Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Vangjush Ziko: Balada e mëmëdhetarit

| E shtune, 28.11.2009, 07:28 PM |


BALADA E MËMËDHETARIT
             
''Në Bukuresht ndjej hapat e Asdrenit''
                                          Baki Ymeri

Hapat e Asdrenit,hapa prej shenjtori
Ndjehen gjithandej edhe në re.
Ritme edhe këngë vjershëtori
S'na lenë të flemë kurrë ne.

Hapat e Asdrenit,hapa ungjillori
Lenë gjurmë plagësh përmbi dhe',
Skërkash edhe shpatesh aq shkëmbore
Mbjellin me guxim farën e re.

Hapat e Asdrenit,hapa prej martiri
Thellë shpirtit tonë porsi plug,
Mu në zemrën tonë ato rritin
Lulekuqen zjarr porsi flamur.

Hapat e Asdrenit,hapa borizani,
Ritmi i një himni kombëtar,
Hapa luftëtari,hapa fitimtari
Të kombit të lashtë shqiptar.