Albert Zholi: Psherëtima dhe e qeshura e Fanit
| E shtune, 05.12.2009, 01:48 AM |
PSHERËTIMA DHE E QESHURA E FANIT Albert Zholi (Athine 1997) “ Do Zoti e bëhet Shqipëria se ngelëm me trastë krahut ...” Kështu më thoshte Fani sa herë që e takoja. Pastaj niste nga bisedat për politikën e politikanët, ku kishte mbushur një torbë me barcaleta nga ato që tregonion shqiptarët në cdo sahat të ditës ... Por në atë bisedë na hodhi dhjetë vjet të shkuar: DY VJET PA GJUMË… -Eh ,-psherëtiu Fani duke fërkuar mjekrën.- C’pate ? – i them.-C’të kem, deri dje trembeshim ne nga të huajt, tani tremben ata nga ne.-S’të kuptoj .-C’të kuptosh, ju gazetarët doni t’i themi fjalët si doni ju .Ja, më 1987-tën, në verë, kisha lënë një takim me një mikun tim në turizmin e qytetit të Sarandës. Pa pritur, para këmbëve të mia,ndalon një autobuz me turistë. Nga të folurit ishin grekë. Turistë me pikatore në atë kohë...Ata morën plackat e u ngjitën shkallëve. Në fund mbeti një burrë plak mbi të 65-tat. Para këmbëve kishte një goxha valixhe sa një veturë...Bëri dy herë ta ngrinte, por... valixhja nuk lëvizi, ndërsa ai gati u shtrembërua, sa të rrëzohej,e pashë që për të, aty edhe dhjetë vjet do të rrinte plaku, dhe valixhja me rrota.... Pa i thënë gjë, ngrita valixhen dhe ngjita shkallët. Ia lashë para derës së ashensorit. Kur do të ikja, sigurisht pa ehapur gojën, si të isha memec, plaku më zgjati dorën miqësisht. “Efhariristo”, më tha plaku e në dorë më lëshoi një monedhë letre...E pashë, ishte një mijë dhrami. U sula tek ashensori, por dera u mbyll . “Bobo c’më gjeti !”thashë me vete dhe pashë rreth e rrotull mos ma kish ngjitur ndonjëri damkën. Dora pa më pyetur mua e kish fshehur në xhep mijëshen. Ashtu i djerësitur mora udhën e shtëpisë. Udhës mallkoja plakun dhe veten. S’dija c’të bëja me dhramitë. Ti hidhja ? Më dukej vetja vec frikacak dhe i cmendur...Pastaj c’bëra ? I fsheha në një kuti nga ato të bojës së këpucëve dhe i vura poshtë kutisë së ujit në kafazin e pëllumbave...Mbi dy vjet aty mbetën dhe unë me frikë se mos ndonjë natë na vinin ata të sigurimit dhe për një mijë dhrami më e pakta ishte 1000 ditë burg...Kështu derisa “ socializmi” shqiptar na dha lamtumirën...
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.