Zyhdi Zekja & Namik Kruja: Musa Juka - ky burrë i madh shteti
| E diele, 29.11.2009, 08:39 PM |
MUSA JUKA -KY BURRE I MADH SHTETINga Dr. Zyhdi Zekja & Namik KrujaMusa Juka lindi ne Shkoder ne vitin 1885. Ai vinte nga nje familje e degjuar e parise Shkodrane me pjesmarrje aktive ne zhvillimin politik te vendit per me teper se dy shekuj. Mbasi kreu Shkollen e Mesme ne Shkoder, shkoi ne Stamboll ku ndoqi studimet dhe u diplomua ne Fakultetin e Drejtesise.Me tu kthyer ne Shkoder ne vitin 1907 u emerua ne Zyren e Finances. Pese vjet me vone , vullneti dhe aftesia e tij e ngriten ne krye te zyres.Ne vitin 1916 vuri kanditaturen dhe u zgjodh Kryetar i Bashkise se Shkodres; Nga rezultatet perfundimtare Musa Juka arriti te marre 70% te numrit te votave.Ne ate kohe vendi yne ishte ne nje prapambetje dhe ne nje kaos te plote. Kryetari i ri i Bashkise gjate kater viteve te administrimit te tij iu desh te perballoje veshtiresi te panumerta per te vendosur ne Shkoder rregull e qetesi, per te hapur shkolla te reja shqipe, per te stabilizuar buxhetin, per zbukurimin e qytetit etj. Per t’ia arritur qellimit iu desh te punoje rende, me guxim dhe vetmohim. Por perkushtimi dhe puna e tij u vleresua nga populli i Shkoders e popullariteti i tij kishte arriture ne nje shkalle te tille e kur erdhi koha per zgjedhje te reja ai fitoi me nje numer me te madh votash se kundershtari i tij Qazim Dani. Megjithe kete qeveria hezitoi ne fillim per dekretimin e tij nga kundershtim i opozites e cila ne ate kohe kishte nje ndikim te madh ne Shkoder me mendimin se gjoja emerimi i tij do te ishte nje rrezik. Por me ne fund qeveria u bind se qellimi i Musa Jukes ishte te permbushte detyren kundrejt popullit te Shkoders dhe do te bashkepunonte me te githe ata qe perpiqen per te miren e vendit.Nderkaq situata politike e Shqiperise ishte e turbullt. Ndasite ishin te medha e sulmet e opozites u benin gjithnje e me te ashpra por populli i Shkoders ndiqte me hapa te sigurta drejt zhvillimit dhe perparimit.Ne vitin 1924 ne Shqiperi kemi nje situate te renduar dhe te pastabilizuar. Situata rendohesh edhe nga qendrimi dhe politika destruktive e opozites. Ajo kerkonte te destabilizonte situaten dhe te rrezonte qeverine e ligjshme. Ajo kryente provokacione dhe incidente nga me te ndryshmet dhe ne fund organizoi rebelimin e armatosur. Ne kete kohe Musa Juka, prefekti Abedin Nepravishta, komandanit i Xhandarmerise Ferit Frasheri dhe disa nepunes dhe qytetare atdhetare besnik te qeverise qendruan dhe luftuan trimerisht ne Ndertesen e Prefektures se Shkodres te rrethuar nga rebelet ushtarake. Gjate kesaj rezistence mbeti i vrare Ferit Frasheri dhe u plagosen disa xhandare. Per te evituar nje gjakdrerdhje me te madhe u moren vesht me kryengritesit dhe Musa Juka dhe te rrethuarit e tjere u lejuan te dilnin me dinjitet dhe shkuan ne Tirane. Atje Mbretit te Ardhshem Zog I i dha besen e nje bashkepunimi te perjetshem dhe u larguan se bashku nga Shqiperia per ne Jugosllavi.Mergimi zgjata gati 7 muaj dhe me triumfin e legalitetit me 24 Dhjetor 1924 dhe pas deshtimit dhe largimit te qeverise se Fan Nolit, Musa Juka u kthye ne Shkoder dhe populli i Shkodres per kontributin e madh qe ai kishte dhene i beri nje pritje madheshore dhe triumfale.Musa Juka u zgjodh per te treten here Kryetar Bashkie, rast teper i jashtezakonshem, pastaj u zgjodh edhe deputet dhe gjithashtu u emerua edhe Prefekt. Per shkodranin me poullor ne qytetin e tij, per kete burre qe lidhi ne bese jeten e tij me fatin e Mbretit te radhes kishe ardhur momenti per te luajtur nje rol kombetar.Ne qeverine e re te formuar ne vitin 1925 u emerua Mininister i Puneve Botore, Minister i Bujqesis dhe Zv/Minsiter i Pueneve te Brendeshme.Ketyre barrave te renda, ne ate kohe ai ia doli balle me nje zotesi dhe me enrgji te jashtezakonshme. Dita e punes se tij zgjaste 12-15 ore dhe ne disa raste deri ne 18 ore. Por kjo pune e vazhdueshme dhe e vulosur me vetmohim dha frutet e saja. Brenda vitit 1926 p.sh. u ndertuan 8 ura ( si ura e Beratit, e Komares, e Matit, e Bahcallekut etj).U hapen rruge te reja ( Kelcure-Berat, Durres-Korce, Mallakaster-Fier,Peqin-Elbasan-Progradec etj). U celen rruge te panumerta ne qytete te ndryshme te Shqiperise. Me 1926 gjithashtu nga kerkimet e bera u gjet burimi i pare i vajgurit ne Patos.Kryengritja e Dukagjnit e vitit 1926 gati e ndaloi kete hov, Musa Juka e morin lajmin e Kryengritjes ne mesnate. Vonesa me e vogel mund t’i kushtonte jeten rregjimit. Koha nuk lejonte dyshimin me te vogel. Duhej vendosmeri dhe veprim te menjehershem.Musa Juka u nis pa vonese ne Shkoder shoqereuar vetem prej 2 Xhandaresh dhe nje polici. Arriti ne kohe pak para se Shkodra te binite ne dore te kryengritesve. Me te shpejte u vu ne kontak me burrat e maleve, miqte e tij dhe u dha udhezimet e duhura. Pikat strategjike u rimoren dhe kryengritesit megjithese shume me teper ne numer se forcat qeveritate u shtypen brend nje kohe te shkutur. I emeruar Minister i Puneve te Brendhsme, Musa Juka u gjind perpare nje gjendje kombetare te veshtire. Problemet e shuma e shekullore dukeshin si tepazgjidhur. Populli i yne ne shume gjera ende nuk kishte dale nga Mesjeta. Banda te armtosura rrezikonon jeten e cdo udhetari prej nje qytete ne tjetrin. Ne cdo fshat nuk njihej ligje tjeter vec ligjes se pashkruar te vendit dhe qytetaret jetonin shpesh here me frige ne shpirt nga vjedhjet dhe vrasjet.Ne nje gjendje te tille c’uduhej bere per te sjellur ne vendin tone rregull dhe qetesi?!Duheshin masa te guximeshme per te marrur me nje fryme paqesore e ne pajtim sa te ishte e mundur me karakterin kombetar dhe Musa Juka u mundua te ndjeke gjithmone kete rruge.Masa e pare qe mori ne kete drejtim ishte c’armatimi i popullsise.Carmatosja e shqiptarit ne ate kohe dukej si nje gje e pamundur. Por kjo u realizua pa pengesa teper te medha , me efikacitet dhe shpejtesi. Qetesia e vendit u sigurua brenda nje kohe shume te shkurter me anen e nje xhandarmerie te ndereshme , te afte, te guximshme, e te organizuar kaq mire sa mund te krahasohet me ato te vendeve te perparuara. E ne Shqiperi atehere kushdo mund te udhetonte kudo pa asnje fare frige.E cdo shtepi mund te lihej e hapur se gjithkush e ndiente veten te siguruar. Ne kete pikpamje Shqiperia u be nje Zvicer e dyte. Por qetesia e vendit tone u prish dy here nga njerez te shtyre per ambicje personale. Levizja e Fierit dhe ajo e Et'hem Totos kishin qellime destabilizimin. Musa Juka si Minister i puneve te Brendshe veproi me te dy rastet me shpejtesi dhe aftesi qe e karakterizonin , i bindur se per Shqiperine tone nuk kishte alternative tjeter pervec rregjimit Monarkist me ne krye Mbretin Zog i I.Kryengritjet u shtypen , forca ishte e domosdoshme per t’iu pergjigjur dhe per te perballuar forcen. Natyrisht shkaktaret e ketyre kryengritjeve u gjykuan me drejtesi dhe sipas ligjit. Musa Juka u tregua i rrepte vetem ne ato raste kur vihej ne rrezik rregjimi i Zogut. Ne pesevjecarin e dyte te viteve ‘30 filluan te perhapen ne Shqiperi idete komuniste , por pa ndonje ndikim ne popull.Shumica e popullit e dinin se doktrina komuniste ishte kunder parimeve me te larta njerezore , d.m.th. kunder atdheut dhe fese.Per kete arsye Musa Juka kurre nuk mendoi ne ate kohe se komunistat paraqitnin rrezik per rregjimin.Emrat e komunisteve dhe aktiviteti i tyre propagandistik diheshin po liheshin te lire derisa nuk cenonin ligjet e shtetit.Madje per kete ceshtje ndonjeri e cilesonte Musa Juken si indulgent ndaj komunisteve. Vetem ne vitin 1938, kur per nje numer te vogel komunistesh u vertetua aktiviteti i tyre klandestin dhe shkelesa te ligjit, u arrestuan dhe u denuan sipas ligjit. Ky burre shteti eshte pa dyshim nje nga me te medhenjte qe ka patur vendi yne. Nen drejtimin e Musa Jukes u themelua ne ‘36 Enti Kombetar i Turizmit. U shtypen Harta turistike dhe botime te ndryshme ne gjuhe te huaja , me qellim qe te zgjonin interesimin e vizitoreve te huaj.Pritja e turisteve u organizua nga njerez qe flitnin gjuhet kryesore te Europes.U ngriten ndertesa te posacme dhe te pershtateshme per turizem me keto masa turizmi u u dyfishua brenda pak koheve gje qe, jo vetem permiresoi gjenjden financiare te vendit por iu dha rastin te huajve per ta cmuar Shqiperine.Ne konkluzion te ketij shkrimi threesome se Musa Juka ishte nje burre shteti me permasa te medha dhe besnik i perjetshem i Mbretit Zog i I. Ai ishte personaliteti me i shquar dhe me popullor i Shkodres dhe ka lene kontribut me teper se kushdo tjeter ne zhvillimin , perparimin dhe lulezimin e qytetit te Shkodres.
Per ZSH: Eduard M. Dilo
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.