Kalosh Çeliku: Unë puno për popull e ai për gra
| E diele, 06.12.2009, 01:04 AM |
KALOSH ÇELIKUUNË PUNO PËR POPULL E AI PUNO PËR GRA Gjatë Manifestimit kulturor tradicional ndërkombëtar: TAKIME NËN RRAP, në Shkup, pasmesnate u ndanë edhe çmimet letrare për poezi më të bukur erotike lexuar gjatë dy netëve. Dhe, me intervenim të kryetarit të LSHSHM - së, papritur juria si poezi më të bukur e shpalli poezinë e Xhaxhit Kuqezi. Duartrokitjet jehuan në sallë. Xhaxhi Kuqezi duke u fry si bibani, doli ta marrë çmimin:- Këtë çmim ma ka dhënë armiku im më i madh. Nuk e di, a ta marrë apo të mos e marrë.- Jo, mos e merr! Ndërhyri Kalosh Çeliku duke ditur se në zarf ka vetëm dhjetë euro. Ktheje prapë!...- Megjithatë, do ta marrë. Unë 30 vjet përpiqem ta shti në Lëvizje… Unë puno për popull, e ai puno për gra…PAJTIMI ME FATIN Një “patriot” melez e ngacmoi në rrugë shkrimtarin rebel, Kalosh Çeliku: - Vite me radhë nuk të shoh as në xhami e as nëpër tubime politike. E sa di unë, dajtë e nënës i ke doktora të teologjisë, që e kanë kryer shkollimin në Kajro. Nga stërgjyshi, bektashi, bashkëluftëtar i Dervish Carës… Babai - ballist… E vërtetë, iu përgjegjë shkrimtari. U përpoqa të hyj në xhami, por kur i pash para këmbëve të hoxhës se si i luteshin Zotit: vjedhësit, kriminelët dhe spiunët, ika jashtë nga sytë këmbët. Vend nuk gjeta edhe te partitë politike shqiptare, para meje i kishin marrë librezat “patriotët”, melezët, spiunët dhe rrospitë meshkuj… Dhe, vendosa të pajtohem me fatin, ngrej dolli nën Rrap. Në një degë ta varë armën, nën hije ta lidh Gjokun pullali… Dhe, ta pres Miken me dy shtamba ver?… IDILA POLITIKE Një mik i tij shkrimtarit “problematik”, Kalosh Çelikut i tha: -Çudi, ty nuk të do asnjë Qeveri!... Asnjë parti politike… - Punemadhe. U përgjigjë shkrimtari. Megjithatë, unë jam më i lumtur se ata “patriotë”. Më do poezia, vera. Dhe, gratë… LUKIANI DHE ÇELIKULukiani: me rastin e varrimit, bëhet një ndarje sipas zakoneve të popujve të ndryshëm: greku e djeg të vdekurin, persiani e kall në dhe, indiani e mbulon me një tis të tejdukshëm, shiti e ha, egjiptiani e than.Çeliku: E çka i bënë shqiptari?! E vajton mbi kokë. E futë në varr. Dhe, gjithë jetën i këndon me çifteli, e thërret t? çohet nga varri, ta shpëtojë nga robëria… NAIM FRASHËRI DHE KALOSH ÇELIKUNaim Frashëri:Do të shkrihem të venitem, si kandili kur s’ka vaj; Balt’ e pluhur do të bëhem,të më shkel’një këmb’ e saj;E të prehemduke puthurAtë këmbë pasandaj…Kalosh Çeliku:Durim më s’kam. Haj moj jetë, hajTy të rroftë “ Bagëti e bujqësia “!Përderisa ty të shkelë këmbë e sajMua më shkelë Kurvë Partia…
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.