Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Demir Krasniqi: Tri këngë për Heroin e Kombit Agim Ramadani

| E hene, 23.11.2009, 06:54 PM |


Demir KRASNIQI

Ju këndojmë heronjve të Kombit:

    TRI KËNGË PËR HEROIN E KOMBIT AGIM RAMADANI

1.    AGIM RAMADANI – “KATANA”

Ndjeu Evropa, u dridh Ballkani ,
Nga dragoit e shqiptarisë .
- Është tërmet, a është vullkani ,
Që çanë bjeshkët për mjedis ?!

-S’ është tërmeti, as vullkani ,
Është Ushtria Çlirimtare,
I prinë Agim Ramadani –
Thyejnë kufijtë n’ trojet shqiptare .
Agim Ramadani –
Gjoksin Titanik,
Me fuqi luani
Doli ai kreshnik !
Agim Ramadani
Lufton si rrufe ,
Strateg ndër beteja –
Diell për Atdhe !

Vijnë djemuria gjithëshqiptare -  
Ngjiten kreshtave të Pashtrikut ,
Kundër forcave serbo-barbare
Dhëmbë për dhëmb kundër armikut .

Epopeja legjendare -
Thua se u ngjall ai Skënderbeu !
Më 9 Prill në fshatin Koshare –
Përgjithmonë kufijtë i theu !
Krenohu, moj Zhegër,
Le t’ këndojë Gjilani,
Kolosin me emër:
Agim Ramadani !
Simbol i trimërisë,
Piktor e poet ,
Ra n’ altar t’ lirisë –
Legjendë e gjallë mbet !
Agim Ramadani,
O, Agim  “Katana” ,
Lum që t’ pat vatani,
Lum që t’ rriti nana !

2.    ÇKA KA THËNË AGIM  “KATANA”    

Oj, Kosovë, sa shumë luftove ,
Shumë e trimat na i dhurove .
Shumë e trimat e lavdisë,
Që iu banë kurorë lirisë .
Çka ka thënë Agim “Katana” –
Moj Serbi, sa mirë ta bana !
T’ theva dhëmbët, t’  theva  turrin ,
T’ dogja tanket dhe flamurin...

Epopeja legjendare
E Ushtrisë sonë Çlirimtare
U gjakos atje n’ Koshare –
Ku armiku doli fare...
Çka ka thënë Agim “Katana” –
Mos Serbi , sa mirë ta bana !
T’ theva kokën dhe turirin ,
T’ theva murin dhe kufirin ! ...

Ku pikoi gjaku i Agimit –
Mbiu lulja e BASHKIMIT !
Mbiu lulja dreniçare –
Ritet lirë n’ tokat shqiptare .
Çka ka thënë Agim “Katana” –
Mos Serbi, sa mirë ta bana!
T’ shkula rrënjët , t’ shkula gurin ,
Përgjithmonë  ta shkula trurin !...

3.    AGIM RAMADANI
        Teksti: Faruk Tasholli
        Muzika: Demir Krasniqi

N’ rrajza t’ Karadakut,
Pranë Idriz Seferit –
Rriti ‘i djalë Kosova ,
Me sy të skifterit !

Rriti ‘ i djalë Kosova ,
Që ia mbanë flamurin ,
Del n’ Koshare serbit ,
N’ kufi ia shkulë gurin .

    Refreni:
    Ngjiten përmbi male
    Zhegra e Gjilani ,
    Të lumtë dora e pushka –
    Agim Ramadani !

E shkul gurin trimi ,
E shkul, bukur flet –
Gurë i tokës sime ,
Do të bëhem vet !

Ku po i qan pritat ,
Ku po e qet dorën –
Me bijë të shqiponjës ,
Malit ia shkund borën .

    Refreni:
    Ngjiten përmbi male...etj.

N’ rrajza të Shkëlzenit ,
Skuq do kroje bore ,
Si rrjedh i kuq Drini ,
Për liri Kosove .

Drejt Isë Boletinit ,
Bacë Idriz Seferit ,
Me flamur në dorë ,
Shkon në fushë të nderit .

    Refreni:
    Ngjiten përmbi male...etj.