Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Poezi nga Ekrem Ajruli

| E premte, 04.12.2009, 08:55 PM |


Ekrem Ajruli

ALARM!

Globi kollitet
Dridhet ka ethe zjarrmi
Sylugatët alarmojnë
Kujdes është pandemi
Nga erdhi vallë kush e di
Vërtet fajtorë janë shtazët
Apo e polli si çdoherë
Përbindëshi-NJERI
Kudo seanca kongrese debate
Vampirët në frak të zi
Lëvizin institute klinikaqeveri
Gripi (H1N1) trishtohet
Nga soji i derrave SURRATNJERI

KËTO

tenjat e pushtetit
na e bënë jetën skëterrë
soji tyre dhjakonar
si mushkonja anofel

teleshmanët në ballë t’miletit
rrahin gjoks për diplomaci
thërpehen me pushtetin
shpirti tyre është fillzi

themeldalë trumbetues
i ke kudo natë e ditë
fatin ton se farkojnë
dykëmbëshit troglodit