| E diele, 06.12.2009, 08:56 PM |
ALEN DELON/1935-
Nga Halit Bogaj
Edhe jeta e këtij aktori të madh ishte e mbushur
përplot peripeci të ndryshme.Qysh në moshën 5 vjeçare kishte përjetuar ndarjen
e prindërve duke u rritur në brenga të mëdha dhe në dëshirë të papërmbajtur për
t’i pasur ata pranë vetes.
Aktori i ardhshëm qysh në rininë e tij të hershme merrej
me sport, boks dhe me ngarjen e motoçikletave i cili në njëfarë mënyre ishte një
Xhejms Din francez.
Pas shërbimit ushtarak në Indokinë, vendoset në një
kuart të Parisit bashkë me një shok të tij, duke marrë një dhomë me
qera.Punonte parreshtur punë të ndryshme, duke qenë shpërndarës gazetash dhe
kamarier.Bukuria e tij e rrallë mashkullore premtonte se Delon do të bëhej një
njeri i madh, por kujt do t’i shkonte mendja se ai do të përfundonte si aktor i
shquar i filmit.Në këtë drejtim atij i buzëqesh fati nga producenti
amerikan Gari Vilson i cili Alen Delonit ia ofron një kontratë shtatëvjeçare që
ai të luante në Holivud.Gari ishte”gjahtar talentësh”, por nga Deloni kërkonte
që ai ta mësonte anglishten në një afat brenda tre muajve.
Duke e kuptuar një ndodhi të tillë, regjisori freng Iv
Alegre e angazhon Delonin në një film të tij”Kur gruaja pengon”, duke
ia hapur rrugët e sigurta edhe për krijime të tjera kinematografike franceze,
me ç’rast Delon nuk shkon fare në Amerikë, por mbetet për të krijuar në atdheun
e tij të dashur.
Atë e donte bota femërore dhe kishte dashuri të
shumta.Në fillim ishte i dhënë pas bukuroshes së re dhe të talentuar Romi
Shnajder, e cila aso kohe ishte e lidhur me të riun gjerman Horst Buholc i
cili me Romin kishte luajtur në filmin e shkëlqyer”Mon Pti”/Voglushi im/,
duke arritur sukses jashtëzakonisht të madh.Alain Delon
Pra, në vitin 1958 bukuroshja gjermane Rozmari Albah
Reht, më vonë Romi Shnajder, dashurohet marrëzisht në bukuroshin Alen
Delon me të cilin luajnë në filmin”Kristina”, me ç’rast bëhet
shumë e popullarizuar në Evropë dhe gjetiu.Ishte interesant të theksohej
se asnjëri prej tyre nuk e dinte gjuhën e tjetrit , përveç fjalisë”Ih
libe dih”.Të dehur me bukurinë reciproke, ata e morën një banesë në
qendër të Parisit për të jetuar së bashhku.
Në ndërkohë Delon shkon në Itali për të bërë karierë,
kurse Romi vuante për të në Francë.Aktori i talentuar mbetet në Itali pesë
vite të tëra dhe fillimisht luan në filmin “Leopardi” i Lukino
Viskolontit në të cilin aktrojnë edhe diva italiane Klaudia Kardinale dhe
i madhi Bert Llankaster.Deri atëherë Delon kishte shkëlqyer edhe në filmin
tjetër të Viskontit”Roko dhe vëllezërit e tij”, duke krijuar një
rol të paharruar në historinë e artit të shtatë, ashtu si edhe Klaudia
Kardinale, por prapa tyre nuk mbetën as Renato Salvatore, Ani Zhirardo
dhe Nino Kastelnuovo/protagonistët kryesorë të filmit të përmendur/.
Në atë kohë Delon ishte magjepsur pas Natali
Bartolemjusë, më vonë Natali Delon me të cilën do t’i lindë fëmija Entoni, i
cili sot është një aktor i popullarizuar francez, natyrisht duke iu falenderuar
edhe emrit të famshëm të babait të vetë.
Jeta e tij ishte e mbushur përplot aventura, ku më vonë
për 15 vjet ai jetoi edhe me aktoren e shquar Mirej Dark.
Delon përveç të birit Entonit ka edhe dy fëmijë të
tjerë/një vajzë-Anushka dhe një djalë- Alen Fabiani// me gruanë e tij të fundit
Rozelinën e cila ndahet prej tij në vitin 1997.Thuhej e shkruhej se Delon
ishte shumë i papërshtatshëm për të jetuar me gratë e veta, ashtu si edhe
Brando në Amerikë i cili nuk mund të jetonte me asnjë femër.
Edhe këta dy fëmijë mbesin me Alenin, ashtu si edhe
djali Entoni që jetonte me të jatin.
Gjatë karierës së tij të begatshme Delon aktroi në
një varg filmash ndër të cilët duhet dalluar:”Leopardi,Kristina’Roko dhe
vëllezërit e tij, Qeni, Dashuritë e zgjedhura, Dashur-
Ria në det, Meloditë e nëntokës, Tulipani i zi, Kafazi i
dashurisë, A po digjet Parisi, Av-
Nturierët, Samiraji, Vajza në motoçikletë, Lamtumirë
mik, Pishina, Klani Sicilian, Borsa-
Lino, Qarku i kuq, Na ishte njëherë një piolic, Dy
njerëz nga qyteti, Vejusha Cuder, Dielli i kuq, Polici, Shkorpioni, Gjyqtari
hetues,Toni Arzenta, Cigani/Le Gitan/,Borsalino dhe kompania, Zoro, Rrëfimet e
policit, Si një bumerang, Zotëri Klajni, Gangsteri, Armogedoni, Vdekja e
njeriut të korruptuar, Beteja, Një dashuri e Svanit, Historia jonë, Kthimi i
Kazanovës, Një krim, Njëmijë e një net të Simon Sinemasë, Dita dhe nata, Një
shans për të dy ,Aktorët, Fabi Montale, Frank Riva, Leoni dhe Instinktet e
vdekjes.