Milazim Kadriu: Akademi përkujtimore për veprimtarin, Ahmet Haxhiu
| E hene, 23.11.2009, 06:55 PM |
Në 15 vjetorin e vdekjesAkademi përkujtimore për veprimtarin, Ahmet HaxhiuNga Milazim KADRIUOrganizuar nga Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës, në 15-vjetorin e vdekjes së veprimtarit të mirënjohur të Lëvizjes kombëtare, Ahmet Haxhiu, në Sallën e Institutit Albanologjik, në Prishtinë, u mbajt Akademi përkujtimore në nderim dhe përkujtim të veprës dhe jetës së këtij atdhetari, bashkëveprimtar i ngushtë i simbolit të rezistencë, Adem Demaçi. Pjesëmarrësit në këtë akademi përkujtimore vlerësuan lart veprimtarinë, rolin dhe  |
Pamje nga Akademia përkujtimore |
kontributin e veprimtarit të çështjes kombëtare, Ahmet Haxhiu. Lidhur me këtë, simboli i rezistencës, Adem Demaçi deklaroi se Ahmet Haxhiu iu bashkua idesë për një lëvizje, e cila do t’i përdorte të gjitha mjetet, edhe ato mjete paqësore që i kërkonte koha dhe momenti, po duke u bërë gati vazhdimisht edhe për mjetet tjera. Ahmet Haxhiu ka kryer punët më të rënda dhe nuk është kthyer kurrë një herë që të rrahë gjoks, por ka punuar në prapavijë, ka thënë mes tjerash, Adem Demaçi para pjesëmarrësve në këtë Akademi përkujtimore. Ndër tjera në këtë përvjetor bashkëveprimtarë të Ahmet Haxhiut kanë evokuar edhe shumë kujtime nga jeta dhe vepra e këtij atdhetari. Ahmet Haxhiu kaloi një rrugë të vështirë por të bujshme në veprimtarinë atdhetare. Ishte vetëm 14-vjeç kur është arrestuar për herë të parë nga serbët, të cilët në vitin 1945 ia kishin vrarë babanë Shaipin. Ai ishte njëri ndër më aktivët në iniciativën për bashkimin e grupeve ilegale shqiptare që vepronin kundër okupatorit serb. Si rezultat i këtij bashkimi u formua Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve, që për ideolog kishte Adem Demaçin. Ahmet Haxhiu vuri në dispozicion të organizatës së sapoformuar të gjitha forcat. Ai ishte njëri ndër më aktivët në aksionin për ngritjen e flamujve kombëtar që ndërmori Lëvizja në vitin 1964. Shtëpia e veprimtarit Haxhiu ishte nga bazat më të rëndësishme të LPK-së në vitet `80-ta dhe `90-ta, dhe ka qenë bazë e organizatës ilegale që e organizonte baca Adem Demaçi në vitet `60-ta. Në këtë shtëpi janë mbajtur shumica e mbledhjeve të fshehta të lëvizjes së asaj kohe. Këtu kanë zhvilluar aktivitetin e tyre dhe kanë qëndruar për disa kohë edhe veprimtarët e njohur tashmë dëshmorë të kombit, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Fadil Vata etj. Po ashtu në vitin  |
Pllaka e zbuluar në 10- vjetorin e vdekjes |
1989 në shtëpinë e Ahmet Haxhiut është vendosur një pjesë e teknikës për shtypje të trakteve dhe të buletineve, si “Zëri i Kosovës” dhe “Rruga e lirisë”.Që nga viti 1985 kur bie në kontakt të drejtpërdrejtë me veprimtarë të Lëvizjes Popullore të Kosovës, Ahmet Haxhiu bëhet njëri ndër veprimtarët më të vendosur për ta çuar deri në fund luftën për liri, pavarësi dhe bashkim kombëtar. Në vitet 80-ta dhe 90-ta e deri sa vdiq, Ahmet Haxhiu ishte njëri nga drejtuesit e LPK-së. Ai bënte pjesë në sektorin e veçantë, që në fakt ishte sektor për furnizim me pajisje ushtarake, ku Baca ka qenë ndër më aktivët. Ahmet Haxhia – Baca ishte prijatar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai me të kuptuar që Adem Jashari kishte vendosur t’ia shkulte rrënjët me armë pushtuesit serb, u nis t’i dhuronte atij një mitraloz, armë të tjera dhe municion, dhe nuk kishte gabuar. Komandanti legjendar me mitralozin e Ahmet Haxhisë do t’ia vuloste në fushëbetejë humbjen pushtuesit. Amaneti i fundit i Ahmet Haxhiut ishte që gjeneratat e reja ta çojnë punën përpara drejt çlirimit të Kosovës,përkujtojnë familjarët dhe bashkveprimtarët.
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.