Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Agim Vuniqi: Edhe një sukses afarist i Korporatës shqiptaro-amerikane "Valbin"

| E shtune, 28.11.2009, 07:36 PM |


Edhe një sukses afarist i Korporatës shqiptaro-amerikane "Valbin" - U krye me sukses ushtrimi i "USANORTH" për menagjimin e pasojave të eksploziveve të larta, kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore

"Vibrant Response 10.1 FTX"

Shkruan Agim Vuniqi, North Vernon, Indiana

Qendra për trajnim urban "Muscatatuck", afër qytetit North Vernon në shtetin Indiana ishte vendtakimi i ushtrimeve të përbashkëta të "USANORTH" për t'i mundësuar ushtrisë amerikane për të arritur misionin e saj në konfirmimin  e "CBRNE" Forcave Përgjegjëse për Menagjimin e Pasojave dhe të aftësive (CCMRF). Devotshmëria e civilëve në fushëbetejë ( Civilians on Battlefield ) të grupuar nga Korporata shqiptaro-amerikane, Valbin Corporation, pronarë të së cilës janë Shkumbin e Valbona Qerimi, ka arritur të zgjedhet kontraktore e këtij ushtrimi, me 150 civilë të përgatitur dhe të ushtruar mirë për këtë lloj ushtrimi, mjaft të komplikuar. Korporata prestigjioze "Valbin" ka fituar reputacion të lartë dhe po arrin të jetë konkuruese kryesore në mesin e shumë kompanive tjera të cilat janë në bashkëpunim me agjensionet federale. Një ndër agjensionet më të respektuara amerikane „General Dynamic“ e cila është kryerës i sukseshëm i detyrave të parashtruara nga Departamenti shtetit ka favorizuar korporatën Valbin, si partnerë të rëndësishëm në misionet e operacioneve të gatishmërisë, e cila dita më ditë po paraqitet me programe të reja duke rritur fushëveprimtarinë e biznesit në këtë lëmi, duke ofruar shërbime dhe program cilësor, e cila po konkretizohet përmes, program-menagjerëve, menagjerëve të misioneve për operacione të gatishmërisë, "teamleader-ve" etj. Sipas burimeve mirë të informuara të Koroporatës mësohet se ushtrimi "Vibrant Response 10.1 FTX" ka fituar notë të lartë, dhe për këtë u është dhënë mirënjohje pjesëmarrësve të kësaj Korporate për nbështetje të jashtëzakonshme gjatë ushtrimit, e firmosur nga Perry L. Wiggins, Gjeneral Brigade, Drejtor Ekzekutiv i SHBA.

CBRNE Forca Përgjegjëse për Menagjimin e Pasojave

Çfarë është kjo?  "CCMRF" është "CBRNE" (prodhimi i eksploziveve të larta, kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore) Forcë përgjegjëse për menagjimin e pasojave. Kjo është një forcë e fuqishme federale e ndërhyrjes së shkallëzuar, detyrë e së cilës është organizimi për të zbutur humbjet e mëtutjeshme të jetës dhe lehtësimin e vuajtjeve në përgjigje të një fatkeqësie të mundshme CBRNE. Ai mbështet kërkesat lokale dhe të shtetit për ndihmë, si pjesë e një përgjigje federale. Që nga 1 tetor, do të ketë dy CCMRFs (10,1 dhe 10,2) në gjendje të përgjigjet për incidentet në afërsi të njëkohshme, secila me tre ekipe të posaçme: Forca detyruese e Operacioneve, Forca detyruese e Aviacionit dhe Forca detyruese Mjekësore. CCMRF 10.1 kryesisht është e përbërë nga komponenti i njësiteve aktive  dhe 10.2, kryesisht komponenti i njësiteve  rezervë.

Çfarë ka bërë ushtria?  Ushtria e SHBA të Veriut (ARNORTH) punon me Departamentin e Ushtrisë, Komandën e SHBA Veriore (USNORTHCOM), me Gardën Kombëtare dhe agjenci të tjera për zhvillimin, organizimin dhe bashkimin e aftësive ushtarake në domenin tokë për reagimin "CBRNE". Ushtrime periodike "CCMRF", sikurse kohët e fundit, kompleton Reagimin kumbues '09 CPX, Fort Leavenëorth, Kan., ofron mundësitë për "ARNORTH" për të ushtruar funksionin e shtabit të lartë si dhe komandën dhe kontrollin e "CCMRF" në një ngjarje të trajnimit të integruar. Forca, pajisjet dhe përvoja e nevojshme për t'iu përgjigjur incidenteve të "CBRNE-së" janë të ndryshme nga ato të nevojshmet për t'iu përgjigjur fatkeqësive natyrore. "CCMRF" ka ekspertizë për të siguruar mbështetjen vendore të "CBRNE" për menaxhimin e misioneve dhe për menagjimin e pasojave të brendshëme .

Çfarë planifikon ushtria në t'ardhmen për të intensifikuar përpjekjet?  Stërvitja "CCMRF" me përgjegjësit "DoD" dhe agjencitë civile gjatë gatishmërisë për dislokim dhe ushtrimi në fushën e trajnimit (FTX) bëhet që të integrohet sa më mirë, si pjesë e përgjigjes federale. "ARNORTH" vazhdimisht punon me "USNORTHCOM", Forcat Detyruese të Përbashkëta-me përkrahjen civile dhe agjenci të tjera për të zhvilluar "CCMRF", si shtesë. Në nëntor "CCMRF" 10.1 zhvillojë një FTX në Qendrën për trajnim urban, në shtetin Indiana.

Pse është kjo e rëndësishme për Ushtrinë? Ushtria ka një traditë të gjatë në mbështetjen e autoriteteve civile për të shpëtuar jetën, të zvogëlojë vuajtjet dhe të zbusë dëmet e mëdha të pasurisë së vendit, duke ruajtur misionin e saj primar për të luftuar dhe fituar luftërat shtetërore. Mirëvajtja e trajnimeve dhe gatishmëria e "CCMRF" është një mision në vazhdim. "CCMRF" dhe përgjigjet tjera të forcave "USNORTHCOM"  ushtron në kontiunitet aftësitë e veta dhe bënë përgatitjen për t'u përgjigjur kur ka/dhe në rast nevoje. Bashkëpunon me agjensitë shtetërore dhe federale duke përfshirë Agjensinë Federale për Menagjimin Emërgjent (FEMA) dhe Departamentin për Sigurimin e Sigurisë Kombëtare, një forcë e trajnuar dhe e gatshme për përgjigje në dispozicion.

Korporata tashmë prestigjioze "Valbin" ka arritur të bëhet emër i njohur për Departamentin e Mrojtjes të SHBA me ofrimin e shërbimeve specifike për përgatitjen sa më të sukseshme të ushtarëve amerikanë para dislokimit në Irak dhe në Kosovë, më heret tash edhe në misionin e komplikuar të eksploziveve të larta, kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore, për të ushtruar Forcat Përgjegjëse për Menagjimin e Pasojave. Ka arritur të konsiderohet partner i rëndësishëm i agjensisë federale "General Dynamics", duke ofruar shërbime linguistësh, interpretësh, aktor rolesh dhe civil në fushëbetejë. Me angazhimin e stafit shumë profesional, me kuadro oficerësh të lartë të pensionuar nga Departamenti i Mbrojtjes ka arritur të përmbush të gjtha kriteret e domosdoshme për kryerjen e detyrave shumë të rëndësishme në shërbm të trajnimit shumë të sukseshëm të ushtarëve amerikanë. Roli i saj është pothuajse i pazëvendësueshëm në zbatimin dhe përpilimin e skenarëve si dhe në ekzekutimin cilësor, përmes programeve menagjeriale, gjë që u dëshmua edhe kësaj here në Qendrën për trajnim urban "Muscatatuck", në Indianë, ku i ofruan shërbimet e tyre mbi 150 civilë amerikanë, të kontraktuar dhe të angazhuar në ushtrimet përfundimtare të ushtarëve-marincave amerikanë të cilët arritën të përmbushin standardet e parashtruara të "USANORTH gjatë misionit-ushtrimit "Vibrant Response 10.1 FTX."

Eksperienca në operacione ambientuese për trajnime ushtarake ka formësuar pesonelin civil të kësaj kompanie, në përgatitjen sa më cilësorëve të ushtarëve amerikan në kryerjen e detyrave ushtarake në misionet luftarake dhe paqesore tej oqeanit. Personeli i Korporatës "Valbin" ( http://www.valbin.org/) ka një eksperiencë në çdo aspekt të planifikimit dhe menagjimit në një shkallë të lartë të COB (civilët në fushëbetejë).

Angazhimi permanent sidomos gjatë viteve të fundit ka ngritur renomen e Korporatës "Valbin" (Val-Valmbona+ Bin-Shkumbin, çift bashkëshortor shqiptaro-kosovaro-amerikan) në një shkallë të lartë në këtë biznes, në nivelin e kompanive shumë serioze në kryerjen e detyrave të komplikuara gjatë fazës para-mobilizuese para dislokimit të forcave amerikane jasht vendit. Çka e bënë aq të qëndrushme këtë Korporatë shqiptaro-amerikane në një konkurencë aq të tmerrshme, e bënë puna e shkëlqyer e Shkumbin Qerimit nga Prishtina dhe bashkëshortes së tij Valbona Sherifi Qerimi, si dhe e personelit në radhët e të cilit janë shumë ushtarakë me përvojë, në përgatitjen e skenareve të ndryshme, pastaj programi menagjerial në të cilin janë të përfshirë edhe ushtarak të pensionuar të Ministrisë së Mbrojtjes të SHBA-së. Përveq kësaj "Valbin" përgatitë programin e tërsishëm të transportit, administrimit logjistikës, strehimit, menagjimit të mëse 450 përkthyesve në gjuhë të ndryshme, të cilët i drejton kompania. Kjo Korporatë është kontraktor i Kompanisë së autorizuar nga shteti, "General Dynamics" në stërvitjet e ndryshme ushtarake, për dislokimin sa më të sukseshëm të kontigjentit amerikan që do të përfshihet në misionet ushtarake ndërkombëtare dhe ato vendore. (Burimi: CBRNE web site, U.S. Army North web site, USNORTHCOM web site, Joint Task Force Civil Support web site, National Guard CBRNE Enhanced Response Force Package web site dhe www.valbin.org)