Xhenc Bezhi: Sfilatë
| E marte, 24.11.2009, 07:33 PM |
Xhenc Bezhi
Sfilatë
Nuk e priti i pari të fundit
Sa më shpejtë me dalë në sfilat
U shpërndanë rrugëve të qytetit
kush ma shkurt e kush ma gjatë
nipi i nipit e bija e bis
me nxënë vend maje bashkisë
me i mbushë xhepat portofolin
hipni në bërryl me pa Stambollin
një tender ka marrë juria
mos të ketë hile mos të ketë sherr
para ligjit janë një soj
berri berr e derri derr
si ke i varfër si ke mbret
gjithë se cili për këmbë të vetë
njeriu korrë atë që mbjellë
kush duel në rrugë kush mbet n´shtëpi
do shpërblehen në fund të fundit
me një grip me një epidemi
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.