| E premte, 27.11.2009, 07:32 PM |
“NËNTORI I DYTË”
të bukura patriotike.Ismail Qemali i shpiente në vend të gjitha porositë e etërve eminentë të popullit tonë si dhe përpjekjet e tyre të parreshtura për t`i arritur synimet tona përfundimtare për ta krijuar shtetin dhe atdheun shqiptar.Para se të ngritej flamuri kombëtar ,tek ai kishin shkuar një pasha turk dhe një prift grek për ta penguar dhe kërcënuar shpalljen e Pavarësisë.Burri i madh i kombit i kishte përzënë shumë shpejt,duke iu treguar atyre se vetë shqiptarët ishin të zotët e vendit të tyre të dashur,prandaj vullnetin e tyre nuk mund ta ndryshonte askush,aq më pak një divizion i mbetur ushtarak.Pas dëbimit të turpshëm të armiqëve të përbetuar të shqiptarizmit, Plakun Mjekërrbardhë e vizitojnë edhe disa delegatë të qyteteve dhe rretheve shqiptare për t`i përkrahur fuqimisht qëllimet dhe përpjekjet e tij madhështore dhe mbarëkombëtare – duke sjellur edhe disa ndihma materiale për Qeverinë e re.Ismail Qemali,pranë vetes dhe si dorë të djathtë e kishte edhe patriotin e madh – Luigj Gurakuqin me të cilin kanë hyrë së bashku në kronikat dhe ngjarjet më të ndritshme dhe të lavdishme të historiesë shqiptare.Dy delegatë të Isa Boletinit – të dërguar nga Kosova për në Shqipëri, ishin lajmëtarë se Isai do të arrinte pikërisht në ditën e Pavarësisë,por edhe nëse vonohej – ajo gjithsesi duhej të shpallej.Azem Bejta arrin nga Drenica dhe Kosova për të shkuar tek Ismail Qemali dhe për ta shpënë në vend porosinë e Isait, por Kosova digjej edhe më tej nga bandat e egra çetnike kundër të cilave luftonin patriotët shqiptarë të udhëhequr nga Isa Boletini i cili duhej ta kryente edhe një betejë të përgjakshme antiçetnike,për ta shpëtuar aq sa mundej një pjesë të popullit të vetë të dashur.Në vazhdim duhet theksuar se rruga deri në Vlorë ishte shumë e mundmshme dhe e rrezikshme ngase vetë Perandoria turke ishte e gatshme ta burgoste Ismail Qemalin, por përgjigja e të cilit ishte”se nuk mund të burgosej i tërë populli’,ngase do të dilte dikush tjetër në vend të tij që ta arrinte qëllimin e synuar,çka e kishin hetuar edhe vetë turqit në garnizon.Gjithashtu janë të mallëngjyera edhe fjalët e karrocierit se”karroca e tij nuk ishte e thjeshtë ngase e kishte bartur Ismail Qemalin e madh që e kishte shpalluar Pavarësinë e atdheut”. Atdheu priste çastin kolosal dhe ishin bërë të gjitha përgatitjet popullore për ta penguar arrestimin e Ismail Qemalit dhe vlerësohej se”nëse burgosej ai, do të ngritej mbarë Shqipëria”.Gjatë udhëtimit për në Vlorë,Luigj Gurakuqi i thotë Xhafer Pashës:”nëse vritem, do të bëhem dëshmori i parë i Shqipërisë së pavarur, kurse ti tradhëtari më i madh i saj”, ngase ai/ Xhafer Pasha/ishte me origjinë shqiptare/.Isai ishte nisur me trokun e shpejtuar të kalit të tij heroik drejt Shqipërisë së lavdishme dhe ngutej për të arritur në aktin final -lavdiplotë dhe për ta puthur flamurin e Skënderbeut.