E premte, 19.04.2024, 04:06 PM (GMT+1)

Shtesë » Shoqëria

10 piratët kompjuterikë më të famshëm

E hene, 30.11.2009, 01:20 AM


Po ju paraqesim dhjetë piratët kompjuterikë më të famshëm:

1. Kevin Mitnick
Me shumë mundësi pirati më i famshëm i brezit të tij, Mitnick është përshkruar nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë si “krimineli kompjuterik më i kërkuar në historinë e Shteteve të Bashkuara”. I vetë-modeluar gjoja ‘hacker poster boy’ (afishuesi pirat i afisheve) piratoi në sistemet kompjuterike të disa prej kompanive teknologjike dhe të telekomunikacionit më kryesore të botës përfshirë Nokia, Fujitsu dhe Motorola. Pas një ndjekje të shumëpërfolur nga FBI, Mitnick u arrestua në 1995 dhe pas rrëfimit të shumë akuzave si pjesë e një marrëveshjeje lehtësimi, ai vuajti pesë vjet burg. Ai u lirua me kusht në 2000 dhe sot drejton një konsulencë sigurie kompjuteri. Ai nuk u referohet aktiviteteve të tija pirate si ‘pirateri’ dhe më mirë i quan ato ‘inxhinieri shoqërore’.

2. Kevin Poulson
Poulon si fillim bëri emër duke piratuar linjat telefonike të stacionit radiofonik KIIS-FM të Los Anxhelosit, duke siguruar se ai do të ishte telefonuesi i 102-të dhe kështu fituesi i një konkursi që po luhej në radio, çmimi i të cilit ishte një Porche. Nën pseudonimin pirat Dark Dante (Dante i Errët), ai gjithashtu riaktivizoi numrat e vjetër të eskortës Të Fletëve të Verdha për një njohje dhe më pas drejtoi një agjenci eskorte virtuale. Autoritetet filluan ta ndiqnin Poulson seriozisht pasi ai piratoi një bazë të dhënash hetimi federale. Poulson gjithashtu u shfaq në televizionet amerikane në Mistere të Pazgjidhura si një i arratisur – edhe pse linjat telefonike 1-800 të programit dolën mistershëm jashtë loje. Që prej lirimit nga burgu, Poulson e ka ri shpikur veten e tij si një gazetar.

3. Adrian Lamo
Adrian Lamo ishte quajtur ‘the homeless hacker’ (pirati i pastrehë) për prirjen e tij për të përdorur kafenetë, bibliotekat dhe internet kafetë si bazat e tija për pirateri. Shumica e aktiviteteve të tij të paligjshme përfshinin thyerjen në rrjetet kompjuterike dhe më pas raportimi i pikave të tyre të dobëta kompanive që i zotëronin ato. Pretendimi më i madh i Lamo për famë erdhi kur ai theu rrjetin e brendshëm të New York Times dhe shtoi emrin e tij në bazën e tyre të të dhënave të ekspertëve. Ai gjithashtu përdori llogarinë e gazetës LexisNexis për të fituar leje hyrjeje në detajet sekrete të subjekteve me profil të lartë. Lamo aktualisht punon si gazetar.

4. Stephen Wozniak

I famshëm duke qenë bashkëthemeluesi i Apple, Stephen “Woz” Wozniak filloi karrierën e tij të piraterisë ‘kapela-e bardhë’ me ‘truket telefonike’ – term i përdorur për anashkalimin e sistemeve telefonike. Ndërsa studionte në Universitetin e Kalifornisë ai prodhoi pajisje për miqtë e tij, të quajtura ‘kutitë blu’, që i lejonin ata të bënin telefonata të largëta falas. Wozniak pretendoi ta quante një pajisje të tillë Papa. Më vonë ai e la universitetin dhe filloi të punonte mbi idenë e një kompjuteri. Ai themeloi Apple Computer me shokun e tij Steve Jobs dhe pjesa tjetër, siç thonë ata, është histori.

 

 

5. Loyd Blankenship

I njohur gjithashtu si Mentori, Blankenship ishte njw anëtar i disa grupeve elitë piratësh në 1980 –  sidomos Legjioni i Kiametit (Legion Of Doom), i cili luftonte për epërsi “në linjë” kundra Mjeshtërve të Mashtrimit (Masters Of Deception).

Sidoqoftë, pretendimi më i madh i tij për famë është ai i të qenit autor i Hacker Manifesto (Ndërgjegjja e një Pirati Kompjuterik), të cilin e shkroi dhe më pas u arrestua në 1986. Manifesto deklaron se krimi i vetëm i një pirati është kureshtja dhe nuk shikohet vetëm si një udhëheqje morale nga piratët sot, por gjithashtu si një gur themeli në filozofinë e piratëve kompjuterikë. Ai u ribotua nga revista Phrack dhe ia doli të bëhej film në 1995, Hackers, në të cilin luajti Angelina Jolie.

Krokodili



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora