Hilmi Saraçi: Pasqyra
| E shtune, 28.11.2009, 07:31 PM |
P A S Q Y R ANga Hilmi SaraçiPasqyra që reflekton dhe thithë rrezet e diellitPasqyra gjithmonë nuk është e bardhë dhe e tejdukshme , Njerëzit për këtë arsye shpeshherë mashtrohen dhe nuk e shohin vetën si duhet. Ata merakosen me shikimin e tyre në pasqyrë . Qelqi i saj (pasqyrës) ndryshon ,shpeshherë, sipas lëvizjeve në hapsirën ku qëndron: e varur , e rrëxuar e përmbysur dhe e thyer, shpeshherë . Kur pasqyra është e thyer edhe fytyrat e njerëzve janë të thyera kur shikohen . Pasqyra ka rëndësi të veçantë. Ajo reflekton dritën, rrezet e diellit i thithë dhe i drejton në vende të caktuara . Nese përcëllon dielli këto rreze të reflektuara të nxejnë zemrën, të sosin dhe të ngacmojnë shpirtin… Pasqyra tregon pamjen (fytyrën) e njeriut dhe sendëve të tjera që e rrethojnë njeriun gjatë lëvizjeve që bënë në hapsirën e jetës . Njeriu kur sheh në pasqyrë se nuk është ai siq ishte më parë : i ri , i shëndoshë, i pashëm , i fortë, i lëvizshëm , i mbushun me fuqi, dashuri, dituri dhe krenari ndalet për një çast dhe nuk beson se kanë lindur ndryshime në pamjen dhe në jetën e tij . Gjatë këtij shikimi rezatues , reflektues dhe përvelues dalin pa pritmas të gjitha rrjedhat e veprimtarisë së tij, me parafytyrime - mendime të ngatrruara dhe të shpërndara gjatë jetës. Përnjëherë përpiqet t’i kuptojë dhe t’i mësojë këto ndryshime të pakëndëshme dhe kërkon shkakun për të gjitha këto ndryshime të papritura. Në këto momente nuk i beson pasqyrës që e paraqet të gemtë dhe të çoroditur. Këto mendime e kanë rrëmbyer tani në shpirt , në zemër dhe nuk din, nuk ka mundësi të largohet nga ky vërshim i papritur shpirtëror. Mbetët i shtanguar gjithnjë para pasqyrës dhë fillon të shikojë fytyrën e vet përseri.. Pasqyra si gjithnjë e tregon hapin e tij dhe pamjen që ka në këto momente, nuk heziton të punojë për qefin e tij. Fytyra e tij e ndryshuar: e lavruar me vija dhe brenga shpirtërore diktohet lehtë - është e shtrembëruar dhe e skuqur nga zjarri i jetës. .Ky shtrembërim ka rrjedhen e vet të hershme dhe të mëvonshëm, ashtu siq ka hapruar nëpër shtigjet e jetës , pa menduar se një ditë këta hapa të tij do të diktohen dhe do të shihen në pasqyrën e jetës… Pasqyra e këthyer kah hapsira e hapur e dhomës Vështir e ka njeriu në këto momente ta përkujtojë të kaluarën , lëvizjet e vështira dhe përjetimet e hithta gjatë vrapit : të ngutshëm , të ngadalshëm ,me ndjersë, lot dhe dhimbje gjatë kapërcimit të shtigjeve të jetës nëpër periudha të kohës. Pasqyra nuk lëviz, është var në mur , e këthyer kah hapsira e hapur, e shprazët e dhomës , vëtëm hesht dhe nuk tregon se çdo lëvizje në këtë hapsirë shihet dhe përcillet me një kujdes të veçantë . Njerëzit, megjithatë nuk ndalen, por rend e pa rend dhe kohë pas kohe afrohen para pasqyrës dhe mundohen të shohin vetën në pasqyrë: vallë a janë si dikur dhe nese nuk janë ç’ ka ndryshuar në jetën e tyre ?... Pasqyra nuk priton , gjithmonë është e gatshme të shërbejë dhe të tregojë fytyrën e vërtetë të njeriut . Njerëzit në këto momente nuk i besojnë vetës kur pasqyra i tregon kush janë, si janë dhe çka dëshirojnë. Kur e sheh vetën njeriu si duket, papritmas i shkojnë mëndimet vërdall, përseri. Atëherë nuk u beson syve dhe as veshve dhe nuk dëshiron të kuptojë : pse kaq shpejt kanë lindur këto ndryshime në fytyrën dhe në jetën e tij. Pasqyra nuk bëzan , qëndron e qetë dhe nuk mërzitet pse të tjerët hidhërohen , shqetsohen me pamjen e tyre, shpeshherë e thejnë nga dëshprimi, por duke thyer pasqyrën e thejnë dinjëtetin dhe karakterin e tyre… Njeriu nuk e di vlerën që ka pasqyra . Ajo ka vlerë të veçantë për shikim, orjentim dhe përceptim të vullnetit dhe të dëshirave të njeriut. Është një udhërrefyese në jetën e përditëshme, prandaj duhet kursyer nga thyrja dhe pa ndonjë rezervë ,shpeshherë të shikohet njeriu në pasqyre dhe ta korrigjojë vetën. Njerëzit megjithatë me vonesë i hyjnë kësaj punë të shikimit, korrigjimit dhe të vrojtimit në pasqyrë, prandaj edhe nuk janë të prirur të besojnë dhe të kontrollojnë vetën e tyre gjatë jetës . Sikur të kishin vëpruar më herët duke parë vetën në pasqyrë, me siguri kishin më pasur lehtësira …Mjegullimi i pasqyrës Shpeshherë ajo (pasqyra) mjegullohet nga shumë faktor në hapsirën ku qëndron, sepse në hapsirën ku gjendet pasqyra marrin frymë shumë njerëz (musafirë) të cilet kanë ardhur të shkembejnë mëndime (çaste debatimi dhe pushimi) për jetën e përbashkët me të tjerët . Ata në këto momente padiktueshëm kanë mbushur hapsirën me frymën e tyre . Nuk merakosen se kjo frymë shpërndahet në çdo kënd të kësaj hapsire . Këta njerëz ,vizitorë, musafirë pasqyrën e kanë ndyrë dhe e kanë mjegulluar me frymën e tyre të thithur kudo , vend e pa vend. Ata si zakonisht nuk dalin pa u shikuar në pasqyrë , kështu shpeshherë në shpejtësi afrohen para pasqyrës dhe shikojnë fytyrën e tyre gjithnjë të nxirë, të skuqur dhe të dëformuar, në veçanti. Ata nuk vërejnë njëherë këto ndryshime që kanë lindur në hapsirën e pasqyrës nga frymëmarja e tyre e lënurur me kërrhanet e jetës së tyre, e mjegulluar dhe e padukshëm në këto momente të jetës …Njerëzitë me mjekërr dhe pasqyra Njerëzit për shumë arsyera dëshirojnë ta ndryshojnë pamjen e tyre dhe të duken tjetërfare . të dallohen nga të tjerët. Ata kanë gjetur mënyrën si të dallohen më lehtë , si të maskohen dhe si t’i mbulojnë gjurmet e hapave të tyre , sepse mendojnë se kështu është më mirë . Ata mendojnë se kanë arritur rezultate të dalluara gjatë veprimtarisë së tyre, kanë ndihmuar në fushën shkencore,kulturore ,fetare, politike , historike dhe kombëtare si disa përsonalitete të tjera të historisë sonë kombëtare dhe kështu pa pritmas shihen këto ndryshime në fytyrën e tyre . Nuk kujdesen për pamjen e fytyrës së tyre : nuk rruhen dhe nuk e lëmojnë fytyrën , por e lëshojnë mjekrrën . Nuk e dijnë se kjo (mjekrra e lëshuar) nuk është e lehtë , por me përgjegjësi të veçantë . Në fillim kjo mjekerr është e shkurtër ( e krasitur) e më vonë e zgjatur (me qime të lëshuara tëposhtë) – sipas modeleve të “artit bashkohor”. Këto mjekrra kanë historikun e tyre të hershëm dhe nuk duhet të anashkalohen dhe të nënçmohen të gjithë mbajtësit e mjekrrave , sepse mjekrra ka vlerën e vet fetare dhe shkëncore .Njerëzit e njohur fetar dhe shkëncor kanë lëshuar mjekrrat qysh nga koha më e hershme , ata edhe nuk duhet të merren pa ndonjë arsye nëpër gojë… Por këta nuk u ngjajnë të parve, prandaj flitet dhe komentohet për këta të fundit…Mirëpo tani janë paraqitur shumë mjekrra me qellim ndoshta të mirë , pa hile të veçantë , pa ndonjë rezervë të caktuar, vetëm për të treguar se janë të ngritur dhe të afirmuar në mjedisin ku jetojnë dhe punojnë : si fetarë, artistë, letrarë, shkëncëtarë e të tjera . Këta “mjekrrosha” megjithatë kanë dallime në mesin e tyre . Disa prej tyre (mjekrroshave) e kanë qimën e fortë , të egër, shpeshherë janë të prirur të therrin, të kritikojnë dhe të nënçmojnë të tjerët pa arsye dhe pa argumente . Këta njerëz me mjekrra të lëshuara me qime të bardha, me qime të zeza, disa të rralluara , disa të shpeshta , nuk dëshirojnë të shikohen në pasqyrë, sepse pasqyra më se miri do ta tregojë fytyrën e vërtetë të tyre . Kur shikohen në pasqyrë e shohin se duhet ta krosisin mjekrren (por edhe mendjen) e cila nuk është krehur dhe nuk është korrigjuar shumëherë dhe nuk është pastruar nga mekatet. Ajo duket laraman: pak e bardhë , pak e zezë – e rralluar nga brenga për punet e të tjerëve. Sa vështirë e ka njeriu ta shohë një mjekërr të soit të tyre…Megjithatë janë përzier mjekrrat . Vështirë është të bëhet dallimi i tyre. Nuk dihet kush është i ri , i vjetër, hoxhë , arsimtar, artist, letrar, shkencëtar e të tjera . Në pasqyrë shikohen të gjithë , pa dallim, por secili është i dashuruar në mjekrrën e vetë dhe të gjithë krenohen që kanë një mjekërr të tillë, duke mënduar se mjekrra ka aftësi të tregojë nivelin e tij intelektual, fetar, shkëncor ….
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.