Përparim Hysi: Gjykatësi
| E shtune, 05.12.2009, 06:23 PM |
GjykatësiTregim"Kadiut,po t'i ftesh paranë,Ters e vërtit sherjanë..."Hasan Zyko KamberiNga Përparim HysiKëtë ngjarje që sot po e sjell për ju,e mësovakrejt rastësisht.Sado që ndodhia është e kohës së Mbretërisë sëZogut I-rë,unë,me që të dy aktorët e kësaj ndodhie i njohapo,rastësisht,pata një mbresë që nuk mund ta mbaj vetëm për vete.Aq mëtepër që në qendër të ndodhisë është një gjykatës,po e sjell pa bërëas analogji dhe as përgjithësim.Veç për një gjë çuditem:fjalët që kathënë një nga bejtexhinjtë më popullor për drejtësinë,edhe sot pasdyqind e ca vjetësh,sikur e ruajnë aktualitetin.Pse është kështu,ndajdhe po e sjell. * * * Kisha shkuar për një vizitë tek disa të afërm në qytetin B...Izoti i shtëpisë,i moshuar aso kohe,më priu për tek turizmi iqytetit.Mua për një ekspres dhe ai,si qejfli,i kafesë së "bardhë".Hymëdhe ndërsa unë poprisja ekspresin,kamarieri,duke ia ditur "huqet" teafërmit tim,ia solli atë kafenë e "bardhë".E ke nga ajo,e Skraparit,-i tha.I afërmi im qe i njohur si nejri i shpotive dhe ia priti flakëpër flakë kamarierit:-Dëgjo,or djali i babait,dy gjëra nuk duhet tëndërroj njeriu:pijen dhe gruan.Qesha unë,kamarieri dhe më tej kushdëgjoi.Se këta pleqtë s'para pyesin për nome:edhe klubin e qujanë sinë shtëpi.Bërtit në shtëpi,bërtit dhe në klub.Por në Shqipëri janëmësuar me këto "adete" dhe s'para e bën kush qejfin qeder.Ndërsa mikuim i moshuar,e gjerbi"kafenë e bardhë",pashë që lëpiu buzën sikur dot'i vinte notën:qe apo jo nga ajo e Skraparit.E,- i thashë,-si duket?Ikanë hedhur "vapemë"* siç bëje ti dikur atje,në fshat për ta ëmbëlsurbërsinë.Oh,- m'u përgjijg tërë qejf:shkoi e vate "vapema",po e mirëështë sa të ngrohë gjakun.Duke u marrë me këto muhabete,pamë që nëklub të hyjë,një i moshuar me "republikë",me kollare dhe veshur pakmë"shik" se sa miku im.Ky,miku im,qe pak si skiç dhe nuk vuri re tëporsaradhurin,po,kur ia rroku syu,dëgjova t'i thotë:-Urdhëro,"kadiefendi",urdhëro se e di se si është: si ato të asaj kohe.Ëhë,-tha iporsaradhuri,-shkoi e vdiq ajo kohë,Beqir-aga.Natyrisht,unë u çuditame këto replika kaq të"ashpëra",se ishin pak shaka me zarar.Sa përmikun tim,e dija që krahët i kish të shëndoshë(djalin e kish prokurortë rrethit),por për këtë"kadi efendinë",nuk dija gë.Po si mund tëdija,kur për vete qeshë mik dhe kalimthi aty.U ul dhe i afërmiim,tregoi se qeshë mik i tij,me profesion mësues dhe aq.Për mikun që uul me ne,tha: ka qenë kryetar i gjykatës në atë kohën eMbretërisë.Edhe ky,"kadiefendiu",piu veç"kafe të bardhë",nga ajo,eSkraparit.Vet,kadiu(kështu po e quaj),qe gjirokastirt dhe mbetur atynë qytetin B...Qe në pension dhe i biri(se një djalë paskësh),kishqenë lidhur me partinë,dhe ,si i ati,mbas lufte,u gë gjykatës.Kot nukthonë që pema nën pemë bie.Nuk qëndruam shumë tek klubi dhe u ndamëdhe me "kadi efendinë". Kur sosëm në shtëpinë e mikut tim,i them:-Ore xhaMevlan,more po ç'm'i kishit ato hidh e prit:jo kadi efendi,joBeqir-aga.Ëhë, dhe, tek qeshte, miku im zuri të rrëfehet: Me "kadiefendinë" a gjykatësin kemi njohje të moçme.Atëherë kishbërë emër jo vetëm si njohës i mirë i ligjeve,por dhe i rrept.Kurrënuk futesh në klub me njeri tjetër veç o me komandatin exhadarmërisë(flas për kohën e Mbretërisë,domosdo),o me atë kryetarin eprefekturës a bashkisë.Me njeri tjetër,mezalla.Mirëpo aty nga viti1935 në B... ndodhi një ngjarje e bujshme.Jo brënda në qytet,po nëfshatrat për reth.Ti ke dëgjuar për fshatin Malas.Tunda kokën sishënjë pohuese.E,ja,atje,në Malas.Kamber Malasi,i biri Meçanit,qepronar i madh dërstilash.Kish kamje.Kamje si trashgim,por merte dhepak përpjekur,ky,Kamberi.Se paraja,ore nipçe, ka vërtet fuqi tëçuditshme.Aq fuqi ka sa të dehë.Të merr mëndjen.Ashtu siç ta merpija.E keqa është se paraja të dehë pa pirë.E,pse ta zgjat:Kamberi ingopur me kamje,i kish hipur kalit pak së prapthi.Një e dy dhe e kishsherrin mu në majë të hundës.Dhe një ditë prej ditësh,kot së koti,teku grind me fjalë me dikë,tak nxjerr kobure dhe e vret.Berihaj erdhi mëpërpara se të fshihej.Dhe,sakaq,or të keqen,niset zaptieja dhe na ebjen duarlidhur këtë Kamberin e Meçanit në xhandarmëri.As që e zgjatënshumë hesapin,po pas dy ditësh,i bëjn gjyqi.Kryetar i gjyqit,poky,"kadiefendiu",që ma pe sot.E ku të falte ai?I rrept si njëgjerman(atje e kish bërë dhe shkollën,pa kish marrë dhe ato huqe) na ibën gjyqin ky.Epo thoshin poshtë e lart,se do dënohet lehtë,se kaflorinj Kamberi i Meçanit nga Malasi.Gjyqi si gjyq.Kadi"gjermani" na idënoi këtë Kamber me pushkatim.Mirë t'i bëhet,se kush ttha atyrreth:vrau,ta vrasin.Kokë për kokë.Me pushkatim,po sipas ligjit,kishtë drejtë diktimi(ankesë),ky,Kamberi.S'e mbaj mënd sa kohë i lanë përkëtë"diktimin",por ajo që bëri më shumë bujë në B...,qe kjo,tjetra.Pasnjë jave,ky,"gjermani",na kërkon dorëheqje si gjykatës(dorëheqja ikërkohej vetëm Mbretit!) dhe,ç'qe më e madhja,Mbreti ia pranondorëheqjen dhe"kadiu" u bë avokat.Si ishte e mundur?Jepnin e merrninnjerëzia(se qyteti qe i vogël,de,jo sa është sot),por nuk i dilnin dotnë kut.Kur ndodhi më e madhja:jo vetëm"kadiu"u bë avokat,po ka marrëtë mbrojë vet Kamberin nga Malasi.Atë që ai e dënoi me pushkatim.Siështë e mundur?-kërceva i çuditur unë.Ore,më tha miku,unë të them ujkue ti më thuaj ku është gjurma.Kam qenë këtu unë den baba den dhe injoh mirë si "kadinë" dhe Kamberin.Kamberin e njihje,- shpejtova t'ithosha unë,- se ai u pushkatua.Kush u pushkatua?- ma ktheu pyetjen mepyetje.Kamberi,- iu -përgjigja.A nuk vrau atë botin dhe a nuk e dënoiky,miku yt,"kadiefendiu",me pushkatim?Po prit,ore i uruar,se nuk kammbaruar unë.Kamberi bëri diktimin dhe avokati(kadiu) shkoi në gjyqinqë do i bëhej.Atje-dhe ky gjyq qe berihaj më i madh aso kohe nëqytetin tonë,- avokati çuditi trupin gjykues me mbrojtjen që ibëri,atij që kish dënuar me pushkatim.Kur kryetari ri i gjyqit(kamqenë vet në sallë dhe e kam dëgjuar me këta veshë),i thotë këtij,tëvjetrit,tani avokat:-Zoti avokat,si mund të mbroni një njeri që po juvet,e dënuat me pushkatim?Ky,miku im,i ftohtë si është mermeri,iupërgjigj:-Zotëri kryetar,nuk është kurrë vonë,për të dhënë drejtësi meurti dhe me gjak të ftohtë.Duke qenë se e kisha studjuar me imtësidosjen e të pandehurit,Kamber Malasi,pashë që i rrëmbyer nga një çastdobësie njerëzore,rashë në atë kurthin:po vrave,do të vritesh.Dhedhashë atë dënim kapital.Dhe,pastaj,duke hapur ato"xhepat e ligjeve"që aq mirë i njihte,ky,miku im,"kadiefendiu",e bindi trupin gjykues,qëKamber Malasi,të dënohej me 25 vjet dhe jo me pushkatim.Kur je idënuar me vjet,qoft dhe me burgim të përjetshëm,rron me shpresë se njëditë,për një arsye apo tjetër,do dalësh.Kështu ndodhi dhe me KamberMalasin.Ndodhi që na u martua Mbreti(se u martua axhami,de!Këtu mikuim ia dha të qeshurit) dhe bëri falje të madhe,Kur fësht na doli dheKamberi.Doli po ymrin e ka nga "kadiu",ama.Epo bravo i qoftë,-ithashë,po sikur nuk mban erë të mirë ky muhabet,sado që ti e kemik,atë,"kadinë".S'mban erë të mirë,- përsëriti ai fjalët e mia,po pseparaja erë të mirë ka?Më sulmoi ai po me pyetje.Natyrisht,i thashë,qëerë të mirë ka.Ishim mes viteve'60-të ku rrogat qenë fikse dhe vëndpër allishverishe nuk kishte.Për ty,-ndërhyri,- ka erë të mirë,po përmua që kam ngrënë në dy çahire,them që ka erë të keqe.Është e helmuardhe të helmon.Të errë sytë dhe të humbë mëndjen.Se ti,or babaxhan,mëje i ri dhe aq di.Tani dëgjomë deri në fund,që të ikësh i ngopur. * * * Të vimë prapë tek ky muhabeti me "kadinë".Këtë e moravesh,- ithashë.Jo,jo.Nuk ke marrë vesh asgjë.Ti e di që në Malas unëkam miqtë e mi.Edhe këta të Kamberit i kam miq.Por njërin që ku nuk ishkon fjala,atë Muçon nga Muratajt,e kam mbi kokë e s'ka më.Ti e njehse ke dajot atje.E pra,ngrihet ky,Muçoja nga Muratajt që kish krushqime këta të Malasit(me derën e Kamberit) dhe më t'i shkon "kadiut" nështëpi.E njihte Muçon "kadiu" se kish ngrënë një darkë me prefektintek Muçoja.Kishin mbetur miq.Tek bën atë përshëndetjet e rastit,e hapi"torbën"Muçoja."Kadiefendi", ithotë,kam ardhur për një hall."Gjermani"qe sojëli në pritje.Po hë,o Muço-aga, i thotë,pa ta dëgjojmë atëhallin tënd.Kam ardhur për atë Kamber Malasin që dënove,me të drejtëzotrote me pushkatim,po sikur të sjellë një karroqe nga ato me gjel**,a ia shpëton jetën dot?Gjykatësi,u mëdysh pakësa,po folishkoqur:qoftë e bërë "lajmësia".Dhe ndodhi ajo që të tregova pak mëparë.Paraja,or të keqen xhaxhai ty,e kthen ujtë përpjetë.Unë që asokohe nuk haja hiç bodec,mënd u hodha përpjetë.Ka ndodhur atëherë,-thashë,po sot,aha s'ka më kështu.Eli-zeli kështu ka qenë puna eparasë.Të dehë ajo qëne,të dehë,- tha xha Mevlani. * * *Në vënd të epilogut... Kur e kujtoj këtë ngjarje krejt të vërtetë sot, s'kam simos vë buzën në gaz dhe të kujtoj ato fjalë aq të çmuar të atij mikuttim të mirë,xha Mevlanit,për paranë.Vërtet që paraja të helmon.Të dehëpa pirë.Them kështu se edhe ata njerëzit e drejtësisë( përjashtimeka,si gurisht),janë pak a shumë si ai"kdiefendiu" që njoha krejtrastësisht,atje në një klub të qytetitB...Se edhe sot mbetin aktuale,ato fjalët që ka thënë bejtexhiu i madhpopullor,Hasan Zyko Kamberi.Po vallë a do vijë ndonjë kohë kurnjeriu,sidomos ai që jep drejtësi,të mos tundohet nga paraja epistë?Unë shpresoj.Shpresoj... dhe besoj.Pasqyrat janë përpara:disavënde të Europës Perëndimore dhe Amerika,pothuajëse, e kanëarritur.Dhëntë Zoti që dhe ne,në Shqipëri,ta arrijmë.* vapemë- dhe gëlqeror që i hidhet bërsisë për ta ëmbëlsuar** një karroqe me gjela- 5 kg flori.
18 nëntor 2009
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.