Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Selim Hasanaj: Mësuesi patriot, Qerim Spahiu - nji kolos me qëndrim vertikal

| E hene, 23.11.2009, 06:59 PM |


Selim Hasanaj dhe Qerim Spahiu
Selim Hasanaj dhe Qerim Spahiu

MESUESI PATRIOT QERIM SPAHIU NJI KOLOS ME QENDRIM VERTIKAL


Nga Selim Hasanaj

Më kujtohet si sot ajo ditë shtatori e vitit 1965 kur unë nxanës i shkollës fillore "HYSNI ZAJMI " të fshatit Vrellë të komunes së Istogut shkova ashtu i gëzuem së bashku me babë Mustafën në shkollën e këti fshati atje posht te DOMI sikur i thonin atëkohë kësaj shkolle. Baba më mbante per dore, ndersa unë posa u futa në oborr të kësaj shkolle të madhe disi më kaplojë nji ankth, nji si llojë frike sepse unë isha mësue me nji ambient ma të vogël shkollor në Shkollën Fillore "17 NANDORI" të fshatit Cerrcë ku veq tjerash edhe nxanësit i kisha nga fshati im i lindjes dhe Cerrca dhe nifeshim mes veti edhe para se me fillue të shkojë në shkollë. Baba donte ta kontaktojë ndonji mësues apo drejtorin dhe të më sistemojë mue aty, kur papritmas na afrohet nji njeri i gjatë me trup atleti, me nji ftyrë të gjatë dhe hunden sqepshiponje sa mue ma kujtojë aty per aty ftyren e kryeheroit tonë Gjergj Kastriotit. Urdhnoni zotni , ju drejtue babës ky burr me pamje kreshniku. Cka mund të ju ndihmojë? Baba ashtu i qetë u gëzue dhe ashtu me ftyren e  buzqeshun ju pergjigj; po e kamë këtë djalë dhe vjen nga shkolla e Cerrcës dhe tash deshta ta regjistrojë këtu. Asht nxanës i shkelqyeshem, vazhdojë biografinë time baba, kur mësuesi patriot e nderpreu me fjalet, mos ke dert o axhë, do perkujdesem unë per te si per femiun tim. Ashtu instiktivisht edhe njani edhe tjetri u perqafuen sikur të kishin kjen miq të vjeter, dhe unë mbajë mend fjalet e babës kur i tha; tu rrit ndera o burr e kjofsh faqebardhë, të lumt neve që na pruni Zoti me folë shqip me mesues në shkollat tona.
Ky mësues i ri u afrue dhe më mori per dore, eja më mue më tha dhe së bashku shkuem në nji klasë ku pava shumë nxanësa dhe asnji nuk e nifsha. Nga dera e klases këtheva koken mbrapa dhe pash se baba ishte ndal dhe me lotë në sy më shikonte. Ishin ata lotë gëzimi që e njofta këtë mësues të mirë më pat thanë baba shumë vite ma vonë kur unë e pata pyet pse i duelen lotet kur u pershendet më mësuesin tim.
Prej sod keni edhe nji shok klase dhe ky asht Selim Hasanaj i cili vjen nga shkolla e fshatit Cerrcë, ju duhet ta pranoni si vëlla dhe ta ndihmoni e të baheni miq të mirë ju drejtue nxansave mësuesi im i ri. Nder të paret nxanësa që mu afruen ishin Ramadan Sadikaj, Halil Bicaj, Qazim Dreshaj, Shaban Zeqiraj, Shaban Dreshaj,Ramush Maxharraj, Mire Blakaj, Memë Bicaj, Sherife Ramqaj, Atie Maraj etj, etj. Unë nuk do shkruej per veten time as per shoket e mi të mrekullueshem të shkollës dhe fëminisë sime. Unë në vazhden e shkrimeve per personalitete të Istogut dhe rrethines apo të krahines së PODGURIT këtë herë do shkruej per mesuesin QERIM BEQIR SPAHIU.
Ky burr atdhetar dhe arsimdashes u lind në fshatin Dubovë e Madhe komuna e Pejes me 16.03.1944.
Shkollen fillore kater klaset e para i kreu në Dubovë dhe Ozdrim ndersa kater tjera në shkollen fillore në Jabllanicë të Vogel.
Per ta zanë hapin në shkollen e Banjes së Istogut e njoftun me emnin si Banja e Pejes kishte pas fatin së bashku edhe me tetë nxansa tjerë të fshatit të lindjes ta humb nji vit vullnetarisht.
Kater klasë të NORMALES i kreu pranë Gjimnazit të Pejës ndersa vitin e pestë kreu në Prishtinë ku edhe diplomojë. Pra vitin e pestë dhe diplomen i kreu privatisht jo si nxanës i rregullt sepse kushtet ishin të vështira per tu perballue shkollimi në qytetet larg vendlindjes ku duheshin para dhe shpenzime të mëdhaja të cilat fshatari shqiptarë i shtypun dhe i perndjekun nga pushteti serbojugosllav e kishte të pamundun ti perballonte. Edhe baba Beqir nuk mund të ishte imun nga kjo dhe ta shkollojë si të rregullt birin e vetë Qerimin në shkollën e Prihtinës.
Pasi kishte perfundue me shumë sukses vitin e katert në Pejë, QERIM BEQIR SPAHIU punsohet si mësues në shkollen fillore "HYSNI ZAJMI"  në fshatin Vrellë ku punojë me zell dhe la gjurmë të pashlyeshme në kujtesat e nxansave të tij të cilet ky patriot dhe burr arsimdashes e trim i pashoq i donte shumë dhe per ta ishte në gjendje të sakrifikonte gjithcka.
Ishin kohna të vështira ato, të jesh entuziast dhe të arsimosh fëmijet ishte nji punë e SHEJTË, por kjo punë sillte edhe kokqamjet dhe telashet e paprituna. Vrella si gjithmonë ishte nji fshat i madhë ( nji nder më të mdhejt e Kosovës) dhe aty tradicionalisht kishte familje të tana atdhetare, kishte burra patriot dhe sypatrembun, por si gjithandej në viset tjera kishte edhe sherbtor të pushtetit të cilet ishin rrezik per trimat, per patriotet dhe per arsimdashësit. Këta të fundit me porosi të Komitetit të Lidhjes së Komunistve të Istogut në krye të të cilit zakonisht ishin njerz jo vetem lojal të pushtetit , por edhe sherbtor të devotshem dhe per ta vertetue lojalitetin e vet kishin rrjetin e vet po si të marimanges dhe me sherbtoret e tyne (që nuk ishin të pakt edhe në Vrellë) panderpre orvateshin per ti vu në kurtha mësuesit e devotshem të cilet me zell punonin per ti arsimue brezat. Njerzit e ligj perdornin metoda më perfide, kishte të tillë që vinin në oborr të shkollës dhe ngacmonin nxanësat e posaqrisht vajzat e rrituna semimaturante. E banin këtë ata njerz të ligj, per tu duk kjo se ata kanë ardhë per ta zan ndonji vajzë dhe per ta ba dashnore, e besa shumë edhe rrenin dhe thonin se vijn me u takue me filanen se e ka dashnore. Me nji veprim banin shumë poshtersi këta njerz, dhe kush tjeter pos mësuesit duhet tu delnin në mbrojtje nxansave, nxanseve dhe shkollës së tyne. Jo të gjithë e kishin kurajon dhe guximin që të kundervyhen. Mesuesi Qerim Spahiu si asnji tjeter deri atëherë delte haptas dhe u kerkonte dyluftim provokatorve dhe njerzve të poshter. Unë per hirë të familjes së tyne nuk do permend asnji me emna, por mbaj mend dhe kamë kjen prezent kur mësuesi Qerim i ndicke me shqelma në prapanicë rrugaqet që vinin në oborr të shkollës. Disave ua pat ndalue të futen rruges që qonte kah shkolla. Disave u pat shkue deri në oborr të shtëpisë per ti rrah. Per nji kohë të shkurt ky burr kreshnik, ky mësues i mrekullueshem vuni situaten në kontrollë dhe oborri i shkollës ishte vetem i joni , nxansave dhe i mësuesve tanë. Shkolla u ba mrekulli, qerdhe e dijes dhe institucion i shejt ku mësonim jo vetem shkronjat e alfabetit shqip të vitit 1908 të perpiluem nga Gjergj Fishta, por mësonim edhe historinë tonë dhe rranjet tona pellazgo-ilire. Këto na i mësonin mësuesit e mirë, patriot si mësuesi Qerim Spahiu , pastaj koleget e ti si:i ndjeri Imer Sadik Dreshaj, i ndjeri Sadik Maxharraj, Metë Nimoni,Lush Tahir Bicaj, i ndjeri Mehmet Spahiu, Malush Gashi, Binak Ulaj, Azize Bicaj, Xhafer Bicaj, Muhamet Vuthi,Idriz Zeqiraj etj, etj pishtar të arsimit të kësaj shkolle dhe kësaj treve.
Mesuesi Qerim Spahiu ishte shumë i rrept pernga natyra dhe perqudi ai kishte nji modesti të jashtzakonshme per mos me thanë të quditshme. Asnjiherë nuk fliste per veten, nuk mendonte per veten, per te nxansi ishte jeta e ti, ai kontrollonte nxansat jo vetem në landen të cilen ai na mësonte. Ati i duhej suksesi i pergjithshem i nxansit. I donte të gjithë dhe të gjithve u kontrollonte notat, bisedonte me ta dhe i këshillonte që të punojnë ma teper jo per ta marr nji notë, por per të nxan dije na thoshte ai. I donte pa masë nxansat e shkelqyeshem, falë kësaj natyre të këti burri patriot edhe ka mbet miqësia e ime me te që nga koha e vitit 1965 kur unë isha nxanës i ti dhe deri në ditet e sotshme. Në kohen kur unë isha nxanës i Mesuesit Qerim Spahiu , mësuesit kishin të drejtë që të na ndeshkojnë edhe me forma të ndryshme të dhunës fizike, por per ato tri vite që unë e mbaj mend këtë mësues ai kurr askend nga nxansat nuk e ka prek me dorë, por mbaj mend nji episod kur ai perpak pat perdor dhunë fizike kunder kolegut të vet per ti dal zot nxansit dhe kjo pat ndodhë pikrisht me mue. Unë isha fëmi i nji familje të varfen. Nuk i kisha librat, dhe mesoja me huazime nga shoket si dhe me pershkrime ë njisive mësimore në fletore. Per ti dal kësaj rreth duhej shumë kohë dhe shpesh unë në oren e muzikes pershkrueja njisit mësimore të matematikes, apo landve tjera në fletore, këtë e baja edhe në oret e fiskultures. Shpesh nuk delja në lojna të fiskultures sepse duhej pershkrue në fletoren time nga disa faqe liber. Nji mësues që neve u thonim arsimtar i këtyne landve në pjesen teorike më kishte notue me noten maksimale, por në at praktike ma kishte vu atë minimale dhe kur kjo pjestohej delte nota perfundimtare 3 e cila atë kohë ma prishte suksesin e shkelqyeshem sado që i kisha të gjitha pesëshe në landet tjera. Unë e luta arsimtarin të më pyes edhe nji herë dhe së paku të ma jep nji katersh per hir të suksesit. Nuk e di se cka pat ky arsimtar, por nguli këmb në të tijen dhe as nuk donte të më pyes ma,ka perfundue gjithcka më piskati dhe mu kerrcnue me thuper. Unë ashtu si isha, nuk e di nga më erdhi guximi por u ngrita dhe me vrap tue kja dola nga klasa dhe as sot nuk e di se ku doja të shkojë. Pra gjithcka ndodhi instiktivisht. Posa dola në oborr, aty kishte kjen mësuesi Qerim Spahiu që luente volejboll së bashku me të ndjerin Mehmet Spahiu. Posa më pa ai e la lojen dhe me nji ton të but , por të prem dhe të rrept më thirri: eja këtu, pse po kjan? Kush të ka nguc? Askush mësues i dashtun, por mësuesi X. ma ka mbyll treshe në landen e ti dhe tash ma ka prish suksesin dhe vazhdoja me dnesë pa pushim. Po a per ata po kjan a, hesht se tash flasë unë me mësuesin dhe e rregullojmë këtë punë, hesht ma , a se shef  sa je ba sa unë e nuk po turpnohesh me kja. Burri nuk kjan dhe më perqafojë dhe ashtu si gjithmonë me doren rreth qafes sime së bashku u kethyem në klasë. Kolegu i ti e prit me buzqeshje dhe i lëshojë karrigen e vetë per tu ul. Mësuesin Qerim e kisha kujdestar të klases. Ai menjiherë ju drejtue mësuesit tjeter të landes dhe e luti që mue ta ma jep nji katersh sepse ma prish suksesin treshja e ti. E bajë këtë si kujdestar i klases dhe në emen të klases i tha mësuesi Qerim kolegut të vet.
Jo kurrsesi, dhe per as nji cmin ja këtheu ai, bile ky pak ma parë tue pallë so gomar iku edhe nga ora pa kerkue leje dhe ja tash ti e solle këtu. Meriton meja dhanë disa shpulla të mira.... por ngadal ngadal fillojë ti zbehet ftyra sepse ai kishte vrejt se mësuesi Qerim nuk asht gjithkushi që ai ti shes mend dhe në ftyren e ti kishte pa dicka që e frigojë dhe ngadal heshti. Mësuesi Qerim, kapi ditarin, e hapi dhe kur pau treshen e mbyllne në atë landë sepse ishte fundi i vitit, ai ngadal ashtu me at zanin e ti kumbues si zani i Mujes në kanget e kreshnikve, pyeti; a ka kush brisk, Selman Blakaj nji shok imi i klases u ngrit dhe i dha nji brisk të vogël. Pa folë fare me kolegun e ti mësuesi Qerim e grrithi treshen e mësuesit dhe aty ai me doren e vetë ma shkrou nji pesëshe të madhe si notë perfundimtare me ngjyrë të kuqe. Preke këtë notë po ta majti i tha kolegut të vet dhe ashtu heshtas duel jasht.
Pas tri viteve punë si mësues në këtë shkollë dhe edhepse e jep provimin shtetnor të ashtuquejtun profesional në atë kohë, dhe edhe pse shkolla kishte nevojë per kuadro, per mësues, dhe kjo nevojë ishte e madhe edhe neper shkollat tjera anë e kand Kosovës, per shkaqe të punes së ti me perkushtim, per shkak të angazhimit të ti që nxansat të mësojnë dhe të kaliten kombtarisht, drejtoria e shkollës nuk e vazhdon kontraten e punës me këtë mësues shembullor. Pra nji diskriminim i tillë ishte dicka e zakonshme në atë kohë. Në vitin 1968 punsohet në shkollen fillore "TREPCA" në Banjen e Istogut.
Qerim Spahiu gjithmonë si njeri ishte modest, dhe bile në shumë raste kjo nuk i bante teper dobi, por perkundrazi. Fillojë punen në këtë shkollë dhe ishte viti kur populli shqiptarë gjithandej në trojet tona të okupueme si dhe në Kosovë u ngrit në protesta dhe kerkonte të drejta të veta nacionale. Ishte koha kur diskutohej per lirinë e perdorimit të FLAMURIT KOMBTARË per shqiptaret në Jugosllavi. Per këte mbaheshin mbledhje neper strukturat dhe organizatat e ndryshme shoqnore dhe politike. Edhe në shkollen " TREPCA" u mbajtë mbledhja ku duhej të diskutohej per FLAMURIN SHQIPTARË.
Nga strukturat shtetnore në atë mbledhje perfaqsonte z. Mikel Marku nga Peja . Ishte ky nji avokat i mirnjohun dhe nji burr patriot i madhë të cilin e pat vra me tortura policia serbe në vitin 1992 kur u mbajten zgjedhjet e para nacionale në Kosovë të organizueme nga Levizja Kombtare LDK me crast Dr. Ibrahim Rugova u zgjodhë Kryetar i parë i Kosovës.Por të këthehem te mbledhja e vitit 1968 në lokalet e shkollës fillore "TREPCA" në Banjë të Istogut. Në fshatin Ozdrim jetonin kater-pes familje serbe dhe ata prezentonin në at mbledhje. Fshatari shqiptarë e kishte shpirtin plot FLAMUR por të pakt ishin ata që dinin të diskutojnë, kishe edhe të tillë që frigoheshin, por edhe asi që nuk donin as flamur as të drejta kombtare sepse ishin të shitun në ideologjin sllavokomuniste dhe në BASHKIM - VLLAZNIM. I pari e merr fjalen nji serb, ai flet rrjedhshem dhe thotë se nuk ka nevojë populli ti ketë dy flamuj¨. E kemi flamurin e shtetit dhe na mjafton. Situata tensionohet, por kush të fliste?! Pa prit ngritet në kambë me at trupin e ti të madh si kreshnik dhe merr fjalen mësuesi i ri Qerim Spahiu. Direkt i drejtohet ati serbit që foli ma parë dhe i cili nuk e nifte z. Qerim Spahiu." A e ke lexue librin"SHERBTORI JERNEJ DHE E DREJTA E TI" Po i pergjigjet serbi. Megjithate po ta perkujtojë vazhdojë Qerim Spahiu, sherbtori i ka thanë zotriut, ju na keni hypur njizet vjet, tash neve do tju hypim njizet vjet dhe të shohim se kush kujt do ti hyp ma vonë. Dhe ashtu qetë por prerazi vazhdoi; juve na keni hyp prej se mbahet mend, na nuk po kerkojmë tu hypim juve fare, po kerkojmë nji të drejtë të natyrshme dhe të vogel tonen dhe po shihet qartë se ty po të pengon, pasojnë duartrokitjet nga masa, shkau ndjehet keq dhe proteston, kerkon të di kush asht ky njeri, dhe fjalë mas fjale e mbledhja prishet. Populli u shpernda, por z. Mikel Marku ky burr patriot nuk largohet pa marr vesh se kush ishte ky njeri guximtarë që foli aq bukur: I tregojnë dhe ati i bahet zemra malë nga gëzimi. Ju thotë njerzve se ishte fat i madhë që qellojë AI ( Mikeli) prezent aty  e jo dikush tjeter se menjiherë do e arrestonin dhe do e dergonin në burg të Pejes mësuesin Qerim Spahiu. Në dalje Mikel Marku e pershendet me buzqeshje mësuesin Qerim Spahiu dhe i thotë mos të duket nga Peja per disa kohë derisa ngjarja të harrohet  pak.
Nji rast tjeter kur Qerim Spahiu tregohet shqiptarë i denjë dhe patriot sypatrembun prap në shkollen "TREPCA" të Banjes së Istogut. Strukturat shoqnore-politike të Istogut mbajnë mbledhje per ti denue demostratat per FLAMUR të vitit 1968.
Mbledhja u mbajt në nji klasë mesimore. Villej vner kunder demostruesve dhe askush nuk reagonte. Kur flisnin komunaret komunista miza ndegjohej në klasë. Denoheshin në forma verbale njerzit dhe gjithcka tjeter që kishte të bante me demostratat e 1968-tes. Diskutohej sikur të ishin në Beograd e jo në nji qytetez të Kosovës. Qerim Spahiu e ngrit doren dhe merr fjalen. Unë nuk i denojë demostruesit as demostratat tha Qerim Spahiu. Unë i perkrahi ato , më vjen keq që nuk kamë pas rast të marr pjesë në to. Pjesmarres të tyne ishin studentet dhe profesoret dhe ajo asht INTELEGJENCA E JONË, ata kanë kerkue dicka dhe dijnë se cka kerkojnë, kurse disa në këtë sallë këtu si dhe në kolektivin e kësaj shkolle ende nuk kanë arrit ta kryejn as shkollen Normale. Si asht e mundun që sot këta ti denojnë ATA që dijnë shumë ma shumë?! Plas sherri, bahet tollovi dhe mbledhja perfundon. Të nesermen per rastin shkruen edhe gazeta serbe e Beogradit NOVOSTI.
Kishte raste të shumta kur në katund të mësuesit patriot Qerim Spahiu vinin nga qyteti dhe komuna politkaj per të mbajt mbledhje dhe ai aty shkonte dhe ua prishte ato, kishte raste kur serbosllavet dhe shqipfolsit e shitun te pushteti as që guxonin të flisnin kur shihnin se aty asht prezent edhe ky GJIGAND BURRI ky shqiptarë i mrekullueshem dhe intelektual me nji kulturë prendimore mësuesi Qerim Spahiu.
Por pasi pushtetaret iknin me bisht ner kambë tinza pasonin reagimet e shpirtzinjve. Diskutohej e cka nuk diskutohej, mbrapa shpines pregatiteshin edhe kurtha per Qerim Spahiun. Populli ishte teper i robnuem të mendojë per dicka të mirë, per të realizue qellime dhe per ti koordinue forcat per veprime, e thotë sod ky mësues i popullit.
Ishte kjo teper apstrakte , nji kohë e errtë.
Rasti i shkollës së Banjes dhe perkrahjes së demostratave të 1968 e detyron që ta le punen aty dhe ik shpejt per në Prishtinë. Në vitin 1969 regjistron fakultetin filologjik, Gjuhë dhe letersi angleze. Vetem pas dy viteve shkon në sherbim ushtarak ku kalon mjaft keq. Kuptohet kjo sepse dosja e ti prej patrioti dhe trimi shqiptarë shkon mprapa tij tek ushtaraket serbosllav dhe ata pastaj me metodat e veta panderpre e provkojnë dhe ja nxijnë jeten. E kryen disi edhe këtë dhe me 1974 diplomon në fakultet, por ma par punon si profesor i Gjuhes Angleze në Gjimnazin "SAMI FRASHERI" në Prishtinë në vitin shkollor 1973/1974. Në vitin 1975 dhe deri në ate 1990 punsohet në BANKA E BASHKUEME E KOSOVËS si korrespondent me boten ku pra punojë per plot 15 vite.
Me 02.04.1981 arrestohet dhe burgoset në burgun e Mitrovicës ku e mbajnë dy muaj në izolim. Pra masat e para që i pat ndermarr pushteti i Jugosllavisë pas demostratave të 1981-tes ishin izolimi i intelektualve shqiptarë sepse ata ishin të rrezikshem per pushtetin e sistemin e shtetit jugosllav. Disa herë e bastisin policia në shtepinë e ti në fshat në Dubovë të Madhe, por edhe në banesen e ti në Prishtinë. Bastisje i bahen edhe gjatë kohes sa ishte student pra para vitit 1981.
Me 1990 e largojnë nga puna (sikur shumicen e shqiptarve) në Bankë.
Me 1992 angazhohet si Lektor i gjuhes Angleze në Fakultetin Elektroteknik në Prishtinë. Me 2009 del në pension, por fakulteti e angazhon edhe per vitin akademik 2009/2010 ku vazhdon të punojë edhe tani.
Asht edhe nji angazhim i ti i madhë per popullin dhe Kosovën që Qerim Spahiu e bani paralelisht me punën e ti në Fakultet që nga vitit 1992 e deri në vitin 2004, pra në KRYQIN E KUQ TË KOSOVËS ku në kuvendin e rregullt edhe zgjidhet SEKRETAR GJENERAL I KRYQIT TË KUQ TË KOSOVËS. Në fund të vitit 2003 nuk pajtohet me udhëheqësin e Kosovës sepse puna dhe funksioni i ti në Kryqin e Kuq hasnin në pengesa të anarkisë institucionale dhe i krijoheshin veshtirsi të ndryshme per mungesë të ligjeve dhe rregulloreve ku pastaj ishte i lehtë edhe keqperdorimi i fondit të Kryqit të Kuq, mosrealizimi i detyrave e deri te TRADHTIA që i bahej organizates së Kryqit të Kuq të Kosovës nga individë të kryesisë dhe të tjerë per perfitime personale. Kjo ishte aq tragjike sa Qerim Spahiu detyrohet thjeshtë të jap dorheqje nga posti i ti në Kryqin e Kuq të Kosovës. Ky burr i fort, ky njeri me karakter granit, largohet pa e ba asnji fjalë, pa e dhanë asnji arsyetim. U largue në heshtje dhe nuk ju pergjigj pyetjeve as të gazetarve e as të TV-së. Kështu veprojnë viganet , njerzit e ndershem të cilet pergjat tanë jetes kanë qendrue VERTIKALISHT.
Veren që posa e lamë mbrapa unë isha në Dubovë të Madhe dhe e vizitova mësuesin tim të dashtun Qerim Spahiu. Ndejtem pothuej per tanë nji ditë. Së bashku me mue ishte edhe kusherini im z. Haxhi Hasanaj poashtu nji puntor i vjeter i arsimit neper duert e të cilit kanë kalue dhe janë arsimue me mijra nxansa. Ishim së bashku edhe në burimin e lumit DRINI I BARDHË dhe pikrisht aty te ujavara ndejtem per disa orë ku i rikujtuem kohnat e kalueme kur unë nxanes e ai mësues dhe me klasen komplet vinim per shetitje në këtë vend piktoresk. Emocionet më kapluen edhe per faktin se nga këtu i kamë rranjet e të parve të mijë, folem edhe per qendresen e patriotve shqiptarë të kësaj ana që banë në luftë kunder serbokomunistve në dimni e vitit 1945. E ndegjoja me vemendje mësuesin tim dhe mahnitesha nga ato që ky Burr i thoshte, i dinte dhe ashtu si pedagog i vertet i spjegonte.
Sot ky njeri modest, ky intelektual i madhë dhe njeri me kulturë të lartë prendimore i kalon i qetë vitet e tija të jetes dhe si gjithmonë i rrethuem nga ish nxansat dhe studentet e vetë të cilet tash janë miqet e ti dhe sa herë që kanë kohë e vizitojnë dhe e respektojnë këtë pedagog dhe ketë burr patriot shqiptarë.
Të falemnderit o mësuesi im i dashtun per krejt cka ke ba per arsimimin e gjenerates sime në shkollat ku ishe mësues.

Zoti të bekoftë o Qerim Spahiu.
Me shumë respekt ish nxansi i jot.
Selim Hasanaj
Sarpsborg
Norvegji
23.11.2009 
Ujvara ë Drinit
Ujvara ë Drinit