Dibran Demaku: Ora letrare
| E marte, 24.11.2009, 08:59 PM |
ORA LETRARENga Dibran DemakuMbase ky shkrim nuk do të shkruhej kurrë,sikur ditë më parë mos të shfaqej në ekranin e televizorit një ish komunist i bindur i Titos,e që tash na paraqitej si një demokrat dhe atdhetar i zjarrtë.Kishte harruar ky ish komunist i bindur veprimtarinë e tij antikombëtare në kohën kur ishte i Titos dhe me Titon.Kishte harruar edhe të dhënën se për Titon dhe rininë socialiste-vetëqeverisëse kishte shkruar sa e sa vepra.Kur u shfaq në ekran me tërë atë pompozitet si një demokrat dhe patriot i zjarrtë,të them të vërtetën njëherë mendova se mos ishte ndonjë person tjetër.Kanë kaluar shumë vite që nga atëherë dhe njerëzit me kalimin e kohës edhe mund të ndryshojnë nga pamja.Por,jo,jo.Ai ishte i tëri dhe i bëri!Ai ishte ideologu i Rinisë socialiste-vetëqeveriste të Titos,që dikur kishte shkruar aq shumë vepra për atë rini! Dhe tash kishte pësuar një metamorfozë të paparë duke u shndërruar në një patriot të rradhëve të para!Dhe paraqitja e tij në një pamje krejt tjetër domosdo që sa ishte habitëse po aq ishte edhe qesharake!Në një moment në mendje më erdhi një pyetje:Vallë si paska pësuar një metamorfozë kaq të madhe një person që dikur për Titon e tij ndërronte fe e atdhe?!Vallë ky person librat e shkruara për Rininë socialiste-vetëqeverisëse të Titos,i ka ende në bibliotekën e vetë apo i ka hedhur?!Por edhe nëse ai i ka hedhur ato ish librat e vetë që të humbi gjurmë,mund të ndodhë që ato gjenden ende nëpër biblioteka të ndryshme.Dhe ai nuk do të mund që t`i zhduk që të gjitha! Në të gjitha ato libra të tij ai kishte shkruar se Rinia socialiste-vetëqeverisëse e Titos,ishte e vetmja alternativë!Se rrugë tjetër nuk kishte as atëherë e as në të ardhmen! Dhe Kosova në përbërje të Jugosllavisë së Titos ishte alternativa e vetme?!Nuk e di se a i kujtohet tani viti 1978,këtij patrioti të tashëm të zjarrtë dhe bashkë me te edhe ora letrare në fakultetin filologjik të Universitetit të Prishtinës? Nëse nuk i kujtohet po ia përkujtoj:Grupi letrar „Jeronim de Rada“ i fakultetit në fjalë kishte organizuar një Orë letrare.Në atë orë letrare kishin marrë pjesë shumë dashamirë të fjalës së bukur artistike,shumë shkrimtarë e poetë.Në atë Orë letrare kishte marrë pjesë edhe personi i këtij rrëfimi.Nuk dihet se pjesëmarrja e tij ishte dëshirë e tij,apo aty mirrte pjesë si i deleguar i sistemit të atëhershëm komunist!Ora letrare kishte kaluar në normalitet deri në momentin kur një student kishte dalë dhe kishte lexuar një poezi kushtuar Vlorës dhe flamurit.Dhe që nga ai moment gjithçka kishte marrë kahje tjetër.Sepse në atë kohë të përmendje Vlorën dhe flamurin kishe bërë herezinë më të madhe.Salla ishte ndezur në duartrokitje,ndërsa personi i rrëfimit tonë ishte skuqur në fytyrë.aq shumë i ishte skuqur fytyra saqë krijohej përshtypja se nuk do të kalonin shumë minuta dhe nga ajo fytyrë do të pëlciste gjaku!Shikimin e zjarrtë si të një bishe e kishte drejtuar nga udhëheqësi i Orës letrare.Dhe derisa salla gumëzhinte nga duartrokitjet e studentëve dhe të pjesëmarrësve të tjerë,ai,pra personi i rrëfimit tonë nga udhëheqësi i Orës letrare kishte kërkuar që ta ndërpriste atë.Dhe atë me arsyetimin sepse ky ishte një incident i llojit të vet.E kishte kërcënuar ushëheqësin e Orës letrare se nëse nuk e ndërpriste në atë moment,ai,pra udhëheqësi i Orës letrare do të përgjigjej para Partisë dhe drejtësisë!Ndërkaq udhëheqësi i Orës letrare i ishte përgjigjur:-„Nëse ndërpritej Ora letrare,atëherë incidenti do të bëhej edhe më i madh.Prandaj të lutem mbaje vetën e pastaj kur të përfundojë Ora letrare bisedojmë bashkë!“Në ditët në vijim udhëheqësi i asaj Ore letrare do të terrorizohej në mënyra të ndryshme psikologjike nga ideologu i Rinisë socialiste-vetëqeverisëse të Titos.Do të ftohej shumë herë në zyren e këtij të fundit dhe do të këshillohej përmes kërcënimeve se si të vepronte pas atij incidenti sipas tij të rëndë! Nga kërcënimet e tij udhëheqësi i Orës letrare ishte i tronditur dhe vërtet nuk dinte se si të vepronte.Në një rast ideologu i Rinisë socialiste-vetëqeverisëse i ishte kërcënuar:-„Nëse nuk vepron ti,atëherë do të veproj unë!Dhe po veprova unë ti do të arrestohesh dhe do të burgosesh!Dhe po u burgose sot për një gjë të tillë,ti edhe vetë e di se kur pastaj do t`i shihësh ditët e lirisë!!!“Udhëheqësi i grupit letrar i këtij rrëfimi i tronditur pas atyre fjalëve i ishte përgjegjur:-“Unë me sinqeritetin më të madh mund të them se incidenti në fjalë ishte krejt i rastit!Personi që lexoi atë vjershë mirrte pjesë për herë të parë në orë letrare!Dhe poezinë e lexuar prej tij unë nuk kisha pasur rastin që ta lexoja!Andaj nuk e di se si të veproj!Dhe nuk më mbetet tjetër vetëm të të them:Bëj si të duash!“Ideologu i Rinisë socialiste-vetëqeverisëse të Titos i nervozuar tej mase kishte shtuar:-“Me këtë kokëfortësi tënden do ta marrësh vetën në qafë!Unë nuk kam tjetër çfarë të them!“-dhe me fjalë kërcënuese i kishte thënë që të largohej nga zyra e tij.Udhëheqësi i grupit letrar kishte ikur drejt konviktit të studentëve me kokë të rënduar dhe thënë të vërtetën edhe i frikësuar…Dhe,ja tash pas kaq vitesh pa fijen e turpit dhe pa u skuqur nga veprimtaria e tij e mëherëshme,ish ideologu i Rinisë socialiste-vetëqeverisëse të Titos,paraqitet në ekran të televizorit,por tash me një pamje krejt tjetër.Tash si demokrat dhe patriot i zjarrtë!A nuk është kjo një ironi e llojit të vet?!...P.s.Mund të ndodhë që ndonjë lexues,pasi t`i ketë lexuar këta rreshta të pyes:Pse autori nuk e ka përmendur emrin e ish ideologut të Rinisë socialiste-vetëqeverisëse të Titos?!Ndërkaq në raste të tila,si rasti i këtij shkrimi,nuk është me rëndësi të përmenden personat,individët.Është me rëdësi që të kritikohen fenomenet.Pse t`ua lëkundim eshtrat të vdekurve,ndërkaq të gjallëve të ua helmojmë buzëqeshjet?!Unë së paku kështu mendoj.
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.