POEZI NE KUFINJË TË REBELIMIT REAL
Asllan Osmanaj; “Makthi”,poezi,2009
Nga Tahir Bezhani
Këto ditë doli nga shtypi libri me poezi “Makthi”i autorit Asllan Osmanaj,i katri me radhë, pas “Në rrem të ylberit”,2001,”Drama e dhimbjes së madhe”2003 dhe “Pasaporta e Majematthit”2006 . Libri me poezi “Makthi” është i ndarë në nëntë cikle,me një strukturë e shprehjes së thellë poetike e stilistike,ku autori përmes figuracionit të gdhendur mirë e mirë,paraqet boten e tij të brendshme me shumë karakteristika të realitetit nga jeta që e rrethon autorin
Që në fillim duhet të theksohet se autori i librit “Makthi”,zoti Asllan
Osmanaj,te lexuesi len përshtypjen e një krijuesi të spikatur e të denjë në karvanin e poetëve Tropojanë të cilët letërsisë Shqipe i dhuruan libra me vlerë të madhe.
Nëse kohët lënë gjurmë tek krijuesit,edhe krijuesit janë ata që i vejnë vulën kohës në të cilën jetojnë. I tillë është edhe autori i librit zoti Osmanaj i cili në poezitë veta shihen qartë gjurmët e një shoqërie në një tranzicion,e cila shoqëri doemos ka të metat e veta në ecje e sipër. Sigurisht se në këtë etapë kohore,poeti e gjen veten të rebeluar nga shumë moskënaqësi e dogma tjera të cilat nga këndvështrimi i botës së vet poetike i venë në spikamë guximshëm. Një gjë e tillë është e pranueshme nga se diskursi i botës poetike nuk lejon tkurrje e as mbyllje por gjithnjë të detyron të kërkosh hapësirë shprehëse,shprehi të ndjenjave ne botën e fantazisë personale.
Në rastin konkret,pra te libri poetik “Makthi”,kemi para vetës krijuesin e fuqishëm e plot emocione me një karakter të qëndrueshëm,estetik e realist.
Fuqinë shprehëse e meditative në vargjet e krijuesit Osmanaj,mund të argumentojmë te cikli “Edytoj me lugatin”ku poeti në mënyrë ekzakte shprehë revolten e tij ndaj dukurive negative që përfshijnë një pjesë të jetës apo shoqërisë shqiptare në kohën e tranzicionit:
“Kafkat në ato shpella
në funeral pranguar,
qeshin me vdekjen
qajnë me jetën.”
Poeti i gjendur në një situatë të tillë emocionale,me plleshmërinë e vet imagjinatave,si krijues i spikatur,gjen ngushëllim në kohë tjetër dhe në të njëjtin cikë,në poezinë”DH”,jep porosinë konstruktive,del nga terri i vargjeve të mëparshme:
“Njerzia s’don gjë tjetër:
-veç të çlirohet
Nga kopilja e trungut të vjetër”
Pa dyshim se poezitë e zotit Osmanaj janë poezi refleksive,një lirizëm i tij i brendshëm i cili di të trajtoi jetën e njeriut me gjitha ato që e rrethojnë: gëzimet,hidhërimet,dashuritë,vuajtjet,tradita,besnikëria et j etj .ku shihet një gjerësi e thellësi që mund të kenë qasje lexuesi në shumë kuptimes e variante mendimi.
Poeti nuk sillet vërdallë brenda një rrethi vicioz në harmoni me vargun e as me logjiken,por trajton jetën në kuptimin universal,nuk lejon ngelje në të menduarit pesimist. Ai din të shpreh dashurinë e respektin ndaj dy datave kulminante të jetës të shoqërisë sonë,ditën e mësuesit dhe të nënës që në kuptimin më të gjerë nëna është mësuesja e jetës sonë..Në poezinë “Fetsat binjake” lexojmë:
“Data-kuptimi i fjalëve
Të sotme dhe të ardhme
E para shtatë e dyta tetë
Dituria dhe nëna e vërtetë”.
Konsideroj se është kjo njëra ndër poezitë më të mira të përmbledhjes poetike”Makthi”.Me që është thënë se poezia është mbretëresha e letërsisë,andaj duhet pranuar edhe anën tjetër se poezia është një pemë me rrënjë të thella në shpirt e zemër e cila nuk del lehtë nga brendia. Ajo të përplasë,të stepë,të mundon dhe të le pa gjumë,Pra,poeti është në konflikt me boten e tij poetike .Andaj kur nxirret nga brendia,është vet pasqyra e krijuesit. Në këtë kuptim autori i librit “Makthi”,kujtoj se ka pasqyruar boten e vet poetike në mënyrë të denjë dhe poezitë e këtij libri kanë modernizëm të shprehjes poetike dhe janë në rrugëtimin e botës universale. Kam bindjen e thellë se çdo lexues do e gjende veten në brendësi të poezive të librit “Makthi” nga autori Asllan Osmanaj.
Duke mos pasur aspak qëllim që të bëjë analizë apo vështrim në kuptim të gjerë,zura të shprehi mendimet,idetë dhe mendimet e mia lidhur me këtë libër Shënimin tim e bëra nga nxitja e poezive që lexova në këtë libër,para e pas botimit,ku në shumë raste gjeta veten dhe jetën time që fërkohet në të njëjtë rrathë të dhembjeve,gëzimeve e hidhërimeve që ka vorbulla jetë.
Prandaj,krejt në fund,shprehi mendimin që libri me poezi “Makthi” i tropojanit Asllan Osmanaj,do jetë në vëmendje të shumë lexuesve të cilët pa dyshim do e thonë fjalën e vet. Pjekuria e shprehjes poetike, talenti i autorit vërehen shumë qartë Kam mendimin se ky libër do jetë një begati në raftet e bibliotekave tona Dëshiroj që autori Osmanaj,të jetë në karvanin e elitës së krijuesve Tropojanë të cilët i respektoj shumë.
Zoti Osmani,urime ,suksese dhe gjithë të mirat në jetë !