Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ramiz Dërmaku: Me bablokun Hysen Tërpeza

| E merkure, 02.12.2009, 08:26 PM |


ME BABLOKUN HYSEN TERPEZA

Nga Ramiz Dërmaku
                   
Ishte  vap e madhe atë ditë të qershorit të vitit 1994 kur lamë qytetin e Ravensburgut dhe morrëm rrugën kah Stuttgarti. Atje në qytetin Bernhauzen kremtohej katër vjetori i themelimit të klubit "Fazli Grajçevci". Takimi ishte caktuar për orën 19°° të datës tetëmbëdhjetë. Aty përpiqesha të mos më shpëtonte asgjë pa e parë pasiqë çdo gjë më dukej e mrekullueshme. Pas leximit të referatit kushtuar veprës patriotike të atdhetarit Fazli Grajçevcit dhe fjalëve të rastit, në skenë u ngjit një plak, të cilin nuk e njihja. Porse mendoja: ku e kam parë një fytyrë si kjo? M'u kujtua revista "Republika", të cilën edhe në punë, edhe në shtrat, edhe në rrugë dhe kudo e mbaj me vete që ta lexoj (pasi revista tjera në gjuhën shqipe në diasporë s'ka,sepse i ka mbyll regjimi kriminel i Millosheviqit ). Po, thashë, ky qenka Hysen Tërpeza ! Ky qenka ai plaku që në vazhdime te "Republika" evokon rrugën e rëndë po të ndershme të atdhetarit të Kosovës dhe të krejt Shqipërisë ! Hysen Tërpeza, i lindur me 15- qershor 1910 në fashatin TERPEZ  të Vitis (komuna e Gjilanit). Paraqitja e tij, fjala që mbajti u prit e u përcoll me duartrokitje të zjarrta. Kisha emocione të jashtëzakonshme. Diçka ma therte shpirtin. Dhe ajo drithërimë po i shkruan këta rradhë po.., për revistën tonë.
 "Motra e vëllezër shqiptarë, mbesa dhe nipër shqiptarë, unë jam një plak 84-vjeçar dhe jeta ime kaloi në emigracion. Sot jam i lumtur që ndodhem para jush dhe ua uroj me gjithë zemër festën e 2- Korrikut dhe shpalljen e Republikës së Kosovës. Unë nuk jam politikan as historian, por kam jetuar me njerëz të mençur të botës. E kam kuptuar se raca shqiptare është e njohur ne të gjithë botën. Mjerisht, ne besën e mbajmë me të huajt e jo aq mes vete. Por, jam i sigurt se ardhmëria jonë, e popullit shqiptar, do të jetë më e mirë se kjo që është sot.Të gjitha shtetet e kanë kuptuar se ky popull ka vuajtur prej perandorish të forta. Prej vitit 1943, kur Skënderbeu luftonte kundër Perandorisë Osmane, e më vonë të tjerët kundër të tjerave perandori,është një histori e gjatë rezistence. Amerika nuk mund të lavdohet me një histori ç'farë e kemi ne. Serbët e dinë mirë se nuk jemi as kroat  e as boshnjak, por jemi shqiptarë. Kjo rini që  e kamë përpara me jepë  shpresë se do ta ndjekin rrrugën e patriotëve shqiptarë, të cilët me jetë e paguan lirinë... Nuk jam anëtar i asnji partie.Ju jeni sokolat e Shqipërisë dhe të Kosovës- dhe duhet ta doni njërri-tjetrin dhe të bashkëpunoni në mes vete. Asnjë të mos bëhet spiun dhe të mos merret me shpifje, sepse armiqët tanë janë të fortë. Ne sot duhet të mblidhemi rreth Qeverisë së Republikës së Kosovës, ti kryejm obligimet që kemi ndaj saj. Nuk guxojmë të diskutojmë rreth 3 %-shit. Pasuria  jonë ndodhet ne duart serbëve nuk vdes pa e marrë atë.. Intelektualët janë pasuria e kombit".
                         Kjo ishte një pjesë e fjalës që e mbajti atdhetari (babloku)Hysen Tërpeza. Ne atë manifestim ndodhej edhe Drejtori i RT (emisioni për bashkëatdhetarët ), zotëri Bujar SKENDAJ dhe unë, pas përfundimit të manifestimit, zhvilluam bisedë me atdhetarin Hysen Tërpeza. Të falenderoj ty Ramiz dhe kolegun tënd nga Shqipëria, që keni shpreh dëshirën të takoheni me mua. Erdha me kënaqësi t'ju takoj. Ejani, uluni këtu pranë meje ! Pasi u ula afër tij, më shikoi dhe më tha: Thuaje një fjalë ! Cka të them ? Përsëri më kaploi ai shqetësim i mëparshëm. Sa ka vuajtur ky njeri. Sa herët u ngrit dhe kurrë nuk pushoi së luftuari armikun e Vatanit të tij. Lojën që po luhej dhe padrejtësinë që po i bëheshin  popullit të tij, ky e kuptoi me kohë. Kaloi një jetë tepër të mundishme pa familje dhe i shpallur armik. Ju desh ta braktiste Kosovën e tij të dashur, por nuk e harroi kurrë. Dalëngadalë ashtu siq hynte nga dritaret e hapura flladi i mbrëmjes  dhe aroma e luleve, poshtu u ndez një muhabet spontan dhe i çiltërt. Babloku, pyeste: si jeni, kush jeni, nga vini. I thashë për ju kam dëgjuar shumë vite më parë, por ky është takimi im i parë me ju.Babloku e njihte shumë mirë, edhe kusheririn tim e atdhetarin Sadri Misin Dërmaku, i cili më kishte rrëfyer mua për atdhetarin Hysen Tërpeza. I thashë jeta e Sadri Misinit, ishte një frymëzim i imi shpirtëror gjatë gjithë fëmijërisë sime, më vonë më frymëzuan edhe rrëfimet e tij për ju).Ashtu ?! - tha më një zë të mallengjyeshëm...  Pastaj filloj të shpalojë  kujtimet, ngjarjet, sakrificat,akcionet.., siç shpalohen faqet e librit.Vargëzoheshin ngjarjet, vendet, njerëzit, vitet ... Jam si lis si vetmuar, tha dhe i ra gjoksit me grusht. Më dogji malli për Kosovën. Ofshau thellë.., e tha: Sidoqoftë ne do të fitojmë;Kështu më thotë koka ime. Kjo është e vetmja rrugë dhe nuk ka kthim prapa... Me sa dashuri e respekt fliste për Dr. Ibrahim Rugovën, Ismajl Kadarenë, etj.Mesnata kisshte ikur dhe unë duhej të nisesha. U përqafuam dhe pas një shtrëngimi të gjatë të dorës, më tha me zë të lartë: " S'pari ma përshëndet me shumë t'fala Shqipërinë, Kosovën dhe të gjithë shqiptarët anë e kënd botës". Duke e hapur derën e makinës, u ktheva ta shikoj edhe një herë. Babloku qëndronte në derë dhe bënte me dorë. U ktheva, e përqafova përsëri dhe e putha në ballë. I përlotur s'munda t'ia themë më asnjë fjalë. Djali im,më tha, besën po ta jap se herën tjetër mysafir i yti do të jam " ," dhe mos harro....Hysen Tërpeza kurrë nuk qanë...," por i ngeli fjala ne grykë. U mblodh ofshau dhe tha edhe këtë urim:" Mirupafshim në Kosovën e bashkuar me trojet etnike me Shqipërinë ! Orët që i kalova mer bablokun dotë më mbesin të ngulitura në mendjen time.Kurrë s'do ta harroj atë takim. Atë shikim nga i cili shpërthente një ngrohtësi mahnitëse, ato fjalë dhe atë zë të prajshëm dhe atë qëndrim plot krenaari të atdhetaarit Hysen Tërpeza.

Botuar në gazetën "Republika", nëntor 1994.