Halit Bogaj: Hazir G. Bregu - Kujtime që s'vdesin
| E marte, 01.12.2009, 08:55 PM |
HAZIR G. BREGU: KUJTIME QË S’ VDESIN/Monografi e shkurtër kushtuar Komandantit policor Ramadan Islam Bogiqit/Nga Halit BogajLibri kushtuar komandantit Ramadan Bogiqi, i cili gjatë karierës së tij policore shërbeu nëpër vise të ndryshme të Kosovës, është një ngjarje e rëndësishme si dëshmi historike për një individ dhe një kohë të vështirë për qenjen tonë kombëtare kur ky popull ishte i përcjellur nga sytë vigjilentë të UDB-s rankoviqiane.Siç tregojnë dëshmitarët dhe miqtë që e kishin njohur, duke filluar nga Abdyl Krasniqi/babai i Xhevë Lladrovcit/ Ramadan Bogiqi ishte i lidhur ngushtë me të gjitha ngjarjet tona të asaj kohe, por ajo që e gëzonte më së tepërmi ishte arsimimi sa më i madh i fëmijve tanë. Ai punoi vazhdimisht me njerëzit tanë që t’i shkollonin fëmijët e tyre, e sidomos vajzat të cilat një ditë do të ishin pjesë e lëvizjeve progresive të vendit tonë.. Ai ishte në kontakte të përhershme me dashamirët e tij që ky aksion të kishte sukses sa më të madh në mënyrë që të arrihej qëllimi përfundimtar i një kontinuiteti të dëshiruar nga të gjithë ne.Ai i luftonte doket dhe zakonet tona prapanike që na lenin prapa në zhvillimin dhe emancipimin tonë të përgjithshëm.Fliste kudo që ishte nëpër odat më të njohura të Kosovës, me theks të veçantë në këtë përparim imediat në mënyrë që edhe populli ynë të ecte krahas popujve të tjerë të rajonit dhe Evropës.Kishte dëshirë të rrinte me njerëz të ngritur dhe me intelektualë të njohur nga të cilët merrte dituri dhe njohuri edhe më të mëdha.U gëzohej sukseseve të njerëzve tanë, e sidomos kuadrove që arrinin të shkolloheshin në nivelet më të larta arsimore.E dinte se populli ynë posedonte aftësi të mëdha për t’i arritur qëllimet e veta përfundimtare. Baca Ramë fshehurazi fliste me njerëz të besuar të cilët e mbanin fjalën dhe duke ua hapur atyre zemrën e shpaloste edhe karakterin e tij të lartë njerëzor të cilin e kishte trashëguar nga të parët e tij patriotë që kishin luftuar për çlirimin e vendit të tyre/babin e të cilit Islamin e kishin vrarë bullgarët në Kërçovë/.Prandaj ai që nga fëmijëria e tij e hershme ishte brumosur me ide të fuqishme patriotike dhe me ndjenja të larta kombëtare të cilat i shprehte shpesh dhe në mënyra të ndryshme.Gjatë shërbimit të tij policor ai i urrente ata që shkonin natën në zyrat e UDB-së për të spiunuar kundër vëllezërve të tyre shqiptarë, ndaj me forcën, autoritetin dhe ndikimin e tij të njohur , i diskreditonte dhe i neutralizonte të gjithë ata që bënin veprime të tilla antikombëtare..Spiunët arrinte edhe t’i bidte se e kishin, ndaj edhe i kthente nç’’udhën e Zotit’’ duke ua treguar edhe disa metoda’’bindëse’’, duke u treguar atyre se nuk duhej të gjendeshin në ato’’ rrugica pa krye’’ në të ardhmen.Pra, disave që nuk bindeshin fare , arrinte’’t’ua jepte hakun’’tjetër qysh, pikërisht ashtu siç e meritonin ata.Baca Ramë ishte shumë pozitiv në shërbimin e atëhershëm policor ngase punonte dhe vepronte me mençuri të madhe, me dashuri ndërnjerëzore dhe atdhetarizëm të dëshmuar të cilin e kishte në gjak.Një edukatë të tillë të sedimentuar në vetëvete, dëshironte ta përcillte tek miqtë dhe bashkëmendimtarët e vetë të pasionuar, të cilët, me vullnet të madh i ndiqnin këshillat e tij të shumta progresive.Kur ishte në mesin e bujqëve kërkonte prej tyre që ta punonin sa më mirë tokën dhe të nxirrnin me bollëk të lashtat e tyre ngase puna e bën njeriun njeri. Herëherë shkonte edhe nëpër ara dhe livadhe për t’i parë produktet e fituara prej tyre.Ishte entuziast i madhdhe ndjente kënaqësi me punët që bëheshin në vendin e tij të begatshëm, të cilit i shërbente me devotshmëri të madhe.Ramadan Bogiqi e kishte fituar epitetin ‘’Si njeri i popullit’’, ndaj shumëkush dëshironte të rrinte sa më tepër me të dhe të merrte këshilla prej tij ngase ai kishte një përvojë të madhe në shumë drejtime dhe aspekte jetësore.I kishte rënë të bisedonte edhe me njerëz të njohur të trevave tona nga të cilët kishte mësuar shumçka mbi jetën dhe të kaluarën tonë të lavdishme.Siç e vlerësojnë miqtë e tij të shumtë të cilët dëshmonin për të, vërtet isht njeri i butësisë, i mirëkuptimit, i urtësisë dhe i burrërisë.Ishte punëtor i policisë, por i urrente thashethenxhinjtë, njerëzit pa moral, pa dinjitet dhe ata që përcillnin fjalë dhe nuk i shikonin punët e tyre personale.Ata shpeshherë i quante edhe’’bimë të dreqit’, duke thënë: ’’mjerë familja që kishte njerëz të tillë brenda saj’’.Ishte njeri i guximshëm, i drejtë dhe i sinqertë.Tek ai gënjeshtra nuk kishte vend.Ishte njeri i fjalës dhe i besës shqiptare, ashtu siç ia kishin lënë amanet të parët e tij. Tradhëtinë dhe pandershmërinë i urrente pa masë, duke i mallëkuar bartësit e tyre të pashpirtë.Ata ishin në gjendje të bënin gjithçka, duke hyrë këtu edhe të këqiat më të mëdha të kësaj bote. Duke qenë njeri i fjalës dhe i besës së dhënë ai shpeshherë thoshte’’Nëse u them diçka që nuk është, dheu brenda mos më mbajtë’’,.Ai ishte i tillë në jetë, në punë dhe në veprime të ndryshme gjatë angazhimit të tij të përhershëm në shërbim të popullit , rrethit dhe Kosovës. Si të gjithë shqiptarët edhe ai e urrente aksionin famëkeq të armëve gjatë aplikimit të të cilit u ndihmonte njerëzve në mënyra të ndryshme dhe i mësonte si t’u iknin maltretimeve. U ndihmonte aq sa mundej dhe përmendet sot e asaj dite si një shpëtimtar i disa njerëzve.
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.