Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Julia Gjika: Është ora

| E enjte, 03.12.2009, 07:43 PM |


Julia Gjika

Është ora

Mbahet peng një popull,

edhe rrugët e tij,

ndërsa kope qensh,

të zgidhur nga zinxhirët

pa zot, lëvizin nëpër rrugë.

Pemë që rriten dhe lëshojnë filiza,

por asgjë s’shijon varfëria.

Dielli shumë po shndrit

e pak po ngroh.

Ka ftohtë vendi,

i mbytur nga epidemia,

skamja, krimi, korrupsioni.

Mbahet peng një popull,

rrugët e tij i mban në duar qeveria,

si frerrët që u mbahen kuajve.

Pushtetarët e sahanlëpirësit,

që u shkojnë pas,

mendojnë  se populli është memec,

se ai rri urtë dhe nuk flet.

Ngrihu o popull, është ora,

të nxjerrësh Martin Luter Kingun tend!

Ngrihu, me thonj e me dhëmbë

këputi zinxhirët!

Peng bëj pushtetin e korruptuar!

Hidhja lakun,

para botës bëj denoncimin.

Trego krimin,

shpëto shpirtin tënd të shkelmitur.


2 Dhjetor 2009