Nga Eduard M. Dilo
Solidarizohem plotesisht me greven qe bene ish te burgosurit e vertete politike, atyre Heronjeve Shqiptare, qe qeveria e ashtuquajtur demokratike, vec premtimeve boshe , nuk u ka dhene dhe s'po ju jep asgje tjeter!
Pershendes letren aq kuptim -plote , aq solidarizuese qe Prof. Repishti u ka derguar si dhe letren tjeter po te ish te denuarit te ndergjegjes , Zotnise Lek Pervizi.
Me dhembje ne vuajtjet pa fund per keta Martire te Kombit , po reshtoj dhe une pershendetjen time me keto vargje :
GREVA E URISE E GJASHTE TE PERNDJEKURVE
Solidarizohem me greven e urise
ne Tiranen tone
Qe bejne ata qe jane vertet njerez
Jane vertet Shqiptare!
Jane Ata qe nuk i tremben
burgjet dhe denimet e renda
Jane Ata qe mbijetuan
ne ate kasaphane
komuniste.
Jane Ata qe vec te drejtes ,
nuk kerkojne asgje!
Jane Ata qe qeveria
vec sic i ka mashtruar ,
i mashtron!
Jane Ata qe nuk e pertypin
dot me mosmbajtjen
e fjales se dhene
Jane Ata qe mundohen
me te drejte te mbijetojne!
Jane te drobitur,
te skeletosur
te semure nga vuajtjet ,
te dermuar der ne palce
nga padrejtesite.
Qeveritaret , heshtin!
Heshtin, deshirojne
qe keta njerez te vdesin .
Njerezit e vertete
ju kujtojne atyre c’ka nuk jane vete…
dhe kjo i tmerron.
Jane , qeveritare,
ata mashtrues
qe me vota te vjedhura qeverisin.
Jane qeveritare ,
ata bij te kuqsh
qe vec kostumit
asgje nuk kane ndryshuar!
Pozite dhe opozite
nje fytyre kane
Jane pjelle nga e njejta nene
gjakatare.
Solidarizohem me ju o martire
Me ju qe jeten po ua vrasin perseri
si dikur…..
Me ju qe kerkoni vetem Drejtesi .
Por valle , a do vije ajo ne Shqiperi?