Përparim Hysi: Do të vdes nga dashuria
| E merkure, 02.12.2009, 07:04 PM |
Do të vdes nga dashuria
(lirika)
Nga Përparim Hysi
1.Dëborë kam në zëmër
Dëborë kam në zëmër dhe në shpirt dëborë
Se më dol në ëndërr,një,e bërë me dorë!
Një,e bërë me dorë;një ylle mbi ylle
Po thahem,i gjorë:qe e bërë me "hile?!"
Sa vete,avitem;kërcen tutje,larg
Mallit po venitem,se jam edhe plak
Si t'ia bëj,s'e di.Dua ta shtie në dorë
Po tretem qiri;kulloj si dëborë.
14 dhjetor 2001
2.Një zogë lariskë
Një zogë- lariskë më ciat përdita
Apo s'është e bukur?Shih si feks si drita!
Keq më është qepur;ciat e ciat
Bëra dhe çfarë bëra:e zura një natë.
E zura një natë dhe "këndon" për mua
Tani vjen ciat;duket u mësua?!!!
U mësua ajo dhe unë u mësova
Dhe sot bëra"oh!",kur atë kujtova.
11 dhjetor 2001
3.Qe "ilaç" që më shëndoshe
Ishe "taze" kur të njoha:
Mu si mjaltë pa vënë në zjarr!
Unë të pashë dhe u "verbova"
Dritnë e syve ma ke marrë.
Se më iku drita e syrit
Veç nga ti,moj bukuroshe,
Në shpëtova prej "qorrimit"
Qe"ilaç" që më shëndoshe.
26 dhjetor 2001
4.Pse u "vramë?!"
Mu si zog që del kafazit
(në kafaz ke qenë e mbyllur?!)
M'i ke hipur ti Pegasit
"Kalëron" si e lajthitur
Dhe m'u derdhe mua me vrull
Siç derdhet lumi në det
"Sulmit" unë iu gjeçë me "sulm"
Po të "vrarë" pse ramë vetë?!...
26 dhjetor 2001
5.Do të vdes nga dashuria
Më është mbushur mëndja top:
-Do të vdes nga dashuria!
Për ç'ka them,topi s'e lot
Ku shkoi qindi,të vejë mija!
M'u kandis një kanakare
Çfarë t'ju them?Ylle me bisht
Nuk më duhet jeta fare
Mos më thoni ju:-Mos vdis!
Do të vdes që ç'ke me të
(pa të jeta s'ka kuptim)
Sa atë nuk dua asnjë:
Pritëm,pritëm,shpirti im!
16 dhjetor 2002
6.Pse na vë në hall?!
Më je veshur hollë dhe do"plevitosesh?!"
Ghë-ghë një kollë dhe,mënd,po gojosesh
Do marrsh më"qaf" veten,do të zësh "spital?!"
Pse kështu,të keqen?Pse na vë në hall?!...
27 dhjetor 2001
7.Tash dhe dreqin unë e mbyt
-Si guxove?-më the ti,kur të putha unë pa pyetur
(s'jam i ndershëm,vallahi, sado,tash, jam i vjetër)
Nuk duroj kur shoh peri;lylyver më bëjnë sytë
Edhe sulem me fuqi,sa dhe dreqin unë e mbyt.
27 dhjetor 2001
8.Do ja falja shpirtin djallit
Ti ma hidhje çapin shtruar,
Po dhe unë s'nxitoja,de!
Se me ty s'duhet nxituar:
Dihet,trëmbet zogë e re.
Zogë e re,po si më ishte
Si laskonjë që harbon malit
Vetëm sytë se si m'i kishte
Do ja falja shpirtin djallit.
27 dhjetor 2009
9.Veç për pak?!
-Pse s'më fole si njëherë
O moj vajza symëshqerrë?
S'jemi vrarë as s'jemi prerë
O moj trëndafili i verdhë.
-Në s'të fola,unë kam shkaqe
Që ta dish,more zambak!
Se të pashë me "manushaqe"
Jam xheloze e pacak.
-Dale,moj,që të shpjegohem
O moj vajza symëshqerrrë
Ndonjëherë,edhe "nxitohem"
"Manushaqes" i marrë erë.
Për kaq gjë të zëmërohesh
S'është e ndershme as dhe pak
Nuk është mirë të rrebelohesh
Veç për pak e veç për pak.
5 dhjetor 2000
10.Përse?
Kur qeshë djalë në vakt,
Nuk e kisha as për pesë
Mu si ujku sulsha "fap"
Edhe hyja mes "kopesë"
Dhe rrëmbeja unë një ftujë
Do ftujë qe apo shelege
Po tani s'bëj dot "rrëmujë"
Se jam plak me terbiete
7 dhjetor 2001
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.