Mexhid (Abedin) Mehmeti u lind më 11 qershor të vitit 1948 në Zhunicë të Preshevës. Katër klasë të fillores i kreu në vendlindje, tetëvjeçaren dhe gjimnazin në Preshevë, kurse fakultetin filozofik, degën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe, në Universitetin e Kosovës në Prishtinë. Disa vjet ishte mësimdhënës i gjuhës dhe letërsisë shqi-pe në qendrën arsimore “Skënderbeu” në Preshevë, ndërkaq kë-të profesion e ushtroi edhe në shkollën e mesme në Tërnoc të Bujanocit, si dhe në shkollat fillore të Raincës, Corroticës dhe të Preshevës. Punoi edhe përkthyes – gazetar në “Flaka e vëlla-zërimit” në Shkup, kurse që nga viti 1985 e deri në përfundim të luftës së fundit në Kosovë punoi gazetar në “Rilindja” - “Buj-ku” (korrespodent nga Kosova Lindore). Ishte njëri ndër themeluesit dhe redaktor i revistave “Filizat” e “Panorama” të Preshevës dhe “Jehona” të Bujanocit. Për një kohë të gjatë udhëhoqi klubin letrar “Feniks” të Preshe-vës dhe edicionin botues të këtij klubi, i cili është shquar me një sërë botimesh cilësore të autorëve të asaj treve. Pas luftës deri në shuarjen e së përditshmes “Rilindja” ishte gazetar dhe redak-tor i rubrikës së kulturës. Është prezantuar në disa antologji poetike, tekste uni-versitare, leksikone, albume, botime kritike etj., në shqip e gju-hë të tjera. Bashkëpunon gati me të gjitha gazetat dhe revistat që botohen në trevat etnike shqiptare. Aktualisht është anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrim-tarëve të Kosovës, (i rizgjedhur edhe në mandatin e dytë), ku është angazhuar në shumë aktivitete, përfshirë këtu edhe juritë, komisionet e ndryshme etj. Është fitues i disa çmimeve për poezi, kurse më 2006, për romanin “Shtatë ditë pas vdekjes” mori çmimin “Hivzi Sulejmani”, të cilin LSHK e jep për veprën më të mirë të vitit në prozë. Që nga paslufta jeton e vepron në Prishtinë e Fushë – Kosovë. BOTIMET. - Megjithëse poezinë e parë (“I tretuni”, kushtuar nënës), e kishte botuar qysh më 1965 në “Zani i rinisë”, si nxënës i shkollës së mesme në Preshevë dhe që nga atëherë vazhdimisht ishte i pranishëm në periodikun tonë, ai veprën e parë poetike arriti ta botojë tek më 1977 në Preshevë dhe gjatë periudhës 1977 – 2007, Mexhid Mehmeti ka botuar këto vepra letrare: “Klithje e përmallim”, poezi, (1977), “Lum-ja”, tregime, (1982), të dyja në botim të klubit letrar “Feniks” të Preshevës; “Frymëmarrje”, (1984), “Flaka e vëllazërimit”, Shkup; “Peizazh i ngrirë”, (1994), “Rilindja”, Prishtinë; “Mon-strumiada”, katër drama, (1998), Vatra, Prishtinë; “Presheva”, poemë, (1998) Vatra, Prishtinë; “Rikthim dhembjeje”, poezi, (1998), Vatra, Prishtinë; “Puthja vrastare”, tregime, (2003), Gazeta Rilindja, Prishtinë; “Hija e korbit”, novela, 2005, Lumi i bardhë, Mitrovicë; “Pikë në zemër”, poezi (2005), Ura, Prish-tinë; “Shtatë ditë pas vdekjes”, roman, (2006), Lidhja e Shkrim-tarëve e Kosovës, Prishtinë; “Pallati me yje”, poemë për fëmijë, (2006), Ura, Prishtinë; “Furtuna”, roman (2007), Ura, Prishtinë. PËRFUNDIMI. - Në periudhën 1977 – 2007 Mexhid Mehmeti ka publikuar katërmbëdhjetë tituj, përkatë-sisht njësi bibliografike, në të cilat janë përfshirë gjithsej tetë-mbëdhjetë vepra të gjinive të ndryshme si: poezi, poema (për të rritur e për fëmijë), tregime, novela, romane, drama, me një tirazh të përgjithshëm prej 10.000 copësh, përfshirë edhe librin që e keni në dorë.
BIBLIOGRAFIA: 1965 – 2007
VEPRAT LETRARE Poezi :
1977 MEHMETI, Mexhid
1. Klithje e përmallim / Mexhid Mehmeti; (kopertinën e punoi Demir Behluli, ilustrimet janë të Sabedin Etemit). - Preshevë: Klubi letrar “Feniks”, 1977 (Mitrovicë: Progres). - 80 f. 21 cm. Tirazhi 2000. - Kopertina e paluar me shënime biogra-fike dhe me foton e autorit. 1977 MEHMETI, Mexhid
2. Frymëmarrje / Mexhid Mehmeti; (kopertinën e pu-noi Smajo Musoviq). - Shkup: “Flaka e vëllazërimit”, 1984 (Shkup: NGBG Nova Makedonija). - 72 f. 20 cm. (Biblioteka “Valët”) Tirazhi 1000 1984 MEHMETI, Mexhid
3. Peizazh i ngrirë / Mexhid Mehmeti, (kopertinën dhe ilustrimet i punoi Ismet Jonuzi). - Prishtinë: Rilindja, 1994 (Prishtinë: “Blendi”). - 80 f.; 20 cm (Biblioteka Drita) Tirazhi 1000. - Kopertina e paluar me foton e autorit, shënimet biografike dhe me pjesë nga recensionet e Dr. Agim Vinca dhe Sabit Rrustemi. 1994 MEHMETI, Mexhid
4. Rikthim dhembjeje / Mexhid Mehmeti, (Kopertinën e punoi Ismet Jonuzi). - Prishtinë: Vatra, 1998 (Prishtinë: Prog-raf). - 96 f., 12,5 x 20 cm. (Biblioteka: Vatra) Tirazhi 500 – Në kopertinë fotografia e autorit. 991.983-1 1998 MEHMETI, Mexhid
5. Pikë në zemër / Mexhid Mehmeti, (Në kopertinë pikturë e huazuar dhe portreti i autorit). - Prishtinë: Ura, 2005 (Prishtinë: Druckart). - 104 f. 20 cm. Shënime për autorin: fq. 99 – 100. (Biblioteka: Metafora). Tirazhi 500 ISBN 9951 – 8559 -1 - 1 2005 MEHMETI, Mexhid
6. Presheva, poemë, / Mexhid Mehmeti, (Kopertinën e punoi Eshtref Qahili). - Prishtinë: Vatra, 1998 (Prishtinë: Prog-raf). - 64 f. 12,5 x 20 cm. (Biblioteka: Vatra)
Tirazhi 500 – Në kopertinë portreti dhe biografi e shkurtër e autorit. 891.983 - 13 1998 MEHMETI, Mexhid
Poezi për fëmijë : 2006 MEHMETI, Mexhid
1. Pallati me yje, poemë për fëmijë, / Mexhid Meh-meti, (Kopertinën e punoi Veli Gërvalla). - Prishtinë: Ura, 2006 (Prishtinë: Druckart). 40 f. 20 cm. (Biblioteka: Kodra e luleve) Tirazhi 500. Biografi e autorit fq. 37 – 38. Portreti i autorit i punuar nga D. Behluli. 821.18 – 93 – 1 ISBN 978 – 9951 – 8559 – 9 – 0 2006 MEHMETI, Mexhid
Prozë : 1982 MEHMETI, Mexhid
1. Lumja, tregime, / Mexhid Mehmeti, (Kopertinën dhe portretin e autorit i punoi Ismet Jonuzi). - Preshevë, KL “Feniks”, 1982 (Preshevë: Grafoflex). 84 f. 20 cm. (Biblioteka: Feniks) Tirazhi 1000. Shënime për autorin: fq. 80 - 81 Parathënia: Jonuz Fetahaj 1982 MEHMETI, Mexhid
2 Puthja vrastare, tregime, / Mexhid Mehmeti, (Koper-tinën dhe portretin e autorit i punoi Eshtref Qahili). - Prishtinë: Gazeta Rilindja, 2003, (Prishtinë: Druckart). 136 f. 20 cm. (Biblioteka: Tregime). Shënime për autorin: fq. 134 Tirazhi 500 ISBN 9951 – 01 – 031 – 8 2003 MEHMETI, Mexhid
3. Hija e korbit, novelat: “Zgavella e hutinit” dhe “Hija e korbit”, / Mexhid Mehmeti, (Kopertinën e punoi Eshtref Qahili). - Mitrovicë: Lumi i bardhë, 2005 (Prishtinë: Druckart). 120 f. 20 cm. (Biblioteka: Novela). Shënime për autorin: fq. 115 – 116 Tirazhi 500 ISBN 9951 – 8599 – 1 – 7 2005 MEHMETI, Mexhid
4. Shtatë ditë pas vdekjes, roman, / Mexhid Mehmeti, (Kopertinën e punoi Ismet Jonuzi). - Prishtinë: LSHK, 2006 (Prishtinë: Druckart). - 120 f. 20 cm. (Biblioteka: Proza). Çmimi “Hivzi Sulejmani” për prozën më të mirë të vitit 2006. Tirazhi 500. Në kopertinë të paluar portreti i autorit i punuar nga Ismet Jonuzi. Parathënie: “Loja mes jetës dhe vdekjes”, recension nga Prend Buzhala. Shënime për autorin: fq. 116 – 117 ISBN 9951 – 414 – 08 – 7 2006 MEHMETI, Mexhid
5. Furtuna, roman, / Mexhid Mehmeti, (Kopertinën e punoi Ismet Jonuzi). - Prishtinë: Ura, 2007 (Prishtinë: Druck-art). (Biblioteka: Romani) Në kopertinë të paluar fotografia e autorit dhe shënimet biografike. ISBN 978 – 9951 – 512 – 04 – 6 Tirazhi 500 2007 MEHMETI, Mexhid
Drama : 1998 MEHMETI, Mexhid
1. Monstrumiada, dramat: Zibardhët, Monstrumiada, Ëndërroj për një ditë dhe Vdekje e hijshme, kjo e fundit dramë me temë nga balada Hasan Aga dhe Çika Potureshë. / Mexhid Mehmeti, (Kopertinën e punoi Ismet Jonuzi). - Prishtinë: Vatra, 1998 (Prishtinë: Prograf). Në kopertinë fotografia me shënime për autorin. (Biblioteka: Vatra). Tirazhi 500. 1998 MEHMETI, Mexhid (Drama “Zibardhët” është inskenuar në vitin 2000 nga Teatri “Sandër Prosi” i Mitrovicës, regjinë e së cilës e bëri Halit Barani. Po atë vit drama u shfaq edhe në Festivalin e Teatrove në Ferizaj, në të cilin aktorja Çamërije Ceraja mori çmimin për rolin më të mirë të femrës. Nga e njëjta trupë artistike dhe me të njëjtin regjisor më 2007 u inskenua edhe drama “Ëndërroj për një ditë”, me të cilën ky Teatër mori pje-së në Festivalin e Fushë – Kosovës)
Poezi të botuara nëpër gazeta, revista, antologji... 1965 – 2007
RILINDJA - PRISHTINË 1. Nata hesht në mua, 30 prill dhe 1 e 2 maj 1970 2. Mos më thuani Promethe e as Zot të mëkatit, 1970 3. Nuk di të thur vargje për dashuri, 30 janar 1972 4. Nata sy e syri lot, 5. Lyra, 6. Gjurmët, 7. Siluetat, 8. Hijet, 9. Pse të rrojmë bashkë, 1999, çmimi i dytë në “Taki-met Kadri Kadriu” në Besianë. 10. Si herët patëm harruar, 2000
ZËRI I RINISË - PRISHTINË 1. I tretuni, 1965 2. Shkëndijat e syve, 1867 3. I vetmuem, 1967 4. Kthimi, 1967 5. Ku?..., 1967 6. Si?..., 1967 7. Rrugë e gjatë, 8. Bulza kujtimi, 9. Unë do të vi, 10. Po të them për të njëqindtën herë, 11. Ndarja e përditshme, 12. Horizonti, 30 mars 1974 13. Sytë, 30 mars 1974 14. Dëshirë, 15. Përrallë, 19 maj 1984 16. Largësi, 19 maj 1964 17. Ëndërrim, 19 maj 1984 18. Poezi kushtuar G. Tërbeshit (Pa datë e pa titull!)
BOTA E RE - PRISHTINË 1. Si?, qershor 1968 2. A thua?, qershor 1968 3. Kah?, qershor 1968 4. Kënga rritet në mua, 16 janar 1970 5. Dëshirë, (rondel në trio), qershor 1971 6. Kujtim pranveror, 15 qershor 1977 7. Kurrë nuk e shkrova vargun që desha, 15. X. 1982 8. Yllkë e dashur, 1 prill 1982 9. Ç'të duhet parajsa, 25 maj 1982 10. Dëshiroj, 11. Vdekja e virgjëreshave, 1990
FLAKA E VËLLAZËRIMIT - SHKUP 1. Grua, 2. Pritja, 3. Unë i paemër, 4. Me erërat të bëhem një, 5. Harrim hapash, 6. Hape dritaren, 7. Kuq, kaltër, bardh..., 8. Braktisje, 9. Vjeshtë e pakuptimësi, 10. Kllapi, 11. Largësi 1- 6, 12. A ka vend, 13. Ai vdiq pak pa lindur dielli, (variant) 14. Ai nuk do të kthehet, 15. Më thuaj o mik të vërtetën, 16. Mendim, 17. Këngë dhembje, 18. Kthimi në fshat, 19. Ti zog, 28 shkurt 1982 20. Ai vdiq pak pa lindur dielli, 28 shkurt 1982 21. Ëndërr, 12 dhjetor 1982 22. Braktisje e rreme, 12 dhjetor 1982 23. Kjo është po ajo shtëpi, 3 prill 1983 24. Pse mbyllin sytë kur dashurohen, 3 prill 1983 25. Hape dritaren mik, 3 prill 1983 26. Do ta rrënojmë murin, 14 shtator 1992 27. Kohë e pakohë, 14 gusht 1992
JETA E RE - PRISHTINË 1. Ndarja, nr. 3 – 1969 2. Duro shkëmb, nr. 2 - 1970 3. Dhembje e lot, nr. 3 – 1970 4. Malli, nr. 1 - 1970 5. Mos..., nr. 1 - 1970 6. Nënë, dhembja ime, nr. 1 – shkurt 1970, 7. Ti je liri për të gjithë, nr. 4 - 1970 8. Gjethet ma përkujtojnë vdekjen tënde, nr. 1 – 1971 9. Shtigjeve të ditëve, nr. 6 – dhjetor 1971 10. Përherë me ty, nr. 1 – shkurt 1972 11. Erë mikluese, nr. 6 – dhjetor 1976 12. Vjeshtë e shëmtuar, nr. 6 – dhjetor 1976 13. Kur flet shpirti, nr. 6 – dhjetor 1976 14. Shndërrimi në lulediell, nr. 6 – dhjetor 1976 15. Kënga për dashurinë e panisur, nr. 4 – 1980 16. Në dhomën time, nr. 4 – 1980 17. A të kujtohen, nr. 4 – 1980 18. Ëndërrim, nr. 4 – 1980 19. Do të kalojnë ditët, nr. 1-2, 1981 20. Në botën time, nr. 1-2, 1981 21. I panjohuri, nr. 1-2, 1981 22. Frymëmarrje, 1 – 8, nr. 6 – 1981 23. Ec e mos plas, nr. 4 - 1999 24. Për inat, nr. 4 - 1999 25. Vdekjejetë, nr. 4 - 1999 26. Ritual apo..., nr. 4 - 1999 27. Zhgjëndërr, nr. 4 - 1999
JEHONA – SHKUP 1. Nëpër shtigjet e ditëve n'kalim, nr.8 - 1972 2. I panjohuri, nr. 9-10, 1983 3. Kalimtari, nr. 9-10, 1983 4. Asgjë e jashtëzakonshme, nr. 9-10, 1983 5. Kush tha ai nuk e di, nr. 9-10, 1983 6. Në katundin tim, nr. 4 - 1984 7. Kjo është po ajo shtëpi, nr. 4 - 1984 8. Gjërat për të cilat shkruaj, nr. 4 – 1984
KOHA – PODGORICË 1. Gjërat për të cilat shkruaj, nr. 1 – 1984 2. Fjalë dreqi, nr. 1 - 1984 3. Sërish këngë, nr.1 – 1984
STILI – SHKUP 1. Orë e ligë, nr. 17-18, 2001
FJALË E VALË – MITROVICË 1. Mbretëria e heshtjes, qershor 2007 2. Lodhje të errëta, qershor 2007 3. Heshtja peng, qershor 2007 4. Mos i preni lisat, qershor 2007 5. Fjalën dua ta var, qershor 2007 6. Për inat, qershor 2007 7. Ec e mos plas, qershor 2007 8. Të mallkuarit, qershor 2007 9. Karpatasit, qershor 2007 10. Si të dalim në verë, qershor 2007 11. Kasnecët e lirisë, 1-9, nr. 10 – qershor 2007
FJALA - PRISHTINË 1. Vjeshtë e shëmtuar, 1973 2. Në shpirtin e detit, 1973 3. A mund të bëhem furtunë, 1-15 korrik 1976 4. Klithjet, 1-15 korrik 1976 5. Vargje që s'munda t'u jap fund, 1-15 korrik 1976 6. Më duhen një palë shkallë, 15 shtator 1977 7. Kur flet shpirti, 15 shtator 1977 8. Shndërrimi në lulediell, 15 shtator 1977 9. Dy motra, 12-15 qershor 1982 10. Nëse nuk e di të vërtetën, 12-15 qershor 1982
JEHONA – BUJANOC 1. Cila je, qershor 1992 2. Ashtu he burrë, gusht 1992 3. Dënim, dhjetor 1992 4. Paradoksale, dhjetor 1992 5. Dielli do të lind në katin e shtatë, 1993 6. Kroi i Idriz Seferit, prill 1994, (çmimi i dytë në “Takimet e Karadakut” në Kumanovë) 7. Si arrite në Vlorë, prill 1994, (e shpërblyer në “Takimet e Karadakut” në Kumanovë) PLEJADA – PRISHTINË 1. Endacaku i rrugëve, qershor 1970 2. I zhdukur në dukuri tërthorazi, nr. 6, 1971 (Hyrje), (Bashkëdyzimi), (Intime), (Pyetja), (Kontakt), (Zilia), (Enigma), (Pritja), (Urrejtja), (Dyshimi), (Tragjedia), (Përzier-ja), (Mbytja), (Tërthorazi), (Post skriptum) PANORAMA - PRESHEVË 1. Grimca kujtimesh të gurëzuara, I – XII, nr.2, 1980 2. Fluturim i ri, nr.1, 1979, (e shpërblyer në konkursin letrar me rastin e ditës së komunës së Preshevës)
ARS – SHQIPËRI 1. Formësim hijesh, 25 maj 2003 2. Ende s'jemi për cirk, 25 maj 2003 3.Trashëgimi, 25 maj 2003 4. Veç asaj, 25 maj 2003 5. Natë e gjatë, 25 maj 2003 6. Zemërgur, 25 maj 2003
SHKËNDIJA – PRISHTINË 1. Dhuratë për ditëlindje, 2. Në lëkurë e jashtë saj, 15 qershor 1976 3. Emri im është fjalë e rëndomtë, 15 shtator 1976 4. Diej dëshirash, 13 qershor 1977 5. Pëllumbat, 1 shtator 1977
FILIZAT – PRESHEVË 1. Fan S. Noli, botuar me posterin e Nolit, janar 1974 ARTI – FERIZAJ 1. Para pikturave të “Zef Kolombit”, me rastin e eks- pozitës së KAF “Zef Kolombi” të Ferizajt në Preshevë, 18 nën-tor 1973 2. Koha do të thurë lavdi, 1973
ILLYRIA – NJU JORK, SHBA 1. Vdekje e bukur, 27-29 mars 2007 2. Mbijetesë, 27-29 mars 2007 3. Amshim, 27-29 mars 2007 4. Mbetet dashuria, 27-29 mars 2007 5. Mos i preni lisat, 27-29 mars 2007
Poezi për fëmijë:
FJALË E VALË - MITROVICË 1. Pallati me yje, poemë, nr. 13, shtator 2006 2. Palllati me yje, (vazhdim), nr. 14, qershor 2007 PANORAMA – PRESHEVË 1. Ti voglush, nr.1, 1979, (e shpërblyer në konkursin letrar me rastin e ditës së komunës së Preshevës)
Botime të tjera:
I. Me xhaketën kuq e zi, vjersha, SHB “Naim Fra-shëri”, 1982 – Tiranë, përgatitur nga Adelina Mamaqi, Xhevat Beqaraj dhe Odhise Grillo, janë përfshirë 23 poetë të njohur shqiptarë nga trevat e ish Jugosllavisë. Ndërkaq M. Mehmeti është prezantuar me poezitë: 1. Karadaku dhe 2. Klithje e përmallim, variant i shkurtuar njësisë poe-tike të botuar në librin me të njëjtin titull.
II. Antologji e poezisë moderne shqipe, shqip – Gjermanisht, përgatitur e përkthyer nga Ferdinand Laholli, bo-tuar nga SHB “Doruntina”, Vorlag, Gjermani, ku veç biogra-fisë së shkurtër M. Mehmeti është prezantuar me poezitë: 1. Lamtumirë – Lebewohl dhe 2. Premtim – Ab Hente
III. Psherëtimë për tokën, panoramë letrare e krijuesve të Kosovës Juglindore 1939 - 2003, - I, autor Hysen Këqiku, botuar nga SHB “Kurora”, Gjilan, më 2004 e në të cilën Me-xhid Mehmeti u prezantua me këto poezi: 1. Si herët patëm harruar, 2. Rrugëtim dhe 3. T'i thejmë pasqyrat
Përkthime:
I - Frederiko Garsia Lorka: 1. Gazela e dashurisë së papritur, 2. Gazela e pjesëmarrjes së tmerrshme, “Flaka e vëlla-zërimit”, 30 prill 1970 II - Lubisha Jociq: 1. Kthimi i ushtarëve japonezë në atdhe, “Flaka e vëllazërimit”, 5 shkurt 1984
Poezi të botuara në gjuhën serbo–kroate:
1. Tuzhna pesma (Këngë pikëlluese), 2. Ipak (Megjithatë) 3. Prvi put (Për herë të parë) 4. Zhelim (Dëshiroj), “Nasha reç”, Leskovc, 1967 Prozë e botuar nëpër gazeta, revista...
BOTA E RE – PRISHTINË 1. Monikë, dhembja ime, Nr. 57, maj 1972 2. Urna e dashurisë, 15 prill 1978
FLAKA E VËLLAZËRIMIT – SHKUP 1. Në stacion, 12 janar 1972 2. Pritje, 29 shtator 1972 3. Zoga, 20 tetor 1972 4. Dashuria, 8 nëntor 1972 5. “Mos... mos...”, 13 maj 1973 RILINDJA – PRISHTINË 1. Ditë e pakuptimtë, 24 shtator 1977 2. Ecje në përtejjetësi, fragment, 25 dhjetor 1999 3. Rrugëtim nëpër Grykë të Urnës, 4 mars 2000 ZËRI I RINISË – PRISHTINË 1. Ai dhe kujtimet, 1977
FJALA – PRISHTINË 1. “Mos... mos...”, 1-15 gusht 1977
SHKËNDIJA – PRISHTINË 1. Nositi, nëntor 2003 2. Ikja, nr. 9, nëntor, 2007
ILIRIA POST – PRISHTINË 1. Dialogu i imagjinuar me vetveten, 23 shtator 2006 2. Fanitja, 10 mars 2007
PAVARËSIA NEWS – PRISHTINË 1. Përshfaqje e mjegullt, 26 mars 2007
ILLYRIA – NEW YORK 1. Tuna, fragment nga romani “Furtuna”, 30 prill 2007
LAJM exkluzive – PRISHTINË 1. Ëndrra, 14 korrik 2007 FOKUS – PRISHTINË 2. Ndeshtrasha, 31 gusht 2007
FJALË E VALË – MITROVICË 1. Dialog me vetveten, fragment, nr.5, prill 2003 2. Gjetja e Atlantidës, nr.6, qershor 2003 3. Fjalë kafenesh, nr.7, shtator 2003 4. Transformimi, nr.8, dhjetor 2003 5. Puthja vrastare, nr.9, mars 2004 6. Hija e korbit, novelë, nr, 11. shtator 2004 7. Zgafella e hutinit, novelë, nr.12, dhjetor 2004 8. Kalvari, fragmente romani, nr. 14, qershor 2007 PANORAMA – PRESHEVË 1. E urrente vjeshtën, tregim, Preshevë, nr. 1, 1979
JETA E RE – PRISHTINË 1. Shtatë ditë pas vdekjes, fragmente, nr.3 - 4, 2003
JEHONA E RE – SHKUP 1. Urna e dashurisë, (Në vend të prologut), Ëndrra, INTERMEXO I, Puthja vrastare, INTERMEXO II, Gjetja e Atlantidës, INTERMEXO III, Përfytyrimi, INTERMEXO IV, Ëndrra në ëndërr, INTERMEXO E FUNDIT, (Në vend të epilogut) JEHONA – BUJANOC 1. Gabim, qershor 1992
Recensione, vështrime, prezantime...
RILINDJA - PRISHTINË 1. Vepër me dimensione kuptimore të konkretësisë e të aktualitetit, (katërvjetori i vdekjes së B. Musliut), 1.07. 2000 2. Krijues me ideal e vizion të qartë kombëtar, (dhjetë vjetori i vdekjes së N. Duraku), 25 tetor 1999 3. Ti nuk je lajmësi memec, Halil Matoshi, (përkushtim poetit që po dergjej burgjeve serbe), 4 gusht 1999 4. Studiues dhe krijues inventiv, (krijimtaria e Q. Soko-lit), 2000 5. Zjarri si shprehje e qëlluar poetike, (Bedri Halimi: “Cubat fshehin hënën”, poezi, 1999), 2000 6. Vargje që krijojnë atmosferë të nxitjes së mendimit, (Adem Zejnullahu: “Mote hiri”, poezi, 2000), 30 mars 2000 7. Lirizëm i lehtë me metaforë të sforcuar, (Muhamed Kërveshi: “Loti i Kosovës”, poezi, 2000), 25 mars 2000 8. Përjetësim në vargje, (Riza Greiçevci: “Lis me degë”, poema dhe drama “Dasmë në male”, 1999), 1999 9. Shpalim i botës së brendshme shpirtërore, (Hysen Këqiku: “Dritë mbi lotinë”, poezi, 1999), Rilindja, 1999 10. Shpalosje përjetimesh të botës intime, (Shqipe Hasa-ni: “Shiu i vetmisë”, poezi 1997), 1999 11. Poezi e frymëzuar nga mitet, (Arben Ibrahimi: “Rrjedhës së Kokitit”, poezi 1999), 9 tetor 1999 12. Libër për vitin biblik shqiptar 1999, (Ali Podrimja: “Dielli i zi”, shkrime publicistiko-eseistike, 2000), 4 maj 2000 13. Pasqyrim i realtë i jetës përplot vuajtje të femrës shqiptare (Punëtorie Muça – Ziba: “Te logu i cucës”, tregime, 1988 14. Konstruksione përmes vetërrëfimit, (Shkëlzen Zhu-bi: “Përjetime të hidhura”, tregime, 1997), 3 prill 2000 15. Ide episodike brenda syzheut të rrëfimit të shkurtër, (Hajrulla Misini: “Letërnjohtimi i pagjumësisë, tregime 1998), 1999 16. Tituj simbolikë me domethënie të caktuar, (Nebil Duraku: Kompleti i veprave, 1998), 2 nëntor 1999 17. Dëshmi e përgjakjes makabre të rrugës së lirisë, (Nusret Pllana: “Rruga e lirisë”, album – ditar, 2000), 2000 18. Kronikë e kulturës materiale e shpirtërore të shqip-tarëve të Preshevës, (Xhemaledin Salihu: “Kultura shqiptare në Preshevë 1945 – 1995”, monografi 1999), 2000 19. Dëshmi të një kohe makabre të vlefshme për Tribu-nalin e Hagës, (Ali Sh. Berisha: “Bashkia e Llukarit”, monogra-fi II, 2000), 18 korrik 2000 20. Libër për ata që u tretën hapësirave të Samsunit, (Dr. Ali Jakupi: “Për ata Kosova është ëndërr – Shqiptarët në Vilajetin e Samsunit”, udhëpërshkrime – ese, 1998), 6. 10. 1999 21. Vlerësime kompetente për vepra dhe autorë të zhan-reve të ndryshme, (Shyqri Galica: “Mesazhi kritik”, ese dhe kri-tika, 1999), 1999 22. Gërshetim metaforik i së kaluarës dhe i së tashmes në syzheun e një romani, (Dardan Lekë Dreni: “Le tresor sacre des Dardanies” (Thesari i shenjtë i dardanëve), roman, Paris 1999), 2000 23. Arketipet poetike të Borhesit, shkrim eseistik për Borhesin, 2000
JETA E RE – PRISHTINË 1. Konstruksione përmes vetërrëfimit, (Shkëlzen Zhubi: “Përjetime të hidhura”, tregime, 1997), numër i veçantë, 2000
SHARRI – OPOJË 1. Zjarri si shprehje e qëlluar poetike, (Bedri Halimi: “Cubat fshehin hënën”, poezi, 1999), 2000 Veç këtyre recensioneve, Mexhid Mehmeti, në faqet e “Rilindjes” botoi mbi 100 vitrina librash me të cilat prezantoi po aq vepra të botuara gjatë periudhës kohore 1999 – 2000 Pas luftës në Kosovë, me themelimin e Radio Rilindjes, Mexhid Mehmeti çdo javë drejtoi emisionin letrar njëorësh ”Një orë me krijues”, në të cilin, për një vit të tërë shpalosi qin-dëra vepra letrare nga autorë të ndryshëm. Gjithashtu, gjatë punës në profesionin e gazetarit në “Rilindja”,“Bujku”, “Flaka e vëllazërimit”, “Jehona” etj., botoi rreth 5000 artikuj të lloje-ve të ndryshme duke filluar nga lajmet e thjeshta, raportet, ko-mentet, reportazhet, e deri tek fejtoni. Recensione, vështrime dhe shkrime të tjera për veprën letrare të Mexhid Mehmetit
1. Jonuz Fetahaj: Frymëzim çasti... (Recension për lib-rin me poezi “Klithje e përmallim”), Fjala, 1 qershor 1977 2. Hasan Emërllahu: Rënkimet e poetit për njerëzit e djegur (recension për vëllimin poetik “Klithje e përmallim”), Panorama, Preshevë, nr. 2, 1980 3. Resul Shabani: Përjetimi i akcentuar poetik (Shkrim për librin me poezi “Klithje e përmallim”), Flaka e vëllazërimit, Shkup, 16 prill 1978 4. Ahmet Selmani: Vrulli i një shqetësimi poetik (Vësh- trim për përmbledhjen me poezi “Frymëmarrje”), Flaka e vëlla-zërimit, shkup, 21 janar 1987 5. Ramadan Musliu: Pak poezi, pak improvizim (Me-xhid Mehmeti “Frymëmarrje”, “Flaka e vëllazërimit”, Shkup, 1984), “Rilindja”, Prishtinë, 2 mars 1985 6. Dr. Agim Vinca: Recension për librin me poezi “Pei-zazh i ngrirë”, dorëzuar SHB “Rilindja”, pjesë e së cilës është botuar edhe në kopertinën e paluar të librit 7. Sabit Rrustemi: Recension për librin “Peizazh i ngri-rë”, dorëzuar Rilindjes, pjesë e së cilës është botuar edhe në kopertinën e paluar të librit 8. Dr. Nehas Sopaj: Konglomerat frymëzimesh poetike, (Vështrim për vëllimin me poezi “Peizazh i ngrirë”), Flaka e vëllazërimit, Shkup, 24 gusht 1994 9. Shpend Halili: Lirikë e motivuar nga lashtësia (Re-cension për vëllimin poetik “Peizazh i ngrirë”), Rilindja – Bujku, 9 korrik 1994 10. Hasan Bunjaku, fjalë e përgatitur me rastin e promo- vimit të librit “Peizazh i ngrirë” në Gjilan më 1994 11. Jakup Ceraja: Poezi, ku mendimi dominon mbi ndje-njën, (Vështrim për vëllimin me poezi “Rikthim dhembjeje”), Rilindja, 1999 12. Jonuz Fetahaj: Presheva – dhembje apo krenari e poetit (Recension për poemën “Presheva”), Fjala, nëntor 1999 13. Ejup Ceraja: Pika në zemër si metaforë e dykup-timshme (Vështrim për vëllimin poetik “Pikë në zemër”), Focus, Prishtinë, 26 janar 2007 14. Mirsad Kuteli: Pezmin dhe ngashërimin i mposht dashuria, (për librin poetik “Pikë në zemër”), Lajm, 17.10.2005 15. Rrustem Geci: Poeti i gjakut të fisëm, (Ese letrar për poetin Mexhid Mehmeti), Epoka e re, Prishtinë, 16. 06. 2007 16. Bilall Maliqi: Aventurat e Vogël Madhit dhe hero-izmat e tij, (shkrim për poemën për fëmijë “Pallati me yje”), Perspektiva, Bujanoc, 2 prill 2007 17. Ejup Ceraja: Simbolika e një poeme (Mexhid Meh-meti “Pallati me yje”, poemë për fëmijë, URA, Prishtinë, 2006), Lajm, Prishtinë, 27 tetor 2007 18. Jonuz Fetahaj: Preokupimet prozaike të një të riu, (Vështrim për vëllimin me tregime “Lumja”), Fjala, 15.X. 1983 19. Jonuz Fetahaj, recension i botuar si parathënie në vëllimin me tregime “Lumja”, 1982 20. Ejup Idrizi: Perla të tregimit të sotëm shqiptar, recension për librin me tregime “Puthja vrastare”, Fjalë e valë, Mitrovicë, nr. 9, mars 2004. 21. Prend Buzhala: Loja e jetës me vdekjen (Recension për romanin “Shtatë ditë pas vdekjes”, botuar edhe si parathënie e librit), Focus, Prishtinë, 8 shtator 2006 22. Berat Daka: Dhembje për jetën e gjallë / Humbja në jetën e vdekjes / Dhembja për të tashmen / Frika nga e ardhmja (Recension për romanin “Shtatë ditë pas vdekjes”), Focus 1 dhjetor 2006 dhe Epoka e re, Prishtinë, 2 dhjetor 2006 23. Reshat Sahitaj: Pa dashuri nuk ka jetë (Recension për romanin “Shtatë ditë pas vdekjes”), Epoka e re, Prishtinë, 14. 10. 2006 24. Bilall Maliqi: Shtatë ditë pas vdekjes – roman me cilësi të larta artistike letrare, ( shkrim për romanin “Shtatë ditë pas vdekjes”), Perspektiva, Bujanoc, 9 tetor 2006 25. Bilall Maliqi: ”Aventurat e Vogël Madhit dhe heroi-zmat e tij”, “Diellori”, Bujanoc, nr.4, tetor 2007 26. Dr. Hysen Matoshi: Arsyetim me shkrim, i nën-shkruar edhe nga Dr. Rifat Ismajli dhe Mr. Kadrush Radogoshi, për dhënien e çmimit letrar “Hivzi Sulejmani” veprës Shtatë ditë pas vdekjes, Takimet “Hivzi Sulejmani”, tetor 2006 27. Dr. Hysen Matoshi: Rrëfimi paralel si procedim, recension i lexuar në takimet letrare të LSHK-së “Hivzi Sulej-mani” - 2007, me rastin e promovimit të romanit “Furtuna” të Mexhid Mehmetit. “Zëri” nr. 2453, Prishtinë, 26 dhjetor 2007, botuar edhe në gazetën shqiptaro-amerikane Illyria në New York, janar 2008 28. Mirsad Kuteli: Dy novela të Mexhid Mehmetit “Hija e korbit”, (shkrim për librin me novela “Hija e korbit”), Lajm, Prishtinë, 2005 29. Prend Buzhala: Rituali tragjik i monstrumiadës, (Recension për tetralogjinë me katër drama “Monstrumiada”), Rilindja, Prishtinë, 1 korrik 2000 30. Dr. Nebi Islami: Depërtimi i suksesshëm në thelb të problemit (Segmente përmbajtësore nga drama “Vdekje e hijshme” e Mexhid Mehmetit), Rilindja, 4 dhjetor 1999 31. Dr. Nebi Islami: Fjalë për krijimtarinë dramatur-gjike të Mexhid Mehmetit, mbajtur në promovimin e veprave letrare të këtij autori në Panairin e Librit në Gjilan më 17 tetor 2007 32. Berat Argamedoni: Jetët nëpër tekste, tekst i lexuar me rastin e promovimit të krijimtarisë së Mexhid Mehmetit në Panairin e Librit të Gjilanit, të hapur më 16. 10. 2007. “Epoka e re”, Prishtinë, 18 tetor 2007 33. Prend Buzhala: Kumtesë për poezinë e Mexhid Mehmetit, lexuar në promovimin e krijimtarisë letrare të tij në Gjilan, më 17 tetor 2007 34. Ejup Idrizi: Kumtesë për poemën “Pallati me yje” të Mexhid Mehmetit, mbajtur në Gjilan, më 17 tetor 2007 35. Beqir Musliu: Recension i pabotuar për dramën “Zibardhët” 36.Shkëlzen Halimi: Recension për dramën “Zibardhët” P.S. Për librat e Mexhid Mehmetit u botuan edhe dhjetëra prezantime të tjera në rubrikën “Vitrina e librit” nëpër gazetat tona. Ndërkaq, shkrimet për veprat e këtij autori, u botuan edhe nëpër libra të veçantë të autorëve të ndryshëm si: 1. Dr. Nebi Islami: Historia dhe poetika e dramës shqiptar (1886 – 1996), I, II, ARTC, Prishtinë, 2003. (Shkrim për dramën “Vdekja e hijshme”, të botuar në vëllimin me drama “Monstrumiada”) 2. Prend Buzhala: Odeoni i fjalës, Gazeta Rilindja, Prishtinë, 2003 (Rituali tragjik i monstrumiadës, recension për tetralogjinë me drama “Monstrumiada” të botuar nga “Vatra”, në Prishtinë më 1988) 3. Shpend Halili: Perspektiva modeluese, Iliriku, Prish-tinë, 1997. (Motivim nga lashtësia, vështrim për vëllimin poetik “Peizazh i ngrirë” të botuar nga “Rilindja”, më 1994) 4. Hasan Hasani: 1. Leksikon i shkrimtarëve shqiptarë 1501 – 1990, “Shkëndija”, Prishtinë, 1994, (e ribotuar edhe më vonë), 2. Leksikoni i shkrimtarëve shqiptarë 1501 – 2001, “Faik Konica”, Prishtinë, 2003 5. Grup autorësh: Gazetarë dhe publicistë shqiptarë, Fjalor enciklopedik, UGPV, Tiranë, 2005 6. Halit Barani: MBRETËRIA E TALIAS, Lindja dhe shkëlqimi i Teatrit të Qytetit “Sandër Prosi” - Mitrovicë, (1978 – 2003), Mitrovicë, shtator 2003 7. Demir Behluli: Portrete shkrimtarësh, Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës dhe Fondacioni Kulturor i Kosovës “Nëna Terezë”, Prishtinë, 2002 etj. 8. Sevdije Ahmeti, Amedan Jani, Musa Gërguri: “Jeta e re” – bibliografia 1949-1979, Prishtinë 1979 9. “Jeta e re”, jubilar 1949-1999, nr.4, Prishtinë, 2002 Për krijimet e Mexhid Mehmetit, të botuar aty – këtu nëpër revista të ndryshme, shkruajtën edhe Hasan Mekuli, Ali Sutaj, Dr. Ibrahim Rugova, Dr. Emin Kabashi, Ali D. Jasiqi, Ferid Selimi, Riza Haziri, Ragip Sylaj, Vehbi Bajrami dhe ndonjë tjetër... P.S. Biobibliografia u hartua duke u bazuar në doku-mentacionin jo të plotë të autorit, duke mos u përfshirë mjaft shkrime të botuara në periodikun tonë, sidomos në atë të Shqi-përisë dhe të trevave të tjera shqiptare jashtë Kosovës. FUSNOTAT
Megjithëse i dedikohet këtij botimi përzgjedhës, shkrimi është bërë në bazë të vëllimeve poetike të botuara më parë nga ky autor. 2 Poezia u shkruajt më 28 nëntor 1969 në burgun hetues të Prishtinës. Atëbotë autori ishte arrestuar në njëvjetorin e demonstratave të vitit 1968. 3 Kjo “kurorë...” është ndër krijimet e para të autorit, e shkruar më 1968, e botuar aty-këtu e shkëputur edhe në periodikun e kohës, kurse si e plotë në librin “Klithje e përmallim” më 1977. Po e boto-jmë pa ndryshime vetëm magjistralin e saj, sa për të parë kontinuite-tin krijues të autorit. 4 Nyndë: Lakuriq, cullak... (këtë fjalë autori e mësoi në pranverë të vitit 1968 nga goja e poetit të mirënjohur arbëresh Shime Deshpali, gjatë vizitës që i bëri në banesën e tij në Zarë, bashkë me një numër nxënësish të shkollës së mesme të Preshevës 5 Autori në dorëshkrim i ka rreth 100 rubaira të tilla. Po i botojmë vetëm 7 nga 15 sosh të botuara në “Klithje e përmallim” 6 “Në kasollën tonë...”: thuhet se gjatë kthimit nga Nishi për në Krujë, Skënderbeu kishte kaluar nëpër fushën e Preshevës, ku nuk i kishte munguar mikëpritja nga popullata shqiptare vendëse... 7 Baltë: tokë 8 Pjaka: Plaka 9 Zallahiste: fliste 10 Po albanski: shqip (sllavizëm) 1 Gluhë: gjuhë 12 Gojë katër milionë: Kështu thuhej për shqiptarët e Ukrainës në një serial në gjuhën shqipe TV Shkupit, të përgatitur nga Sefer Musliu. 13 “Treqind trima e dyqind çupa...”: Treqind djem e dyqind vajza, varg i shkëputur nga një këngë popullore e shqiptarëve të Ukra-inës. 14 Tas, Karakurd, Qyshki...: Fshatra të Ukrainës të banuara edhe sot me shumicë shqiptare. 15 Kroi i Idriz Seferit: Gjendet përballë shkollës fillore “Idriz Seferi” të Caravajkës, në të djathtë të rrugës Prteshevë – Gjilan. 16 Durmish Presheva: Atdhetar nga Presheva, për të cilin thuhet se mori pjesë në shpalljen e pavarësisë në Vlorë, më 28 nëntor të vitit 1912. 17 Skupi: Shkupi. 18 Bardhari: Vardari. 19 Shaip Mustafa: Një militant komunist nga Bukuroca e Preshevës, por kombëtar dhe atdhetar i dëshmuar, i cili gjatë kohës së push-timit bullgar, iu priu demonstratave të shqiptarëve në Shkup, me ç'rast tek Ura e Gurit ngriti flamurin kombëtar shqiptar. Më vonë, pas “çlirimit”, vuajti shumë vite burg nëpër kazamatet jugosllave. 20 Kokit: Nga mitologjia, lumë i krijuar prej lotëve të mëkatarëve, të cilët nuk i pranonte toka edhe pas vdekjes... 21 Ostrovica: Maja më e lartë e Karadakut të Preshevës 22 Figura të rëndësishme historike e kombëtare të Preshevës 23 Molla e Kuqe: Mendohet të ketë qenë kufiri etnik shqiptaro-serb 24 Naisus: Nishi 25 Lokalitete në të cilat janë bërë masakra të përgjakshme serbo-çetnike ndaj shqiptarëve
Mexhid MEHMETI
PËRTEJ HARRIMIT
POEZI
RRUGË
E GJATË
rrugë e
gjatë
deri
te ti
pritja
durim
NË LËKURË TË HUAJ
gjithçka
dhemb
e të
shemb
edhe
një thnegël
në
lëkurë të huaj
vetëm
djalli është i qetë
NË ATË PIKË
Gjithçka
nis e mbaron
në
atë pikë
që
harroi
të
shënohet në histori
FJALË E KËPUTUR
Në
bebëzën e syrit
kështjella
ngrita
pa
gurë
pikturën
e gjakut
e bëre
gabimisht
goja
të mbeti hapur
fjalë
e këputur
ERA
Vjen
horizontalisht
me
kahje e pa kahje
me ftohtësi në zemër
e me lajme gjithëfarësh
nga të gjitha anët meridianet
nata e merr n'përqafim
njerëzit e duan
vetëm kur mjegullën shpërndan
KARADAKU
U ngrit
mbi gurë
kafka e eshtra
Burimet
ende
rrjedhin gjak
Unë
them
është
i kuq e i bardhë
legjenda
thotë
është
i zi
në
të zezën kujtimet
në
të kuqen mundimet
në
të bardhën
vetëm
plisi
legjenda
iku
Karadaku
mbet
KËMBËZBATHURIT
Maje gishti
e n' thembër
gjak
këmbëzbathurit e mi
me ëndërr në sy
DURO
SHKËMB
Duro shkëmb
rrebeshe e stuhi
me vetëtimë
e kurrë mos plas
edhe kur dallgët
të dërmojnë
duro shkëmb
shkumë vreri të zi
e mos plas
derisa detërat
të shterrin
pa pikë uji
të mbesin
duro e mos plas
MOS
MË THUANI PROMETHE
E AS
ZOT TË MËKATIT
Unë nuk jam Promethe
as zot*
jam vetëm një dëshirë
një meteor
një lundër n'oqean
nuk jam Promethe
as zot
jam zjarri
lot malli në sy të Tanushës
s'jam zot i mëkateve
as Promethe jam
ZGJIMI
I KËNGËS
Në mua diçka zgjohet
rubaira të zjarrta dalin
muri i kështjellës rrënohet
dhe një
këngë epshet kall
diku
në qiell
kasnecët
ruajnë zjarr n' qepallë
mallin
ua ngrohë ai diell
si
engjullin n' përrallë
fije
bari t'vdekur
tinguj
zemre
nga
bukuria e këngës
zgjohen
KUR FLET SHPIRTI
Kur
flet shpirti
lumenjtë
trazohen
retë
ngatërrohen
kështjellat
dridhen
shpellat
mbyllen
oqeanet
tunden
e
ndizen meridianet
kur
flet shpirti
PRITJE
Tërë
natën e lume
shiu
rrapëtiu strehëve
një
dritë e zbehtë
brenda
mureve
heshtjen
theu
grua
nyndë
tërë
natën e lume
në
shi u la
GRUA
Në
shtatin tënd ndjej erë bari
shndërrohem
në ëndërr
ti i
zgjat duart kah qielli
diçka
të re kërkon
unë
dua të ta gjej
uri
në sy
etje
në buzët e tua
sa
desha të të mbaj në duar
të
të ndryj në zemër
e të
shkrihem
të
shkrihem n'lëkurën tënde
NUK DI TË THUR VARGJE
PËR DASHURI
Pëllumbi
im
krahëthyer
e sqeppërgjakur
dhimbën
tënde ma jep
dhimbës
sime t'ja shtoj
e të
nisem vrap
në
prehër të dashurës t'i bie
lotin
n'vetmi t'ja pi
se
unë nuk di të shkruaj
vargje
për dashuri...
MESNATË NË DHOMË
Në
dhomë
unë
ti e mesnata
me
një trëndafil në buzë
e
një gazele të harbuar
qerpikun
rëndon heshtja
trishtim
përpinë
lehja
e qenve
sirenat
e ndihmave të shpejta
mesnata
vetëvritet
në
mua në ty
e
kush s'dëshmon
KLITHJE E PËRMALLIM
- Ridvan Shabanit, gruas së tij
Mevludes dhe bijve të tyre
Arburimit e Mërgimit nga Miratoca e Preshevës,
të cilët një natë me shi u dogjën në zjarrin që
u shkaktua në ndërtesën ku banonin në Kopenhagë të Danimarkës
1.
Vjeshtë
e vdekur e natë e errët
gjethe
të zverdhura e shi
në
sytë e përlotur
larg
nga ju
rrapllon
llamarina e dritareve të mia
e në
xham currilet e ujit
vizatojnë
rrugët e gjata të mallit -
rrugët
e klithmave
2.
Zjarri
në shi
vdekjet
po i radhit
e
vaji i trishtimit
shpërthen
kupën e qiellit
3.
Hej,
nata
e zjarri nuk kanë mëshirë
për
shpirtërat njomakë
4.
Vjeshtë
e vdekur
në
sytë e përlotur
shi
në natën e errët
rrapllon
dritareve
t'mia
currilet
vizatojnë
rrugët e gjata
të
pritjeve
5.
Natë
shi
i imtë
vjeshtë
e vdekur
në
sytë e mi të përlotur
larg
nga ju
me
mija kilometra
rrapllon
rrapllon
llamarina
e dritareve t'mia
e në
xham
currilet
e ujit
vizatojnë
rrugët e gjata -
mallin
klithmave
1975
DHEMBJA E PAMBARIM
(Nënës)
Nëpër
motet e lëvarura
mallin
n'shami t'ditës e shkeva
Nënë,
dhembja ime - valë
loti
im i parë
Ngushllim i shpirtit
dhembjen time
stinëve ia fala
në bebëza të kohës
Nënë, rrufe malli në shpirtin tim
lot të
pambarim...
GJETHET MA PËRKUJTOJNË
VDEKJEN TËNDE
(Demir Demirit)
Ec e
ec e ec në kujtime
gjethet
bien të zverdhura, në kurriz toke -
bien
edhe në zemrën time
o,
mjerë ajo loke!
shpirti
turbullohet me retë,
nëpër
hapsirë rigojnë
shiu
e stuhitë, gjethet - na mbulojnë.
ec e ec e ec në
kujtime,
nëpër atë
hark jete -
plot
mallëngjime!
medet
- sa i vogël ai plumb i vdekjes
e sa
i madh loti për ty!
-
Oh, edhe gjethet në pikëllim janë ndry!
1971
PËRHERË
ME TY
H.
D.
Kur zbardh dita
horizonteve të pambarim
shoh buzëqeshjen tënde
në çdo lule të çelur
SHTEGTAR
DITËSH
Çdo ditë më shpërthen nga një
dëshirë në gji
që atë zog ta prekë n'krahërorin
mitar
dëshiroj të më agojë ajo pranverë,
inxhi
e të më sjellë më të bukurin thesar
një det dëshirash përditë rritet në
mua
e unë si në ëndërr, ua ndiej
thirrjet stuhi
po, këngën e zjarrtë me gjithë
shpirt e dua
ajo le të
mbetet më e dashura mrekulli
...
ditët ikin, në dukje, pa kuptim të vërtetë
unë
gjendem përherë më afër qëllimit -
pluhuri
i harresës kurrë s'do të më tretë
kjo
është dashuri e flakë ngadhnjimi
rrugë
gjer te freskimi i haresë që s'përsëritet,
të më shpjerë në breg
të atij lumi të blertë.
*Poezia u shkruajt më 28 nëntor 1969 në
burgun hetues të Prishtinës.Atbotë
autori ishte arrestuar në njëvjetorin e demonstratave të vitit 1968.