Blerim Çoçaj: Lufta e UÇK-së, NATO-ja dhe çlirimi i Kosovës
| E diele, 29.11.2009, 08:49 PM |
Lufta e UÇK-së, NATO-ja dhe çlirimi i Kosovës(Romani “Gjeneralpampersa” i Nexhat Çoçajt, botoi Shtëpia Botuese “Bogdani” Prizren, 2009)Nga Blerim ÇoçajShkrimtari Nexhat Çoçaj,pasuroi edhe me një libër letërsinë shqiptare. Ai këto ditë botoi romanin më të ri, “Gjeneralpampersa”.I shkruar dhe ndërtuar me shumë kulturë, autori në këtë roman kryesisht trajton luftën e lavdishme të UÇK-së. Edhe në kompozicionin e këtij romani, Çoçaj,tregon se nuk është i ngjashëm me askënd në mënyrën e trajtimin të temës së luftës. Nëpërmjet personazhit kryesor Gjeneralit të NATO-së, Flung, shkrimtari Çoçaj, në këtë roman paraqet mënyrën më të mirë të mundshme të lidhjes konkrete të veprimeve luftarake të ushtarëve të UÇK-së me ata të NATO-së. Autori në këtë libër nuk lenë anash edhe kontributin e qytetarëve që bashkëjetuan me luftën dhe nuk pranuan që të jenë vetëm spektatorë të saj, por aktorë aktiv, madje në disa raste edhe të vihen në ballë ta aksioneve. Koordinimi i luftës së përbashkët, që në fakt është një realitet, i kanë dhënë rezultatet e veta dhe falë atyre rezultateve Kosova sot është çliruar. Autori në mënyrë artistike e bën lidhjen e atij bashkëpunime. Në shumë raste na del se romani “Gjeneralpampersa”, i ngjan një kronike, apo një përshkrimi realist të luftës, ngase ngjarjet janë edhe pjesë e luftës. Autori në këtë roman zgjedh pikërisht një “hero “ të huaj për ta përshkruar lavdinë e luftës së UÇK-së dhe për të dëshmuar kontributin e popullit shqiptar. Rrëfimet që lidhen me Gjeneralpampresën, po të ishin treguar për një luftëtar shqiptar, për lexuesin do të kishin qenë më pak të besueshme. I frymëzuar nga ngjarjet që i ka përjetuar edhe vet si pjesëtar i luftës, shkrimtari Çoçaj, sjell te lexuesi në formën shumë reale ngjarje që mbase kanë qenë specifikë e vetëm e asaj pjese të luftës që është bërë në zonat kufitare, por gjithsesi ai në mënyrë artistike edhe i arsyeton të gjitha devijimet që kanë ndodhur gjatë luftës siç janë ikja e ushtarëve nga vijat e frontit. Një vend të rëndësishëm në romanin “Gjeneralpampersa”, zë edhe ardhja e ushtarëve të rinj nga Perëndimi, të cilët nga vullneti i tyre për të luftuar për Kosovë, braktisën gjitha të mirat, që i kishin krijuar para se të vinin në luftë. Pra, ky roman kryesisht i kushtohet luftës, ku lexuesi mund t’i “shoh” edhe anët që nuk i ka parë në realitet. Përveç, luftës së UÇK-së dhe ndihmës së NATO-së,autori në këtë roman, paraqet edhe kontributin e banorëve të zonës kufitare,që dhanë për luftën dhe çlirimin e Kosovës. Një fenomen që të lë përshtypje në këtë libër, është edhe mënyra e gjetjes së mundësive që njerëzit e luhatshëm të inkuadrohen me kontributin e tyre në luftë. Edhe pse lexuesi nga titulli mund të mendojë se ka në dorë një roman ironik, që i injorizon pjesëtarët e luftës, që në faqet e para ai do të bindet se titulli i romanit është pseudonim i një ushtaraku të NATO-s, i cili duke qenë pjesë e elitës ushtarake ka arritur të depërtojë pa u diktuar në mesin e forcave serbe, dhe përmes syve të tij të bindet bota për krimet dhe montimet e ushtrisë vrastare serbe. Personazhi kryesor i romanit, Gjenerali Flung, gjatë zhvillimit të luftës me pjesëtarët e UÇK-së,për herë të parë dëgjon edhe për thesarin e traditës luftarake të popullit shqiptar, elemente këto, që nuk ka pasur rastin t’i hasë në asnjë vend tjetër të botues, ku ka marrë pjesë si ekspert i NATO-s. Ai arrin të mësojë se kali nuk bie në mina dhe se ai mund ta bëjë identifikimin e ushtarit të plagosur se a është i gjallë apo i vdekur, për të cilin shokët i kishin hapur varrin. Ai prezanton përvojat gjeniale të popullit, qoftë përmes kalit si kafshë me intuitë shumë të zhvilluar dhe aftësi paralajmëruese të rreziqeve, por edhe si “teknikë” luftarake. Misioni fisnik i kalit, në këtë roman na ndërlidhet me mendimin kuranor, kur edhe patkoi i kalit të “Shehidit” nderohet, pikërisht për shkak të aftësive dhe mundësive për t’i dalë në ndihmë ushtarëve, ndërsa në vendin tonën, dëshmorët as që zihen në gojë, madje ka zëri që marrin guxim të flasin si është më keq. Pra, autori sjell mesazhin përmes këtij romani se lufta duhet të nderohet, por edhe pjesëtarët e luftës duhet të nderohen dhe të gëzojnë përkrahje edhe në paqe, sepse angazhimi i tyre në luftë ishte për të ardhur paqja. Ndërkohë, përmes këtij romani autori i prezanton edhe anët tjera të traditës popullore siç është shërimi i kafshimit të gjarprit përmes pulës. Gjatë shfletimit të veprës, lexuesi shumë herë do të përballet me situatat e një realiteti që ka ngjarë këtu e dhjetë vite më parë në luftën e lavdishme që e zhvilloi UÇK-ja në malet e Pashtrikut. Ky është libri i tret që autori Nexhat Çoçaj, ia kushton luftës së lavdishme të UÇK-së. Deri më tash ka botuar romanet :”Kloni”,“Nuipsi”,“Shpresa”,“Kukurimi”,“Lindjet pavdekshme” (poemë),”Rrugëtimi” (poezi), ”Shtigjeve të Lirisë”(publicistikë),”Bartësist e lirisë”(monografi e literatizuar).Ai, në dorëshkrime ka edhe romanet: “Kam takim me vdekjen”,”Udhë nëpër natë”, “Dosjet Blu”, dramën “Drejtësia në perëndim”, dhe monografinë për heroin kombëtar Remzi Ademaj “Petriti i shkrepave”. Pos shkrimeve me publicistikë, Çoçaj merret edhe me studime në fushën e etnografisë dhe gjuhësisë. Në këtë aspekt, ai ka të përgatitur monografinë katërvëllimshe me titull “Hasi enciklopedi etnokulturore”, ndërsa në fushën e gjuhësisë ka mbledhur urimet dhe mallkimet si dhe fraziologjizmat tjerë, të kësaj krahine etnokulturore. Krijimtaria e letrare dhe ajo studimore e tij, vlerësohet nga kritika letrare dhe qarqet kulturore si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri.
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.