Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Bilall Maliqi: Këngë që shpalosin realitetin kohor

| E merkure, 25.11.2009, 07:41 PM |


KËNGË QË SHPALOSIN REALITETIN KOHOR

 

(Vait Nasufi, “Kënga e mërgimtarit”, Botim autori. Kërçovë, 2009, faqe 160).

 

Bilall MALIQI

 

Kultura shqiptare në përgjithësi, kur është fjala në rrafshin e  zhanrit të muzikës dhe krijimit të teksteve të këngëve të motiveve të ndryshme që e rrethojnë këtë kulturë nuk është i paktë porse ka një numër të konsiderueshëm të krijuesve që merren me këtë lëmi aq të dashur.

Në kohën e re si vazhdimësi e punës shumë të shkëlqyeshme të krijuesve të mëhershëm të cilët si me këngë të shkruara dhe me frymën e interpretimit në këngë të këtyre poezive lanë gjurmë të pashlyeshme në këtë zhanër të artit.

Me përmbledhjen e këngëve të shkruara e të botuara në libër këtë vit u prezantua krijuesi dhe adhuruesi i madh i zhanrit të muzikës folklorike shqiptare,  Vait Nasufi, i cili para dashamirëve të këtij arti të bukur dhe fisnik doli me përmbledhjjen e këngëve të titulluar “Kënga e mërgimtarit”, botim autori, Kërçovë, 2009.

 

Këngë kohe

 

Koha që sapo kaloi  la shumë e ngjarje me rëndësi në nënqiellin tonë, ngjarje të cilat historia i shkroi, poetët i vargërojnë dhe këngëtarët e dashamirët e këtij arti thurrin vargje të cilat i bëjnë ballë edhe kohëresë.E këto këngë tani shpalosin realitetin kohor në shumë dimensione të cilat shoqërohen me motive të shumëllojshme, duke futur këngë të motivit patriotik gjithnjë duke mos i ikur realitetit kohor që ka ngjarë përpara dhe motive tjera që e shoqërojnë këtë libër.Këto këngë janë të pakënduara deri tani dhe në një të ardhme sigurisht se këto këngë do t’i përcjellë edhe tingulli i ëmbël i çiftelisë dhe zëri tërheqës i këngëtarit.

Në këtë përmbledhje Vaiti ka përmbledhur në cikle të ndryshme si këngë të kreshnikëve, këngë kurbeti, këngët e bilbilave, këngë të ngjeshur me satirë dhe këngë dashurie.

Libri ndahet në cikle si:”Këngë kreshnike”, “Këngë kurbeti”, ”Këngë bilbilash”, “Këngë satirike” dhe “Këngë dashurie”.

Cikli i këngëve të kreshnikëve fillon me vargje të thurrura për pavarësinë e Kosovës, duke i përkujtuar kështu edhe disa figura të ndritura të kombit të cilët  sakrifikuan jetët e tyre për Kosovën e cila falë gjakut të tyre tanimë është e pavarur.Pra paraqitet figura e heroit legjendar Adem Jashari, Sulltana e Qafës, Kalosh Dani etj.Duhet përmendur edhe këngët e këtij cikli që janë evidente si:/Rruga e pavarësisë/, /Hamzë dhe Adem jashari/, /Kënga e flamurit/, /Kalosh Dani/, /Krenaria shqiptare/ dhe/ Sulltana e Qafës/, të cilat këngë kanë rimë të fortë dhe muzikalitet të fuqishëm.

Plaga e mërgimit  është plagë shekullore që i ka gostisur me shekuj shqiptarët. Pjesë e kësaj plage është edhe Vaiti i cili i shkruan vargje dhembjeje të cilat dalur kanë nga thellësia e shpirtit të tij. Ja si e përshkruan Vaiti daljen në kurbet:

 

“Sa i pafat që paskam qenë,

Në rini ta braktisë atdhenë,

Pa i mbushur njëzetë e pesë,

Mora rrugën për në kurbet!”

 

(“Këngë e Mërgimtarit, faqe 39).

 

Në këtë cikël me këngë shumë dhembëse autori paraqet figurën e nënës së kurbetrqarit, pastaj dasmat e mërgimtarëve, foshnjet e kurbetit të cilat vendlindje tani e kanë vendin e huaj, rritja e atyre fëmijëve dhe shkollimi i tyre bëhet me mësues që flasin gjuhën e huaj, pastaj paraqet jetën në mërgim, pra të gjitha këto këngë ngjallin emocione për të gjithë lexuesit dhe më vonë edhe dëgjuesit e këtyre këngëve.

 

Këngë përkushtimore

 

Me ciklin tjetër të këtij libri të titulluar  “Këngë bilbilash”, jep të nënkuptojmë se Vaiti ka thurrë vargje këngësh për disa këngëtarë e krijues “Bilbila” të artit muzikor në përgjithësi  në trevat tona shqiptare.

Kondicioni i tij krijues me këngë strofash të shumta me mbi tridhjetë strofa i ngjajnë poemave të cilat edhe kanë atë forcën krijuese e që autori i ka paisur me epitete të ndryshme këto figura markante të fushës së muzikës dhe krijimeve muzikore, si p.sh./Këngë për Sali Bajramin/, /Mësuesit tim të parë/, /Vetëm këngë ishte jeta e tij/, /Bilbilit të Gollakut/, me moton shumë domethënëse “Për emrin e Zotit, për nderin e kombit, për gjakun e dëshmorëve, për eshtrat e varreve”, (fjala është për këngëtarin, kompozitorin, krijuesin, dhe publicistin e shkëlqyeshëm, Demir Krasniqin), /Bilbilit të Kosovës/, (të madhes Nexhmijhe Pagarushës) , dhe veglës sonë më të çmuar muzikore çiftelisë, /Veglës sonë muzikore/.

 

Satira

 

Pjesë e librit “Kënga e mërgimtarit” është edhe satira, ku autori paraqet gjashtë këngë të cilat në vete përmbajnë vargje humoristike-satirike, ku derdh në mënyrë të tërthort tërë ato porosi që i dikton realiteti i kohës.Ky cikël përbëhet nga këto tituj këngësh:/Drejtori i agjencionit/, /Kur shkon vasha nuse/, /Hallet e nuses/, /Meritat e nënës/ dhe /Bashkëshorti tolerant/, ku me këto këngë autori i largon dhe i çlodhë për një çast lexuesit por edhe i dëfren.

 

Këngë dashurie 

 

Cikli i fundit i këtij libri titullohet “Këngë dashurie” dhe përbëhet nga pesë këngë të cilat paisen me vargje këngëtimi për dashurinë.Autori me këto këngë tregon realitetin tonë më të ri. Vaiti i këndon një dashurie të çiltër ashtu si duhet të jetë një dashuri e pastër dhe shpirtërore.Pjesë e këtioj cikli janë këngët:/Fillimi i dashurisë/, /Kujtim dashurie/, /Dashuri e dështuar/, /Shenjat e dashurisë/ dhe /Dëshira e parealizuar/, ku këto këngë bëhen pjesë e çdo të riu  të dashuruar, për një dashuri plot fuqi shpirtërore.

 

Vlerat

 

Ky libër është i paisur edhe me vizatime e portrete të figurave të shumta si patriotiko-atdhetare poashtu edhe të njerëzve eminent të rrafshit të kulturës muzikore, dhe ka një vlerë të veçantë sepse si i tillë i shërben në një mënyrë kulturës së artit krijues muzikor, pra i plotëson kriteret e librit të botueshëm…

 

 

Biografia

 

Vait Nasufi , lindi më 09.12.1956 në fshatin Shutovë, i cili shtrihet në verilindje të Kërçovës.Ciklin e ulët të shkollës fillore e kreu në fshatin e lindjes, ndërsa pjesën e dytë të shkollës fillore i kreu në fshatin Garanë.Pas përfundimit të shkollës fillore mësimet i vazhdoi në Gjimnazin “Mirko Mileski “ të Kërçovës, ku i takonte gjeneratës së dytë pas rihapjes së këtij gjimnazi në gjuhën shqipe.

Papunësia e madhe që e kishte kapluar vendin si shumë shokë tjerë edhe Vaiti u detyrua të shkoj në megrim në Bazel të Zvicrrës, pastaj për të kaluar në vitin 1990 në qytetin turistik Shafhauzen.

Vait Nasufi deri tani ka botuar librin e parë me titull “Sylynjarët e këngës popullore” e ka botuar në vitin 2006.

Libri “Kënga e mërgimtarit” është libri i tij i dytë.