Cikël poetik nga Ramiz Dërmaku
| E hene, 23.11.2009, 01:13 PM |
Ramiz Dërmaku
VENDLINDJES SIME
Vendlindja ime e dashurë,
çdo moment për ju mendoj,
edhe pse jam larguar
pa ju s`mund të jetoj.
Fshati rrënzë malit
e lumi në mesë tij,
e bëjnë jetën të bukur
dhe me plot begati.
Ne pranverë bujku
heret në agim,
përgtitet për arë,
hiq pa pritim.
Bujku punon tokën
e në pranverë gjelbërohet pylli,
këdon bariu
e me te dhe bilbili.
Arat e gjata
me plotë plleshmëri
të japin vullnetë
të merresh me bujqësi.
Në hyrje të fshatit
pishina kaltërore
ku fshatarët
kalojnë pushimet verore.
Dashuria ndaj vendlindjes
më nxitë të punoj
që sa më bukur
fshatin ta ndërtoj.
GYRBETIT
Ngrihem nga shtrati
heret në agim,
të përgatitem për punë
i gjori në mërgim.
Tërë ditën punohet
pa pushuar fare,
e shumë shpesh padroni
bënë me ne hajgare.
Në minutat e fundit,
kur koha e rregullt e punës kalon
këkon idioti
edhe një mahuni beton.
Në banesë kthehem
i lodhur dhe i rraskapitur,
nga mundi e malli
jeta më është mërzitur.
S`më pëlqen natyra
asë Dielli që rrezon,
e as hëna në mesnatë,
që rrezet e saja lëshon.
Netët në mërgim,
janë shumë të gjata,
unë duke menduar...,
s`fjeta sa ke nata.
KOSOVES REPUBLIKE
Kosova jonë e dashur
oh sa shum të dua,
asnjë minutë
s`mund të jetojë pa jua..
Valvitem në mesnatë
ëndërroj për pavarësi,
se rruga që kemi zgjedhur,
do të na shpie në Liri.
Rinia marshon pas ju
e do ta flijoj vehtën,
për çlirimin e Kosovës,
do ta flijoj jetën.
U bë një shekull
betej pasë beteje
lirinë çdo herë kërkove,
i pëbuzur e i rrahur
askujt s`ju friksove.
amiz Dërmaku.
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.