Cikël poetik nga Rexhep Bajrami
| E enjte, 03.12.2009, 08:23 PM |
Rexhep Bajrami lindi në fshatin Çelik të Karadakut të Gjilanit. Shkollën fillore e kreu në fshatin Pidiq të Karadakut të Gjilanit dhe në Hasanbeg të Shkupit. Gjimnazin, Akademinë Pedagogjike dhe Fakultetin Filologjik - Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe i kreu në Shkup. Autori deri më tani botoi këta libra: Nata tek unë të harroi, poezi (1998), Kur të kthehesh merre diellin, poezi (2003) dhe Thashë: është Hënë, poezi (2009).Në vend të parathëniesGJAKU DHE SHPIRTI KUR QARKULLOJNË NË DAMARËT E POEZISËNga Kalosh ÇELIKU Në këtë kohë shterpë, kur të gjithë shkruajnë poezi e kemi shumë pak poetë, vështirë mund të të bie diçka e bukur në dorë. E them këtë se, shumica e shqiptarëve dëshirojnë të bëhen të gjithë poetë. E dhunojnë letrën e bardhë me parulla të thata, përshkrime të kota e patetikë kombëtare. Gjakun për liri e kanë derdhur deri në gju. E vrasin shkaun me poezi patetike. I këndojnë gjuhës shqipe. Flamurit. Skënderbeut. Besës. E harrojnë se një popull që i këndon aq shumë besës dhe trimërisë, atë nuk e ka në jetë. Historia është dëshmitare, e siç duket popullit shqiptar po i përsëritet historia. Gjithmonë për liri ka qenë i vonuar: Turqia kur e humbte luftën edhe në Stamboll, populli shqiptar me armë në dorë kërkonte Baba Dovletin. Gjermania humbte luftën në Berlin, shqiptarët në malet e Zajazit ende e vazhdonin luftën për bashkim kombëtar. Komunizmi humbte në Rusi, studentët shqiptar në demostrata dilnin rrugëve të Prishtinës me fotografinë e Shokut Tito në ballë... Dhe, siç duket edhe kësaj radhe jemi të vonuar për në Evropë. E pse të mos e themi se jemi të vonuar edhe në poezi. Një popull gjithmonë i këndon asaj që nuk e ka, i mungon me vite. Në këtë rastë Lirisë. Vetëm se, aq shumë i kemi kënduar me parulla të thata patetike, sa që në këtë kohë duhet ta vjellim me gjithë zorrë. Gishtat t’i fusim në gojë, t’i nxjerrim jashtë edhe mushkëritë. Skënderbeu po të ishte gjallë, vetë me shpatë me një të rame shumë poetëve patetikë do t’ua hudhte kokën para këmbëve të kalit. Mjaftë më u tallët me mua, më kënduat nëpër manifestime kulturore, revista letrare e libra. Ju nuk jeni poetë, po hadumë. Thyeni qafën nëpër parti politike dhe u këndoni atyre burrave mejdani, i hipni po të doni edhe në kalë të bardhë siç i keni hipur gjithmonë para zgjedhjeve parlamentare. Vetëm nga unë ikni sa më largë, nuk dua të më shkruani poezi, nuk dua të më këndoni këngë patriotike me çifteli. Dhe, në këto beteja të përgjakshme me penë, pak poetë ia arrinë qëllimit, ulen këmbëkryq në letër. Një poet i tillë është edhe Rexhep Bajrami. I këndon Atdheut. Lirisë. Dashurisë. Po, jo siç këndon ushtria e poetëve patetikë me istikame plot gjak. Shpata. Pushkë. Topa. Poezia e këtij poeti në damarë ka gjak dhe shpirt. Ose: ky poet në poezitë e tia gjakon patriotizmin me dashurinë. Herë pas here mes këtyre vargjeve e ngre zërin e poetit rebel: Udhëkryqeve të botës jeta na braktisi. Na u thanë kujtimet si degët e një lisi... Vargu poetit nuk i ka mbetur në fyt. Nuk e ngulfat veten, po as edhe lexuesin. Muza e tij nuk është Partia, prijësi me kalë të bardhë me një këmbë të thyer, po Mikja me dy shtamba verë nën Rrap. Hëna që është ulë si një Zanë në një degë. E merr në prehër, i jep gji. Fuqi për luftë. Shtatë sahat larg ta flukë vargun: E nemitur seç po rrinte nuk e di cilin ajo priste kur e pashë në errësirë. Thashë: është Hënë apo yll... Dhe, në fund, poezia që ka gjak dhe shpirt nëpër damarë, është poezia e Ditës së nesërme Parullat e thata plot shterëzime e patetikë kombëtare, për një pikë gjak do të vdesin rrugës. Nuk do të ketë njeri t’i shti as në arkivol, t’u hudhë një grusht dhe në varr. E ku më të ngjiten dhiareve për në Baba Tomorr. Atdheun e perëndive. Tyrben ku pihet vera, shkruhet poezia. Dhe, bëhet dashuri...Cikël poetik nga Rexhep BjaramiTHASHË: ËSHTË HËNËNë një natë të errët shumëseç kalova malin, një lumë.Dhe, po shkoja tek një bredhmë priste vasha me të hollin bel.E nemitur seç po rrintenuk e di cilin Ajo pristekur e pashë në errësirë.Thashë: është Hënë apo yll...BORË NË ZEMËRU tretën kujtimetSi akulli në pranverë.Shumë na u larguan vitetBashkë kurrë më s’do të jemi.E mallkoj zemrënQë mua më tradhtoi,E mallkoj atë borëQë zemrën ta mbuloi.Udhëkryqeve të botësJeta na braktisi,Na u thanë kujtimetSi degët e një lisi…NË TAVOLINË ME MIKUNNë tavolinë unë dhe mikuai shpalos kujtimet e rinisëditët më të bukura të jetësrrëfen dashurinë e parë.Të gjitha dashuritë e parakanë diçka të përbashkëtnjë, dy, tre çdo gjë identikesa bisedë e dashursa shumë u çmallëm!Në fundju dërgojmë nga një përshëndetjepër të mos u harruar… ATHUApër zemrën timenuk ka vendnë të bukurinatë gjoksin TëndNËSE TI SHKON Nëse Ti shkonkënga largohet me Tysepse Ti je vetë këngaNëse Ti shkonrrezet e Hënësikin me Typrandaj Ti bënë dritëNëse Ti shkonunë mbetem pa zëpër mua kush s’flet.Nëse Ti shkonloti im vjen me Tysyri im si të lotojgjithëçka pa Ty është gjysmëhënë.UNË DHE ALBUMISa e rëndë kjo natëunë i vetmuarTi e vetmuar.Unë bisedoj me albumin e vjetërTi nuk ke me kë të bisedoshunë të shohTi nuk më shehUnë dhe albumiLARG JEMI NE TË DYSa fortë malli më ka marrëtë jemi si më parëunë i lumtur duke qeshëTi e bukur si Hyjneshë.E kur Ti më shoqërojeluaje, qeshje e këndojekëngë të bukura thurnim bashkësa larg jemi ne të dy tash…TAKIMI ME QYTETIN E VDEKUR Kishim mbetur si të marrëQë nga koha kur ishim ndarëU takuam në një vend tjetërNë një qytet, qytet të vdekur.Zemrat tona ishin thyerAq shumë ishin mallëngjyerQë nga koha kur kishim ikurShpresat tona ishin fikur.Shpeshëherë jeta të gjen n’shtegtimDhe të kthen prapë në fillim…FUNDIDitën merr dritën me vete!Mbrëmjen vjen me shipse vjen moj natë?Trenmerre të Dashurën timeme lot mos të qaj.Treni puth binaretdhe gjarpëron tej fushaves’më mbeti tjetërpos erës që ngadalëma puth fytyrën...MIKE MOJMos ma përbuz fatinse ma ngrive vargunprej nga erdhi e shitoisyri Yt e më përvëloi...TË PRESIN...Ku je gjumë që s’vjen dotdo të të gjej, dua shok!Kur fryn era e shi bieTi nga qielli zbret si hije.Një kujtim i asaj rinieme dolli, terr e ag.Eja natë, ti eja prapëSe të presin shokët nën Rrap...Bregut detit Shëtisim bregut detitdeshëm hovin t’ua ndalimerërave që bëjnë kërdiecje nëpër rërëbiseda të gjataaty gjetëm fshehtësitëtani e dimë rrugën Dallgë deti Do të më marrë mallipër ditët me diellpër lotin e natyrëspër zemrën e ngrirëi trazuar si dallgë detishpirti im edhe sot mbeti Në gur e shkruajta emrin t’im Emrin e shkruar në gur lumi ta gjetaAty kishe lënë mërzinëE ditëve që kalove në vetmiErdha pas gjurmëve të tuaMë zuri edhe mua melenkoliaÇfarë e keqe të paska gjeturNë gur e shkruajta edhe unë emrin t’imShoqëri t’i bëjë vetmisëBJESHKA KUR ZBRET NË FUSHË Do të pres sottë shoh te udhëkryqi i Lumitmoj e bija e maleveqë çdo ditëbjeshkët i zbretë në fushëme vete sjellëfrutat e vendlindjes.E di se t’u shkrinë ndjenjat për dashuripor fati luan me njerëzitmoj shkëmbë bjeshkeçerpiku i syrit nuk të leviztë them të lumtëruaje krenarinë malësorçe!...
Për ZSH: Kalosh Çeliku
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.