E shtune, 20.04.2024, 11:26 AM (GMT+1)

Shtesë » Shoqëria

Faik Krasniqi: Cka eshte dashuria sot ndjenje apo biznes

E shtune, 28.11.2009, 07:01 PM


Cka eshte dashuria sot ndjenje apo biznes
 
Nga Faik Krasniqi
 
Qe nga koherat e lashta e deri me sot jane dhene me mijera e mijera mendime, definicione e hipoteza se c`eshte dashuria. Jane dhene keto nga poete, nga filozofe, psikologe , njerez te fese, njerez te thjeshte e deri edhe nga barinj delesh qe nuk dinin shkrim as lexim. Do perqendrohemi ketu tek dashuria mes ciftit. Jemi deshmitare te lloj-lloj historirash dashurie te degjuara, qe nga dashuria mes Penelopes dhe Odiseut, Romeos e Zhulietes, Talatit e Fitnetes e deri tek qindra e qindra historia tjera, kurre te shkruara e papublikuara por qe perbenin nje poeme ne vete. Secila e ngjashme dhe ne te njejten kohe secila e ndryshme nga tjetra.
Sic tregojne faktet ne kohrat e gjeneratave paraardhese kur nje i ri , femer apo mashkull, dashurohej dhe besatohej, ishin shume te rralla rastet kur njeri nga cifti terhiqej apo thjeshte tradhtonte lidhjen. Dashuria e tyre nuk ftohej dhe vazhdonte deri ne vdekje edhe para presioneve dhe kercenimeve te rrethit, i cili ne shumicen e ketyre rasteve nuk lejonte kurorezimin me martese te ketyre lidhjeve.
Por a mund te themi se te njejtat gjera ndodhin edhe sot .
Dyshoj shume, per te mos thene me siguri te plote, absolutisht jo .
''Dashuria sipas nje filozofi eshte ajo ndjenje kur njeriu e sheh lumturine e tjetrit dhe moslendimin e tij si gjene me thelbesore ne jete''. Por kjo fatkeqesisht eshte pak e veshtire per tu arritur ne koherat tona dinamike dhe teper moderne .
Nje zoteri, djale i ri, pake mbi te njezetat, me tregonte per te dashuren e tij te bukur , per fjalet e embla qe ajo ia kishte thene , per oren qe ia kishte dhuruar per ditelindje etj. etj. por sipas tij martesa me te ishte e pamundur sepse ajo ishte vetem nje infermiere e thjeshte, ndersa vajza qe ia kishin gjetur te afermit e tij , e qe ky kurre se kishte pare , kishte status te rregulluar ne nje shtet te perendimit. Eh more shok me thoshte ai ,- po e siguroj jeten e jeta njehere jetohet.- Pra per te , jeta me e mire peshonte me shume se ndershmeria dhe fjala e dhene. Per te dashuria ishte nje ure qe e dergonte ne perendim .
Edhe zonjusha nga Prizreni qe jetonte ne perendim, kishte hapur fjalen se donte te njihej me nje djale qe jetonte ne Kosove. Erdhi u njoftua me nje, e pelqeu dhe shpallen fejesen. Por kur u kthye serish ne perendim kishte gjetur atje nje magnet qe terheq me shume dhe pa nje pa dy ketij ,,kosovarit ja dha shqelmin.
Cdo medalje ka dy ane, ndonese njera mund te jete me e ilustruar se tjetra. Sic duket Zoti me ligjet e tij perfekte ka vendosur se kur s`do te kete njerez te mire toka s`do t`i mbaje me ata. Prandaj njerez te mire dhe dashuri te mirefillta ekzistojne edhe sot. Nje djalosh i ri 21 vjecar deri sapo shetiste me veture rrugeve te Gjermanise, perpara i doli nje drenushe, zemra e tij e bardhe duke mos dashur qe ta shtypte tentoi t`i shmangej dhe vetura e tij u perplas per bregu si pasoje e te ciles ai mbeti i paralizuar . E dashura e tij me nje bukuri perrallore per asnje moment nuk e braktisi dhe per here, tash e dy vjet i gjendet afer dhe i premton se ai do te jete mashkulli i vetem ne jeten e saj. Ajo pra thjeshte dashuron me zemer dhe i permbahet asaj qe thuhet ne librat e shenjte se cifti duhet ta duan njeri-tjetrin ne koherat e begatshme dhe te veshtira, ne pasuri dhe ne varferi ne semundje dhe ne shendet.
Vertet miresia ekziston dhe lavdi Zotit per kete . Por megjithate ne shohim cdo dite se si te rinjte tane harrojne aq lehte premtimet e bera me aq zjarr e perkushtim. Sot me besa e dhene nuk te ngjalle, ajo eshte vec nje perralle nga e kaluara e larget. Ne shohim sot se si djemte tane te rijne martohen dhe jetojne me plaka te huaja vetem per te fituar te drejte lejeqendrimi ne nje vend perendimor. Ne shohim sot vajzat tona se si shetisin me burra te martuar e te shtyre ne moshe e pranojne prej ketyre ,,babalokeve e biznesmen rroba e parfume te shtrenjta.
Ndoshta eshte e vertete thenia se ,,aty ku nuk ka cmenduri nuk ka dashurie por sidoqofte secili nga ne duke i pare keto gjera i lind e drejta te pyes: cka eshte dashuria sot ndjenje apo biznes.
 


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora