Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zef Mulaj: Një foto para monumentit të Pamvarsisë

| E marte, 01.12.2009, 08:15 PM |


ZEF MULAJ

NJË FOTO PARA MONUMENTIT TË PAMVARSISË  

(Viti  1972  Vlorë)

Kur hyra për të paren herë në qytetin e bukur bregdetar të Vlorës për të studiuar në shkollën mjeksore ”Jani Minga”, u ndala përballë monumentit të shpalljes së pamvarsisë duke bëre këtë foto, në shënje betimi: Ajo me ndoqi gjith jetën dhe sot  jashtë atdheut tim, qëndron në muret e dhomës time.

U shkruan edhe keto vargje:
         
Unë udhëtar i bjeshkve, zbrita për të parën herë
në  këtë tokë të shejtë, me njerëz  si copa  dielli.
Ngrohur këte tokë  në shekuj  kanë ,
me  vete  pruna  një  çetin të vogël,
këtu e mbolla  perballë   monumentit të pamvarsisë.
Bëra një foto  duke u betuar, si një  ditë
ata  që flamurin e nxorën në dritare
duke  shpallur  pamvarsinë e Shqiperisë.
Në shpindë e mora  monumentin, gjithë jetën
për çudi nuk u krrusa nga pesha  e rëndë e tij,
trupin drejt  ma  mbajti si pisha që e mbolla atë ditë.
Nëpër  trupin tim betonjera të kohës  derdhen  betone
për të tjera  monumente  të pafundme,
u ngjita deri në majën e Hekurave, të Jezercës  
me buste e  monumente  në shpindë  për t'i mbjellur aty  
kohën, emrat e njerëzve, dhe foton time duke u betuar,
Se:- edhe kur të bëhem gubo nga  pesha  e rëndë e tij
frymmarrja  ime do kthehet te çetina  e mbjellura atë ditë,
e  do mbështjell fytyrën  me flamurin e kuq  e zi.
Vështroni këtë  foto, ishte rinia ime e hershme
kur të parën herë  shkeli tokën e  dashur të  Vlorës heroike,  
nën hijen e palmave e kaltërsisë së detit
një vajzë e bukur më buzqeshi, mua  malsor  i  largët
I zbritur  nga  bjeshket, dorë përdorë  udhëtuam krenarë.
Ecëm me munomentin e pamvarsisë duke kënduar
Bashkë një këngë labe, e një malsore  me çifteli,
tupanat binin në rruge, e vallja labe ktheu jehonën e bjeshkëve,
nga  njerëz  si copa  dielli që e ngrohën me gjakun e tyre këtë tokë ….
Aty  sheshi i flamurit, ku buzëqeshjet u kthyen  perseri,
aty ku mbeti  përherë  historia e gdhendur, e preka me dorë,
e nje zë me ndoqi përherë nga pas si një ushëtimë e përjetshme
në damaret e mijë  ………
Ika i ngarkuar me moumentin në shpindë,
duke lënë vështrimin mbrapa, duke  pagëzuar rininë time
përballë  këtij munomenti të historisë.
Un  dhe  monumenti   1972…….