Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Adem Berisha: Miqësi apo...?!

| E marte, 01.12.2009, 07:17 PM |


Adem Berisha

MIQËSI APO . . .?!

Është mirë që bie borë nganjëherë
e gjurmët mbesin prapa,
gënjeshtra nuk jetuaka përherë
edhe ajo një fund e paska.

Hipokrizi kur të manifestosh
koha nuk të falë as anashkalon,
fytyrën e vërtetë vet do e zbulosh
me përbuzje çdokush të shikon.

“Unë duaj ty e ti duaj vetën”
kjo nuk është parimore,
dyfytyrësia nuk lumturon jetën
e tradhtia nuk është fitore.

Ndonëse mund të paramendohej
gjithçka të kishte një skaj,
për “miqësinë” nuk imagjinohej
të mbytej në oqean e peshkaqeni ta hajë.

Ta hajë edhe djalli kur nuk qenka miqësi
siç e kishim ndër shekuj në traditë,
pakthyeshëm të thyej qafën ajo ligësi
diku larg në Azi, apo në Afrikë.