë krizave kubane të shkaktuara nga dalja e qeverisë së parë komuniste në hemisferën perëndimore, me fitoren e revolucionarëve të Fidel Kastros më 1 janar 1959.
           Në anën tjetër në Evropë muri i Berlinit ishte ngritur si simbol i shëmtuar i luftës. Berlini ishte qendër e konflikteve, meqë rusët shpresonin se do ta përfundojnë ndarjen në zonën lindore dhe perëndimore duke marrë kontrollin në tërë qytetin; por kur Kenedi deklaroi qartë se fuqitë perëndimore nuk do të lejojnë të jenë të përzierë, tensioni gradualisht filloi të pakësohet.  Në mbamendjen e gjeneratave ka mbetur fjalimi i kryetarit Kenedi të mbajtur në Berlinin e ndarë, kur para mijëra gjermanëve perëndimor tha: “ Unë jamë Berlinas”. Me këtë thirje ai shfaqi solidaritetin me qytetin e ndarë.
          Kuba me të cilën që nga viti 1954. qeveriste djathtisti Fulgecio Batisti në vitin 1959. erdhë nën udhëheqjen e prijësit kryengritës Fidel Kastro. SHBA në fillim nuk kishin disponim armiqsor ndaj Kastros.Por gjykimet e Kastros ndaj politikës së SHBA si dhe konfiskimi i pasurisë amerikane së bashku me predikimin e komunizmit dhe me mbytjen apo persekutimin e mijëra kubanezëve, të cilët qenë kundështar të Kastros, gradualisht e detyruan qeverin amerikane që të kërkoi mënyrën e zhdukjes së tij. Një qeveri të tillë kubane amerika nuk e dëshironte në oborrin e saj, andaj Kubës i vurri një embargo tregtare me çka ekonomia kubaneze u damtua mjaftë. Me këtë rastë Kastro u detyrua që në Kubë të vendoset racioni në ushqim, rroba, këpucë dhe sapuna.
          Mirëpo veprimi më flagrant amerikan kundër Kastros ishte ai që ndodhi në prill 1961. në një plazh përballë Bahia Cochinos, kur një forcë prej 1400. të mërguarish pushtues e njohur si brigada 250006. e cila ishte përgaditur nga CIA në Guatemalë dështoi. Fuqia ajrore amerikane e cila kishte premtuar të mbështeste zbarkimin nuk veproi. Mbrojtësit kuban të pëgaditur mirë për
invazion zunë rob1200. vetë, prej të cilëve shumica u likuiduan  ndërsa të tjerët u burgosën. Me këtë rast drejtori i CIA-Alen Dalls humbi vendin e punës. Dallsi pas vrasjes së kryetarit Kenedi shërbeu në Komisionin e Warenit, për këtë komision dot flasim më vonë.
           Problemet me Kubën nuk i kishte kriju kryetari Kenedi, por ai ato i gjeti. Stërvitja nga CIA e të mërguarve kubanë, e cila çoi në invazionin e Gjirit të Derave kishte filluar në kohën e
kryetarit Ajzenauer. SHBA formalisht ndërprenë marrëdhëniet me Kubën 18. ditë mbasi Kastro bëri ceremonin e marrjes së pushtetit.   
           Dihet se kryetari Kenedi angazhohej për një politik paqsore, por përkundër kësaj, atij i arrinin letra anonime dhe këcënuese nga njerëz që nuk e dëshironin. Analistë dhe historian që shkruan libra për rastin e Kenedit theksojnë se qysh në fillim të mandatit të tij  arritën mbi
tetëqind letra kërcënuese, ndërsa deri para vrasjes  numri u ushtua në mbi njëmijë. Për të mbrojtur kryetarin Kenedi nga këta njerëz ndjellakëqinj iu sigurua një mrojtje prej njëqind e shtatëdhjetë
policëve të cilët bënin roje në të gjitha anët e Shtëpis së Bardhë, kurse gjatë  udhëtimeve për sigurimin e tij u caktuan tridhjetë agjent special. .
           Reformat të cilat kryetari Kenedi i bëri në legjislacion nuk u pëlqyen nga ana e biznismenëve të mëdhenj, andaj ata filluan ta akuzojnë, kurse të tjerët e sulmonin për përpjekjet e tij në përmirsimin e gjendjes zezake, edhe pse vetë lëvizja zezake Black Power i akuzonte këto përpjekje si jo adekuate, pastaj komunistët për intervenimin e vitit 1961, në Gjirin e Derrave. Dhe
më vonë kur marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik u përmirsuan djathtistët ekstremë si dhe përkrahësit e tyre e sulmuan kryetarin Kenedi si simpatizues të komunizmit.
           Kur kryetari Kenedi në vitin 1962 paralajmëroi tërheqjen e trupave amerikane nga Vietnami ai ra në konflikt të ashpër me magnatët e mëdhenj hebrej pronarë të fabrikave të materijalit ushtarak të cilët aso kohe kishin profite të mëdhaja nga tregtia me armë. Në Vietnam ishin të përqëndruar mbi pesëqind mijë ushtar, të cilët deri atëher nëpër vijat e zjarrta kishin të humbur rreth pesë mijë helikopter, pastaj numër të madhë të bombave, eksploziv, municion, dhe paisje të tjera luftarake.       
          Kryetari Kenedi me reformat e tija politiko-ekonomike i rezikonte interesat e tyre për profite të më tejme dhe kështu ai ra në konflikt me elitën si në Amerikë ashtu edhe jashtë saj, shkruan Donald Gibson. Kurse historiani H. Parks në lidhje me reformat politike të Kenedit thotë: “kulminacioni i reformave politike të kryetarit Kenedi arriti atëher kur ai pruni vendim për largimin e kamp-ushtrimoreve të emigrantëve Kubanez, të cilët pas operacionit të dështuar në Gjirin e Derrave pëgatitnin edhe një tentim pushtimi në shtetin e Kastros”. Krahas ksaj kryetari Kenedi bëri ndërimin e disa njerëzve kyq në administrat dhe ushtri të cilët më tepër angazheshin për  politikë të konfliktuoze. Kenedi kishte vërejtë se administrata e tij ishte përplot me njerëz të shoqatës së fshehtë të ashtuquajtur CFR.ku me një rast tha: “ Dëshira ime është që këtu të shof fytyra të reja , por ata vazhdimisht mi dërgojnë të njejtit”, sipas Xh. Marz, “Të sundosh…..”.
           Politikën ekonomike të kryetarit Kenedi më së shumti dhe atë publikisht e sulmonin: redaktori i revistës, “Forçen Çarls” Xh. V. Marfi, guvernatori i Nju Jorkut, Nelson Rokfeler, pastaj Dejvid Rokfeler, dhe redaktorët e revistës tjetër “Vol strit gjurnal”. Ndërsa ministri për financa në qeverin e Kenedit, Dagllas Dillon publikisht solidarizohej me Dejvid Rokfelerin në kundërshtimet politike me kryetarin Kenedi. Diloni ishte anëtarë i CFR-ës.
           “Council on foreign relations”ose  CFR ( Këshilli për lidhje të jashtme). Ky këshill u formua  në korrik të vitit 1921 në Nju Jork. Shumica e njerëzve që themeluan këtë këshill ishin emra të njohur të cilët pas përfundimit të luftës Parë Botërore morën pjesë në nënshkrimin e Marrëveshjes së Versajës. Vlenë ti cekim disa. Kolonel Eduard Mendel, Volter Lipman, i cili më vonë u dallua si gazetari më i njohur në Estabilishmentin Liberal, Xhon Foster Dalls, i cili në kohën e kryetarit Ajzenhauer emrohet sekretar shtetëror, vëllau i tij Allen Dalls drejtor i më vonshëm i CIA-së dhe Kristian Herter, i cili e zavendësoi Dallsin në vendin e sekretarit shtetëror. Këshilli në fjalë në fillim financohej nga Xhon Morgan, Bernard Baruh, Pol Varburg, Xhon Rokfeler, Oto Kan dhe Jakob Shift. Të gjithë këta ishin hebrej dhe magnatë e pronarë të firmave dhe kompanive gjigante, cituar sipas Ralf Eperson në “Dora e fshehur- hyrje në historinë e komplotit”.Qëllimi i kësaj organizate, apo, këshilli ishte që të përgatitë një “Qeveri botërore”.
Sipas autorit Eperson, ky këshill në mesin e amerikanëve është thuajse i panjohur. Shkaku kryesor thotë Eperson qëndron në faktin se neni 2 i rregullores së CFR-ës kërkon që mbledhjet e
këtij grupi të jenë tërësisht të mbyllura. Nëse ndonjëri nga anëtarët lëshon publikisht ndonjë informatë  nga mbledhja pa lejen e tyre, atëherë ai menjëherë përjashtohej pa drejtë ankese, përfundon Eperson. Kurse historiani i ndjerë amerikan Geri Alen i cili njihej me shkrime të temave konservative, në librin e fundit të tij “Thuani jo-rendit të ri botëror” ja se çka thotë për
këtë këshill: “Qendra kryesore e CFR-ës gjendet në Nju Jork në një shtëpi shumë elegante por të errët të Herolld Pretit. Lista e saj e anëtarësisë përmban rreth 2.400 emra (1986). Këta paraqesin një top listë të vërtetë në botën e biznesit të madh, të financave të larta, të mjeteve informative si dhe të akademikëve superiorë….Rekrutimet e personelëve kryesorë, veçanërisht për plotësimin e funkcioneve të ndieshme të politikës së jashtme të Rusvelltit, Trumanit, Ajzenhauerit,Kenedit, Xhonsonit, Fordit, Karterit dhe të Reganit ishin nga radhët e CFR-ës, (Geri A. vdiç gjatë mandatit të kryetarit Regan, për ate ky ceket si i fundit SH.V.). CFR-ja në kuptimin e vërtetë të fjalës, shërben si një lloj byroje për inkuadrimin e autoriteteve federale, duke mos marrë parasysh partinë udhëheqëse. Mund të themi se funksioni i tij është si një sektor i ministrisë federale, në përbërjen e së cilës hynë: ministri shtetëror, ministri i mbrojtjes, ministri i tregtisë, ministri i kasafortës shtetëror etj. Në të vërtet në katër deceniet e fundit të gjithë ministrant shtetërorë, apo gati se të gjithë ishin anëtarë të CFR-ës, përfundon Geri Alen.  
            Në kohën e luftës koreane, më 9 dhjetor të vitit 1950 gazeta “Çikago Tribjun” e botoi një akuzë kundër Këshillit e cila edhe sot e kësaj dite është në fuqi: “Anëtarët e Këshillit janë njerëz me ndikim shumë të madh në shoqëri. Ata e shfrytëzojnë fuqinë e pasurisë së tyre, prestigjin e obligimeve të tyre sociale dhe arsimimin që ta udhëheqin atdheun drejt bankrotimit dhe disfatave luftarake. Ata duhet t’i shikojnë duart e tyre. Duart i kanë të përlyera me gjak- me gjak të thatë nga luftërat e kaluara dhe gjak të freskët nga të tashmet”, cituar sipas; N. Nikollov në “Komploi Botëror”. CFR-ën disa e quajnë “Qeveri e padukshme”. Sot këtë këshillë e finansojnë korporata të mëdhaja sikurse: “Gziroks”, “Gjeneral motors”, “Bristol-Mejers Skvib”, “Teksaso” dhe të tjerë, por edhe “Fondi i marshallëve Gjerman”, “Fondacioni Meknajt”, “Fondi i Dilonit”, “Fondacioni i Fordit”, “Fondacioni Endrju V. Melon”, “Fondacioni i vllezërve Rokfeler”, “Fondacioni star”, dhe “Trustet humanitare kishtare”, cituar sipas Xhim M. “ Të sundosh…..”.
 
FËRKIME  POLITIKE  MES  KENEDIT  DHE  BENGURIONIT
 
Në vitin 1957 Izraeli kishte filluar ndërtimin e një centrali nuklear në pjesën veriore të shkretirës Negev në Dimonë. Puna mbahej në fshehtësi të madhe. Ky central në fillim në fshehtësi të madhe furnizohej me uranium nga Franca e Dë Golit. Mirëpo më vonë, kur kryetari francez u informua se reaktorin në Dimonë Izraeli do ta përdorë për qëllime ushtarake, atëher me të vërtet filloi të brengoset. Kështu që në maj të vitit 1960 Dë Goli urdhëroi ministrin e punëve të jashtme që ta njoftojë konsullin izraelit se nuk do të lejonte më dërgimin e uraniumit në Dimonë.
          Pas kësaj Izraeli mbeti në një situatë të vështirë, sepse francezët vendosën embargo në armë dhe ndërprenë dërgimin e uraniumit, por Bengurioni (i cili në vitin 1944 ishte kryetar i organizatës cioniste botërore, kurse prej vitit 1949-1953 ishte kryeministër dhe ministër i mbrojtjes, në këtë vit dha dorëheqje, e që pas dy vitesh me 1955 përsëri vjen në detyrën e kryeministrit dhe ministrit të mbrojtjes ku qëndron deri në gjysmën e vitit 1963 kur tërhiqet nga ekipi udhëheqës i Izraelit dhe me disa bëshkëpuntor formon grupin disident Rafi) ishte  këmbëngulës dhe me çdo kusht dëshironte që Izraeli ta ketë bombën atomike. Me një rast ai deklaroi: “ Nëse paraqitet nevoja ky element duhet madje edhe të klandestohet”. Për ta siguruar
një sasi të  madhe të uraniumit, sa ishte nevoja për funksionimin e centralit, u zotua Meri Arit shefi i posaemëruar i Mossadit (shërbimi informativ i Izraelit, shumë i fuqishëm). Sipas dëshmive të Fransoa Perin-it i cili  konsiderohet si themelues i bombës atomike franceze, Mossadi me akcione piraterie grabiste plutoniumin nga Franca.
           Kryetari Kenedi pjesërisht ishte i informuar me punën në Dimonë, por në nji koh shprehi  dëshirë që të dijë më shumë rreth punimeve të centralit nuklear të Dimonës. Me këtë rast ai bëri disa letërkëmbime me Bengurionin përkitazi me programin për bombën atomike izraelite.Pas disa
letërkëmbimeve Bengurioni kërkonte leje nga Kenedi që ta pranojë në vizitë në Uashington, mirëpo Kenedi gjithnjë ia refuzonte këtë, nga se dyshonte në informatat që i arrinin nga Dimona. Me një rast tha: “Këta izraelitë më gënjejnë vazhdimisht në lidhje me kapacitetin nuklear që posedojnë”, për këtë kishte mbështetje në fjalët e ministrit të punëve të jashtme të SHBA-ve Kristian Herter i cili patë thënë; “Ky reaktor është shumë i madh dhe i tejkalon nevojat e Izraelit që i duhen për prova nukleare”. Kryetari Kenedi nuk u ndal ma kaç, por, vazhdoi me trysnit diplomatike ndaj qeveritarëve izraelitë, duke kërkuar që centrali nuklear në Dimonë të jetë nën mbikëqyrjen ndërkombëtare. Ndërsa Bengurioni këtë propozim të Kenedit e refuzoi kategorikisht. Me këtë rast kryetari Kenedi bëri  një konsulltim me shefin e CIA-së, Mek Kejn, që Bengurionit t’ia dërgojnë një letër me një përmbajtje shumë të ashpër. Mirëpo ndodhi që përgjegjëja e Bengurionit të jetë edhe më e ashpër.  Nga kjo përgjegjëja e ashpër e Bengurionit drejtuar kryetarit Kenedi në mes tjerash thuhet: “Ju lutem, mos m’u përzieni në punët e mia dhe centrali nuklear që kemi filluar të ndërtojmë, gjithsesi do të përfundojë”, cituar sipas; “Yeni Masonik Dyzeni”(Rendi i Ri Masonik) të autorit H. Yahja dhe “Masonluk ve Kapitalizm” (Masoneria dhe Kapitalizmi)- nga grup autor, librat në turqisht i referohen librit “The Sampson Option: Israel, Amerika and the Bomb” shkruar nga  amerikani,  Seymour M. Hersh, SHBA 1993.
           Pas kësaj, kryetari Kenedi në bashkëpunim me shefin e CIA-së, Mek Kejn thuri një plan tjetër, ku vendosi të përgatitet një operacion i përbërë me sërë fluturimesh U-2 me qëllim që t’i fusin agjentët në vendpunime për të vëzhguar më afër ndërtimin e centralit nuklear. Mirëpo ky plan dështoi- ngase njerëzit e Kenedit nuk patën sukses, sepse gjatë tërë kohës përcilleshin prej një distance shumë të afërt nga Mosadi i izraelit. Mosadi për këtë plan ishte informuar, nga udhëheqësit e lobit hebreo-mason të amerikës, agjentët e të cilvet ishin të kyqur çdokund në administratën amerikane.  
           Në planet e administrates amerikane në shitjen e armëve, në mesin e shumë vendeve për këto kërkesa përfshihej edhe Izraeli. Këta kërkonin nga SHBA-ja, blerjen e raketave Hawk të tipit më të ri. Kenedi edhe kësaj here u mundua që të bëjë diç më shumë rreth informimit të centralit nuklear në Dimonë, me ç’rast i’u drejtua qeveritarëve izraelit; “Nëse dëshironi ti keni raketat Hawk të tipit më të ri, duhet t’i mundësohet ardhja e nji komisioni për vizitë në vendin t’uaj që ta shiqojnë centralin nuklear e që pastaj kjo të mbetet nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e një komisioni të përbashkët”. Atëherë Bengurioni u përgjegjë: “ Po, mund të vijë një delegacion i përbërë nga një grup funkcionarësh amerikanë, por kohën e ardhjes unë do t’ua caktoi”. Ndërkohë Bengurioni urdhëroi që të përgatitet një salë e improvizuar, nga e cila kinse vëzhgohej dhe komandohej centrali nuklear. Njëra nga maksimat e Bengurionit ishte: “Së pari të ndërtohet e tek pastaj të bisedohet”  Qëllimi i tërë kësaj ishte që funksionet kryesore të centralit në fjalë të mbesin të fshehta dhe të paraqitet si i pa rëndësishëm. Mirëpo kjo vizitë e paralajmëruar në Dimonë nuk u realizua asnjëherë me gjithë përpjekjet që  i bëri Kenedi.
         Këtë kurs politik në vijën Amerikë-Izrael (lexo, Kenedi-bengurion) qeveritarët izraelit, magnatët hebrenj të tregtisë me armë, pronarët e kompanive gjigante, komiteti i hebrenjve amerikanë me Rokfelerin në krye, që ishte emri më i fuqishëm në mesin etyre, si dhe udhëheqësi i Kongresit të SHBA, hebreu Ribikof, i shikonin me një habi të pa parë deri më tani. Rokfeleri me një rast tha: “Çuditem me sjelljet, qëndrimet dhe vendimet e Kenedit të cilat i ndërmerr në politikë”.
Kurse Ribikofi, udhëheqësi i Kongresit tha: “Kam vërejtur se hebrenjt nuk paraqesin ndonji faktor të rëndësishëm për te”.
           Kryetari Kenedi ishte i vetëdijshëm për politikë cioniste të cilën deri më tani e kishin zbatuar disa nga kryetarët e SHBA-ve para tij . Ndaj hebrenjve gjithnjë kishte qëndrim të matur dhe, në krahasim me kryetarët para tij, ndaj tyre zbatoi një politikë paksa më të ashpër.
Ndaj shteteve arabe udhëhiqte një politikë paqeje, kurse për popullin  palestinez shprehte interesim dhe brengosje. Kjo njiherit ishte hera e parë që kur qeveritarët izraelitë, dhe komiteti
hebreo-mason në krye me kolosët e biznesit amerikanë u ballafaquan me një kryetar, i cili vepronte duke mos i përfillë fare ata, që deri atëherë një gjë e tillë nuk kishte ndodhur.Në lidhje me këtë do të theksojmë një detaj; me një rast, kryetari Kenedi ankohet, “ Ata
që gjenden lart këkuan të kryej një punë, të cilën unë e refuzova, sepse ishte shumë tmeruese”, kurse tri ditë para kësaj duke folur në Universitetin Kolumbia, në mes tjerash thotë: “Zyra e presidentit shfrytzohet për nxitjen e komploteve të cilat do të shkatërronin lirinë e popullit amerikanë, dhe, para se të më skadoj afati presidencial, jam i shtrënguar t’i njoftojë qytetarët për rrezikun që u kanoset”. Dhjetë ditë më vonë kryetari vritet në Dallas.

UDHËTIME PËR FUSHATAT E REJA  PRESIDENCIALE QË PLANIFIKOHEJ
TË MBAHEN NË VITIN E ARDHSHËM

Ishte muaji nëntor i vitit 1963 kur kryetari Kenedi vendosi ta vizitojë Teksasin. Qëllimi i kësaj vizite ishte thjeshtë politik.Njerëzit e sigurimit të kryetarit Kenedi këtë herë u ballafaquan me probleme të posaqme, sepse Teksasi njihej si një vend ku ndodhnin vdekje jo natyrore. Në mesin e demokratëve të Teksasit ekzistonin frakcione të cilat krytari me rastin e vizitës së tij presidenciale mendonte t’i zbusë ato, që në këtë mënyrë t’i përvetësojë teksasasit që të votojnë për të. Grindje fraksioniste kishte midis demokratëve liberalë dhe konservatorëve, të kryesuar nga senatori amerikanë, Ralf Jarnal. Në planet e tija kryetari Kenedi kishte që brenda dy ditësh të vizitojë San Antonion, Hjustonin, Fort Vortin, Dallasin dhe Ostinin. Temat për të cilat do të fliste ishin; paqja, barazia dhe të drejtat sociale.
       Robert Kenedi, vëllau i kryetarit, e këshilloi që njëherë ta shtyj këtë vizitë, ngase kishte disa parandjenja se nuk do të kalojë mire, mirëpo Kenedi nuk e dëgjoi dhe vazhdoi turneun nëpër vendet e parapara. Biografët e Kenedit dhe disa historianë thonë se qysh gjatë qëndrimit të tij në Hjuston i mbërritën katër letra kërcënuese duke paralajmëruar likuidimin e tij. Përveç kësaj kishte edhe kërcënime të llojeve të tjera.
       Pritja në San Antonio dhe Hjuston ishte adhuruese. Në këto qytete nuk priteshin trazira. Ishte Dallasi që shqetësonte më shumë njerëzit që shoqëronin presidentin. Dallasi ishte fole ekstremiste si dhe bastion kundër katolicizmit ku dominonte një armiqësi e hapët. Atje ndodheshin selitë e H. L. Hantit, miliarderit të dhunshëm të naftës dhe të bijve të tij, të cilt e ndanin me te pasurin dhe politikën. Hanti ishte ndoshta zëdhënsi më i njohur dhe sigurisht më i preferuar i të djathtës ekstreme, cituar sipas K. Wilson, “Vrasjet e shekullit”. Me të mbëritur në Dallas u vërejtën grumbuj njerëzish, të cilët ishin nisur për në qendër tregtare të qytetit ku kryetari Kenedi duhej të mbante fjalimin e vet. Në të gjitha anët vëreheshin togje policësh dhe njrëzish tjerë të sigurimit, të cilët ishin ngarkuar me një punë të rëndë dhe më parë jo të përsëritur. Në fillim pritja dukej shumë impozante. Një grup nxënësish brohoriste parullën, “Ne e duam Kenedin”. Kryetari Kenedi dyherë e ndali kolonën pët t’u përshëndetur më për së afërmi- njëherë pët ta zgjatur dorën fëmijëve, të cilët qëndronin pranë rrugës, dhe herën tjetër me një nder të posaqëm të përshëndesë një grup murgjeshash, të cilat gjithashtu solemnisht  kishin dalë në rrugë për ta përshëndetur kryetarin.

Mirëpo i tërë ky ambient aq impozant nuk zgjati shumë. Me të afruar kah Qendra Tregtare e qytetit u dalluan disa grupe njerëzish, të cilët fishkëllonin me një pezm, kurse të një grup tjetër  shifeshin parulla me mbishkrime armiqësore, siç ishte “Ti je tradhtar”. Atë mëngjez një reklamë prej një faqe u botua në “Dallas Morning News” me titull, “ Mirësevjen Kenedi në Dallas”, të pasuar me një numër nëntitujsh ku akuzohej kryetari se ishte  shitur tek komunistët në Kubë, në Amerikën Latine, në Evropë dhe Azi.
           Ishte ora 12,30 kur automjeti në të cilën gjendej Kenedi afrohej pranë një viadukti hekurudhor ku ishte përqëndruar  një grup i madh i punëtorëve. Shërbimi i sigurimit intervenoi për shpërndarjen e atij grupi në mënyrë që të hapet rruga për kalim, por rreziku i vërtet qëndronte mbrapa. Në çastin kur kryetari Kenedi e ngriti dorën për të përshëndetur, u dëgjuan disa krisma të thekshme eksploduese e të njëpasnjishme, me ç’rast u godit  kryetari Kenedi. U dëgjua edhe krisma e dytë dhe kryetari Kenedi përsëri u godit, pastaj pasoi edhe krisma e tretë, porse tani nuk qe i goditur askush. Truprojet intervenuan me vonesë. Njëri prej tyre kërceu në ulsen e fundit për ta mbrojtur zonjën Kenedi nga krisma që do mund të pasonte, ndërsa makina vazhdoi rrugën me një shpejtësi të madhe  drejrtë spitalit “Porkland Memoriall”, duke lënë pas veti një pështjllim të egër. Pas arritjes në spital ekipi mjekësor i përbërë nga ekspertë të mëdhenj të prir nga kirurgu kryesor Mallkollm O Peri dhanë çdo gjë  nga ana e tyre, duke filluar  nga transfuzioni e infuzioni dhe deri te futja e oksigjenit nëpërmes plagës, e cila i vështirsonte frymëmarjen. Por ishte brengosëse trruri, i cili ishte shpërndarë dhe nuk ekzistonte kurrfarë mundësie për intervenim. Gjasat për të mbijetu ishin minimale. Koh pas kohe rrahja e zemrës dhe frymëmarja jepnin shenja të jetës, por pas pak kohe edhe ato pushuan të funksionojnë. Në ora 13 kirrurgu kryesor zyrtarisht e shpalli kryetarin xhon F. Kenedi të vdekur.
         Dëshmitarët e vendit të ngjarjes janë tepër të ndarë lidhur me atë që kanë parë. Nga 266 dëshmitarë të identifikuar, 32 besuan se të shtënat erdhën nga depua e librave shkollorë, 51 vetë dëgjuan të shtëna nga pjesa e ngritur me bari përballë makinës. Disa të tjerë kishin  dëgjuar të shtëna nga të dy anët. Dëshmitarja Jean Hill e njohur si grueja me të kuqë në xhirimin e atentatit gjithmonë ka thënë se ka dëgjuar të shtëna  nga një afërsi dhe jo nga depoja e librit. Jean Hill e cila vdiq para dias vitësh, vrapoi drejtë vendit të afërtë për të parë kush gjuajti, por u ndalua nga policia.
        Ndërsa intervenimi policor që zgjati më pak se dy orë arriti ta privoj nga liria dorasin Li Oswald, të cilin e zbuluan  në një kinema. Mirëpo ky nuk përjetoi gjykimin për këtë krim, ngase pas dy ditë qëndrimi në stacionin lokal policor, atë e nxorën prej aty për ta dërguar në burgun qendror. Nga grupi i njerëzve të tubuar që kishin ardhur ta shohin vrasësin e Kenedit u nda një person i quajtur Xhek Rubi i cili ishte pronarë i disa klubeve të natës. Rubi  shtiu me revole dhe vrau  Osvaldin.
       Lajmi për vrasjen e kryetarit Kenedi e tronditi botën. Forcat ushtarake në tërë SHBA-të u vuan në gjendje gadishmërie. Në Brodue u mbyllën teatrot. Organizata e Kombeve të Bashkuara e shtyu kuvendin kryesor. Bashkimi Sovjetik në shenjë rrespekti ndërpreu programin e rregullt televiziv.
       Ndërkoh kryetari i ri Lindon Xhonson ndjeu një nevojë urgjente për të  kontrolluar gjendjen në vend. Ai një javë pas vrasjes së Kenedit urdhëroi formimin e një komisioni për të zhvilluar hetimet  rreth  këtij atentati. Komisionin në fjalë e përbënin shtatë anëtar, në krye së cilës u emërua  prokurori i gjygjit suprem  Earl Waren. Ky përveç se ishte në funkcione të larta shtetërore, ishte edhe anëtarë i loxhës masone, i shkallës 33, më e larta në kierarkinë masone, me titullin e kryemjeshtrit, cituar sipas; D. Ligue “Fjalori i muratorëve të lire”. Ndërsa gjashhtë të tjerët ishin si vijon:
       Allen Dalls- njëri nga themeluesit e CIA-së, dhe një koh në krye të saj (1953-1961), edhe ky si dhe të tjerët ishte anëtarë i loxhës masone, dhe grupeve të tjera me karakter të shoqatave të fshehta, si CFR-ja dhe Bilderberger. Dallsi kishte lidhje të forta me mafinë, dhe, nëpër operacione
të  ndryshme bëshkpunonte me Mosadin e Izraelit, cituar sipas; “Yeni Masonik Dyzeni? (Rendi i Ri i Masonizmit), H. Yahja.
       Xherald Ford-Republikan ( më vonë u bë kryetar i SHBA-ve 1974-1977), ishte mason i loxhës së Maltes. Në vitin 1963 kalon në shkallën 33 të kryemjeshtrit, njikohsisht ishte edhe
anëtarë i Bilderbergut, cituar sipas ?Yehovanin Ogullari ve Masonllar? (Bijt e jehovës dhe masonët) nga grup autor,
            Xhon Mc Claj-mason, anëtarë i CFR-ës dhe i bilderbergut.
            Hale Bggs-anëtarë i CFR-ës.
            Riçard Russel-mason dhe,
            Xhon Sherman Koper-anëtarë i klubit Rotari (për ndryshe dorë e zgjatur e masoneris).
            Ky komision pas nëntë muaj punë aktive në bashkpunim me nëpunësit e FBI-së, arriti të tuboi rreth 25 mijë biseda dhe 26 fletore me materijale të dëshmuara e që së bashku përbënin 16 vëllime, kurse raporti të cilën komisioni e paraqiti përmbante 888 faqe.
             Konstatimi i komisionit ishte: “Nuk ka argumente për ndonjë komplot, fajtor i vetëm për vrasjen e Kenedit është Li Harvej Osvald një njeri i vetëm i çorientuar”.Mirëpo kësaj deklarate i besuan vetëm dhjetë përqind e popullatës amerikane. Autori i librit “Vrasjet e shekullit”, Kirk Vilson për punën e këtij  komisioni thotë: “Parë në retrospektivë Komisioni Waren krijojë një strukturë që është ndjekur nga pothuajse të gjithë hetuesit e vrasjes që pasuan, përcaktoi një tezë, grumbulloi informacion që mbështet tezën e tij dhe injoroi ose shkatërroi të gjitha dëshmitë që nuk i shërbenin asaj. .. Anëtarët dhe personeli i Komisionit Waren, vazhdon më tutje Wilson, nuk mund të fajësohen plotësisht për këtë pikëpamje. Ata nuk kishin hetues të tyren, ata ishin të detyruar  të mbështeten në informacionin e dhënë nga FBI-ja ose CIA. Të pyetur të tregonin të vërtetën, këto dy agjenci bënë sa mundët për ta fshehur atë”, përfundon Wilson.
            Pas kësaj ngjerjeje që tronditi botën në përgjithsi e sidomos amerikën në veçanti, gazetarët, hulumtuesit e ndryshëm, historian dhe të tjerë u vërsulën në kërkimet e tyre që të hedhin në dritë diç në lidhje me biografin e Li Osvaldit. Për te filluan të shkruhen edhe libra.
             Li Osvaldi i lindur më 18 tetor 1939 në Nju Orleans. Babain e kishte humbur në vegjli. Nëna përsëri i’u kishte martuar, por së shpejti çkurorizohet. Një koh Osvaldi qëndroi në jetimore, por më vonë deri në moshën 17 vjeqare ai ishte pranë nënës. Gjatë kohës sa ishte bashkë me nënën , nuk rrinin në një vend , duke bërë lëvizje prej një qyteti në tjetrën. Disa biograf thonë se si pesëmbëdhjetvjeqar kishte lexuar “Kapitalin” e Marksit dhe ashtu kishte fituar një simpati ndaj komunizmit. Me 24 tetor 1956 Osvaldi regjistrohet në marinën luftarake amerikane. Më vonë në Florid sdudijojë dhe përsosi marinën detare kundër ajrore. Këtu u aftësua në leximin e radarëve  si dhe në kontrolin e komunikacionit ajror, por dhe, si talent që ishte ai njikohsisht vijonte mësime për aftësimin e gjuhës ruse. Ai u dallua edhe si snajperist i mirë. Prej këtu Osvaldi kalon në bazën kundërajrore amerikane në Japoni e më pas dezerton nga ky vend dhe ikë në Moskë.  Sovjetikëve në Moskë i’u ofrn sekrete ushtarake. Aty Osvaldi qëndroi dy vjetë dhe u martua me rusen Marina Nikollaevna. Më vonë kthehet nga Bashkimi Sovjetik dhe shihet me një delegacion në Kubë. Pas një kohe shkon në Meksikë ku takohet me inteligjencën sovjetike, kurse në Dallas takohet me ata të Bellorusisë. Prej këtu kalon në Zvicër dhe regjistrohet në një universitet. As këtu nuk qëndroi gjatë dhe shkoi në Angli. Li Osvaldi i kishte 24 vjet kur e vrau kryetarin Kenedi. Autorë të ndryshëm thonin, është për të çuditur se si të gjitha këto lëvizje të parehatshme të Osvaldit nuk i kishte vërejtë apo regjistru CIA, FBI-ja, KGB-ja apo ndonjë agjenci tjetër informative, ndonëse kishte të tillë që shkruan  se Li Oavaldi ishte një pion në duar të opozitës djathtiste, i mafisë, shërbëtor i CIA-së, dhe i Bashkimit Sovjetik., cituar sipas  “Katastrofat dhe krizat e mëdhaja botërore”, nga grup autor dhe “Suikastlar” (Atentatet), nga autori turk Atilla Akar.
           Drejtori i FBI-së Edgar Huver e dinte se në zyrën e FBI-së në Dallas ekziston një dokument për Osvaldin. Huveri dinte se ai ishte një dezertor i kthyer, i cili kishte pretenduar se ka qenë revolucionar marksist, se ai ishte i rrezikshëm, ai kishte kërcënuar në fakt të hidhte në ajër zyrën e byrosë në Dallas, dhe se ai po punonte në depon e librave shkollorë prej nga dukej mirë rruga ku kalonin makinat, K. W. “Vrasjet e ......”. Huveri kishte bërë ç’mos për t’i kufizuar hetimet e vrasjes për të arritur në konkluzionin se Li Osvaldi ka vepruar vetëm. Huveri nuk e pëlqente Kenedin por ai e urrente sidomos vëllanë e tij Robert Kenedin, i cili si prokuror i përgjithshëm ishte bosi i Huverit. Prokurori i përgjithshëm ishte shumë më agresiv se para ardhësit e tij dhe po ndiqte  një luftë të gjithanshme  kundër krimit të organizuar...
          Drejtori i FBI-së e njihte Kenedin si një njeri që kishte reputacion legjendar, kishte patur një lidhje të fortë me një grua të quajtur Xhudi Kempbell, e cila kishte rënë në shtrat të paktën me dy figura të mafias, Sam Xhiankana dhe Xhon Roselli. Huveri gjithashtu kishte mësuar se të njëjtat figura të mafias ishin përdorur nga CIA në komplotet për të vrarë Fidel Kastron.
           Ndërsa tri decenije më vonë (1994), bashkshortja e të akuzuarit për vrasjen e Kenedit, Li Osvald i cili nuk arriti të gjykohet për këtë vepër, duke i dhënë një deklaratë publicistit A. Xh. Veberman  u shprehë: “Përgjegjëjen për vrasjen e kryetarit Kenedi mund ta gjeni në bankat e rezervave Federale. Këtë mos e nënçmoni. Është gabim që të fajësohej vetëm Xhejms Angelton (nëpunës i CIA-së), sepse ai është vetëm njëri gisht i dorës së njejtë. Njerëzit të cilët bëjnë sigurimin e parasë gjenden mbi CIA-në”. Deklarat mjaftë e ashpër dhe bombastik, dhe e cila në shtypin amerikan të kohës bëri jehonë të madhe, me ç’rast pati reagime të kundërta por edhe anime.
          
DISA FJALË  PËR  XHEK RUBIN VRASËSIN E OSVALDIT
 
Xhek Rubi emri i vërtet i të cilit ishte Jakob Rubeinshtein, rrjedhte nga një familje hebreje të Polonisë të migruar në Amerikë. Lindi në Çikago më 1911. Rubi ishte rritur në një geto të ashpër çifute, pranë me një geto italiane. Të atin e kishte alkoholist kronik, ndërsa nëna ishte e paekuilibruar. Xheku u rrit më tepër rrugëve duke krijuar lidhje të forta me mafinë. Detyra e parë, e njohur e tij ishte shpërndarja e zarfeve për Al Kaponen. Rabi kaloi periudhën e depresionit duke u marrë me kumar (me të madhe luante bixhoz), dhe punonte për grupe dhe banda të njohur si Deiv Miller. Gjatë Luftës së Dytë Botërore Xheku shërbeu në Forcat Ajrore. Prej vitit 1947-1963 Rabi shfrytzonte disa klube të natës në Dallas. Në vitin 1956 ai përmendet në një raport të FBI-së si njeriu i mafias që dha miratimin për një grup narkotikësh për në Dallas. Ai ishte njëri prej njerëzve që pati mundësi të sqaronte shumë për misterjet e Dallasit, por vendosi të mos fliste. Xhek Rabi vdiç në burg  nga kanceri në mëlqi (konstatim i mjekëve) me 3 janar 1967, thonë se gjatë qëndrimit në burg merte doza të mëdha të medikamenteve.
           Kryesuesi i komisionit për hetimet e vrasjes së kryetarit Kenedi, i cili ishte shefi i drejtësisë Earl Waren-i dhe kongresmeni Xherald Ford, shkuan në Dallas për të marrë dëshmin e tij (Rubit) pak mbasi gjyqi i tij përfundoi në mars 1964. Intervista u bë në një dhomë të vogël në Gjykatën e Dallasit në praninë e sherifit Bill Deker , të tre juristëve, tre anëtarëve të Komisionit, një njeriu të Shërbimit Sekret dhe një ndihmësi të Prokurorit të Distriktit.
            Rabi iu kishte drejtuar atyre me këto fjalë: “Zotërinj nëse nuk më çoni  në Uashington, nuk do të nxirni asgjë prej meje”, duke kërkuar që oficerët dhe avokati i tij të largohen nga dhoma. Largohen vetëm oficerët. Atëher Rabi i drejtohet shefit të drejtësisë Warenit; “Unë dua ta them të vërtetën, por,  nuk mund ta them atë këtu”... “E vetmja gjë që dua të them publikisht, nuk mund të thuhet këtu, dhe vazhdon: “Mua më kanë përdorur si kokë turku...unë jamë përdorur për një qëllim”, përfundon Rabi, sipas K. Wilson. Rabi këto i fliste me ndërpremje.  
            Motivi i vrasjes së kryetarit Kenedi, gjatë tërë kohës që nga nëntori i vitit 1963 e deri më tani është një lëndë i supozimeve të mëdha. Por një gjë është e kjart, se kryetari amerikan i një moshe të re për ta vendosur modelin e vetë në politikën amerikane  ndërmori veprime në shumë fronte strategjike, kurse këto veprime nga njera në tjetrën, vinin ndeshë me interesat politike
financiare të qarqeve të fuqishme të cilët e mbanin në duarë strukturën e bregdetit Lindor, vëren Wiliam Engdahl, ekspert për çështje të ekonomisë ndërkombëtare me një specializim  të posaqëm në të gjitha aspektet e politikës ndërkombëtare të naftës dhe energjetikës.
            Gjenerali francez De Gol në librin e vetë “ Memoaret e Shpresës”, në mënyrë speciale  e përshkruan karakterin e kryetarit amerikan Kenedi. Në maj të vitit 1961, kryetari Kenedi viziton
Parisin ku posaqërisht takohet me gjeneralin De Gol. Me këtë rast Kenedi, De Golit i’a kishte shtruar çshtjet e arësyetimeve amerikane për përkrahjen e  Diktaturës së Ngo Diem-it në
Vjetnamin Jugor, si dhe për hapat e parë rreth vendosjes së elementeve të forcave të ekspeditës amerikane nën maskën e ndihmave ekonomike të atij vendi të Azis juglindore. De Goli në kujtimet e veta shkruan: “Kenedi mundohej të më bindëte,  që kjo ndihmë është me rëndësi për ndërtimin e një bedeni kundër zgjerimit Sovjetik në Indokinë, por, unë, në vend se ta përkrahi, për këtë çështj i thashë: “Jeni duke shkuar rrugës së gabuar do ta kuptoni, se intervenimi në atë vend është një ngatërrim i pa fund. Kenedi më dëgjonte me vemendje,  vazhdon De Goli duke theksuar; pata punë me një njeri , vjetët e të cilit me ambiciet e arësyetshme të tija zgjonin shpresa të mëdha.Në momente më dukej se gjendej para fluturimit lart, sikurse ndonjë shpend i madhë...Ai nga ana e tij, me të kthyer në Uashington, me 6 qershor duke i’u drejtuar popullit amerikanë  thotë: “ Për mua Gjenerali De Gol është një këshilltar i urtë për të ardhmen, dhe një udhëheqës i mësimeve të historisë të cilën edhe vetë e ka ndërtuar...Nuk kisha mujt të kem më shumë  besim në asnjë njeri tjetër”, përfundon gjenerali De Gol në librin “Memoaret e Shpresës”. cituar sipas F. Wiliam Engdahl në “Stoljece Rata-anglo-americka naftna politika i novi svjetski poredak”, Zagreb 2000.
           Oliver Stoun regjisor  dhe skenarist i filmave amerikane, i cili më tepër u bë i njohur nga filmi kushtuar vrasjes së kryetarit Kenedi, në të cilën bënë përpjekje që atentatin ndaj kryetarit ta paraqes si një komplot të organizuar, e jo, si një vrasje e rastit pa planifikim, në pytjen e gazetarit të javores franceze “Le Point”, “Se a ishe i befasuar në sulmet që i bëheshin filmit tënd”? Stoun thotë: “Sulmet ndaj filmit tim prej fillimi tek unë provokonin një mundimshmëri, ato sulme vinin  nga. “Uashington Posti”, Çikago tribjun”, “Tajms magazin”dhe të tjerë, dhe është interesant se ato filluan menjëher pasi filloi gjirimi i filmit. Asnjihere nuk ka ndodh që të sulmohet ndonji film sa është ende duke u gjiruar. Ma kanë vodhur skenarin e parë, e kanë fotokopju dhe pastaj u’a kanë dërguar të gjitha gazetave. Kjo me t’vërtet është diçka e pa moralshme. Gazetari i njohur Ben Bredli i cili në kohën e vetë zbuloi aferën Votergejt, nuk i botonte përgjegjëjet e mija, deri sa nuk u kërcënova me gjyq. “Njuzviku” qysh parakohe paralajmëronte për rrezikun e filmit tim, thotë Stoun.
          Interesant është një deklaratë e më vonshme e  Oliver Stounit, kur thotë: “Amerikanët dhe e tërë bota duhet pritur edhe shumë kohë për ndriqimin e së vërtetës (fjala është për atentatin ndaj
Kenedit), sepse çasja në dokumentet zyrtare të cilat nëpër arkiva  gjenden të rradhitura do t’u mundësohet tek në vitin 2029. Përkundër kërkesave  të një numri të senatorëve amerikan, vazhdon Stoun, qeveria amerikane nuk lejon që arkivat të hapen më heret”. Stoun nuk jep skjarime pse e saktëzon vitin 2029 si vit të lejimit të çasjes nëpër dokumenta zyrtare  që në të ardhmen kishin me hedhë pak më tepër dritë rreth rasteve të tilla.  
            Këshilltari i kryetarit Kenedi, Artur Shllezinger i njohur në opinion si historian dhe shkrimtar’ të cilit për librin “Kenedi njëmijëditë në Shtëpin e Bardh” i’u nda për herë të dytë “Çmimi i Pulicerit”,( çmimi më i lartë dhe më prestigjioz  Amerikan dhe botërorë pas asaj Nobel, i cili ipet prej vitit 1917), i pyetur nga gazetarët se çka mendon për filmin  “XHFK”, të Oliver Stounit, ai  përgjigjet: “Pjesa e parë e filmit më pëlqej, dhe shumë fakte historike janë interesante. Komisioni hetues i Warenit, vazhdon Shllezinger, kishte një detyrë mjaftë diskutabile. Megjithatë në tezën politike të filmit nuk besojë”.
            Edhe kritiku Vollter Konkrajt deklaronte se nuk besoi të ketë qenë ndonjë komplot në pytje, sepse ajo më dukej  tepër makijaveliste, megjithatë, historia është me përplot grushtështete, porse as për gjysmën e tyre nuk dihet përfundon Konkrajt.
            Në vitin 1992 Kongresi amerikan formoi një komision special prej pesë anëtarëve detyra e të cilvet ishte që edhe një herë të bëhet verifikimi i të gjitha fakteve rreth vrasjes së kryetarit Kenedi. Kongresi i dha këtij komisioni të drejta maksimale në kontrollimin dhe shfrytzimin e të gjitha dokumenteve zyrtare të cilat disa decenije qenë të paprekura dhe, që gjendeshin në fshehtësi dhe misterje të thella. Kongresi këtë komisionin e formoi si reagim ndaj filmit “XHFK”
të regjisorit Oliver Stoun, i cili siç thamë më lartë vrasjen e Kenedit e paraqet si një fryt i një komploti të madh, por edhe që nga ndjenjat e shumicës së amerikanëve të largohet mendimi se e
vërteta rreth vrasjes së kryetarit Kenedi me qëllim mbahet në fshehtësi. Komisioni Special i Kongresit bazohet në më tepër se 60.000 dokumente, të cilët asgjë nuk vërtetojnë por, as nuk demantojnë nga përfundimet e komisionit të më hershëm të Warenit. “Pos Osvalldit nuk pati tjetër njeri që shtiu në kryetarin Kenedi, nuk u dëgjua ndonjë fëshfërim në bregun me bari, dhe nuk kishte komplot të madh”, këto ishin fjalët përfundimtare të komisionit e cila qe formuar nga Kongresi.
         Në kundërshtim me përfundimet e këtij komisioni vijnë deklaratat e dy mjekëve të cilët kanë bërë autopsinë e Xhon Kenedit, kur  në vitin 1992 pohuan se kryetari është goditë nga dy anë; nga përpara dhe nga pas. Kjo e demanton verzionin zyrtar për vetëm një atentator, dhe me këtë zgjatet misteria e vrasjes, shkruan A. Gajovic në librin kalendarik “Ljudi i dogadjaji koji su obelezili covecanstvo”.
         Dejvid Lifton në librin e titulluar “Dëshmija më e mirë” shkruan: “Trupi i presidentit Kenedi ishte ndryshuar me ndërhyrje kirurgjikale nga koha që u largua nga Dallasi mbasdite dhe deri kur arriti për autopsi në spitalin detar të Bethesdas atë mbrëmje. Qëllimi i ndërhyrjes kirurgjikale vazhdon Liftoni ishte të eliminohej dëshmia e goditjes nga përpara, për të shmangur çdo hetim të mëtejshëm për një komplot të mundshëm”.
        Kurse autori i librave të njohur për vrasjen e Kenedit dhe të Martin Luter Kingut, Xheral Pozner-i, thotë: “Të gjithë ata që mendojnë se vrasja e Kenedit ka të bëjë me ndonjë komplot dhe se në  atentat pos Osvaldit ka shti me armë edhe dikush tjetër mashtrohen, sepse, është e sigurt se ata gabimisht i kanë kuptuar çështjet kyqe”.
       Bari Meklalën në librin e tij “Gjaku paraja dhe forca, si e vrau LBXH, XHFK”, pohon se nënkryetari i atëhershëm e më vonë kryetari Lindon Xhonson është përgjegjës për vrasjen e Kenedit. Ish-këshilltari i Xhonsonit, Meklelen e akuzon këshilltarin nga Teksasi të Xhonsonit Eduard Klarkun të ketë organizuar vrasjen e Kenedit pasi që Xhonson u ballafaqua me disfatën politike. Duke u ndërlidhur me akuzën e sipërm duhet cekur se Xhonsoni vetëm katër ditë pas vrasjes së Kenedit në Dallas e anuloi memorandumin e Këshillit për siguri kombëtare të vitit 1963, në të cilën si e para kërkohej tërheqja e këshilltarëve amerikan nga Vjetnami, dhe në vend të saj u nënshkrua memorandumi i ri.  
        Hetuesi i rastit të Kenedit, Xhim Garison tri herë doli para gjyqtarëve që t’i paraqes dëshmit e veta, por, ai vazhdimisht ballafaqohej me refrenin: “Largohuni , dosja juaj..” Garisoni ngritë padi kundër Riçard Helmsit, dhe Alen Berza-s(që të dy ish drejtor të CIA-së), por e gjitha ishte e kotë. Xhim Garison më vonë shkroi librin me titull “Vrasësi në rrugë”, në të cilën drejtëpërdrejt e akuzon CIA-në për vrasjen e Kenedit.
        Me këtë rast interesant është të përmendet edhe italijani Liço Xheli. Xheli ishte kryemjeshtër i loxhës masone italijane P2(propaganda 2).Loxha P2 formohet në vitin 1877. Themelues i kësaj loxhe ka qenë Adriano Lemi, më vonë bëhet kryemjeshtër. Liço Xheli ishte mason me ndikim. Ai muerrë pjesë në inaugurimin e dy kryetarëve amerikan, të Xhimi Karterit dhe Ronald Reganit, cituar sipas Z. Neneziç “Masonerija u Jugoslaviji-1764-1980”, dhe M. Popovski “Tajanstveni svet masona”, por nuk mbeten të panjohur edhe kontaktet e veçanta të tija që i pati me kryetarin
amerikanë të më hershëm Xherald Ford dhe më vonë me Bushin plak. Liço Xheli në nji intervist dhënë gazetës Italijane “La Domenika del Corriere”, në pytjen direkte të gazetarit a është mbytur
Kenedi nga masoneria, Xheli përgjigjet: “Unë këtë nuk kisha me thënë, pa marrë parasysh se kryetari Kenedi me fe katolike ishte anëtarë i rendit <Kalorësit Kolumbian>, sekt e cila  gjatë betimeve të tyre nxisin luftë kundër masonerisë dhe hebrenjëve”, cituar sipas Ivan Muzhiç “Masonstvo u Hrvata”.  
         Kurse Jirgen Houltourf (Gjermanez) i cili pohon për vete se është anëtarë i një loxhe të masonerisë, në librin e vet të titulluar “Vëllazëria e heshjes-loxhat, lexhendat dhe e vërteta e muratorëve të lirë” (emërtim i popullarizuar për masoneri), për rendin “Kalorësit Kolumbian”,  thotë: “Rendi  është themelu në vitin 1882 në Hartford (SHBA). Këtë rend e formon një prift me qëllim që t’i pengojë pjesëtarët e fesë katolike të anëtarsohen në rradhët e masonerisë. Këta gjatë Luftës Parë Botërore ishin, aktiv dhe të organizuar në linjën e frontit rreth ushtarëve katolikë amerikanë”.
        Me këtë rast është e pashmangshme të vuhet në pah një detaj e kohës kur Bill Klinton u nominua për kryetar të SHBA-ne, ai  me atë rast ndihmës të prokurorit publik shtetëror në Ministrin e Drejtësisë e emëron mikun dhe partnerin e vetë të golfit Vebster Habell-in. Ky më vonë boton librin e tij të memoareve me titull “Miqët në funkcione të larta”, Habell na paraqet në libër një detaj me ç’rast atij iu kishte drejtuar kryetari Klinton me këto fjalë: “Vebe...nëse të  emëroi për  ministër të drejtësisë, dua që të gjejsh përgjegjëje në dy pytje. E para kush e ka mbyt XH.F.Kenedin, dhe e dyta, a ekzistojnë pjatat e padukshme fluturuese (UFO-t)”! Kryetari ishte tepër serioz shkruan Vebsteri. U mundova që të gjejë përgjegjëjen e këtyre dy pytjeve, por me zbulimet e mija nuk isha i kënaqur, përfundon Habelli.  Kryetari dhe emëruesi i tij në Ministrinë e drejtësisë, nuk arritën të gjejnë përgjegjëjen e kërkuar. Atëherë kush në të vërtet vendosë, thotë Xhim Marz njëri prej penave të mëdha të shtypit amerikan.  
         Megjithatë, me ardhjen e mileniumit të ri tema e konspiracionit është prezente në gjitha aspektet e jetës amerikane, duke filluar nga shkrimet nëpër libra, në TV, filma, e deri te politika.
        Sidoqoftë, është e padiskutueshme se atentati ndaj kryetarit Xhon Fitcherand Kenedi është atentati më misterioz i shekullit XX. Si një histori që mbeti mister, kjo vrasje është më prefektja në histori.Çdo teori ka një boshllëk, dhe çdo boshllëk mund të çojë në një teori tjetër, thotë K. Wilson.